rama ne turqi Archives - Albeu.com

Rama: Një pjesë e historisë tonë drejt integrimit lidhet me Turqinë
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në TRT World Forum 2022, në Turqi. Rama u shpreh se për Shqipërinë, Turqia është e rëndësishme dhe se është pjesë e historisë së vendit tonë në integrimin në BE.

“Turqia ka një qasje gjeopolitike shumëpalëshe dhe një optikë strategjike.

Ajo kupton thellësisht Lindjen e Mesme dhe Mesdheun, po ashtu është e angazhuar me Mesdheun dhe Azinë Qendrore. Turqia ka gjithashtu  rol në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti Erdogan i ka qëndruar larg aleancave të luftës së ftohtë, duke farkëtuar në mënyrë gjeniale një ambicie kameleonike për të qenë nusja në çdo dasmë dhe foshnja në çdo pagëzim.

Besnike ndaj mënyrës së saj Ankaraja ka lënë më në hije identitetin e vet si anëtare e NATO- dhe aleate e SHBA-së në këmbim të rolit të ndërmjetësuesit mes Moskës dh Kievit.  Dua të ndaj me e ju bindjen time se sulmi i Rusisë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Është një sulm kundër të gjithë komunitetit euroatlantik.

Kriza e çmimit të energjisë dhe inflacioni i luftës janë armët që synojnë të gjunjëzojnë pjesën tjetër të Evropës. Ballkani Perëndimor është një rajon i mbushur me dobësi mjaft specifike dhe i ekspozuar në mënyra mjaft të veçanta ndaj sfidave që rrjedhin prej garës më të fundit gjeopolitike, llojeve të reja të kërcënimeve të sigurisë dhe sidomos nga konflikti në Ukrainë.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, ne kemi vende ku 70% e popullsisë ende besojnë se Rusia nuk është agresore dhe se Putini nuk është fajtor. Por një lider që mund t’i besohet për të sjellë siguri në Evropë.

Kemi vende konkretisht si Serbia apo Republika Srpska, për të cilat mos harmonizimi me vlerat euroatlantike është pjesë e identitetit të tyre dhe orientimi i tyre kombëtar. Ndërkohë që harmonizimi me vlerat euroatlantike si pjesë e  identitetit kombëtar është veçanërisht rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës. Kjo vlen edhe për Maqedoninë dhe deri diku Mali i Zi”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri tha se për shkak të këtyre ndryshimeve, është e rëndësishme për rajonin tonë që të ketë një partner strategjik si Turqia.

“Turqia në aspektin diplomatik, politik dhe ekonomik. Turqia nuk është një fuqi e tretë. Nuk është një tjetër “i huaj” në pjesën tonë të Evropës sepse një pjesë kuptimplotë e historisë sonë të shtetformimit, por edhe integrimit tonë është e ngërthyer me me historinë dhe rrugëtimin e Turqisë”, tha shefi i qeverisë.

The post Rama: Një pjesë e historisë tonë drejt integrimit lidhet me Turqinë appeared first on Albeu.com.