Rama-Spiropali Archives - Albeu.com

Përplasja e Ramës me Spiropalin/ Paskal Milo: PS portretizohet si një parti-shtet në duart e kryetarit, po nisi lëmshi të shthuret, s’e ndal dot
Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, pas qëndrimeve publike të kësaj të fundit.

Milo theksoi se që nga viti 2005 e deri më sot, PS ka kaluar në një fazë ku vendimmarrja është përqendruar kryesisht në duart e kryetarit, duke zbehur rolin e strukturave dhe institucioneve të brendshme.

Sipas tij, organizimi aktual i PS-së ka krijuar një model ku institucionet partiake kanë rol periferik dhe shpesh funksionojnë si fasadë, ndërsa ndikimi kryesor mbetet te lideri. Milo e cilësoi këtë si një formë të centralizimit të pushtetit, që ka ndikuar në dobësimin e demokracisë së brendshme.

“Kjo është histori më vete që ka një të kaluar. PS është transformuar gjatë lidershipit të zotit Rama. Që nga 2005 e deri tani, është një epokë e tërë. Lidershipi i PS, ose institucionet e saj janë rrudhur, nuk kanë ndonjë rol qendror në vendimmarrje, është dukshëm e shfaqur, por kanë rol periferik. Kanë rol thjesht fasadë. Pushteti absolut që ka zoti Rama brenda PS ka diktuar një politikë të atillë që këto institucione ku anëtarë të veçantë nuk kanë rol ose e kanë minimal. Kjo është mënyrë e dukshme. PS sot portretizohet si ekip politik administrativ, si një parti-shtet, që i ka të gjitha hallkat në dorën e saj dhe aty vendos kryetari i partisë. Mund të mos jetë përjashtim, kjo varet.

Nuk dua të hy në detaje. Aty është krijuar një mënyrë qeverisjeje dhe administrimi që lë vend për debat, për ankesa sepse ka humbur koncepti bazë i funksionimit të një partie politike që është demokracia e brendshme. Ka shumë që i dëgjoj që përgjegjësinë kryesore ia japin zotit Rama për atë çka po ndodh në PS, por jam pjesërisht dakord me ta”, u shpreh Milo.

Ai shtoi se përgjegjësia për këtë situatë nuk i takon vetëm Ramës, por edhe figurave të tjera brenda partisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë treguar kurajo për të shprehur mendimet e tyre ndryshe, duke mbështetur vazhdimisht lidershipin.

“Për mendimin tim sa përgjegjës është zoti Rama për këtë trajektore të PS nga një parti e hapur në një të mbyllur, përgjegjësi kanë dhe ata të tjerët që vinë rrotull tij. Asnjë prej tyre nuk ka pasur as kurajo dhe as mendësi demokratike europiane për të thënë mendimin e tyre. Duke vlerësuar atë çka po ndodh tani në kuptimin e shprehjes së mendimeve dhe vënien e gishtit te plaga e PS, ata i kanë thurur lavde kryetarit të partisë, e kanë mbështetur atë, kanë qenë pjesë e ekipit për të cilat ata ankohen sot.

Në momentin kur kanë humbur pozicionin në qeveri apo hierarkinë politike të PS, kanë marrë kurajon të vënë gishtin në plagë. Jo se nuk kanë të drejtë, por këto janë probleme të vjetra në PS dhe nuk janë manifestuar tani. Qoftë për zonjën Spiropali apo dhe Braçen apo dhe zëra të tjerë që nuk flasin publikisht. Duhet vepruar me qetësi dhe të kishte më shumë urtësi dhe më shumë kolegjialitet dhe të korrigjohet sa nuk është vonë. Po nisi një lëmsh të shthuret, s`e ndalon dot.

Ajo ç`ka po ndodh, duhet administruar me kujdes. Nuk duhet vlerësuar me zemëratë. Përkundrazi mendoj që do të ishte e udhës të kishte më shumë urtësi dhe më shumë kolegjialitet për të korrigjuar atë cka mund të korrigjohet sa nuk është vonë. Po filloi një lëmsh të shthuret nuk e ndalon dot”, shtoi Milo.

The post Përplasja e Ramës me Spiropalin/ Paskal Milo: PS portretizohet si një parti-shtet në duart e kryetarit, po nisi lëmshi të shthuret, s’e ndal dot appeared first on Albeu.com.

Erion Braçe: Disa nga ato që thotë Spiropali qëndrojnë, PS ka investuar te ne, jo e kundërta, ka plot që kanë marrë poste që nuk i meritojnë
Socialisti Erion Braçe, teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur edhe për përplasjet brenda PS-së me Elisa Spiropalin.

Braçe u shpreh se brenda Partisë Socialiste, ka persona që kanë marrë pozicione që nuk i meritojnë.

Sidorela Gjoni: Dje ka pasur diskutime brenda PS-së. Përplasja në distancë apo edhe ballë për ballë e asaj ajo që ndodh në PS. Keni ju një mendim për zërat e ndryshëm në PS-së, një koment që u diskutua dje ishte ai që mund të ketë bërë Rama drejtuar Elisa Spiropalit: “PS-ja dhe unë jemi investuar tek ti, ti nuk do të flasësh më”.

Erion Braçe: PS ja ka investuar tek ne jo ne tek PS-ja.

Sidorela Gjoni: Te Spiropali në këtë rast

Erion Braçe: Unë flas për veten, nuk preferoj të flas për emra. Unë mendova që gjëja nuk po i thuhej vetëm zonjës Spiropali, por edhe mua ose të tjerëve në sallë. Unë vazhdoj të jem deficitar në PS. Në PS ka shumë njerëz që nuk e kanë pasur mundësinë që unë kam pasur. Janë socialistë të thjeshtë, në etapa të ndryshme, por edhe ata kanë pritur nga PS dhe nuk kanë marrë atë që meritonin.

Sidorela Gjoni: Ka të tjerë që kanë marrë më shumë se çfarë kanë merituar?

Erion Braçe: Patjetër që ka plot.

Sidorela Gjoni: A është Spiropali rast i tillë?

Erion Braçe: Nuk jam unë të bëj gjykatësin e kontributeve në PS. Mendoj që është partia që përmes proceseve demokratike t’i japi atë që meritojnë.

Sidorela Gjoni: A ka përplasje brenda PS mes Spiropalit dhe Ramës?

Erion Braçe: Për çfarë? Nuk preferoj të flas për gjërat e shtëpisë. E ka parim timin që gjërat e shtëpisë mbeten në shtëpi, nuk dalin jashtë.  Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë. Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar.

The post Erion Braçe: Disa nga ato që thotë Spiropali qëndrojnë, PS ka investuar te ne, jo e kundërta, ka plot që kanë marrë poste që nuk i meritojnë appeared first on Albeu.com.

Zbardhet përplasja e fortë mes Ramës dhe Spiropalit/ Kryeministri ultimatum deputetes së PS: O me ne, o përballë nesh, je këtu sepse…
Këtë të hënë, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kryeministri i vendit Edi Rama, ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali, për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër Partisë Socialiste.

Mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë me PS-në ose kundër saj.

Burime të Panorama, bënë me dije se Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së, në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

“O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.

“Ke postuar 2 herë në rrjete sociale, herën e 3-të do të përjashtohesh”, mësohet të jetë shprehur Rama, i cili më tek ka thënë se: “Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë”.

The post Zbardhet përplasja e fortë mes Ramës dhe Spiropalit/ Kryeministri ultimatum deputetes së PS: O me ne, o përballë nesh, je këtu sepse… appeared first on Albeu.com.