raifineria ballsh Archives - Albeu.com

Cfare ndodhi me truallin e uzines se përpunimit të naftës
Pas çmontimit të ARMO-s dhe shitjes së rafinerisë për skrap, shoqëria Shijaku shpk ka shitur për 1.95 milionë euro kompaninë e saj bijë GreeNNat Solar Park, e cila zotëron tokën e ish uzinës së naftës dhe licencën për ndërtimin e një centrali diellor me fuqi 100 mega.

Sipas dokumentave të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, blerësi i GreeNNat Solar Park Ballsh është shoqëria Infotelecom-Albsolar 3, shkruan Kapitali.al.

Infotelecom-Albsolar 3 është një shoqëri e cila zotërohet nga dy biznesmenë. Marin Gjonaj zotëron 51 për qind të aksioneve të saj përmes holding-ut të tij Gjonaj Group, ndërsa pjesa tjetër prej 49 për qind zotërohen nga biznesmeni Agron Haxhiymeri. Gjonaj rezulton i shpallur në kërkim nga policia në janar 2022 pas një operacioni ndaj fermave të Bitcoin në Shijak.

Central 100 mega

Pasi shtiu në dorë asetet e ARMO-s kompania Shijaku nisi menjëherë çmontimin e Uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Më vonë Shijaku themeloi kompaninë GreeNNat, të cilës i kaloi si aset të gjithë tokën e ish Uzinës.

Në janar të këtij viti, qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga shoqëria GreeNNat, në zonën ku ka qenë rafineria e Ballshit.

Dhënia e së drejtës për ndërtimin e centralit u bë pa garë, ndërsa në vendim u saktësua se ndërtimi i centralit të ri “nuk është objekt koncensioni” dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Sipas vendimit, afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi u caktua brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është dhënë për 49 vite.

Qeveria ka parashikuar që e drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike “mund të transferohet te një subjekt i tretë” si dhe caktoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse për lidhjen e kontratës dhe për zbatimin e saj.

Sipas parashikimit të VKM-së, shteti do të përfitojë “falas, në formë royalty sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare”.

Me sa duket, Shijaku nuk ka preferuar ta ndërtojë vetë centralin diellor duke vendosur që ta shesë kompaninë se bashku me liçencën e parkut fotovoltaik për 1.95 milionë euro tek Infotelecom-Albsolar 3.Blerësit e rinj, biznesmenët Gjonaj dhe Haxhiymeri pritet të avancojnë me ndërtimin e centralit, i cili vlerësohet si një investim mbi 50 milionë euro. /albeu.com

The post Cfare ndodhi me truallin e uzines se përpunimit të naftës appeared first on Albeu.com.