raketat berthamore Archives - Albeu.com

Putini bën gati raketat bërthamore, si t’i kundërvihemi të çmendurit të Kremlinit
Nga Oleksiy Danilov “Worldcrunch”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Kiev – Kohët e fundit pata një bisedë shumë interesante dhe sipas mendimit tim shumë domethënëse me një gazetar perëndimor. Pyetjet por edhe reagimi i tij ndaj përgjigjeve të mia, janë një shembull i përsosur i një linje të re “paqebërëse”, që po fillon të zhvillohet në hapësirën mediatike perëndimore.

Unë nuk pretendoj se gazetarët bëhen qëllimisht bashkëpunëtorë të fushatës informative ruse. Por që kjo linjë e re shkon kryesisht në favor të Rusisë është një fakt i padiskutueshëm.

Ndërsa diskutoja ngjarjet e luftës, deklarova ndër të tjera se Ukraina nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me vrasësin e më shumë se 500 fëmijëve ukrainas dhe se nga ana tjetër ne jemi të indinjuar dhe nuk mund ta kuptojmë sesi vendet e tjera mund të komunikojnë me një kriminel lufte.

Gazetari në fjalë kundërshtoi, duke argumentuar se vazhdimi i luftës do të shkaktonte akoma më shumë viktima.

Për të, ishte e rëndësishme të kujtohej se Vladimir Putin mund të përdorte në çdo moment arsenalin e tij bërthamor. Si rezultat i një arsyetimi të tillë “logjik”, gazetari këmbënguli se domosdoshmëria më e dukshme ishte gjetja e një kompromisi.

Komoditet dhe siguri

Përgjigja ime e parë për një ide të tillë, ishte se nëse bota do të kishte reaguar në kohë ndaj sulmit të Adolf Hitlerit ndaj Polonisë në vitin 1939, nuk do të kishte rreth 20 milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore. Por nuk mund të bësh kompromis me një agresor; ata duhet të dënohen pa asnjë rezervë.

Por, dhe kjo është ndoshta më e rëndësishmja, pyetje dhe arsyetime të tilla në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Putin janë shumë manipuluese. Ato nënkuptojnë se një vend që nuk posedon armë bërthamore, nuk mund dhe nuk duhet t’i rezistojë atij që ka armë të tilla.

Sipas kësaj logjike, një vend që është objekt i një sulmi nga një shtet bërthamor, provokon kërcënimin e një apokalipsi bërthamor me vetë rezistencën e tij. Dhe në një rast të tillë, objekt i dënimit nuk është agresori, por viktima.

Ajo që ata thonë është: “Dorëzohuni dhe mos rezistoni. Ne nuk kemi nevojë për lirinë tuaj, por për rehatinë dhe sigurinë tonë”. Ata do të përpiqen të popullarizojnë sa më shumë këtë opinion për të refuzuar mbështetjen për Ukrainën, e cila me veprimet e saj, rezulton sipas tyre se po e “provokon” vazhdimisht Rusinë.

Një logjikë mashtruese

Ju mund të thoni se një qasje e tillë është iluzore dhe e pakuptimtë. Megjithatë është fakt që një qasje e tillë është karakteristikë e një numri të caktuar përfaqësuesish të sferës politike perëndimore, e cila për fatin tonë, është ende në pakicë. Por besoj se kjo ide do të promovohet tani aktivisht nga Kremlini.

Për të parandaluar që të bëhet dominuese kjo logjikë e rreme dhe mashtruese, ne duhet të refuzojmë pa u lodhur, me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme, pranimin e çdo lloj shantazhi bërthamor. Ne nuk kemi frikë nga e ashtuquajtura “ushtria nr.2 e botës”, as nga Putini, miu i bunkerit dhe klubi i tij bërthamor. Ne kemi frikë vetëm nga një gjë: të humbasim lirinë dhe do t`i shkojmë deri në fund luftës për këtë.

Jo vetëm një problemi i Kievit

Bota e pa për një kohë të gjatë, dhe nëse nuk e ndihmoi qëllimisht, nuk e pengoi rritjen e “përbindëshit” rus. Ukraina u detyrua t’i dorëzonte Rusisë arsenalin e dytë më të madh bërthamor në botë, për ta armatosur me raketat tona ushtrinë ruse të përdhunuesve.

Detyra jonë është të krijojmë një mekanizëm që do ta mbrojë njerëzimin nga kërcënimi i çmendurisë bërthamore. Bota ishte një donator i teknologjive moderne, një blerës i naftës dhe gazit, gjë që u bë bazamenti i financimit të autoritarizmit të Putinit. U korruptuan elitat ndërkombëtare dhe u hapën dyert e oligarkisë ruse.

Ukraina nuk e ushqeu këtë përbindësh në Moskë. Por kjo është tashmë një çështje e historisë, dhe detyra aktuale është të krijojmë një mekanizëm që do ta mbrojë njerëzimin nga kërcënimi i çmendurisë bërthamore. Prandaj, marrëzia bërthamore e Kremlinit nuk është problem vetëm për Ukrainën, por edhe për botën.

Shënim:Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

The post Putini bën gati raketat bërthamore, si t’i kundërvihemi të çmendurit të Kremlinit appeared first on Albeu.com.

Putin bën gati “dhuratat e krishtlindjeve” për ushtrinë e tij, porosit furnizimin me raketat bërthamore
Presidenti rus, Vladimir Putin ka porositur një furnizim të ri me dhjetëra raketa të fundit hipersonike Zircon me aftësi bërthamore.

Këto raketa udhëtojnë me shpejtësi prej afro 7000 milje në orë sipas DailyMail.

Arma “9 Mach”, e njohur në Rusi si “Tsirkon” do të vendoset në shërbim të ushtrisë ruse brenda këtij viti.

“Kontrata e parë për prodhimin e një grupi Tsirkon u nënshkrua në verën e vitit 2021”, tha një burim i afërt me ministrinë ruse të mbrojtjes, ndërsa “një kontratë shtesë u nënshkrua këtë vjeshtë.”

Urdhri i ri nuk është shpallur zyrtarisht, por raportet për të janë përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, pasi kontrata e fundit do të shohë dorëzimin e ‘disa dhjetëra’ raketash Zircon 6,670 mph në 2023, shtoi burimi./albeu.com

The post Putin bën gati “dhuratat e krishtlindjeve” për ushtrinë e tij, porosit furnizimin me raketat bërthamore appeared first on Albeu.com.

Testet e raketave nga Koreja e Veriut, Shqipëria thirrje Kim Jong Un-it: Hiq dorë nga provokimet!
Ditën e sotme, Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara është duke diskutuar në një seancë emergjente të thirrur nga Shqipëria, mbi testimet e të paktën katër raketave me potencial bërthamor nga Koreja e Veriut.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka akuzuar Kinën dhe Rusinë se i kanë krijuar një farë mbrojtjeje diktatorit Kim Jong Un, duke penguar forcimin e sanksioneve nga Këshilli i Sigurisë.

“DPRK (Koreja e Veriut) ka gëzuar mbrojtje të plotë nga dy anëtarë të këtij këshilli,” tha ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

“Me pak fjalë, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë mundësuar Kim Jong Un”, shtoi ajo.

Edhe Shqipëria dënoi testimet e Koresë së Veriut, duke kërkuar që Kim Jong Un “të mbahet përgjegjës për tmerrimin e banorëve japonezë dhe kërcënimin e të gjithë gadishullit të Koresë”. “Sanksionet ndaj DPRK-së duhet të implementohen plotësisht. Hiqni dorë nga provokimet dhe kthejuni dialogut dhe diplomacisë, si e vetmja rrugë përpara”, deklaroi përfaqësuesja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Këshilli prej 15 anëtarësh u mbodh këtë të mërkurë pasi Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore testoi një raketë balistike që fluturoi mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Kina dhe Rusia e kundërshtuan mbledhjen e Këshillit, duke argumentuar se nuk do të ishte e favorshme për të lehtësuar situatën.

The post Testet e raketave nga Koreja e Veriut, Shqipëria thirrje Kim Jong Un-it: Hiq dorë nga provokimet! appeared first on Albeu.com.

Mund të shkatërrojë Anglinë me një goditje, Rusia nënshkruan kontratën për prodhimin e super raketës “Sarmat”
Ministria ruse e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë për prodhimin e raketave “Sarmat”.

Njoftimi u bë gjatë forumit të Ushtrisë së vitit 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në qershor se Sarmats do të funksionojnë në Rusi deri në fund të vitit dhe se ata do t’i japin Rusisë garanci sigurie “kundër kërcënimeve aktuale” dhe do t’i bëjnë të mendojnë mirë ‘ata që kërcënojnë’.

Kujtojmë se sipas burimeve nga mediat ruse, Sarmat është një raketë që mban shumë mbushje bërthamore dhe është e aftë në shkatërrimin e territoreve me sipërfaqe të mëdha, si përshembull sa Mbretëria e Bashkuar./albeu.com/

The post Mund të shkatërrojë Anglinë me një goditje, Rusia nënshkruan kontratën për prodhimin e super raketës “Sarmat” appeared first on Albeu.com.

Mund të shkatërrojnë një shtet, Putin tregon kur do të përdoren raketat bërthamore SARMAT
Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura.

Sipas skynews, lajmin e bëri të ditur gjatë të martës vetë presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake”, tha ai.

Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore do të përdoren deri në fund të vitit.

The post Mund të shkatërrojnë një shtet, Putin tregon kur do të përdoren raketat bërthamore SARMAT appeared first on Albeu.com.

“Poseidon 2M39”, nëndetësja bërthamore e Rusisë që mund shkaktojë një tsunami radioaktiv
Industria ushtarake ruse ka qenë një nga lideret dhe më progresivet në industri për vite me radhë, dhe në përputhje me rrethanat, një nga armët më të fuqishme në botë aktualisht ndodhet në arsenalin e Rusisë, Poseidon 2M39.

“Poseidon” është një mjet nënujor me fuqi shkatërruese, me shtytje bërthamore dhe armë, i bërë me aftësinë për të kaluar disa mijëra kilometra të pazbuluar përpara se të shpërthejë jo shumë larg brigjeve të armikut, duke shkaktuar një cunami radioaktiv.

Ndryshe nga raketat që fluturojnë në ajër dhe ku ka të paktën disa mundësi për t’u kapur nga mbrojtja kundër raketave, nuk ka mbrojtje kundër “Poseidon”. Silurë të tillë atomikë, të cilët mund të lundrojnë me shpejtësi të madhe në thellësi të oqeanit, nuk mund të zbulojnë radarin që do të sinjalizonte mbrojtjen e tij.

Historia e kësaj arme shkatërruese, për të cilën ende nuk dihet shumë, filloi në shtator 2015. Televizioni rus NTV publikoi “aksidentalisht” një faqe të dokumentit që përmbante të dhëna për “sistemin shumëfunksional të tij”, të quajtur “Status-6”. Zbulimi i informacionit ndodhi gjatë fjalimit të liderit rus Vladimir Putin, i cili gjatë fjalës së tij kritikoi planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për teknologjitë raketore të mbrojtjes.

Pas kësaj, pati spekulime të shumta nëse ishte një paralajmërim apo keqinformim që do t’i bënte të mendonin shtetet “armiq”. Megjithatë, CIA supozon se “rrjedhja” ishte e qëllimshme. Sipas të dhënave të Pentagonit amerikan, Rusia ka kryer testimin fillestar të “Poseidon” më 27 nëntor 2016 në Oqeanin Arktik.

Supozohet se kjo armë është një mini-nëndetëse robotike, e bërë në formën e një topi titani, me një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Gama maksimale është 10,000 kilometra, gjë që e bën të realizueshme gjuajtjen ndërkontinentale dhe një thellësi prej 1,000 metrash. Është i gjatë 24 metra, me diametër rreth 2 metra dhe peshon 100 tonë.

Forca e “Poseidon”, siç pretendojnë disa burime, është 2 megaton, që është shumë më e dobët se termocentrali më i fortë bërthamor i prodhimit rus “Tsar Bomb”./Dosja.al/

The post “Poseidon 2M39”, nëndetësja bërthamore e Rusisë që mund shkaktojë një tsunami radioaktiv appeared first on Albeu.com.

E vërteta për raketën ruse Satan II: A mund të shkrumbojë vërtet Parisin për 200 sekonda?
Sipas një simulimi kompjuterik në një program të transmetuar në fund të prillit në kanalin shtetëror rus Rusi-1, Rusia ka një raketë që kërkon vetëm 200 sekonda për të shkatërruar kryeqytetin francez, Paris, në bombardimin e gjeneratës së fundit të kokave bërthamore.

Por çfarë është në të vërtetë e vërtetë në gjithë këtë?

Kësaj u përpoq t’i përgjigjej gazeta franceze Liberation, e cila në fillim zbuloi se të ftuarit e këtij programi, mes të cilëve ishin anëtarë të parlamentit rus, redaktorë dhe kolumnistë të gazetave, mburreshin me aftësitë goditëse të Moskës kundër armiqve të mundshëm të Rusisë dhe mbështetësve të Ukrainës.

Gazeta franceze thekson se të ftuarit kanë komentuar grafikën e shfaqur në ekranin përballë tyre, e cila tregonte trajektoren portokalli në hartën evropiane me kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s si pika ku mund të binin predha.

Gazeta thekson, në një raport të autorit të saj Alexander Horn, se sipas përkthimeve të bëra nga CheckNews, një deputet i Parlamentit rus (Duma) Alexei Zhuravlev veproi me shumë entuziazëm duke promovuar përdorimin e gjeneratës së fundit të këtyre raketave të njohura si “Sarmat”, që disa media i quajnë “Satan 2”.

Për sa i përket kohës që i duhet kësaj rakete balistike për të arritur në kryeqytetet evropiane, nëse lëshohet nga enklava ruse e Kaliningradit, e cila kufizohet me Poloninë, harta tregon se koha e fluturimit për në Berlin është 106 sekonda, për në Paris duhen vetëm 200 dhe në Londër mund të mbërrijë për 202 sekonda.

Duke komentuar sa më sipër, gazeta thekson se prezantimi i një informacioni të tillë, të cilin e ka deklaruar televizioni shtetëror rus, nuk është një rast i izoluar, por pjesë përbërëse e retorikës luftarake të Kremlinit për rrezikun bërthamor. Në një emision tjetër, Margarita Simonian, e cila është e afërt me Kremlinin dhe drejton disa media ruse të lajmeve si Rusia Sot dhe Sputnik, tha se, përpara humbjes, “një sulm bërthamor ka të ngjarë t’i japë fund çdo gjëje. ndodh në fund […] Edhe sikur të më duket e tmerrshme, e kuptoj, nga ana tjetër, se fati ynë do të jetë parajsa dhe të tjerët thjesht do të vdesin”, tha ajo.

Liberation ka hedhur poshtë pretendimin se raketa Sarmat mund të godasë Parisin në 200 sekonda, sepse është ende në fazën e testimit. Nisja e parë provë u bë më 20 prill të vitit të kaluar, kështu që raketa nuk është ende gati për lëshim. Testi i fundit nuk lidhet drejtpërdrejt me konfliktin në Ukrainë, pasi zhvillimi i këtij sistemi të ri ka vazhduar prej disa vitesh.

Gazeta vuri në dukje se deklaratat e zyrtarëve rusë në fund të vitit 2021, të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, kishin zbuluar tashmë qëllimin e Moskës për të kryer teste të ardhshme të raketës Sarmat. Agjencia tregoi se qëllimi i deklaruar është prodhimi i serisë së parë të kësaj rakete balistike për përdorim operacional deri në fund të vitit 2022.

“Idetë e gabuara” ruse

Benjamin Gravisse, një ekspert për ushtrinë ruse dhe arsenalin e saj, mohoi gjithashtu akuzat e transmetuara nga kanali rus dhe “keqkuptimet” që ai promovoi për Sarmat-in. Në një sërë postimesh në Twitter ai theksoi se kjo raketë edhe nëse është gati për lëshim nuk ka infrastrukturën e nevojshme për lëshim, veçanërisht nga enklava e Kaliningradit. Për më tepër, ky ekspert u tall me mënyrën se si duhet koha e specifikuar që një predhë e tillë të godasë Parisin, duke thënë se nuk ka të bëjë me realitetin, sepse as instalimi i kokave bërthamore nuk mund të bëhet në më pak se gjashtë minuta, tha ai.

Në fakt, edhe pa dislokimin e Sarmatëve, Rusia ka një arsenal bërthamor të larmishëm dhe shumë efektiv që mund ta përdorë për të sulmuar Parisin pa asnjë problem. Vendi mund të përdorë raketa balistike ndërkontinentale të lëshuara nga toka e tij, qoftë nga një nëndetëse apo edhe nga një aeroplan, sipas gazetës franceze.

Por sa kohë do të zgjasë? Gazeta thotë se kjo është e vështirë të parashikohet, pasi skenarët ndryshojnë në varësi të llojit të raketës së përdorur dhe rajonit nga i cili është lëshuar. Promovuesit e këtyre armëve ruse “të mbinatyrshme” nuk duhet të harrojnë se vendet e shënjestruara nga Rusia kanë gjithashtu armë bërthamore, veçanërisht Franca dhe Britania, dhe se një sulm ndaj çdo anëtari të NATO-s do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një reagim nga Shtetet e Bashkuara.

The post E vërteta për raketën ruse Satan II: A mund të shkrumbojë vërtet Parisin për 200 sekonda? appeared first on Albeu.com.

Gjithë sytë nga Ukraina, Koreja e Veriut lëshon raketën balistike në Lindje
Koreja e Veriut gjuajti një “predhë të paidentifikuar” të enjten, tha ushtria e Jugut, pas një serie provokimesh nga vendi i armatosur me armë bërthamore.

Roja bregdetare e Japonisë lëshoi një paralajmërim urgjent për anijet për një “raketë potencialisht balistike të lëshuar ndoshta nga Koreja e Veriut”.

Pheniani i është përmbajtur moratoriumit të testimit të ICBM-ve dhe armëve bërthamore që kur udhëheqësi Kim Jong Un filloi një sërë angazhimesh diplomatike të profilit të lartë me Presidentin e atëhershëm të SHBA Donald Trump në 2018.

Bisedimet më vonë dështuan dhe diplomacia ka dështuar që atëherë, pavarësisht përpjekjeve të administratës së presidentit aktual Joe Biden për të ofruar negociata të reja.

Pheniani filloi të lë të kuptohet në janar se mund të heqë moratoriumin dhe ka kryer një numër rekord të testeve të armëve më parë këtë vit, duke përfshirë raketat balistike të ndaluara hipersonike dhe me rreze të mesme.

Seuli thotë se Koreja e Veriut ka gjuajtur ‘predhë të paidentifikuar’ në brigjet lindore

Pheniani i është përmbajtur moratoriumit për testimin e ICBM-ve dhe armëve bërthamore

Seul: Koreja e Veriut gjuajti një “predhë të paidentifikuar” të enjten, tha ushtria e Jugut, e fundit në një seri provokimesh nga vendi i armatosur me armë bërthamore.

“Koreja e Veriut gjuajti një predhë të paidentifikuar në drejtim të lindjes”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Roja bregdetare e Japonisë lëshoi një paralajmërim urgjent për anijet për një “raketë potencialisht balistike të lëshuar ndoshta nga Koreja e Veriut”.

Pheniani i është përmbajtur moratoriumit të testimit të ICBM-ve dhe armëve bërthamore që kur udhëheqësi Kim Jong Un filloi një sërë angazhimesh diplomatike të profilit të lartë me Presidentin e atëhershëm të SHBA Donald Trump në 2018.

Bisedimet më vonë dështuan dhe diplomacia ka dështuar që atëherë, pavarësisht përpjekjeve të administratës së presidentit aktual Joe Biden për të ofruar negociata të reja.

Pheniani filloi të lë të kuptohet në janar se mund të heqë moratoriumin dhe ka kryer një numër rekord të testeve të armëve më parë këtë vit, duke përfshirë raketat balistike të ndaluara hipersonike dhe me rreze të mesme.

The post Gjithë sytë nga Ukraina, Koreja e Veriut lëshon raketën balistike në Lindje appeared first on Albeu.com.

“Vetëm vendi ynë është i aftë të shkundë botën…”
Koreja e Veriut është ndër pak vende në botë që ka në dispozicion armë bërthamore në rast të një lufte të mundshme.

Vendi komunist krenohet se është në gjendje edhe t’i kundërvihet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast të një konflikti të mundshëm.

Tensionet ndërkombëtare janë rritur për shkak të një serie të fundit të testeve të raketave balistike të Koresë së Veriut, veprime të ndaluara prej kohësh nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Janari ishte një muaj rekord i testeve të tilla, me të paktën shtatë lëshime raketash.

“Sot në botë ka shumë vende që i binden verbërisht dhe të nënshtruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vetëm vendi ynë në këtë planet është i aftë të shkundë botën duke gjuajtur një raketë drejt SHBA-së ”, thuhet në një deklaratë.

“Ka më shumë se 200 vende në botë, por vetëm disa kanë bomba hidrogjeni, raketa balistike ndërkontinentale dhe raketa hipersonike”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

I pyetur për të komentuar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së përsëriti deklaratat e kaluara se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të kthehet në bisedime, thirrje këto që janë injoruar vazhdimisht. Bisedimet për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kanë ngecur që nga viti 2019./albeu.com/

The post “Vetëm vendi ynë është i aftë të shkundë botën…” appeared first on Albeu.com.