raiffesien bank Archives - Albeu.com

Përshkallëzohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara
Situata lidhur me zhdukjen e parave nga llogaritë e Raiffeisen Bank është përshkallëzuar edhe më tej, pasi informacionet më të fundit tregojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarë që kanë rënë viktimë e ndonjë mesazhi mashtrues.

Të dhëna të reja tregojnë se sistemi i sigurisë së vetë bankës është komprometuar tërësisht, duke i lënë llogaritë bankare të shqiptarëve pa mbrojtjen e nevojshme.

Raportimet shqetësuese të qytetarëve tregojnë se, edhe pasi kanë ndërmarrë masa të menjëhershme duke bllokuar kartat e tyre bankare, paratë vijojnë të largohen nga llogaritë, sikur bllokimi të mos kishte ndodhur.

Kjo përjashton përfundimisht çdo pretendim apo justifikim se përgjegjësia qëndron te klientët që kanë klikuar në linqe të dyshimta, pasi në momentin që një kartë bllokohet zyrtarisht nga vetë sistemi, asnjë transaksion nuk duhet të mund të autorizohet.

E gjithë kjo situatë tregon se hakerat apo personat përgjegjës për këtë sulm mund të kenë depërtuar thellë në sistemin qendror të bankës, duke anashkaluar mekanizmat e sigurisë dixhitale. Kur një prej institucioneve më të mëdha financiare në vend nuk është në gjendje të ndalojë humbjen e parave edhe pas bllokimit të kartës dhe, njëkohësisht, fsheh në aplikacion vendndodhjen e transaksioneve, çështja nuk lidhet më vetëm me mënyrën se si qytetarët janë mashtruar, por me pyetjen se sa të sigurta janë në të vërtetë paratë e shqiptarëve në këtë bankë. /JOQ

The post Përshkallëzohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara appeared first on Albeu.com.