rama Archives - Albeu.com

“Qëndrimi i Berishës për të mos u larguar nuk i shërben opozitës,por Ramës”, Salianji: Ngërçi për statutin zgjidhet me një padi, por nuk dua ta lë PD-në dyerve të gjykatës
Ervin Salianji ka deklaruar se qëndrimi i Berishës për të mos u larguar nuk i shërben opozitës, por vetëm Edi Ramës. Gjatë një interviste televizive, Salianji u shpreh se nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit.

Salianji theskoi se bazuar në nenin “Basha” i mirtauar nga Berisha, ai nuk është më kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi, pas humbjeve të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Në fund, ish-deputeti demokrat tha se ngërçi për statutin zgjidhet me një padi, por nuk dëshiron ti jap një avantazh Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës.

“Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të patur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës. Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.

Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit,  praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.

Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër,  por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet. ” tha Salianji.

The post “Qëndrimi i Berishës për të mos u larguar nuk i shërben opozitës,por Ramës”, Salianji: Ngërçi për statutin zgjidhet me një padi, por nuk dua ta lë PD-në dyerve të gjykatës appeared first on Albeu.com.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë”, Rama: Bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve
Kryeministri Edi Rama tha se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Rama u shpreh se potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm dhe se mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është e madhe.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka oligarkë, kjo duke argumentuar se oligarku është dikush që vendos, jo dikush që bën biznes dhe fiton.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton. Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, agrobiznes. Do kenë të gjithë mbështetjen tonë. Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë.

Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim. Po të shikosh listën e çmimeve, dhe shikon investimin, ti mendon se ky njeriu nuk e kupton se çfarë i bën biznesit të vet me çmimet që vë përpara. Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbiimt, është buzëqeshje, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare”, theksoi Rama.

The post “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”, Rama: Bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve appeared first on Albeu.com.

Nëse do kisha rrënjë greke, do të isha shumë i lumtur dhe krenar/ Rama: S’kam studiuar në Harvard me burse nga Greqia
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për disa çështje, mes tyre edhe për raportet mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës së tij, Rama deklaroi se; “nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur”, por theksoi se “është krenar që i ka rrënjët shqiptare”.

Ai foli edhe për disa informacione, se ka marrë një burse greke për të studiuar në Harvard, por këto pretendimi i hodhi poshtë, duke u shprehur se; “Harvardin e ka vizituar falë një mikeshe të tij greko amerikane”.

“Vuno është një fshat i Himarës, ka njerëz greqishtfolës në fshatra të tjera, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare.

Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për Harvardin dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar, falë një mikeje shumë të ngushtë dhe të dashur për mua, që është si motër për mua dhe është greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullon shumë dezinformim dhe nuk e kuptoj pse”, deklaroi Rama për median e njohur greke.

I ndalur në çështjen aktual të arenës ndërkombëtare, konfliktet në Lindjen e Mesme, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk ka frikë, ndërsa për ish liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, tashmë i vrarë thotë se; “shpreson që ai të kalbet në ferr”.

“Nuk kam informacion për parajsën dhe ferrin, dhe nuk e di me siguri nëse ekzistojnë, por nëse ekzistojnë shpresoj të kalbet në ferr (Khamenei). E them këtë për hir të qindra mijëra vajzave dhe grave iraniane që kanë vuajtur nën pushtetin e tij. E them gjithashtu për hir të shumë njerëzve që janë burgosur, janë masakruar, ose kanë parë jetët e tyre të shkatërrohen nën këtë regjim. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nuk kemi frikë prej tyre. Kemi strehuar një grup iranianësh që kundërshtojnë regjimin. Është deklaruar qartë në marrëveshjen tonë se strehohen për arsye humanitare, për të shpëtuar jetët e tyre dhe jo për të përdorur Shqipërinë si platformë për të vepruar kundër regjimit”, deklaroi Rama.

Intervista:

Gjatë mandatit tuaj Shqipëria hapi dyert për investimet e huaja, norma vjetore e rritjes luhatet rreth 4%, ndërsa vendi është kthyer në një pol tërheqjeje për turistët. Cila është Shqipëria sot?

Rama: Kemi sjellë një ndryshim shumë të rëndësishëm në shumë aspekte. Siç thatë, sot Shqipëria është bërë një destinacion turistik dhe më e rëndësishmja është se arritëm të kapërcejmë stigmën dhe shumë paragjykime që na mbanin në distancë nga vendet e tjera për shumë vite. Tani duhet të vazhdojmë, të bëjmë më të mirën e mundshme për të përmirësuar atë që ka nevojë për përmirësim dhe të shmangim përsëritjen e gabimeve që ndonjëherë duken të pashmangshme.

Komisioni vlerëson se një pjesë e madhe e ekonomisë suaj varet nga ekonomia informale, rreth 30% e PBB-së, dhe ka shprehur shqetësime për shtetin e së drejtës. Çfarë masash keni marrë për të trajtuar këto çështje?

Rama: Ekonomia informale është pjesë e fazës historike të ndryshimeve transformuese në Shqipëri. Kanë kaluar 35 vjet, por kjo nuk mjafton për të lënë pas shumë nga sfidat që lindën nga mungesa e përvojës, institucioneve shtetërore, traditës demokratike dhe shtetit të së drejtës. Ndërtojmë dhe ndryshojmë çdo ditë.

Kemi përmirësuar ndjeshëm ekuilibrin midis ekonomisë formale dhe asaj informale dhe kjo reflektohet qartë në të ardhurat shtetërore, të cilat vazhdojnë të rriten pa rritjen përkatëse të taksave. Kjo do të thotë se një pjesë më e madhe e ekonomisë del në dritë dhe mbledhja e taksave bëhet më e qëndrueshme. Përdorim gjithashtu teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, dhe kjo do të vazhdojë të përmirësohet.

Nuk kemi frikë nga Irani. Mësojmë nga Greqia

Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, e kishte përshkruar Shqipërinë si “një vend shumë të vogël por shumë djallëzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe hartojnë plane kundër Republikës Islamike”. Shqipëria ka qenë kohët e fundit objekt i sulmeve hibride. A shqetësoheni se Teherani mund të përpiqet t’i zgjerojë ato?

Rama: Nuk kam informacion për parajsën dhe ferrin, dhe nuk e di me siguri nëse ekzistojnë, por nëse ekzistojnë shpresoj të kalbet në ferr (Khamenei). E them këtë për hir të qindra mijëra vajzave dhe grave iraniane që kanë vuajtur nën pushtetin e tij. E them gjithashtu për hir të shumë njerëzve që janë burgosur, janë masakruar, ose kanë parë jetët e tyre të shkatërrohen nën këtë regjim.

Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nuk kemi frikë prej tyre. Kemi strehuar një grup iranianësh që kundërshtojnë regjimin. Është deklaruar qartë në marrëveshjen tonë se strehohen për arsye humanitare, për të shpëtuar jetët e tyre dhe jo për të përdorur Shqipërinë si platformë për të vepruar kundër regjimit.

Që nga intervista juaj e fundit në vitin 2023 në “Kathimerini”, keni mësuar fjalë ose shprehje greke?

Rama: I dija tashmë dy fjalët më të bukura greke: “agapi mou” dhe “efharisto”. Për pjesën tjetër, anglishtja funksionon shumë mirë. Nuk jam më mjaftueshëm i ri për të mësuar greqisht. Vëllai im, që nuk është shumë më i ri se unë, mësoi kur shkuam në Korfuz dhe vazhdoi të ushtrohet, kështu që flet mirë. Ai mund të përballojë lehtësisht situata, si të flasë me një taksist në Athinë, ndërsa unë jam plotësisht në mëshirën e shoferit dhe nuk më shqetëson kjo.

Duhet të pyes, a keni vizituar shumë destinacione në Greqi?

Rama: Do të doja të mund të vizitoja Greqinë më shpesh dhe të zbuloja më shumë vende. Megjithatë, për shkak të punës sime dhe faktit që jam i njohur në Greqi, për arsye të mira dhe jo aq të mira, nuk është e lehtë. Gjithashtu, kam vendosur një rregull për veten time dhe për të tjerët në qeveri, që nuk bëjmë pushime jashtë Shqipërisë. Arsyeja është e thjeshtë: nuk do të kishte kuptim të promovonim Shqipërinë si destinacion turistik, ndërsa kalojmë pushimet tona në vende si Greqia ose Turqia.

E kuptoj që Kyriakos (Mitsotakis) mund ta bëjë këtë, sepse Greqia është tashmë një destinacion turistik i vendosur dhe i konsoliduar. Ne, megjithatë, jemi ende në procesin e ndërtimit të tonit.

Nga ana tjetër, jam shumë i impresionuar nga ajo që po ndodh në Greqi vitet e fundit, sidomos pas krizës ekonomike dhe nën qeverinë e Kyriakos. Zhvillimet e reja, veçanërisht hotelet dhe resortet e cilësisë së lartë, janë shumë mbresëlënëse. Ndoshta tani po korr frytet e bazave që u vendosën më herët, siç ndodh shpesh. Në çdo rast, është shumë mbresëlënëse dhe kemi shumë për të mësuar nga Greqia.

Deklarata juaj në samitin në Abu Dhabi për grekët – “mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni” – shkaktoi reagime të forta në shoqërinë greke. A pendoheni për komentin tuaj?

Rama: Pendohem që komente që synoheshin të ishin “provokuese”, më shumë për hir të diskutimit dhe me pak humor, mund të shndërrohen në çështje serioze dhe të ushqejnë reagime disproporcionale. Kjo më habiti. Mendoj se duhet t’i trajtojmë komente të tilla me më shumë lehtësi. Nuk synojnë të fyejnë, por më tepër të inkurajojnë vetëironi, diçka që është gjithmonë e shëndetshme.

Nëse njerëzit në Greqi që u shqetësuan do të kishin dëgjuar edhe komentet e mia për mënyrën se si ne në Shqipëri duhet ta marrim veten më pak seriozisht dhe të mos mbështetemi te e kaluara për t’u ndier më mirë apo më të rëndësishëm, ndoshta do ta kishin kuptuar kuptimin tim. Në çdo rast, kam sqaruar se sa i përket Greqisë, historisë, gjuhës, letërsisë dhe kulturës së saj, ndjenjat e mia janë absolutisht pozitive. E admiroj shumë, dhe kushdo që më njeh e kupton këtë.

Megjithatë, prirjet nacionaliste mund ndonjëherë të dalin shpejt në sipërfaqe, duke reflektuar shpesh mungesë pjekurie dhe ndërgjegjësimi. Duhet të përpiqemi të gjithë të buzëqeshim më shumë dhe ta marrim veten, dhe të tjerët, pak më pak seriozisht.

Kjo deklaratë juaj nxiti edhe pretendime për lidhjen tuaj me minoritetin grek në Shqipëri, përmes nënës suaj nga fshati Vuno, si dhe për një “bursë greke” që thuhej se kishit marrë si kryetar i bashkisë së Tiranës për të studiuar në Harvard. Çfarë është e vërtetë nga këto?

Rama: Vuno është një fshat i Himarës, ka njerëz greqishtfolës në fshatra të tjera, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare.

Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për Harvardin dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar, falë një mikeje shumë të ngushtë dhe të dashur për mua, që është si motër për mua dhe është greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullon shumë dezinformim dhe nuk e kuptoj pse.

Një tjetër çështje midis dy palëve ka të bëjë me pronat e minoritetit grek, e cila nuk është zgjidhur plotësisht. Cili është zhvillimi i fundit në këtë çështje?

Rama: Nuk bëhet fjalë për një çështje të veçantë. Të drejtat e pronësisë mbeten një çështje më e gjerë në të gjithë vendin, nuk është diçka që lidhet ekskluzivisht me minoritetin grek. Grekët dhe shqiptarët që jetojnë në të njëjtin fshat përballen me të njëjtat sfida. Kjo situatë buron nga një trashëgimi historike shumë e vështirë. Ka pasur një periudhë 50-vjeçare të shpronësimit të plotë, që na ka prekur të gjithëve. Pasoi një fazë e trazuar tranzicioni, gjatë së cilës shumë gjëra shkuan keq, titujt e pronësisë dhe dokumentet u shkatërruan, dhe në disa raste iu dhanë personave të gabuar.

Ajo që bëjmë tani është një proces pastrimi dhe unifikimi i kadastrës. Po bëjmë progres dhe së fundmi kemi lëshuar shumë tituj pronësie për njerëzit në jug, në Himarë. Pavarësisht nëse janë me prejardhje greke apo shqiptare, njerëzit marrin tituj për shtëpitë e tyre të vjetra, për të cilat më parë nuk kishin asnjë. Ky proces është i ndërlikuar, sepse përfshin unifikimin e hartave, dhe nuk është aq i thjeshtë sa mund të duket. Ka ende dhjetëra mijëra shtëpi të vjetra në vend që janë në proces të pajisjes me tituj pronësie.

Duket se Himara përfshihet në planin e zhvillimit turistik. Diskutoni me homologun tuaj grek mënyra për forcimin e marrëdhënieve turistike?

Rama: Himara ka qenë gjithmonë pjesë e planit tonë turistik, nuk është diçka e re. Ashtu si pjesa tjetër e vendit, ka shënuar zhvillim të rëndësishëm vitet e fundit. Bashkia e Himarës është një nga më të pasurat në vend, falë të ardhurave tatimore nga zhvillimi.

Në kundërshtim me shumë nga informacionet “e shtrembëruara” që qarkullojnë në mediat greke, banorët e Himarës përfitojnë ndjeshëm nga ky zhvillim. Kur lidhin kontrata zhvillimi, shpesh të mbështetura nga rregullime fleksibile që njohin përdorimin afatgjatë të tokës, mund të marrin kompensim të konsiderueshëm nga ndërtuesit.

Himara po ecën shumë mirë dhe kryetari i bashkisë ka performancë të shkëlqyer. Ai përfaqëson atë që besoj, domethënë se është një model: ka një prind grek dhe një prind shqiptar dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj të dy komuniteteve. Mbështet banorët greqishtfolës, dhe kjo reflektohet në materialin promovues të turizmit, i cili është i disponueshëm në shqip, greqisht dhe anglisht. Ajo që ndodhi në të kaluarën me personin (dmth.: Fredi Beleri) që përfundoi në burg në vend që të shërbente si kryetar bashkie ishte fatkeqe.

The post Nëse do kisha rrënjë greke, do të isha shumë i lumtur dhe krenar/ Rama: S’kam studiuar në Harvard me burse nga Greqia appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama do ballafaqohet me mua, nuk ka ku të shkojë, o jetë përballja e shekullit
Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në SPAK në zbatim të masës të detyrimit të paraqitjes. Në dalje ai u pyet nga gazetarët në lidhje me përballjen e mundshme me kryeministrin Rama në GJKKO, pasi ky i fundit është thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, ku lideri opozitar është i pandehur.

Berisha deklaroi se ajo do të jetë përballja e shekullit, ndërsa tha se “paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm”.

“A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit. Do ti tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar”, tha Berisha.

The post Berisha: Rama do ballafaqohet me mua, nuk ka ku të shkojë, o jetë përballja e shekullit appeared first on Albeu.com.

Rama bëri avokatin e ndërtuesit të pallatit që u dogj/ Berisha: Rrahu gjoksin me vizitën në Itali e Spanjë, por mban damkën e hajdutit kudo që shkon
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj monologut të radhës të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një ‘monolog mashtrimi’ dhe propagande.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Berisha akuzoi Ramën se po paraqet një realitet të deformuar, duke u mburrur me vizitat e tij jashtë vendit, ndërkohë që sipas tij, ‘kudo që shkon mban damkën e korrupsionit’.

Ai theksoi se mediat ndërkombëtare, sipas tij, kanë pasqyruar protestat e fundit në Shqipëri dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

“Sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij”,  tha Berisha.

Berisha kritikoi deklaratat e Ramës për buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), duke i cilësuar ato si tregues të ‘padijes së plotë në ekonomi’.

Ai shtoi se krahasimet e bëra nga Rama, sipas tij, nxjerrin në pah barrën më të ulët fiskale të qeverisë së mëparshme.

Duke folur për pallatin e përfshirë nga flakët, Berisha akuzoi Ramën se po mbron ndërtuesin, duke folur si avokat i tij. Sipas tij, deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.

“Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij. Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte. Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë”, shtoi Berisha.

Mesazhi i plotë:

Dy fjalë për monologun e mashtrimit të të dielës së radhës të Edi Ramës. Në këtë monolog, sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij.

U ndal në monologun e tij duke paraqitur shifra dhe të dhëna ekonomike të cilat provojnë absolutisht më së miri injorancën e tij të plotë në ekonomi apo tabula raza. Po ju jap vetëm një shembull. Njëherë thotë se buxheti ishte 4 miliardë në qeverinë e mëparshme dhe GDP-ja ishte 10 miliardë në total. A e harron se me këtë i bën një nder të jashtëzakonshme qeverisë së mëparshme e cila kishte një barrë fiskale sa gjysmën e kësaj që është sot.

Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij. Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte. Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë.

Kurse pas ndërtuesit, sigurisht përgjegjës kryesor është ai vetë me Erion Velinë, sepse zjarrfikëset nuk u futën dot në zonën ku duhet të shuanin zjarrin. Interesant në këtë monolog ishte pjesa që përpiqej të shpërfaqej si një njeri me interesim të madh për Veriun, të cilin e ka diskriminuar në 12 vjet më shumë se çdo pushtues tjetër që ka kaluar në këtë vend.

Investimet në të gjithë veriun e Shqipërisë janë më të vogla se sa tenderat që ka fituar nga Termet Peçi, motra e tij në Tepelenë. Pra, dhe tani thotë se nga paketa e maleve do kalojë tek porta e maleve, në një kohë kur rrafshoi ndërtime të ndërtuara në tokën e babës, ndërtime të ndërtuara me leje, në Theth dhe në zona të tjera vetëm e vetëm për armiqësi politike ndaj tyre.

E vërteta është se të gjitha këto dëshmojnë se përveç mashtrimit, Edi Ramës nuk i ka mbetur asnjë armë tjetër, asnjë mjet tjetër.

Ndaj dhe njëherë, ftoj qytetarët të vazhdojnë betejën tonë, të vazhdojmë misionin tonë me kryengritjen tonë paqësore për largimin e tij sa më shpejt nga pushteti.

Shqiptarët kudo që janë, miqtë e Shqipërisë kudo në botë, i dhanë dhe i japin një mbështetje të jashtëzakonshme kryengritësve paqësorë shqiptarë në misionin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë.

The post Rama bëri avokatin e ndërtuesit të pallatit që u dogj/ Berisha: Rrahu gjoksin me vizitën në Itali e Spanjë, por mban damkën e hajdutit kudo që shkon appeared first on Albeu.com.

Zjarri në pallatin te Farmacia 10/ Rama: Bonus qiraje dhe mbështetje nga Bashkia për të prekurit, për gjithollogët pa licenca që dalin si kërpudhat pas shiut…
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se të prekurit nga zjarri që ra pak ditë më parë në pallatin pranë Farmacisë 10 në Tiranë, do të marrin bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia deri në rindërtimin e plotë të godinës nga ndërtuesi.

Në Podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë ripërsëriti se godina do të ndërtohet nga ndërtuesi, ndërsa shtoi se me bonusin e qirasë do të lehtësojnë sadopak barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme në apartamentet e banorëve të prekur.

“Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi edhe akuzat për materialet e ndërtimit, teksa tha se gjithollogët dhe ekspertët në raste të tilla dalin si “kërpudha pas shiut”.

Sipas tij, materialet e ndërtimit, nga verifikimi i parë, ishin të gjitha të certifikuara dhe vinin nga importi.

“ Zjarri nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së vërtetës, fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda. Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre.

Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë. Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik, që fatmirësisht dhe, përsëris, falë, në radhë të parë, forcave zjarrfikëse, por edhe forcave të rendit aty të pranishme, nuk u kthye në një moment tragjik, nuk do të lihet vetëm dhe nuk do të lihet në fatin e vet përballë nevojës për t’u rikthyer dhe për të jetuar normalisht në një banesë të veten, siç i takon, tërësisht të rindërtuar.

The post Zjarri në pallatin te Farmacia 10/ Rama: Bonus qiraje dhe mbështetje nga Bashkia për të prekurit, për gjithollogët pa licenca që dalin si kërpudhat pas shiut… appeared first on Albeu.com.

“Kështjellë betoni”/ PD i shkon Ramës në Surrel: Shtëpia e tij 58.4 metra e gjatë dhe me oborr 8259 m2. Linda gënjeu në deklarimin e pasurisë
Partia Demokratike ka postuar në rrjetet sociale të dhëna në lidhje me banesën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e kreut të qeverisë, sipas PD, është 58.42 metra e gjatë.

Ndërkohë oborri që rrethon godinën është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç bashkëshortja e kryeministri Rama, Linda Rama, ka deklaruar në dokumentet e saj të pasurisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama e ka mohuar gjithmonë se shtëpia e tij është 57 metra e gjatë, ashtu siç dhe ka deklaruar disa herë kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Por këtë herë, Partia Demokratike ka vendosur që ti shkojë Ramës në Surrel ku ka ngritur kështjellën e tij të betonit, me fonde që nuk dihet se nga kanë ardhur dhe se si janë paguar punët e saj.

Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e Edi Ramës është as më pak dhe as më shumë se 58.42 metra e gjatë, pra 1.42 metra më e gjatë seç kishte deklaruar më herët kryetari i PD, Sali Berisha.

Por nuk mbaron me kaq.

Oborri që rrethon këtë kështjelle betoni është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç është deklaruar nga Linda Rama në dokumentet e saj të pasurisë.

Tani teknologjia nuk gënjen, kështu që i bie të gënjejë kryeministri Edi Rama.

Por edhe këtë ai nuk e ka për herë të parë, dhe sigurisht as për herë të fundit.

The post “Kështjellë betoni”/ PD i shkon Ramës në Surrel: Shtëpia e tij 58.4 metra e gjatë dhe me oborr 8259 m2. Linda gënjeu në deklarimin e pasurisë appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Ballukun/ Berisha tregon prapaskenat: Dy arsye pse ajo u shpall armike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe përplasjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me ish-ministren e Jashtme dhe ish-parlamentaren, aktualisht deputetet e PS, Elisa Spiropali.

Berisha renditi dy arsyet kryesore, që sipas tij Rama e shpalli armike: E para, Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubinë dhe e dyta, ajo firmosi Bordin e Paqes, diçka që sipas kreut të PD, kryeministri nuk mund ta bëntë dot.

“Elisa u shpall armike për dy arsye, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun. Pse e bëri nuk e di, por ajo nuk i mbrojti. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes, që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme aty ajo nuk kishte më. Arsyet e thella nuk e di, por këto janë probleme të brendshme të tyre”, tha kreu i PD.

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme, ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

The post Elisa Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Ballukun/ Berisha tregon prapaskenat: Dy arsye pse ajo u shpall armike appeared first on Albeu.com.

Berisha: Duan ta mbyllin çështjen Balluku e Rama, por s’do i lëmë deri ditën e fundit
Këtë të shtunë, gjatë komunikimit me ndjekësit e tij online, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se qeveria e narkoregjimit ushtroi dhunë të paparë gjatë protestës së djeshme të opozitës, duke nënvizuar se qëllimi kryesor i pushtetit është të mbyllë skandalet e Ramës dhe Ballukut, por që nuk do lejohen.

Ai u shpreh se opozita ndodhet në kilometrin e fundit të përmbysjes së regjimit dhe diktaturës së dytë.

“Me çështjen Balluku e Rama vërtetë i mbyllën dyert në Prokurori e Gjykatë, por nuk e do mbyllin dot kurrë me ne deri në ditën e fundit. Sot PD qëndron e fuqishme përballë dhunës e terrorit policor, përballë mafies shtetërore më të rrezikshme në Evropë, përballë mafies së fjalës së lirë që shpif e manipulon kundër opozitës së fuqishme shqiptare. Ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin tonë, të palëkundur”, tha ai.

Më tej, Berisha shpjegoi rëndësinë e sloganit “kilometri i fundit”, duke shpjeguar betejat e PD me pushtetin që donte të zaptonte partinë, të merrte vulën dhe flamurin e partisë.

“Ata që abuzojnë me kilometrin e fundit që nëse e bëjnë nga padia është normale, por nëse e bëni nga padija ju them se PD kaloi shumë sfida që ngrihen në kufijtë e legjendave. Në përpjekjet e mëparshme e kilometrat e mëparshme dështuan ata që duan ta uzurponin e ata që vazhduan përpjekjet duke marrë flamujt e vulën dështuan në kilometrat e mëparshme, dështuan ta përçanin në kilometrat e mëparshme. Kjo opozitë faktoi te ndërkombëtarët se zgjedhjet ishin farsë elektorale dhe rezultat i narkoshtetit, janë 7 rezoluta ndërkombëtare. Në kilometrat e mëparshme organizatat kriminale dështoi i hodhëm mënjanë, sot opozita dhe PD është më e mbështetur nga forca ndërkombëtare në Evropë e botë”, vijoi diskursin e tij kreu i selisë blu.

Në fund ai deklaroi se PD nuk do dorëzohet deri në triumf:

“Ndaj të vazhdojmë misionin tonë të palëkundur për të rrëzuar diktaturën e dytë më të rrezikshme në Shqipëri, diktaturën e Ramës”.

The post Berisha: Duan ta mbyllin çështjen Balluku e Rama, por s’do i lëmë deri ditën e fundit appeared first on Albeu.com.

Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallatin Chigi.

Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë pritjes ishte përshëndetja e veçantë e Ramës, i cili u ulej sërish në gjunjë para kryeministres italiane.

Mësohet se, dy liderët zhvilluan një takim me fokus thellimin e bashkëpunimit strategjik, integrimin evropian dhe sfidat rajonale. Kjo vizitë, e cila vijon më tej drejt Barcelonës, synon forcimin e raporteve me partnerët kyç ndërkombëtarë.

The post Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit appeared first on Albeu.com.