raketa balistike Archives - Albeu.com

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme? Irani përdor për herë të parë raketa balistike “Sejil”
Televizioni shtetëror iranian, njoftoi se për herë të parë që nga fillimi i luftës, ishte përdorur një raketë balistike “Sejil”. Raketat e këtij lloji kanë një rreze veprimi prej më shumë se 2,000 kilometrash.

Raketa “Sejil”, e njohur gjithashtu si “Brimstone”, është një raketë balistike tokë-tokë, e zhvilluar tërësisht nga Organizata e Industrive Hapësinore e Iranit.

E pajisur me lëndë djegëse të ngurtë, Sejil është më e shpejtë për t’u lëshuar krahasuar me raketat me karburant të lëngshëm dhe ka aftësi manovrimi të larta, gjë që e bën të vështirë për t’u kapur nga sistemet konvencionale të mbrojtjes ajrore.

Raketa është 25 metra e gjatë, 1.25 metra në diametër dhe peshon rreth 2.3 ton metrikë. Ajo mund të mbajë koka luftarake deri në 700 kilogramë dhe në teori është e aftë të mbajë ngarkesa bërthamore.

Sipas Iranit, raketa mund të godasë Tel Avivin brenda shtatë minutash nëse lëshohet nga qendra e Iranit.

Një version i përmirësuar, i njohur si Sejil-2, u prezantua më 2009 me ndryshime në dizajn dhe shtesa për udhëzimin e saktë.

Flitet edhe për një version tjetër, Sejil-3, i cili mund të ketë një rreze maksimale prej 4,000 kilometrash – mjaftueshëm për të arritur në Evropë nga Irani.

The post Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme? Irani përdor për herë të parë raketa balistike “Sejil” appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut nis raketën balistike drejt detit
Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që Japonia të urdhërojë banorët në një ishull që të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur.

Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut lëvizi drejt ujërave midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, por nuk dha detaje të mëtejshme, si p.sh. sa larg shkoi dhe saktësisht se çfarë lloji rakete lëshoi Koreja e Veriut. Japonia tha se raketa ra në det, por nuk dha detaje të menjëhershme.

Më herët, lëshimi i raketës kishte shtyrë qeverinë japoneze t’i nxiste njerëzit të futeshin në vendstrehime në ishullin më verior, Hokkaido.

Nisja më e fundit në serinë e provave me raketa të Koresës së Veriut këtë vit, erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un u zotua të rrisë arsenalin e tij bërthamor në mënyra më “praktike dhe ofensive”.

Japonia lëshoi një urdhër të ngjashëm evakuimi në tetor të vitit të kaluar kur një raketë e Koresë së Veriut me rreze të mesme veprimi fluturoi mbi Japoni, duke demonstruar kështu potencialin për të arritur deri në territorin amerikan në Paqësor, Guamin. Në atë kohë, autoritetet japoneze paralajmëruan banorët në rajonet verilindore që të futeshin në vendstrehim dhe ndaluan trenat, megjithëse nuk u raportuan dëme përpara se raketa të binte në Paqësor.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka nisur rreth 30 raketa në përgjigje të stërvitjeve SHBA – Koreja e Jugut, të cilat i percepton si prova për një sulm ushtarak. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thonë se stërvitjet janë të natyrës mbrojtëse dhe se u organizuan në përgjigje të kërcënimeve në rritje bërthamore dhe me raketa nga Koreja e Veriut.

Arsenali bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë temë kryesore gjatë një takimi mes Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe Presidentit amerikan Joe Biden në fund të këtij muaji në Uashington. Qeveria e zotit Yoon ka kërkuar garanci më të forta nga Shtetet e Bashkuara se do të vënë në përdorim me siguri dhe me shpejtësi të gjitha aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë ato bërthamore, për të mbrojtur Korenë e Jugut në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut.

Provat me raketa të Koresë së Veriut kanë shtuar gjithashtu urgjencën për Seulin dhe Tokion që të forcojnë gatishmërinë e tyre ushtarake dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët thonë se diskutimet mes udhëheqësve botërorë në takimet e muajit të ardhshëm të Grupit të Shtatëshes në Japoni mund të jenë gjithashtu vendimtare për ruajtjen e presionit diplomatik ndaj Koresë së Veriut pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së është bërë jofunksional për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të përhershëm. Pekini dhe Moska vitin e kaluar bllokuan një përpjekje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të forcuar sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Koresë së Veriut për disa nga testet e saj më të mëdha me raketa, duke nxjerrë kështu më në pah një ndasi të thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë./voa

The post Koreja e Veriut nis raketën balistike drejt detit appeared first on Albeu.com.

Seuli: Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër, çka përbën lansimin e dytë të tillë nga Pheniani në tri ditë.

Këto lansime përkojnë me kohën kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit.

Stërvitjet kanë nisur të hënën dhe do të zgjasin 10 ditë.

Uashingtoni dhe Seuli kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje, pas rritjes së kërcënimeve ushtarake dhe atyre bërthamore nga Koreja Veriore, e cila ka testuar një seri të armëve të ndaluara në muajt e fundit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane ka thënë se raketat kanë fluturuar rreth 620 kilometra.

“Ushtria jonë e ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën, në përgatitje e sipër për lansime tjera”, kanë thënë zyrtarë ushtarakë.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, ka thënë se raketat nuk kanë prekur ujërat e Japonisë, ndonëse Tokio dyshon që Koreja Veriore mund të kryejë “hapa tjerë provokativë”.

Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17.

Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17.

Më 2022, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./REL/

The post Seuli: Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon sërish 3 raketa balistike
Koreja e Veriut lëshoi ​​tre raketa balistike në lindje të Gadishullit Korean ka bërë të ditur ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është nisja e fundit e raketave mes një numri të paprecedentë testesh të kryera nga Koreja e Veriut këtë vit, ndërsa Peniani ka bërë të ditur se do të testojë të tjera armë mes spekulimeve se mund të kryejë testin bërthamor pas disa vitesh.

Të tre raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan nga provinca e Veriut Hwanghae, në jug të kryeqytetit. Ato fluturuan në një lartësi prej rreth 100 km dhe mbuluan një rreze prej rreth 350 km.

“Lëshimi i raketave balistike nga Koreja e Veriut është një provokim i rëndë që minon paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean si dhe komunitetin ndërkombëtar,” ka bërë të ditur shefi i shtabit të Koresë së Jugut, duke e dënuar atë si një shkelje të qartë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. dhe duke i kërkuar të ndalojë menjëherë.

Lëshimet erdhën një ditë pasi ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut njoftoi se kishte kryer me sukses një fluturim provë të një mjeti lëshues hapësinor me lëndë djegëse të ngurtë. Në fillim të kësaj jave pesë dronë të Koresë së Veriut kaluan në Korenë e Jugut, duke bërë që ushtria e Jugut të ndërvepronte me avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues në përpjekje për t’i rrëzuar ata.

Marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut aleate të SHBA-së janë tensionuar më shumë që kur qeveria konservatore e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol mori pushtetin në maj, duke premtuar një qëndrim më të ashpër ndaj Veriut.

The post Koreja e Veriut lëshon sërish 3 raketa balistike appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike të llojit të panjohur
Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike të një lloji të panjohur në drejtim të Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.

Operacioni erdhi disa ditë pasi Pheniani njoftoi se kishte testuar “me sukses” një motor me “karburant të ngurtë” që mund ta lejonte atë të zhvillonte armë më të fuqishme.

“Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike të një lloji të panjohur drejt Detit Lindor”, të cilin Tokio e quan Deti i Japonisë, ishte njoftimi fillestar nga selia në Seul.

Raketa tashmë është rrëzuar dhe besohet se është hedhur në breg jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), sipas rojes bregdetare të Japonisë.

Pheniani ka kryer një numër të paprecedentë testesh raketash në vitin 2022, ndërsa kërkon të zhvillojë armë të reja strategjike dhe të përshpejtojë programet e tij për të forcuar arsenalin e tij raketor dhe bërthamor.

Ndër sistemet e armëve që testoi ishte një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e aftë për të goditur SHBA-në kontinentale.

Koreja e Veriut deklaron se statusi i saj i fuqisë bërthamore është “i pakthyeshëm”, duke sfiduar protestat dhe sanksionet ndërkombëtare.

The post Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike të llojit të panjohur appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e presidentit turk për raketat balistike, reagon Greqia
Qeveria greke reagoi ashpër të hënën pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi gjatë fundjavës se do të godiste Athinën me raketa balistike.

“Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë nuk mund të terrorizohet dhe as të frikësohet,” tha zëdhënësi i qeverisë greke, Giannis Oikonomou gjatë një konference shtypi në Athinë.

Greqia, tha zoti Oikonomou, “është absolutisht e vendosur, është gjithmonë e përgatitur, e gatshme, të mbrojë ligjshmërinë ndërkombëtare, të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane.”

Ai shtoi se “sado të këmbëngulë zoti Erdogan në shtrembërimin e realitetit dhe në retorikën provokuese, të gjitha këto kërcënime dhe lëvizje të tij janë një rrugë pa krye.”

Duke folur gjatë një takimi me të rinj në qytetin verior turk të Samsunit të shtunën, presidenti Erdogan tha se Turqia ka filluar të prodhojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të quajtura “Tayfun”, diçka që siç tha ai “po frikëson grekët”.

“(Grekët) thonë se ato ‘mund të godasin Athinën’, tha zoti Erdogan, komentet e të cilit u bënë publike të dielën vonë.

“Sigurisht që po. Nëse nuk ruani qetësinë, nëse bëni përpjekje për blerje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera (për të armatosur) ishujt, një vend si Turqia duhet të bëjë diçka”, tha ai .

Marrëdhëniet midis fqinjëve dhe aleatëve të NATO-s kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje dhe të drejtat për eksplorimin e energjisë në Mesdheun lindor.

Ato kanë qenë në prag të luftës tre herë gjatë gjysmëshekullit të kaluar./VOA

The post Deklaratat e presidentit turk për raketat balistike, reagon Greqia appeared first on Albeu.com.

Ç’po ndodh? Koreja e Veriut lëshon 4 raketa balistike
Koreja e Veriut lëshoi të shtunën katër raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, ndërsa SHBA-të dhe Koreja e Jugut vazhdojnë stërvitjet ushtarake që u zgjatën edhe me një ditë, si reagim ndaj Phenianit për lëshimin e raketave në fillim të javës.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se raketat fluturuan rreth 130 kilometra dhe arritën në një lartësi prej rreth 20 kilometrash mbi det.

Koreja e Veriut ka lëshuar 30 raketa që nga e mërkura, që në disa raste kanë shkaktuar dhënien e alarmit për sulme ajore duke u kërkuar banorëve strehim të menjëhershëm në Korenë e Jugut dhe Japoni. Pheniani lëshoi të enjten një raketë balistike ndërkontinentale, e cila thuhet se pësoi avari gjatë fluturimit.

Koreja e Jugut angazhoi avionë luftarakë të premten pasi zbuloi 180 fluturime ushtarake koreanoveriore në kufi, ndërsa përshkallëzohen tensionet në Gadishullin Korean.

Manovrat ajrore ushtarake të së shtunës mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut përfshinin edhe dy bombardues strategjikë amerikanë të modelit B-1B.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh të premten me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Shqipërisë, Francës Irlandës dhe Norvegjisë për të diskutuar lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut./VOA

The post Ç’po ndodh? Koreja e Veriut lëshon 4 raketa balistike appeared first on Albeu.com.

Korea e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, alarm në Japoni
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e projektuar për të goditur objektivat në anën tjetër të botës, kanë thënë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Lëshimi i ICBM është i shtati i Phenianit këtë vit dhe vjen mes shqetësimeve se së shpejti do të testojë një armë bërthamore.

Kjo vjen një ditë pasi të dyja Koretë lëshuan raketa në një përshkallëzim të tensioneve. Ai shkëmbim pa numrin më të madh të raketave të lëshuara nga Veriu në një ditë të vetme.

Lëshimet e shumta të raketave të Koresë së Veriut vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e tyre më të mëdha ajrore të përbashkëta ndonjëherë, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si agresive dhe provokuese.

Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë me rreze të gjatë rreth orës 07:40 me orën lokale, sipas një deklarate nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut. Një burim konfirmoi për BBC se ishte një ICBM.

Ajo fluturoi për rreth 760 km dhe arriti një lartësi prej rreth 1,920 km. Por duket se ka dështuar në mes të fluturimit, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap. Pheniani gjuajti gjithashtu dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Raketat e shtynë qeverinë japoneze të lëshojë një alarm të rrallë emergjence të enjten në mëngjes për banorët në disa nga rajonet e saj veriore, duke u thënë atyre të qëndrojnë brenda.

Tokio fillimisht tha se raketa kishte fluturuar mbi Japoni, por ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha më vonë se nuk kapërceu arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë.

SHBA tha se lëshimi demonstroi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Angazhimet tona për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbeten të hekurta”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

The post Korea e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, alarm në Japoni appeared first on Albeu.com.

Turqia thuhet se ka testuar një raketë balistike të ndërtuar fshehurazi
Turqia ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër të prodhimit vendas mbi Detin e Zi të martën, sipas dy personave të njohur me këtë çështje.

Sipas Bloomberg, Një platformë e lëvizshme u përdor për të gjuajtur raketën nga një aeroport pranë qytetit port të Rizes rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale, thanë njerëzit, të cilët kërkuan të mbeten anonimë sepse nuk janë të autorizuar të komentojnë. Predha fluturoi 561 kilometra përpara se të binte në brigjet e portit të Sinopit, më e largëta që ka udhëtuar ndonjë armë e tillë e zhvilluar në vend, thanë ata.

Projekti i fshehtë i raketave i quajtur Tayfun, ose Typhoon në turqisht, është duke u zhvilluar prej disa vitesh, thanë njerëzit pa dhënë detaje. Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes, e cila mbikëqyr zhvillimin e armëve të prodhuara në vend, refuzoi të zbulojë ndonjë informacion rreth projektit.

Turqia mori dorëzimin e një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia, një armik kryesor i NATO-s, në vitin 2019, dy vjet pasi Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me Moskën për të blerë sistemin me shpresën se bashkëpunimi mund ta ndihmojë atë të zhvillojë sistemin e vet. programi i mbrojtjes nga raketat balistike. SHBA e sanksionoi Turqinë dhe e ndaloi atë të punonte dhe të merrte avionët stealth të Lockheed Martin Corp. si përgjigje.

The post Turqia thuhet se ka testuar një raketë balistike të ndërtuar fshehurazi appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi. Zyrtarët koreano-jugorë dhe japonezë thanë se raketa u lëshua dhe ra në det, në bregun lindor të Korese së Veriut. Kang Ho-pil, një zyrtar i lartë i shtatmadhorisë koreano-jugore, tha se ushtria e vendit ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Korenë e Veriut duke i kërkuar të ndalë të tilla prova provokuese.

Sipas zyrtarëve koreano-jugorë, Koreja e Veriut qëlloi 170 predha dhe gëzhojat ranë brenda zonave asnjanëse, të përcaktuara sipas marrëveshjes së vitit 2018 që synonte të ulte tensionet në Gadishullin Korean. Hirokazu Matsuno, kryesekretar i kabinetit qeveritar të Japonisë, tha se lëshimi i raketës dhe fluturimi i avionëve luftarakë pranë kufirit me Korenë e Jugut ka përshkallëzuar më tej tensionin e shkaktuar pas provave të fundit të armëve nga Koreja e Veriut. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut dënoi Phenianin për përshkallëzimin e tensioneve.

“Ne besojmë se Koreja e Veriut mund të kryejë veprime të mëtejshme provokuese, përfshirë edhe prova bërthamore. Japonia do të vijojë të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbledhur dhe analizuar çdo informacion dhe për të marrë çdo veprim në rast rreziku”, tha Matsuno.

Po ashtu, Seuli urdhëroi ngritjen e menjëhershme të avionëve luftarakë pasi rreth 10 avionë ushtarakë të Koresë së Veriut fluturuan pranë kufirit së Koresë së Jugut, tha shtatmadhoria koreano-jugore. Seuli ka vendosur sanksione të njëanshme kundër Phenianit, duke futur në listën e zezë 15 individë të Koresë së Veriut dhe 16 institucione të përfshira në zhvillimin e raketave. Shtatmadhoria koreano-jugore ka paralajmëruar Korenë e Veriut të ndalë provokimet dhe përshkallëzimin e tensionit. Një pjesë e informacioneve për këtë artikull janë marrë nga Reuters./VOA

The post Koreja e Veriut lëshon raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi appeared first on Albeu.com.