Rakipi Archives - Albeu.com

“Ditë e zezë për ju, Rama ju mori Trump-in!”/ Rakipi batuta me Lelën, shefi i komunikimit në PD: Rama mori noc rrokun
Shefi i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ishte i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku u diskutua për pjesëmarrjen e Edi Ramës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes dhe retorikës që kishte ngritur opozita, se Rama do të merrej me helikopter nga amerikanët si Maduro.

Ylli Rakipi i tha Lelës se opozita sot gjendet në “ditë të zezë” për shkak të retorikës që kishte ngritur PD dhe se “Rama u mori Trump-in”, ndërkohë që Lela tha se “Rama ka marrë Noc Rrokun”.

Biseda në studio:

Rakipi: Zoti Lela, erdhi dita që Edi Rama të shtrëngonte duart me Donald Trumpin. Nuk la gjë pa bërë dhe dorëzuar, dhe arriti t’ju marrë edhe Trumpin… Ditë e zezë duket për ju.

Lela: Trumpin nuk e ka marrë, noc rrokun ka marrë. A ka ndryshaur gjë në qasjen e administratën amerikane, për lufën kundër trafikut të drogës. Jo nuk ka ndryshuar.

Rakipi: këtu vjen vajza e Trump me biznesmenë dhe vrapojnë për ishullin. Pret Trump Ramën…

Lela: A tu dhimbs pak Rama sot? Është kryeministrë që tha Trump turpi i qytetërimit. Doli dhe me Aliyev dhe me Macron, bëri atë shakanë që bëri. Tani, ky zotëri, që bën këto, e patë që ishte në pozita servilosje?

Rakipi: Dakord por e pret.

Lela: Më lër të shoh edhe pak ngjyra. A ishte i barabartë mes të barabartëve, apo në rolin e dikujt që i servilosetj.

Rakipi: Të gjithë këtë punë po bënin aty.

Lela: Mizën nën kësulë vetëm ky e kishte.

Rakipi: Aty pjesa dërrmuese ishin diktatorë, ata kishin gjarprin jo mizën nën kësulë.

Lela: Epo ata nuk duan të jenë në BE.

Rakipi: Ky a ua mori Trumpin? Se thatë do të arrestohet. Ju vishni rrobat e Maduron çdo të hënë. Ja ku e ke.

Lela: Epo simbolikë është. Edhe ti e ke me simbolikë emisionin. Dhe na thua ne pse bëni simbolika.

The post “Ditë e zezë për ju, Rama ju mori Trump-in!”/ Rakipi batuta me Lelën, shefi i komunikimit në PD: Rama mori noc rrokun appeared first on Albeu.com.

“O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!”/ Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne
Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë “regjimi i Edi Ramës”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me përgjegjësitë e opozitës, por deklaroi se janë “misionarë” ndaj nuk mund të lënë betejën, kështuqë pa ikur Rama nuk largohet askush nga PD.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Doktori deklaroi se jeni në kilometrin e fundit për rrëzimin e Ramës. Na sqaroni dot sa më thjeshtë, çfarë kërkon konkretisht opozita dhe si arrihen këto gjëra që premtoi doktori?

Flamur Noka: Opozita dhe shqiptarët kanë kaq kohë që kërkojnë të qeverisen nga një qeveri dinjitoze e pa zhytur në krim dhe korrupsion, nga një qeveri që ti çojë drejt Evropës.

Mos harro, shqiptarët që vërshuan në Bulevard, janë populli që kërkon zgjidhje politike, sepse jemi i vetmi narko-shtet në Europë. Ky narko shtet është krijuar nga Rilindja dhe Rama. Shqiptarët janë populli më i vjedhur në Evropë. E gjithë ajo që kemi parë në këto dy protesta dhe revolta, është thjesht pasqyrë e irritimit të qytetarëve, ngaqë ndihen të gjithë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të pasigurtë dhe kanë dalë të protestojnë sepse refuzojnë të jetë Shqipëria narko-shtet. Dosja Rama-Balluku dhe tuneli i Llogarasë tregon se Shqipëria qeveriset nga kusarë. A është Shqipëria narko shtet? A ka kartele? Vetëm përmendi Gys Agasin, Troplinët Suel Çelët, Xhabaftët, të gjithë do të thonë po.

A mund të vijohet më këshut? Ky narko-shtet, kjo mafie dhe kjo bandë, ka marrë peng shtetin, jo thjesht pushtetin. Duke marrë peng shtetin, kjo bandë, sot disponojnë të dhënat tona, bankare, të dhënat e TIMS, kërkojnë edhe tenderin e kamerave të dinë ku lëvizim. Kjo besoj është e mjëftueshme, një plus në irritimin popullor. Ka shkuar nga protesta e datës 24, deri te revolta që do të bëjmë shpejt, je i vetmi vend që ke dënim me burg në parkim. Ka bllokuar rrotacionin.

Ylli Rakipi: Ti përshembull të ka shkuar mendja që mund të mos jesh në PD? Një herë të vetme në kokë, të ka shkuar?

Flamur Noka: Do të më shkojë në mendje, ditën që do të largojmë regjimin dhe Shqipëria do të ketë demokraci. Deri atë ditë e ndjejmë veten me mision dhe misionarë, për të rrëzuar regjimin.

Ylli Rakipi: Të gjithë me mision, përveç doktorit? Rëndë situata…

Flamur Noka: Unë ju kuptoj që keni me merak të merreni me PD-në. Një pyetje duhet ti ngremë vetes tonë dhe opinionit, a është Shqipëria narko shtet?

Ylli Rakipi: Jo. Një million kusure ka por jo narko shtet.

Flamur Noka: A plackit qeveria? A është bllokuar rotacioni politik për shkak se shteti dhe krimi organizuar, kartelet, VKM, bllokojnë votën?

Ylli Rakipi: Po pse nuk rrëzohet me gjithë këto gjëra që thua ti? Se ne nuk e rrëzojmë dot. Po ti si do ta rrëzosh?

Flamur Noka: Një keqqeverisje si kjo nuk ka patur kurrë. Ne jemi dëshmitarë të gjithë, që që nga 2013, deri në vitin 2025, në cdo palë zgjedhje në Shqipëri ka patur vetëm rritje të cmimit të votës. Mos harro që në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, vota ishte 20 euro dhe e ka denoncuar Sokol olldashi. Në Dibër vajti vota 50 euro, u panë përfshirja e segmenteve shtetërore. Vazhdoi në zgjedhje të tjera, vota vajti 100 euro. Në 2025, ka shkuar 500 euro.

The post “O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!”/ Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne appeared first on Albeu.com.

Rakipi prezanton Kodin e ri Penal: Drafti, përgatitje korrekte për anëtarësimin në BE
Pas një punë disavjeçare nga një grup ekspertësh, i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, u prezantua sot drafti i Kodit të ri Penal.

Në fjalën e tij, Rakipi bëri edhe prezantimin e risive kryesore të propozuar për Kodin e ri Penal.

Rakipi u ndal fillimisht tek “shtimi i gamës së interpretimit të koncepteve në mënyrë që praktikat gjyqësore të mbështeten në një dokument të unifikuar”.

“Ato koncepte nuk lënë shteg më për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë një element më tepër pavarësie në raport me to. Përcaktimi ligjor i koncepteve është një element thelbësor për forcimin e pavarësisë këtij sistemi”, tha Rakipi.

Një çështje tjetër që Rakipi paraqiti si element me plot risi të reja ishte çështja e dënimit në tërësi.

“Dënimi në tërësi në Republikën e Shqipërisë është rregulluar nga dy dispozita të cilat në vetvete janë të pamjaftueshme për t’i dhënë rendësi asaj procedure dhe atyre elementëve që bazohet gjykata për ta mbështetur vendimin e saj. I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve mbi kriteret që bazohet vendimi. Është një garanci për të arritur në një dënim të drejtë”, tha Rakipi.

Rakipi shtoi po ashtu se i është dhënë peshë “aplikimit të dënimeve plotësuese”.

Një tjetër risi e Kodit të ri Penal, tha Rakipi do të jetë edhe për konfiskimet.

“Për veprat penale që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar përveç rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të mund të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera, kur nuk është e detyruar. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, siç është rasti i të mirave, të krijuara nga kryerja e veprës penale”, tha Rakipi.

Risi tjetër shtoi Rakipi, është edhe përfshirja e disa elementëve penal procedurale që lidhen me viktimën dhe me të drejtat e viktimës.

Sa i përket të miturve, Rakipi u shpreh se “kjo është një çështje mjaft e rëndësishme e karakterit jo vetëm penal, por edhe social e edukativ.

“Të gjithë ne kemi besuar që rinia është e ardhmja e vendit dhe nisur nga kjo jemi detyruar që qasjen ndaj tyre edhe në fushën penale ta kemi plot takt, dhembshuri dhe humanizëm të shtuar. Ne kemi bërë kujdes që të mund të jemi sa më të dhembshur në raport me to, që masat edukuese përreth tyre të jenë efikase”, tha Rakipi.

Një tjetër risi tha Rakipi është edhe propozimi për trajtimin si të mitur edhe të një 21-vjeçari, i cili deri tani është cilësohej i tillë kur është nën 18-vjeç.

“Risia tjetër është që tek grupmoshat e reja ta rrisim nivelin e moshës dhe kemi parashikuar, se nëse do të plotësohen disa kushte të tjera që janë shënuar në ligj, si i mitur të trajtohet edhe një 21-vjeçar. Është rezultat i një vlerësimi statistikor dhe logjik që mbështet tek pjekuria e tyre”, tha Rakipi.

I ndalur tek persona juridikë, Rakipi tha se “duhet te strukturohet nëpërmjet masash dhe strukturash të posaçme për të bërë të mundur evitimin e kryerjes së veprës penale”.

“Rritet kujdesi i posaçëm që aktiviteti i tyre të lejohet në përputhje me ligjin dhe mos të lejojë shtigje që paligjshmëria të zërë vend. Rregullimi është nja standard që bazohet në direktivat e BE-së të dhëna për akte të ndryshme të cilat sipas gjasave mund të krihen edhe nga personi juridik”, tha Rakipi.

Sa i përket risive të këtij projekti që lidhen me direktivat, Rakipi tha se direktivat janë dhënë për fusha të ndryshme.

“Direktiva lidhet me numrin e veprave penale, direktivat janë në fushën e kibernetikës, terrorizimit, krimet kundër njerëzimit, ushqimit, mjedisit, mbrojtja e kafshëve, financat e BE-së, financat, sistemi tatimor dhe doganor, prokurimet publike dhe elementë të shumtë që janë pasqyruar në këtë kod. Nevoja për t’i rivlerësuar rikonceptuar apo dispozita kanë bërë që numri i tyre të shtohet jo pak”, tha Rakipi.

I ndalur tek perspektiva e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Rakipi tha se drafti “është një përgatitje korrekte e jona për ta pritur me legjislacion penal të gatshëm”.

Rakipi bëri të ditur gjithashtu se është propozuar edhe aplikimi për lirimin parakohe me kusht për personat e dënuar më burgim të përjetshëm.

“Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me lirimin parakohe me kusht sa lidhet me burgimin  e përjetshëm. Ne dolëm në përfundimin që “Po” mund të aplikojmë lirimin parakohe me kusht për dënimin me burgim të përjetshëm. Është një propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë. Sepse këtu mpleksen shumë gjëra, një pjesë së cilës janë viktima, procesi i edukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë përmirësohen, nëse kushtet me të cilët vendosen edhe puna me ta është e efektshme.

“Është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej, ndaj e përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje. Mund të krijojë debate sidomos në ato çështje që kanë një karakter social mjaft të fortë. Presim të dalim më një zgjidhje të përbashkët. Këtë urim e kam më të gjithë specialistët që ta marrin me seriozitet dhe ta lexojnë me përgjegjësi, të analizojnë konceptin në mënyrë të përgjegjshme”, tha Rakipi.

Rakipi shpjegoi gjithashtu edhe një tjetër risi që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

“Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave si tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjekur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale”, u shpreh Rakipi.

“Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse”, u shpreh ai.

The post Rakipi prezanton Kodin e ri Penal: Drafti, përgatitje korrekte për anëtarësimin në BE appeared first on Albeu.com.

“The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi?”/ Flamur Noka: Treni bullgar dhe krimi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se zgjedhjet ishin farsë dhe të ndikuara nga krimi i organizuar.

Noka përsëriti teorinë e PD, se është përdorur një skemë e quajtur “treni bullgar”, ku vota të plotësuara më parë, janë futur në kuti.

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse deklaruan se e kishin fitoren të sigurtë me kaq shumë problametika që evidentojnë sot, Noka tha se nuk mund të dekurajonin votuesit, ndaj kanë bërë deklarata të tilla.

Biseda:

Ylli Rakipi: Këtu në emisionin tim para zgjedhjeve, thatë që fitoren e keni të sigurtë por PD ka pësuar humbje dramatike, madje më thellë edhe se në 2021 kur ishte Luli Basha. Kush mban përgjegjësi për këtë rezultat?

Flamur Noka: Ylli, e para në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje në 11 maj. Ne në emisionin e fundit para 11 majit, kemi zhvilluar një debat dhe kemi biseduar në lidhje me zgjedhjet. 11 maji nuk ishte zgjedhje, por një farsë e përgatitur dhe e kurdisur me mjaft kujdes dhe ishte një ditë që u finalizua tregu i votës së lirë, identik si në çdo qytet ku ka treg të gjësë së gjallë, Rama kishte instaluar tregun e votës. Opozita nuk mundet kurrë të përballet me tregti të votës, nuk mundet të hyjë në një process ku shitja dhe blerja e votës, shantazhi, krimi, patronazhimi, droga, korrupsoni, gjithë shteti kthehet në shtet elektoral dhe të hyjë opozita aty. Është farsë e përcaktuar nga regjimi.

Ylli Rakipi: Pse nuk e përdorët fjalën farsë para zgjedhjeve, se ju e dinit. Apo nuk e dinit?

Flamur Noka: Kini parasysh, nuk ndodh kurrë, një opozitë që të bëjë deklarata apo prononcimi deklarative, për të dekurajuar zgjedhësit. Jemi po ne që kemi thënë me kohë, që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Që nga 2013.

Ylli Rakipi: Nuk e dinit ju që ishte farsë para zgjedhjeve?

Flamur Noka: Që nga 2013 dhe deri tani, nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira por farsa. Nisi me zgjedhjet lokale të Bashkisë së Korçës.

Ylli Rakipi: Po që nga 2013 ju nuk pranoni asnjë palë zgjedhje. Mos ndoshta meqë ju vjedhin o Flamur 12 vjet, mos duhet të ikni ju? Atëherë qenkeni të paaftë.

Flamur Noka: Nuk tha njeri janë vjedhur, tjetër gjë është farsa. Vjedhja është një nga elementët e farsës. Për këtë farsë, unë po rrija te vota e diasporës dhe po ndiqja numërimin. Ylli, ishin kutitë e para të Beratit, e tmerrshme, 99.9% Partia Socialiste. Jashtë çdo perceptimi.

Ylli Rakipi: Po si u morën këto? Keni ndonjë provë ju?

Flamur Noka: E ndoqët ju përplasjen që ndodhi në Tiranë të re, te zyra e Erion Braçes, ku ikën disa vetë atje? E njëjta situatë u kap edhe në Kashar. E njëjta situatë e kapa edhe unë në njësinë 3. Në të gjithë Shqipërinë, pranë qendrave të votimit, Rilindja kishte ngritur zyra elektorale të pa-branduara, ku hynin qytetarët, merrnin fletën e plotësuara, e fusnin në xhep dhe votonin, kthenin fletën e bardhë po aty. 130 mijë fletë votimi të prodhuara, të hedhura në…

Ylli Rakipi: Kemi prova, se po ka ndodhur kjo duhet arrestuar menjëherë Edi Rama…

Flamur Noka: Po po ta them unë. Janë porositur 3.2 mln fletë votimit. Janë çuar në qendra. Tani mungojnë nga fletët e prodhuara, kur mblidhne mungojnë 130 mijë fletë votimi. Kjo është skema mafioze e trenit bullgar. Pse? Paniku. Ata e ndjenë panikun dhe u vërsulën, u doli çdo gjë prej kontrolli. Pastaj, një mekanizëm tjetër ishte, krimi i organizuar, kartelet, më ndoqët mua në Vlorë? Unë vajta në qendrat e votimit, pasi më informuan që disa persona me precedent kriminalë, me badge të KQZ, po votonin për çdo qytetar. Nipi i kapo bandës kishte rrëmbyer badge të një drejtori dhe vazhdonte votonte për çdo njeri dhe nuk bënte gëk mëk asnjeri. Një guximtar më shkruajti sms. Vajta unë dhe e patë ju debatin aty. Vajta atje dhe më doli përballë Blendi Gonxhja apo Blend Xhabafti? Patë socialistë apo anëtarët e filarmonisë së Vienës? Mediat e qeverisë e thanë sikur Noka bëri luftë me anëtarët e filarmonisë së Vienës dhe jo anëtarët e Xhabaftëve. Ma shpjegon dot?

Ylli Rakipi: Jo këtë nuk ta shpjegoj dot. Këtu e vetmja hekurudhë që funksionon në Shqipëri është treni bullgar që thoni ju…

Baton Haxhiu: Nuk e pranoj dot trenin bullgar me përmasat e 130 mijë.

The post “The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi?”/ Flamur Noka: Treni bullgar dhe krimi appeared first on Albeu.com.

Po me partinë ç’bëhet?/ Blushi: Situata nuk është normale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Blushi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, një drejtues kryesor i opozitës, ndodhet në arrest me burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi.  Gjithashtu Ylli Rakipi e pyeti Blushin se ç’bëhet tani me partinë dhe si drejtohet, duke shtuar se disa njerëz që Meta i ka mbajtur me pushtet, tani fshihen dhe nuk dalin të flasin për të.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ty të ka rënë përsipër tani e gjithë partia. Me Monikën jeni ndarë përfundimisht?

Tedi Blushi: Nuk besoj se ka interes kjo çështje.

Ylli Rakipi: Pra nuk është më Monika.

Tedi Blushi: Nuk ka interes publik.

Ylli Rakipi: Pra paska ikur Monika, ti i paske tani gjërat mbi shpinë. Me Ilir Metën a ke komunikuar?

Tedi Blushi: Komunikoj në mënyrë permanente, të përditshme. Gjendja shëndetësore është shumë e mirë. Kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, një drejtues kryesor i opozitës, ndodhet në arrest me burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi. Nëse ka një ngjarje më të rëndë se kjo për një opozitë, përfshirë edhe ndalimin politik të zotit Berisha, mjafton për të treguar panoramën. Nuk e kam takuar, nuk lejohet takimi. E kanë takuar vetëm familjarët.

Ylli Rakipi: Po me partinë ç’bëhet? Si drejtohet? Aty dalin disa vajza dhe flasin, por problemi duket i madh.

Tedi Blushi: Situata nuk është normale.

Ylli Rakipi: I rashë telefonit të Petrit Vasilit dhe nuk del. Këta që ka mbajtur fort Ilir Meta, janë shëndoshur intelektualisht dhe nuk dalin, nuk hapin as telefonin.

Tedi Blushi: Zoti Vasili është shumë aktiv, nuk e besoj.

Ylli Rakipi: Ndoshta nuk kam patur vëmendjen unë, por edhe të tjerët nuk dalin.

Tedi Blushi: Strukturat janë plotësisht në funksion. Janë në alert sepse situata nuk është një situatë normale, por është fakt që strukturat funksionojnë. Vetëm dje kemi patur mbledhje të kryesisë për të përcaktuar aksionin.

Ylli Rakipi: Se këto mbledhjet… Mbledhje bëj edhe unë këtu me Meksin e keta këtu..

Tedi Blushi: Janë mbledhje në funksion të përcaktimit të aksionit opozitar. Presidenti është ndaluar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale.

The post Po me partinë ç’bëhet?/ Blushi: Situata nuk është normale appeared first on Albeu.com.

Rakipi replikon ashpër me Gjekmarkajn: Ti ishe në pelena në atë kohë!
Ylli Rakipi replikoi ashpër me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv.

Rakipi e pyeti Gjekmarkajn se përse PD nuk flet për oligarkët, njëlloj si në kohën e Lulzim Bashës. Më pas debati mori tone më personale. Gazetari i kujtoi se ka patur qëndrim krejt tjetër për Sali Berishën por tani flet mirë për të pasi “kërkon vota aty”.

Pjesë nga debati

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë gjë pa thënë për Sali Berishën tani do disa vota atje. Mund të të nxjerr videon.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke ndryshuar disa herë i dashur në këto 34 vite.

Ylli Rakipi: Çfarë kam ndryshuar unë?

Agron Gjekmarkaj: Ke ndryshuar pozicione, qëndrime.

Ylli Rakipi: Çfarë pozicioni kam patur unë?

Agron Gjekmarkaj: Si gazetar.

Ylli Rakipi: Ja ta them unë. Unë kam patur një gazetë. Që ta dëgjojë edhe populli shqiptar. E mbylla për pjesën e partizanllëkut me ju. Jo me ty se ti ishe në pelena në atë kohë.

Agron Gjekmarkaj: Kam shkruar edhe te gazeta jote.

Ylli Rakipi: Ke shkruar. Staf i mirë, i bukur ishte, por jo më shumë për gazetën dhe për këtë arsye e mbylla. Tani bëj një program, por e bëj ashtu siç e mendoj unë, në liri.

Agron Gjekmarkaj: Ke qëndrime herë pas here të ndryshme.

Ylli Rakipi: Po, po. Po çfarë tani të vij aty poshtë ballkonit edhe unë, me ata 40 veta që rrinë poshtë ballkonit?

Agron Gjekmarkaj: Liria nuk është vetëm këndvështrimi juaj për të, është përtej nesh.

Ylli Rakipi: Po kush s’po të respekton lirinë ty? Unë kam një orë e ca që të kam thirrur dhe po flet. Dhe të paktën turp si pedagog, nuk më ke thënë gjë, jo si..

Neritan Sejamini: Po ai është politikan.

Ylli Rakipi: Po çfarë politikani? Ai s’më ka thënë një gjë të më mbetet në mendje.

Agron Gjekmarkaj: Po ça të them tani? Të mbush mendjen ty, s’është faji im.

Ylli Rakipi: Ore ti më thua mua që doli nga shinat mosbindja civile dhe u bë e madhe. Po këtë duhet të të vijë turp kur e thua.

Agron Gjekmarkaj: Turpin  e mbaj vetë.

Ylli Rakipi: Po mbaje.

The post Rakipi replikon ashpër me Gjekmarkajn: Ti ishe në pelena në atë kohë! appeared first on Albeu.com.

Rakipi përplaset me Marku dhe ngre zërin: Kam të drejtë unë të bërtas tani (VIDEO)
Në studion e “Opinion” në Tv Klan ka patur një përplasje mes Ylli Rakipit dhe Mark Markut. Rakipi është revoltuar në momentin që Marku i ka ndërhyrë teksa ai po fliste dhe i ka ngritur zërin këtij të fundit, duke shtuar se tani ‘ka të drejtë ai të bërtasë’.

Blendi Fevizu: Ti sa minuta do të flasësh?

Ylli Rakipi: Ti zotëri si një autor i një prej emisioneve më të rëndësishme në vend, duhet të pyesni përfaqësitë diplomatike në Tiranë, përjashto Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorin e SHBA që me bukë në torbë i është vënë Sali Berishës. Shkon ther dhe gjelin në Tropojë, i pret kokën, që “i preva kokën Saliut”etj, ti duhet të interesohesh dhe t’i pyesësh pse shkuan ata atje.

Blendi Fevizu: Ambasadori amerikan ka linjë të departamentit të shtetit.

Ylli Rakipi: Problemi është se ti mund të pyesësh si gazetar i njohur i këtij vendi ambasadat e perëndimit këtu se pse shkuan ata atje. Ambasadori ka shkuar atje me bindjen time, me kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe kjo nuk do të thotë se kur unë të kërkoj ty Fevzi dhe gjithë këta të tjerët këtu që të shkojmë atje, nuk do të thotë që ata janë shqetësuar për problemin që i ka ndodhur një ditë më parë me hyrjen e Sali Berishës në PD sepse nëse është kështu, do të ishte e kundërta. Ambasadorët do të kërkonin të shkonin atje. Thelbi i këtij problemi është që nëse një kryetar opozite kërkon ambasadorët e rëndësishëm të atij vendi, është gjëja më normale që ata të shkojnë se ata nuk janë rrugaçë.

Mark Marku: Po t’i thërrasë Sali Berisha a shkojnë?

Ylli Rakipi: Pse ndërhyn, a më the vetë më lër?! Pse ndërhyn, pse? A më bërtite mos ndërhyj, tani kam të drejtë unë të bërtas.

The post Rakipi përplaset me Marku dhe ngre zërin: Kam të drejtë unë të bërtas tani (VIDEO) appeared first on Albeu.com.