rafineri nafte Archives - Albeu.com

Turqia godet objektet e naftës në Sirinë veriore
Dronët turq po godasin objektet kryesore të naftës nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të drejtuara nga kurdët në Sirinë verilindore, njoftuan tre burime vendase. Sulmet ajrore u dënuan me forcë nga Shtetet e Bashkuara.

SDF-ja njoftoi se dhjetëra persona, ndër ta edhe 11 luftëtarë të saj, u vranë gjatë sulmeve. Kjo është hera e parë që Turqia ka sulmuar sistematikisht fushat e naftës në rajonin e kontrolluar nga SDF-ja.

Avionët turq filluan gjatë fundjavës sulme ajrore ndaj bazave të milicisë kurde siriane YPG të vendosura në Sirinë veriore, duke shkaktuar edhe kundërpërgjigje në formën e sulmeve përgjatë kufirit sirian.

SDF-ja, një partnere e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, tha se Turqia ka goditur më thellë në territorin sirian se gjatë operacioneve të mëparshme dhe se sulmet kishin vrarë 15 civilë dhe 25 ushtarë të qeverisë siriane.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka premtuar zgjerimin e operacionit dhe tha se Ankaraja do të fillojë një operacion tokësor në momentin kur ta gjykojë të dobishme.

“Armiku synon t’u shkaktojë dëme të mëdha forcave tona mbrojtëse, në veçanti ndaj komandantëve tanë dhe qendrave të komandës… Po përgatit kështu terrenin për një ofensivë tokësore”, u shpreh në një deklaratë SDF-ja.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka zhvilluar tashmë tre operacione tokësore në Siri kundër milicive kurde.

KUNDËRPËRGJIGJE

Turqia filloi operacionet ajrore në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me bombë më 13 nëntor në Stamboll, për të cilin fajësoi YPG-në, që drejton Forcat Demokratike Siriane (SDF). Ankaraja e konsideron YPG si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e ka shpallur të jashtëligjshme.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin dhe PKK-ja dhe YPG-ja kanë mohuar të jenë përfshirë.

Dronët turq goditën objektet e naftës në orët e vona të së mërkurës pranë qytetit sirian Qamishli, si dhe në zonën e pasur naftëmbajtëse Rumeilan, në afërsi të së cilës janë vendosur edhe forcat amerikane, njoftuan tre burime në qytetet siriane Qamishli dhe Hasaka.

Turqia ka shtuar sulmet me dronë edhe në qendrat e zonave urbane, duke goditur zyrtarë të lartë ushtarakë të YPG-së, thanë burimet që mbajnë kontakte me zyrtarë të SDF-së.

Pentagoni tha se sulmet ajrore turke rrezikuan sigurinë e personelit ushtarak amerikan dhe se situata e përshkallëzuar ka vënë në rrezik vite progresi ndaj militantëve të Shtetit Islamik në këtë zonë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 900 ushtarë në Siri, të cilët kryesisht bashkëpunojnë me SDF-në në verilindje.

I pyetur rreth komentit të Pentagonit, një burim i ministrisë turke të mbrojtjes tha se Ankaraja “përzgjedh objektivat me kujdes” dhe se ishte në kontakt të ngushtë me homologët amerikanë. Ky burim tha se fushat e naftës nuk ishin ndër objektivat e Ankarasë.

PKK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mbështetja amerikane për SDF-në ka qenë prej vitesh një burim kryesor tensioni në marrëdhëniet me vendin aleat në NATO, Turqinë./VOA

The post Turqia godet objektet e naftës në Sirinë veriore appeared first on Albeu.com.

Rusia: Kemi marrë kontrollin e rafinerisë së naftës Lysychansk
Rusia thotë se ka pushtuar rafinerinë e naftës Lysychansk, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

Ukraina nuk e ka konfirmuar ende pretendimin se ka pushtuar atë që do të ishte një vend kyç në betejën për Donbasin, por nëse është e saktë, kjo mund të tregojë një goditje tjetër për forcat ukrainase ndërsa ato luftojnë për të mbajtur kontrollin e qytetit.

Lysychansk është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në rajonin lindor të Luhanskut.

Rafineria është rreth 17 km në jugperëndim të qytetit, sipas Serhiy Haidai, guvernator i Luhansk.

Më herët këtë mëngjes, guvernatori tha se forcat ruse kishin kapur një pjesë të rafinerisë, sipas Al Jazeera.

Ai tha se trupat e Moskës janë ende duke u përpjekur të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në Lysychansk dhe të sulmojnë qytetin nga jugu dhe perëndimi, duke shtuar se kjo ishte “e kotë”.

Ai tha se forcat ruse kanë dështuar gjithashtu deri më tani të marrin nën kontroll autostradën që lidh Lysychansk me Bakhmut në rajonin fqinj Donetsk.

“Banorët e Lysychansk kalojnë pothuajse 24 orë në bodrume dhe shtëpi,” shtoi ai, ndërsa granatimet e qytetit janë shumë të dendura./albeu.com

The post Rusia: Kemi marrë kontrollin e rafinerisë së naftës Lysychansk appeared first on Albeu.com.