Rama, Zaev e Vuçiç shetisin në qendër të Shkupit, Kurti e bojkoton (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mblidhen të enjten në Shkup, në Forumin Ekonomik për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Shengenit ballkanik.

Ekipi i gazetës Lajm i ka filmuar tre kryeministrat duke shetitur në qendër të Shkupit, pasditen e sotme.

Ata kanë ndaluar në një nga restoranet në qendër të kryeqytetit të RMV-së, ndërsa pjesëtarët e sigurimit nuk kanë lejuar reporterin tonë që t’i afrohet kryeministrave për t’i intervistuar.

Ndërkohë këtë takim e ka refuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Shtuar 28.07.2021 20:21