rama kurti Archives - Albeu.com

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.

“Nuk dua të japë asnjë leksion për askënd, por në njërën anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar nga ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj, por nga ana tjetër Kosova duhet të vendos komunikimin dhe ndërveprimin me aleatët tanë strategjik për çdo hap me te cilin mund të krijojë përplasje me këta aleatë që janë të pazëvendësueshëm”.

Kryeministri shqiptar thotë se Kosova ka bërë një hap domethënës me pranimin e Asociacionit që është në përputhje me ligjin.

“Roli i politikës duhet të jetë që të kontribuojë me argumente të nevojshme ligjorë, e nuk duhet të ketë akuza nëse Asociacioni është tradhti.

Kosova nuk duhet të duket se është palë joserioze në këtë rast”.

Rama thotë se nuk dëshiron të marrë anë në politikën e Kosovës.

“Nuk do të dëshiroja që fjalët e mia të merren as si fjalë që i shkojnë përshtati qeverisë së Kosovës apo opozitës pasi ky nuk është roli im.

Por dua ta shoh Kosovën si një palë serioze në rrafshin ndërkombëtarë pasi një pjesë vendeve të BE-së nuk e njohin Kosovën, por një pjesë tjetër e duan atë sa më parë pjesë të BE-së”, ka deklaruar tutje Rama.

The post Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët appeared first on Albeu.com.

A do ta takojë Kurtin? Rama tur dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë ditën e enjte një tur 2-ditor në të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se ai do të komunikojë me liderët e këtyre shteteve për të çuar përpara agjendën e Procesit të Berlinit.

Ndalesa e parë do të jetë Shkupi në datën 6 korrik dhe pasditen e po kësaj dite do të jetë në Prishtinë për t’u takuar dhe dalë përpara mediave në krah të Albin Kurtit.

Ndërsa të premten Rama do të fluturojë drejt Sarajevës, Podgoricës e Beogradit. Në këtë të fundit do të përmbyllë dhe takimet e tij si lideri i vendit pritës të mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit në Tetor në Tiranë.

Rama deklaroi javën e shkuar se misioni i Ballkanit të Hapur përfundoi me sukses dhe tani të gjitha vendet e rajonit duhet t’i përqëndrojnë energjitë te Procesi i Berlinit.

The post A do ta takojë Kurtin? Rama tur dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar, kam pasur agjendë të ngjeshur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur dhe nuk e ka dëgjuar dot fjalimin e homologut të tij shqiptar në Këshillin e Europës. Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kurti tha se nuk e kishte dëgjuar dot fare fjalimin e Ramës që zgjati më shumë se një orë, kjo për shkak të axhendës dhe të takimeve që kishte pasur gjatë ditës së sotme. Por premtoi se në darkë do ta dëgjonte të plotë dhe do të jepte mendimin e tij.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem,”-tha në fjalën e tij Albin Kurti.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

The post Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar, kam pasur agjendë të ngjeshur appeared first on Albeu.com.

Rama të hënë në Kosovë, takim me Albin Kurtin
Pas kthimit nga SHBA ku ishte i pranishëm në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën.

Mësohet se Rama do të udhëtojë drejt Kosovës të hënën, për t’u takuar me homologun Albin Kurti.

Kjo do të jetë vizita e parë e Ramës në Prishtinë, pas marrjes së mandatit të tretë.

Kujtojmë se pas betimit, kreu i qeverisë shqiptare mori një urim nga Albin Kurti i cili dhe i bëri ftesë për një vizitë zyrtare në Prishtinë./albeu.vom

The post Rama të hënë në Kosovë, takim me Albin Kurtin appeared first on Albeu.com.

Edi Rama dhe Albin Kurti “thyejnë akullin”: Do bëjmë punë të mira bashkë!
Marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk kanë qënë asnjëherë të qeta.

Mes tyre kanë vërshuar akuza e kundërakuzave prej vitesh, të cilave si duket po u vjen fundi.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zyrtarisht kryeministrit Kurti për ftesën në Kosovë. Me fjalë të ngrohta, Rama pranon ftesën duke kërkuar të nisin menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët mes dy qeverive.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB!

Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona,”-shkruan Edi Rama.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e zgjedhjes suaj për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë pranoni ju lutem urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës.

Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë.

Unë jam me shpresë se në këtë mandat Shqipëria do të shoh progres të gjithanshëm. Së bashku mund të punojmë në avancimin e parimeve demokratike, në luftimin e krimit dhe korrupsionit, të evazionit fiskal e informalitetit në të dy anët e kufirit dhe të angazhohemi për më shumë drejtësi dhe të drejta e për më shumë barazi e mirëqenie për shqiptarët në gjithë rajonin. Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen tej mase zhvillimit dhe progresit të Shqipërisë të cilën e kanë përherë në mendje dhe zemër.

Në Shqipëri, Kosova dhe shqiptarët kudo në rajon e në botë shohin më shumë se përkrahësin e natyrshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të tyre.

Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë.

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës /albeu.com/

The post Edi Rama dhe Albin Kurti “thyejnë akullin”: Do bëjmë punë të mira bashkë! appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti shtrin rrënjët edhe në Shqipëri: Prezanton kandidatin në Lezhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërhyn në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duke bërë fushatë për kandidatët e “Vetëvendosjes” që garojnë si të pavarur në 25 Prill.

Pas Bojken Abazit i cili kandidon në Tiranë, Albin Kurti sot iu bëri thirrje lezhjanëve që më datë 25 prill të votojnë numrin 13 në listë, kandidatin e Vetëvendosjes, Iliaz Shehu.

Kreu i qeverisë së Kosovës, referuar klasës politike aktuale, thotë se nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot, prandaj kërkon mbështetje për alternativën e re.

“Me Iliaz Shehun jam takuar para disa viteve, kur ai jetonte e studionte filozofi në Paris. Sot, ai është ligjërues universitar në Shqipëri. Aktivist i Lëvizjes qysh prej 2010, ai kërkon mbështetjen tuaj si Kandidat i Pavarur për deputet në Qarkun e Lezhës, me numër 13.

Synim i VETËVENDOSJE!-s është që të rinjtë si Iliazi t’i kthejë në Atdhe, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin që njerëzit kaq shumë e duan dhe që popullit e shtetit i nevojitet.

Doktorant në Sorbonë, Iliazi është njeriu i duhur për të çuar përpara një projekt të mirëfilltë moderniues dhe evropianizues. Nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot.

Lëvizja është në Lezhë për të qëndruar, dhe me punën e Iliaz Shehut, Marin Nikollës, Emanuela Kamshit e shumë të tjerëve që po kontribuojnë pa u lodhur, shpejt Lezha do të jetë qendër e fortë e Lëvizjes.

Qytetarë nga Lezha e Mirdita, nga Laçi e Shëngjini, mos harroni, në 25 prill, në fundin e fletës së votimit, Iliaz Shehun e gjeni si Kandidat të Pavarur me numrin 13. Ai është kandidat #KrejtTjetër” shkruan Kurti.

The post Albin Kurti shtrin rrënjët edhe në Shqipëri: Prezanton kandidatin në Lezhë appeared first on Albeu.com.