raketat javelin Archives - Albeu.com

Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me të cilat sipas Serbisë, britanikët po furnizojnë Kosovën
Serbia tha pak ditë më parë se Britania e Madhe po furnizon me armë Kosovën.

Sipas mediave serbe, në Kosovë po dërgohen fshëhurazi raketa anti-tank të tipit Javelin dhe NLAW, të cilat po përdoren gjerësisht nga ukrainasit në luftën kundër Rusisë.

Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, megjithëse për vete Serbia po armatoset nga të gjitha anët.

Bëhet fjalë për raketat efikase anti-tank që kanë ndihmuar forcat ukrainse për t’i fituar disa beteja, duke shkatërruar me sukses tanket ruse në luftën që po vazhdon nga 25 shkurti i këtij viti.

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve. Bartet në supe dhe qëllon në mënyrë automatike, duke i mundësuar bartësit që të mbrohet dhe të evitojë kundërgoditjen.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku caku është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur. Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës.

“Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë sipas të dhënave në ëikipedia, kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

“NLAW” është po ashtu një armë anti-tank, i njohur si “vrasësi i tankeve”, që ka fuqinë t’i shkatërrojë edhe tanket më të sofistikuara. Është armë e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përdorur në të gjitha ambientet gjatë luftimeve. Është armë e konceptuar dhe e ndërtuar nga Suedia, të cilën që nga viti 2001 e përdor edhe Britania e Madhe si zëvendësim për “LAW 80s”.

“NLAW” është e dizajnuar për t’u përdorur nga forcat e këmbësorisë dhe peshon vetëm 12.5 kilogramë si dhe është efikase në distancë mes 25 deri në 800 metra. Është jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të sulmojë pothuajse nga çdo pozicion.

Me këtë armë, mund të qëllohet nga brenda një ndërtese, nga një bodrum ose nga kati i dytë i një ndërtese jashtë rrezes së shumicës së tankeve. Çmimi për njësi i kësaj arme sillet nga 30 mijë deri në 40 mijë dollarë.

Sipas medias serbe Novosti, presidenti Aleksandar Vuçiç do të kërkojë llogari nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson për furnizimin e Kosovës me këto armë dhe trajnimin e ushtarëve të FSK-së për përdorimin e tyre.

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

Në këtë njoftim nuk është dhënë ndonjë informacion, si ky që transmeton media serbe, e me gjasë edhe presidenca serbe.

The post Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me të cilat sipas Serbisë, britanikët po furnizojnë Kosovën appeared first on Albeu.com.

Mediat serbe: Britania dërgoi raketa në Kosovë, Vuçiç do t’i reagojë Boris Johnson-it
Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Megjithatë, sipas mediave serbe, përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAW” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse, transmeton Gazeta Express.

Për këtë gjë, sipas Novosti-t të Beogradit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

Në një shkrim tendencioz, Novosti ka shkruar se në mes të një lufte në Ukrainë dhe tensioneve politike në Rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedh zjarrit benzinë”.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, ka po ashtu një dakordancë, që Britania e Madhe t’i trajnojë falas pjesëtarët e FSK-së për përdorimin këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake./GazetaExpress/

The post Mediat serbe: Britania dërgoi raketa në Kosovë, Vuçiç do t’i reagojë Boris Johnson-it appeared first on Albeu.com.