Ramazan Matajt Archives - Albeu.com

Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja nga krimi, Arjon Hasaj: Pagova një vajzë rome për t’i nisur dy…
Disa detaje të pazbuluara më parë kanë dalë nga vrasja e shtetasit Ramazan Mataj, mbrëmjen e 5 janarit të këtij viti në Postribë të Shkodrës, ngjarje për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon Hasaj, si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor.

Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë, rezultoi se një adresë në “Instagram” me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij.

Arjoni pranoi autorësinë dhe rrëfeu se organizoi ai takimin me viktimën duke krijuar një profil mashtrues në Instagram dhe duke u hequr si femër.

Hasaj deklaroi se pagoi një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore Matajt dhe për ta bindur atë se po fliste me një femër.

Sipas deklarimit të autorit, motiv për vrasjen e kryer u bënë tensionet familjare pasi viktima ishte akuzuar për marrëdhënie s*ksuale, për shpërndarje të përmbajtjeve të fotove e video intime dhe si shkaktari i dy divorceve të shtetases Armela Hasaj, për shkak të lidhjes që Mataj mbante prej vitesh me motrën e autorit.

Arjoni në deklarimin e tij thotë se 2-3 netë përpara vrasjes, ka parë në “Instagramin” e motrës me të cilën nuk kishin komunikim prej 3 vitesh një video të saj me një makinë që e dalloi se ishte e Ramazan Mataj, gjë e cila më rëndoi edhe më tepër psikologjikisht.

Pasi kishin lënë takimin në një natë me shi tha autori, sapo viktima u afrua me makinë e qëllova 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largova me biçikletë në shtëpi dhe fsheha armën pas shtëpisë.

Për vrasjen askush nuk ka patur dijeni dhe nuk më ka ndihmuar askush, deklaroi Hasaj ndërsa shfaq pendesë për krimin e rëndë por thotë se ka qenë i rënduar psikologjikisht.

Dy të pandehurit gjatë qëndrimit në mjediset e policisë Shkodër nga një përgjim i bërë në komisariat flasin për vrasjen, duke rënë dakord që fillimisht të mos e pranojnë nëse policia nuk ka prova por pas sekuestrimit të armës së krimit, 16 gëzhojave në vendngjarje dhe një municioni luftarak Arjon Hasaj, pranoi se e kreu ai vrasjen ndërsa u arrestua në Muriqan, duke tentuar të kalonte në Malin e Zi menjëherë pasi vrau Ramazan Mataj.

Motra e të arrestuarve, Armela Hasaj, deklaroi se që nga 2018-ta kishte një lidhje me Ramazan Mataj dhe se shpesh herë ai e ka kanosur gjë për të cilën ka bërë edhe kallëzim, por viktima nuk e ka pranuar kanosjen ndaj saj e cila ka marrë disa herë urdhër mbrojtje nga gjykata për këtë rast.

“E kisha bllokuar por më shkruante me adresa fallco dhe shpërndante foto dhe video të mia. Gjatë gjithë kohës kam qenë e përndjekur nga Ramazani”, deklaroi ajo.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj, ka deklaruar se djali i tij i ka thënë se do takonte një vajzë nga fshati Drisht me të cilën kishte qëllime serioze por mesazhet dhe telefonatat e babait në celular gjatë gjithë natës nuk morën përgjigje derisa në mëngjes mësoi për vrasjen e të birit përmes mediave.

Ndërsa babai i dy të arrestuarve Rrustem Hasaj, u shpreh se nuk ka patur dijeni as për vrasjen, as për numrin me të cilin është hapur adresa e “Instagramit” nga djali i tij Arjon Hasaj dhe as për armët që u gjetën në oborrin e shtëpisë.

Dy kushërinj të viktimës gjatë bisedave në rrjete sociale, e kanë këshilluar që më parë të sigurohej se me kë po fliste duke ngritur dyshimet e tyre për ndonjë adresë fallco, por Ramazan Mataj është bindur se po komunikonte me një vajzë nga Drishti, duke dalë në takimin që i mori jetën.

Një banor afër vendit ku ndodhi vrasja deklaroi se ka dëgjuar krismat por nuk i ka vënë rëndësi sepse i janë dukur të leta.

Prokuroria thekson në dosje se ka prova materiale (armë, municione, gëzhoja) të cilat janë sekuestruar dhe çështja do vijojë në gjykatë.

Hetimet dhe deklarimet e familjarëve dhe dëshmitarëve të tjerë, do mbeten pjesë e procesit gjyqësor.

The post Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja nga krimi, Arjon Hasaj: Pagova një vajzë rome për t’i nisur dy… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj
Prokuroria ka dërguar në gjyq dy vëllezërit, Klisman dhe Arjon Hasaj, të cilët akuzohen se ekzekutuan me armë zjarri Ramazan Matajn, krim i ndodhur më 5 Janar 2024, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, shtetasit A.H. dhe K.H., të akuzuar për pesë vepra penale”, njoftoi organi i akuzës.

Ndaj dy vëllezërve janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

The post Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj appeared first on Albeu.com.