Rakipaj Archives - Albeu.com

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e partneres: Ai dilte ndonjëherë natën…
Mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën, pasi u gjet i pajetë shtetasi 58-vjeçar, Renato Hoxhaj.

Viktima Renato Hoxhaj, punonte prej 5 vitesh si roje në një objekt pranë shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Për vrasjen e 58-vjeçarit, ende nuk ka dyshime mbi ndonjë autor të mundshëm dhe motivin e këtij krimi.

Por kemi arritur të mësojmë pak mbi përditshmërinë e të ndjerit, përmes bashkëjetueses së tij, K.Rakipaj.

Në një interviste për Klan News, zonja Rakipaj, është shprehur se në dijeninë e saj, 58-vjeçari nuk ka ndjerë kërcënim, e as nuk është përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm.

Rutina e tij ndryshoi kohët e fundit, pasi Hoxhaj nuk ka pasur një orar të rregullt të kthimit në shtëpi, apo të daljes nga banesa.

Çifti bashkëjetonte prej rreth 2 vitesh në shtëpinë e të ndjerit Hoxhaj. Bashkëjetuesja shprehet për gazetaren se prej gati 1 viti e gjysmë, ai nuk punonte më si roje.

Rakipaj tregon dhe pak nga ajo se çfarë ajo ka dëshmuar para uniformave blu. Sipas saj, ajo ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre.

Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.

Bashkëjetuesja e të ndjerit, edhe pse nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës, është larguar nga banesa ku të dy jetonin, pasi shprehet se ka frikë.

Intervista e plotë:

Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?

Rakipaj: Po, e ai punonte roje.

Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?

Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.

Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?

Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.

Pyetje: Një vit e gjysmë?

Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.

Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?

Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?

Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?

Rakipaj: Jo, jo.

Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?

Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…

Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…

Rakipaj: Jo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.

Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.

Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.

Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.

Rakipaj: Nuk e di.

Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?

Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.

Pyetje: Ti personalisht jo.

Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.

Pyetje: Çfarë kërkoni sot?

Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.

Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?

Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.

Pyetje: Ku jetonit?

Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.

Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?

Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.

Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?

Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.

Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?

Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.

Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?

Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.

Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?

Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e partneres: Ai dilte ndonjëherë natën… appeared first on Albeu.com.