RAI Archives - Albeu.com

Tym i bardhë në Itali! Arrihet marrëveshja me Bashkinë, Sanremo mbetet te Rai
Fjala e fundit ka ardhur: Festivali i Muzikës së Sanremos do të vazhdojë të organizohet dhe transmetohet nga RAI.

Pas dy ditësh takimesh intensive në Palazzo Bellevue , selinë e bashkisë Liguriane, palët arritën një marrëveshje që siguron vazhdimësinë e festivalit në RAI,  atje kur dhe është transmetuar prej 70 vitesh.

Negociatat, të udhëhequra nga kryetari i bashkisë Alessandro Mager dhe drejtori i Rai Prime Time, Williams Di Liberatore , lejuan zgjidhjen e çështjeve të mbetura, duke përfshirë klauzolën që kërkonte që 1% e të ardhurave nga reklamat t’i ndahej Bashkisë dhe çështjen e formatit televiziv, një pikë mosmarrëveshjeje midis palëve.

Marrëveshja vjen në fund të një procesi të shoqëruar me ankesa dhe vendime. Pas tenderit publik të lëshuar nga Bashkia pas vendimit të Gjykatës Administrative Rajonale të Ligurias, i cili më vonë u konfirmua nga Këshilli i Shtetit, RAI zgjodhi të merrte pjesë i vetëm në tender , duke i rezistuar konkurrencës së mundshme nga tërheqja e Discovery dhe Mediaset .

Pati momente tensioni, me mundësinë e zhvendosjes së Festivalit në Torino ose Napoli që u diskutua si një plan B. Pika e kthesës erdhi në gusht, me përcaktimin e një shtegu të përbashkët që çoi në tymin e bardhë të shtatorit.

Me marrëveshjen, fillon procesi organizativ për edicionin e ri, me Carlo Conti-n që përsëri mban postin e drejtorit artistik. Eventi do të mbahet në data: 24-28 shkurt 2026, për të shmangur përplasjet me Lojërat Olimpike Milano-Cortina dhe Paralimpike.

The post Tym i bardhë në Itali! Arrihet marrëveshja me Bashkinë, Sanremo mbetet te Rai appeared first on Albeu.com.

Zyrtare! RAI zbulon moderatorin dhe drejtorin artistik të ‘Sanremos’ pas largimit të Amadeus
Televizioni kombëtar italian, RAI ka konfirmuar se Carlo Conti do të jetë prezantues dhe drejtor artistik i ‘Sanremos’ për edicionet e ardhshme të 2025 dhe 2026.

Conti nuk është një fytyrë e re në Sanremo pasi ai e ka organizuar festivalin tri herë në vitet 2015, 2016, 2016. Ndërkohë që përgatitjet për ‘Sanremo 2025’ kanë nisur tashmë në Itali.

Për rikthimin e tij pas 10 vitesh ai është shprehur se është mjaft i emocionuar.

“Pranova falë dashurisë së madhe të kompanisë sonë, që nga CEO tek drejtori i përgjithshëm te drejtori i argëtimit, tek kameramanët, teknikët, ndjeva këtë mbështetje për mua që më bëri të them: do të kthehem.

Për dy vitet e ardhshme unë do të jem drejtor artistik, për më tepër është edhe një mënyrë e bukur për të festuar 40 vitet e para të Rait, kontrata e parë daton në qershor të 1985-ës”, thotë Carlo Conti.

Kujtojmë se në muajin prill Amadeus deklaroi se nuk do ta rinovonte më kontratën me RAI-n e cila skadonte më 31 gusht të 2024.

The post Zyrtare! RAI zbulon moderatorin dhe drejtorin artistik të ‘Sanremos’ pas largimit të Amadeus appeared first on Albeu.com.

“Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit
Një sindikatë gazetarësh italianë ka bërë thirrje që partitë politike të “eliminohen nga Rai” teksa gazetarët e televizionit publik dolën në grevë në shenjë proteste kundër “kontrollit mbytës” që sipas tyre po ushtron qeveria e djathtë e Giorgia Melonit mbi ta.

Koalicioni qeverisës është akuzuar se ka ndikuar në programe, duke përfshirë censurimin e temave që nuk janë në përputhje me qëndrimin e qeverisjes.

Greva të hënën erdhi mes një debati në rritje në Itali për ndikimin politik në media pasi Rai u akuzua për censurimin e një monologu antifashist që do të lexohej në një nga emisionet e tij televizive nga autori i profilit të lartë, Antonio Scurati.

“Kjo grevë ka një aspekt që lidhet me pavarësinë dhe autonominë e gazetarëve,” u tha meidave në Romë Daniele Macheda, presidenti i Usigrai, sindikata kryesore që përfaqëson gazetarët e Rai.

Që nga viti 2005, shumica e bordit të Rai-t është zgjedhur nga politikanët dhe aksioneri kryesor i tij, ministria e ekonomisë, si pjesë e një ligji që u përforcua nga qeveria e qendrës së majtë të Matteo Renzi në 2015.

“Ne gjithmonë kemi thënë se prania e partive politike në Rai duhet të eliminohet,” shtoi Macheda. “Shkuam nga viti 2005 në 2015, kur ligji i Renzit vendosi kontrollin e Rait në duart e drejtpërdrejta të qeverisë,” shtoi ai.

Ndërsa ndikimi politik dhe loja ka qenë gjithmonë një çështje në Rai, shqetësimet janë intensifikuar që kur qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Fratelli d’Italia e Melonit, parti e cila ka origjinë neofashiste, mori pushtetin në tetor 2022.

Scurati duhej të lexonte monologun që shënon festën kombëtare të 25 prillit, e cila feston çlirimin e Italisë nga fashizmi, në emisionin e bisedimeve Rai 3 Chesarà. Por disa orë përpara se të niste emisioni, ai mori një njoftim që i thoshte atij se dalja e tij ishte anuluar “për arsye editoriale”.

Scurati është i njohur në Itali për librat e tij për diktatorin Benito Musolini dhe periudhën fashiste. Fjalimi i tij iu referua Giacomo Matteotti, një kundërshtar politik i Musolinit i cili u vra nga vrasësit fashistë në 1924, dhe masakrave të tjera të kryera nga regjimi. Ai përmbante gjithashtu një paragraf që kritikonte liderët “post-fashistë” të Italisë për mos “përgënjeshtrimin e të kaluarës së tyre neofashiste”.

Qeveria e saj është akuzuar gjithashtu se ka larguar menaxherët e Rai ose drejtuesit e TV me pikëpamje të majta.

The post “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit appeared first on Albeu.com.

Meloni i del në mbrojtje Ramës pas emisionit ‘Report’ të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë! Shqipërinë e portretizuan si ‘narko-shtet’
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah kryeministrit Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ i Rai3 për marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u lincua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’ u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Dhe gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha Meloni me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të Rait se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:

Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

“Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë” vijoi më tej.

The post Meloni i del në mbrojtje Ramës pas emisionit ‘Report’ të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë! Shqipërinë e portretizuan si ‘narko-shtet’ appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve
Pas kërkesës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të diskutohet edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa.

Nga Elisa Spiropali

Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

The post Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Investigimi për marrëveshjen e emigrantëve, Rama i përgjigjet RAI 3: Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh djallëzore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, lidhur me marrëveshjen e emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë.

Në reportazhin investigativ Engjëll Agaçi është etiketuar si ish-avokat i narkotrafikantëve, gjë që ka shkaktuar inidinjatën e Agaçit, i cili dy ditë më parë tha se do të padisë për shpifje RAI 3.

Në shkrimin e RAI 3 thuhej se Engjëll Agaçi një nga komponentët kryesorë të marrveshjes është ish-avokat o narkotrafikantëve të drogës. Gjithashtu në emisionin investigativ thuhej se Agaçi ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Pas këtij shkrimi Engjëll Agaçi ka reaguar për median italiane “La Repubblica”. Agaçi tha se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3. Ai thotë se shkirmi i medias në fjalë dëmton reputacionin e tij.

Nga ana e tij Rama i doli në mbrojtje Agaçit përmes nje postimi të gjate nje rrjetin social. Kryeministri e nis postimin teksa kujton fjalët e gjyshes së tij e cila i thoshte: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore.

Rama thotë se pretendimet per vërtetësine e reportazhit janë të pabaza dhe pa fakte. Kryeministri shprehet se ky dokumentar është një mënyrë sulmi ndaj kryeministres italiane Giorga Meloni në kurriz të Shqipërisë.

Mia nonna che mi ha insegnato l’italiano mi diceva spesso che errare è umano ma perseverare è diabolico. A ricordarmelo adesso è questo ulteriore passo falso di @RaiTre Report, il cui conduttore clamorosamente persevera con le stesse falsità già contenute nella schifosa puntata…

— Edi Rama (@ediramaal) April 24, 2024

Postimi Rames:

Gjyshja ime, e cila më mësoi italisht më thoshte shpesh se të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore. Ajo që më kujton tani është ky gabim tjetër nga emisioni “Report” në RaiTre, gazetari i të cilit ngulmon në mënyrë të bujshme me të njëjtat gënjeshtra të përfshira tashmë në episodin e neveritshëm për Shqipërinë.

Në të thuhet se sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit Shqiptar “e ka vërtetuar me fakte atë që kemi thënë”!

Fatkeqësisht, në episodin që ai mbron pa dobi, jo vetëm që nuk u fol për pyetjen e kryqëzuar me shkrim të viktimës së sulmit brutal, por para auditorit të “Report” iu tha se sekretari Agaçi nuk pranoi të përgjigjej.

Sikur të mos mjaftonte kjo gënjeshtër e bujshme, gazetari i tij doli të nesërmen në një televizion shqiptar për të ripërsëritur habinë e tij për faktin se pyetjeve të tij nuk u ishte përgjigjur kurrë, ndërsa siç tregojnë faktet ai i kishte marrë të gjitha përgjigjet me shkrim dhe brenda afatit që kishte kërkuar.

Më pas ai vetë konfirmon se “Report” ka gënjyer kur shton se “në email-in e përgjigjes së Agaçit, ai konfirmon se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës”.

Nëse ky është shërbim publik, unë jam Federico Fellini. Dhe nëse për këtë program të Shërbimit Publik një avokat penal nga një shtet ligjor, i cili si rregull nuk jeton duke mbrojtur shenjtorët, por duke mbrojtur supozimet kriminale ose kriminelët e dënuar, prandaj duhet të sulmohet sikur të ishte vetë një kriminel, kështu që këtu për të gjetur një logjikë të ngjashme është e pashmangshme t’i drejtohemi kujtimit të Shqipërisë kur figura e avokatit mbrojtës u varros nga regjimi gjakatar komunist si lebrozët në mesjetë.

Dhe kulmi vjen, gazetari thotë, sikur të kishte bërë një zbulim befasues, se Agaçi “konfirmoi se ka kontribuar, që kur u bë këshilltar ligjor i Ramës, për zbatimin e protokollit” për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, duke përdorur edhe pak logjikë bruto, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk është këshilltari im ligjor, por ai ka mbajtur postin më të rëndësishëm institucional në Administratën Publike që nga viti 2013 ndërsa protokolli daton në vitin 2023.

Për respekt të Shërbimit Publik dhe gjithashtu si një detyrim ndaj dinjitetit të autorëve të këtij episodi shumë të gabuar të “Report”, për momentin përpiqem të besoj se gjithsesi i gjithë kjo furi për të sulmuar Giorgia Melonin në kurriz të Shqipërisë nuk ishte një mëkat me keqbesim ndaj vendit tim dhe se edhe përfshirja e shpifjeve nga Shqipëria në Itali, (duke përfshirë në punët e Shërbimit Publik edhe shpifjet ndaj vëllait tim kundër të cilave ai tashmë kishte bërë ankesë dhe pret fjalën e drejtësisë) ndodhi vetëm si rezultat i një lehtësie të padurueshme të qenies që gjithnjë e më shpesh në kohët e sotme fatkeqësisht pushton fuqinë fisnike të informacionit dhe e shndërron botën e së drejtës për lirinë e informacionit në një botë të shtypjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Duke e siguruar gazetarin e RaiTre se gjyshja ime vazhdon të ketë të drejtë edhe në vdekje, e këshilloj me dashuri të dëgjojë bashkëshorten e shenjtë dhe të mos ngulmojë në gabimin e atij episodi të tmerrshëm, por thjesht të mbyllë këtë faqe të palavdishme, duke publikuar ndoshta edhe këtë “kontributin tim të vogël” për shëndetin e Shërbimit Publik Italian.

The post Investigimi për marrëveshjen e emigrantëve, Rama i përgjigjet RAI 3: Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh djallëzore appeared first on Albeu.com.

Është zyrtare! Amadeus largohet nga RAI
Prezantuesi i njohur Italian Amadeus nuk do të jetë më pjesë e Rai-t, Radio Televizioni Italian, raporton ‘Ansa‘. Lajmin e ka dhënë vetë ai duke deklaruar se nuk do të rinovojë më kontratën e cila skadon më 31 gusht.

Në bisedën që pati paraditen e djeshme me CEO Giampaolo Rossi, prezantuesi zyrtarizoi vendimin që kishte javë që qarkullonte në ajër: Dëshirën për t’u angazhuar në sfida të reja profesionale, që e presin.

Sipas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse ai pritet të jetë në kanalin e grupit Nove Warner Bros Discovery. Raportohet se grupi Warner Bros, po e pret atë, gati për ta punësuar e për ta bërë drejtues të kanalit Nove.

Rai3 gjithashtu humbi kohët e fundit dy drejtues të tjerë të njohur të emisioneve të njohura, Fabio Fazio dhe Lucia Annunziata./ D.M

The post Është zyrtare! Amadeus largohet nga RAI appeared first on Albeu.com.

Këshilltari italian e konfirmon: RAI vjen me programe në gjuhën arbëreshe
Radio Televizioni Publik Italian ka vendosur  të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve.

Këshilltari për Minoritetet Gjuhësore Gianluca Gallo, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka folur për vizitën e zhvilluar nga një delegacion përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Tiranë dhe takimin me Presidentin Begaj.

Gallo u shpreh se ruajtja e gjuhës nga arbëreshët në Itali është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë me konflikte e luftëra.

Sipas tij ruajtja e traditave nga arbëreshët prej më shumë se 5 shekujsh është një shembull që duhet mbrojtur. Ai përmendi risinë e prezantuar nga RAI, i cili do të transmetojë edhe programe në gjuhën arbëreshe së shpejti.

Përfaqësimi i arbëreshëve në Itali, ruajtja e gjuhës. Çfarë perceptimi ka dhe çfarë po bëjnë autoritetet vendase për futjen e gjuhës në shkolla?

Gallo: Është një përvojë e jashtëzakonshme në një botë ku ka konflikte e luftëra edhe në botën perëndimore ku derdhet gjak njerëzish të pafajshëm çdo ditë. Pas 550 vitesh arbëreshët kanë ruajtur gjuhën pa ndryshuar, traditat, kostumet, etj. I dhuruam një prej këtyre kostumeve Zonjës së Parë. Ky shembull i jashtëzakonshëm i integrimit është një shembull që duhet mbrojtur e ruajtur. Është një risi e javëve të fundit që në kontratën e televizionit RAI është futur gjuha arbëreshe. Për herë të parë do të ketë programe në RAI me përmbajtje arbëreshe.

A e promovon Italia trashëgiminë arbëreshe?

Gallo: Kjo futet në objektivat tona, të ruajmë këtë trashëgimi. Unë kam mësuar të kem respekt dhe të kuptoj se sa e rëndësishme është prania e arbëreshëve në Itali. Është e jashtëzakonshme që arbëreshët kanë ruajtur çdo gjë që ka qenë e lidhur me trashëgiminë e tyre. Stërgjyshja ime ka qenë me origjinë arbëreshe. Ajo ishte një grua krenare, sepse të tillë janë arbëreshët. Gratë e familjeve të mëdha ishin të forta.

Si i konsideroni ju marrëdhëniet Kalabri-Shqipëri?

Gallo: Është në qëllimet e kryetarit të rajonit dhe Presidentit Begaj. Ne e pritëm Presidentin Begaj në një vizitë në Kalabri dhe është folur për vlerësimin dhe investimin në komunitetin arbëresh si edhe ringjalljen e raporteve dypalëshe. Kjo nënkupton investime të ndërsjella në arsim dhe jo vetëm biznes. Ka pasur takime studimore që janë shoqëruar me propozime konkrete të cilat shpresoj të bëhen publike në vijim.

The post Këshilltari italian e konfirmon: RAI vjen me programe në gjuhën arbëreshe appeared first on Albeu.com.

Ikona e televizionit italian, Mara Venier: E dua Alketën tuaj, do vij në Shqipëri
Ikona e televizionit italian, Mara Venier ka përshëndetur shqiptarët së fundmi përmes një videoje në Instagramin e Alketa Vejsiut.

Mara e ftoi Alketën në emisionin e saj “Domenica” dhe premtoi se do vijë në Shqipëri.

“E dua Alketën, e ftoj në Domenica, pastaj më prisni mua në Shqipëri!”, tha Mara.

The post Ikona e televizionit italian, Mara Venier: E dua Alketën tuaj, do vij në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Gjigandi italian RAI rikthehet në Shqipëri
Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri.

Bëhet me dije se programet e tij do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar.

Bëhet fjalë për 24 programe, seri televizive, dokumentarë dhe filma RAI.

Marrëveshja do të nënshkruhet më 10 tetor, ku do të vijnë një përfaqësi e Rai-t në Tiranë dhe do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI.

Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.

Raffaella Carrà, Celentano, Mina, “Canzonissima”, “Zecchino d’oro”, “La piovra”, janë vetëm disa nga artistët apo programet që kanë bërë historinë e televizionit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Gjatë vizitës, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.

Konferenca për shtyp dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të mbahen më datë 10 tetor në orën 12.30 pranë Rezidencës Italiane. Do të marrin fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Administratori i Deleguar i RaiCom, Angelo Teodoli, si edhe Drejtoresha për Çështjet Ndërkombëtare pranë Rai, Simona Martorelli.

The post Gjigandi italian RAI rikthehet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.