Rafah Archives - Albeu.com

Netanyahu viziton trupat izraelite në Rafah
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në jug të Gazës, disa ditë para se të mbajë një fjalim para Kongresit amerikan.

Vizita e trupave izraelite në Rafah u bë publike vetëm disa orë pasi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, politikan i ekstremit të djathtë, vizitoi vendet e shenjta në Jerusalem.

Kjo vizitë e Ben-Gvirit kërcënon që të pengojë bisedimet që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën 9-mujore mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Negociatorët izraelitë të mërkurën arritën në Kajro për të punuar në eliminimin e dallimeve mes Izraelit dhe Hamasit sa i përket marrëveshjes për armëpushim.

Zyra e Netanyahut bëri publike vizitën e kryeministrit izraelit në Rafah, vetëm pasi ai e kishte përfunduar vizitën në këtë qytet të shkatërruar nga lufta në Gazë. Kjo zyrë tha se më vonë do të japë detaje të tjera për vizitën në jug të Gazës.

Forcat izraelite pushtuan Rafahun në fillim të majit, duke detyruar shumicën e 2 milionë personave që po strehoheshin aty, që të largohen.

Izraeli ka thënë se pothuajse ka mposhtur Hamasin në Rafah, që sipas Izraelit është qyteti ku Hamasi ka bastionin e tij të fundit në Gazë.

Në javët e fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gazën qendrore, ku gjenden shumica e palestinezëve që kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës për shkak të luftimeve.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 38.600 persona.

The post Netanyahu viziton trupat izraelite në Rafah appeared first on Albeu.com.

OKB: Mbi 1.3 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah brenda 6 javëve
Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës në një hark kohor prej gjashtë javësh, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“UNRWA vlerëson se 65,000 njerëz janë strehuar në Rafah. Gjashtë javë më parë ishin rreth 1.4 milionë. Që nga fillimi i luftës, familjet në Gaza janë detyruar të ikin përsëri dhe përsëri. Ata vazhdojnë të kërkojnë siguri aty ku nuk ka.”, thuhet në deklaratën e UNRWA.

Javën e kaluar, Këshilli Norvegjez për Refugjatët  nënvizoi në një raport se pothuajse një milion njerëz – gjysma e popullsisë së Gazës – janë zhvendosur në muajin e kaluar pas operacioneve të zgjeruara ushtarake të Izraelit në Rafah.

Raporti theksonte se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e zhvendosur në Gaza të zhvendosen, duke u përballur me probleme të tilla si rrugët e bllokuara, mbipopullimi, mungesa e karburantit dhe një rritje gjashtëfish e kostove të transportit. Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje të rasteve të hepatitit A, me akumulimin e mbetjeve.

The post OKB: Mbi 1.3 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah brenda 6 javëve appeared first on Albeu.com.

Fushata në rrjet për Rafah, çfarë ndodhi me foton e krijuar nga IA?
Një fotografi nga Rafahu i Rripit të Gazës, që është shikuar nga miliona njerëz, shfaq tenda në një kamp dhe në mbishkrimin e saj theksohet vetëm një fjali: “Të gjithë me sy nga Rafahu”. Ajo u shpërnda më shumë se 50 milionë herë.

Kjo fotografi, e cila nuk është madje as fotografi e mirëfilltë, është në qendër të një fushate në Instagram, e cila ka marrë vëmendjen e algoritmit dhe ka mahnitur përdoruesit në gjithë botën, të cilët kanë shfaqur mbështetjen e tyre për lëvizjen palestineze derisa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Fotografia e thjeshtë u krijua me Inteligjencë Artificiale (IA) nga një përdorues i Instagramit në Malajzi, i cili ishte i pari që e shpërndau po ashtu. Ajo është bërë virale në këtë platformë të rrjeteve sociale, me një mesazh që bën thirrje për vëmendje në qytetin e vogël jugor Rafah, ku u vranë së paku 37 njerëz nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi të të zhvendosurve palestinezë. Pasi zemërimi ndërkombëtar pasoi pas sulmit, kjo frazë mori vëmendjen kryesore online.

Roli i rrjeteve sociale në luftën Izrael-Hamas

Ka pasur shumë trende dhe fushata në rrjetet sociale gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Njerëzit i përdorin platformat e tyre për të qenë pjesë e trendeve të tilla për arsye të ndryshme.

“Të qenët pjesë e fushatës ‘Të gjithë me sy kah Rafahu’ është mënyra se si njerëzit japin mbështetjen e tyre dhe ndihmojnë në përhapjen e mesazhit se çfarë po ndodh në Izrael”, tha Matt Navarra, analist dhe konsultat i rrjeteve sociale.

Fushatat në rrjetet sociale në lidhje me çështje politike nuk janë diçka e re, sepse shumë prej tyre kanë marrë vëmendje të tillë.

The post Fushata në rrjet për Rafah, çfarë ndodhi me foton e krijuar nga IA? appeared first on Albeu.com.

“Të gjithë sytë në Rafah”/Fotoja virale në Instagram ripostohet mbi 23 milionë herë, shkak sulmet e fundit izraelite
Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi global i hashtagut vizual “All Eyes on Rafah”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në rrjetin social Instagram.

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është një hashtag i ri, por popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve, i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ku edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “gabim tragjik”.

Si rezultat, numri i “story”-ve në Instagram nga përdoruesit janë rritur në maksimum gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë.

The post “Të gjithë sytë në Rafah”/Fotoja virale në Instagram ripostohet mbi 23 milionë herë, shkak sulmet e fundit izraelite appeared first on Albeu.com.

OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite
Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të Gazë, tha të martën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Nëse pushtimi do të vazhdojë, ne do ta humbim edhe spitalin e fundit në Rafah”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së OBSH-së në Gjenevë, Peeperkorn tha se mund të ketë edhe shumë të vrarë në Rafah, pas raportimeve se tanket izraelite janë futur në qendër të qytetit.

Izraeli e nisi ofensivën në Rafah para tri javëve dhe tani po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare, pasi një sulm ajror të dielën shkaktoi zjarr në një kamp tendash në pjesën perëndimore të Rafahut, duke i vrarë së paku 45 njerëz.

Izraeli tha se cak i atij sulmi ishin dy pjesëtarë të lartë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe se qëllimi nuk ishte vrasja e civilëve.

Peeperkorn tha se nga tre spitalet që ka Rafahu, vetëm njëri “mezi funksionon”.

Ai theksoi se spitali El-Najar, në të cilin në të kaluarën mjekoheshin rreth 700 pacientë në dializë, nuk punon më.

Rafah ishte pikëkalimi kryesor për furnizim me ndihma dhe barna për palestinezët, para se ushtria izraelite ta niste ofensivën në pjesën kufitare të Gazës në fillim të këtij muaji dhe ta merrte në kontroll këtë pikëkalim në pjesën palestineze.

Peekerkorn tha se mbyllja e pikëkalimit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë e OBSH-së për të dërguar barna në Gazë.

“Gati 100 për qind e furnizimeve mjekësore, barnat esenciale, pajisjet, vijnë nga Al-Arish [në Egjipt] përmes pikëkalimit në Rafah. Tani, 60 kamionë po presin në Al-Arish për t’u futur në Gazë”, shtoi ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se një banor i Rafahut ka qasje në vetëm një litër ujë në ditë”, duke shtuar se “kjo është nën shkallën emergjente”.

Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.

Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin t’i japë fund ofensivës ushtarake në Rafah.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së./rel

The post OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite appeared first on Albeu.com.

45 të vrarë në Rafah, mes tyre fëmijë, Netanyahu: Vdekja e civilëve nga bombardimet izraelite aksident
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vdekjen e dhjetëra civilëve palestinezë pas sulmit ajror izraelit në Rafah, një “aksident tragjik”.

Të paktën 45 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe rreth 250 të tjerë u plagosën pas sulmit në një kamp të personave të zhvendosur në Rafah të dielën mbrëma.

Duke folur në Knesset, Netanyahu pretendoi se vdekjet e civilëve ndodhën pasi forcat izraelite shënjestruan anëtarët e Hamasit në Rafah.

“Ne po shqyrtojmë incidentin, kjo është politika jonë”, shtoi kryeministri izraelit.

Sulmi i së dielës ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA) në Tal al-Sultan, sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës.

Ushtria izraelite e kishte identifikuar më parë kampin që bombardoi në Rafah si “brenda zonave të sigurta ku kërkohet të shkojnë të zhvendosurit”.

Ushtria pretendoi se sulmi kishte në shënjestër një kompleks të Hamasit në Rafah./albeu.com

The post 45 të vrarë në Rafah, mes tyre fëmijë, Netanyahu: Vdekja e civilëve nga bombardimet izraelite aksident appeared first on Albeu.com.

Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin që të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah në Gazën jugore. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës, si edhe të hapë kalimin në Rafah për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota pro dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit. Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në Rafah dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë.

Vendimi vjen pasi Afrika e Jugut i kishte kërkuar GJND-së që ta urdhëronte Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah, duke thënë Izraeli po kryen gjenocid dhe se po kërcënon mbijetesën e popullit palestinez.

Izraeli e ka bërë të ditur tashmë se, nëse Gjykata do ta urdhëronte të pushonte ofensivën, nuk do të respektonte urdhrin. Madje pas vendimit, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në qendër të Rafahut. Kryeministri Izraelit do të ketë një komunikim urgjent me ministrat e kabinetit të luftës.

Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

GJND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund t’i japë një urdhër një shteti, por nuk e detyron dot atë që ta zbatojë.

The post Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah appeared first on Albeu.com.

Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve në qendër të Rafah
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në qendër të Rafah që të largohen menjëherë, duke sinjalizuar rritjen e operacioneve ushtarake në qytet dhe duke kërcënuar zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve të tjerë.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kapën pikën kufitare Rafah me Egjiptin, atë që e tha se ishte një “operacion i saktë dhe i synuar” javën e kaluar pasi urdhëruan evakuimin e lagjeve lindore.

Më shumë se 150,000 njerëz janë larguar tashmë nga qyteti. Shumë prej tyre kanë ikur në një “zonë të zgjeruar humanitare”, të përcaktuar nga IDF në bregdet dhe në veriperëndim, ku kushtet janë të tmerrshme.

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, ka kundërshtuar presionin e SHBA për të ndalur një sulm në Rafah, duke thënë se shumica e lidërve të Hamasit ndodhen atje.

The post Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve në qendër të Rafah appeared first on Albeu.com.

OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah
Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

“Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyreshme në Rripin e Gazës. Askund nuk është sigurt. Kemi nevojë për armëpushim tani”, shkroi UNRWA në platformën X.

Deri më tash, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur – gjysma e tyre fëmijë – ishin të strehuar në Rafah.

Por, të hënën, ushtria izraelite kërkoi nga të strehuarit në pjesët lindore të Rafahut, që të largohen drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku tha se do të gjejnë spitale fushore, tenda dhe furnizime të tjera.

Izraeli nisi tashmë bombardimin e qytetit, ku beson se ka mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Ky grup ka sulmuar Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet e Izraelit me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në Rafah.

The post OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah appeared first on Albeu.com.

Palestinezët që ikin nga Rafah përshkruajnë frikën dhe dëshpërimin e tyre: Po largohem drejt të panjohurës
Civilët palestinezë, të cilëve u është thënë të largohen nga Rahaf kanë përshkruar frikën dhe dëshpërimin e tyre. Ata janë detyruar që të braktistin shtëpitë, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën qytetin më të madh jugor të Gazës.

Kishte shpresa se ofensiva e Rafahut nuk do të vazhdonte pasi Hamasi pranoi një propozim për armëpushim të hënën, por ato u shkatërruan shpejt pasi Izraeli tha se kushtet ishin “larg kërkesave të nevojshme të Izraelit” dhe se do të vazhdonte “në mënyrë që të ushtronte presion ushtarak” mbi grupin militant.

Deri të martën në mëngjes, sulmet ajrore izraelite në Rafah kishin vrarë 23 njerëz, duke përfshirë gjashtë fëmijë, sipas zyrtarëve të spitalit në Gazën jugore.

Ushtria izraelite tha se kishte “kontroll operacional” të anës së Gazës të kalimit Rafah, një pikë hyrëse jetike për të transportuar ndihmat e nevojshme në enklavë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Nadav Shoshani tha të martën se ushtria po ndërmerrte “një operacion të saktë kundër terrorizmit” për të “eliminuar terroristët e Hamasit dhe për të çmontuar infrastrukturën terroriste të Hamasit brenda zonave specifike në Rafah lindor”.

Hamasi tha se lëvizja e ushtrisë izraelite në Rafah përbënte një “katastrofë humanitare” dhe përbënte “një kërcënim të drejtpërdrejtë për më shumë se 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur”.

Njerëzit që ikin nga zona kanë treguar përvoja të tmerrshme ndërsa kanë rrëfyer 24 orët e tyre të fundit për CNN, pasi ushtria izraelite  urdhëroi  rreth 100,000 palestinezë që të “evakuohen menjëherë” të hënën. Banorëve iu tha të shpërngulen në Al-Mawasi, një qytet bregdetar pranë qytetit të Khan Younis që grupet e ndihmës thonë se nuk është i përshtatshëm për banim.

Rabee Gharableh, i tha CNN se ishte zhvendosja e shtatë e familjes së tij. “Situata është shumë e vështirë… ne u larguam me frikë, pasi në shënjestër ishin shtëpitë e civilëve, njerëz që i njohim. Granatimet ishin arbitrare dhe të rastësishme mbrëmë”, tha ai.

Një grua tjetër, e cila nuk ndau emrin e saj, tha se “iku nga vdekja” me fëmijët e saj. Ajo tha se familja e saj është zhvendosur më shumë se 10 herë që nga shpërthimi i luftës dhe se kishte “duruar shumë vuajtje dhe poshtërime”.

Lufta aktuale filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit vranë më shumë se 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Në gati shtatë muaj që nga ajo kohë, bombardimet ushtarake të Izraelit në Gaza kanë vrarë më shumë se 34,600 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, dhe kanë shtyrë më shumë se 1 milion palestinezë të kërkojnë strehim në Rafah.

CNN pa njerëz në Rafah lindor në një gjendje paniku pas njoftimit të evakuimit të Izraelit, i cili shkaktoi një mori thirrjesh nga liderët botërorë, Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare që i kërkonin  Izraelit  të mos kryente sulmin e tij të paralajmëruar prej kohësh.

Masa u përshkrua si “çnjerëzore” nga shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Volker Türk dhe “përtej alarmantit” nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC).

Faisal Barbakh, i cili iku me biçikletën e tij, tha se po lë pas një jetë kujtimesh “për të panjohurën”.

“Unë po lë gjithë jetën time këtu. Familja ime është copëtuar në shtatë vende. Ndjej se është fundi i jetës. Nuk mund të mendoj më. Kam lënë pas 59 vite jetë, të gjitha kujtimet e mia, fotot e fëmijëve të mi, kontratën e shtëpisë sime.”

Shumë nga ata që largohen nga Rafahu lindor janë zhvendosur më parë disa herë pasi fokusi i Izraelit është zhvendosur nga qyteti në qytet.

“Kjo është hera e katërt që zhvendosem. Nga Nuseirat në Khan Younis, pastaj në Rafah, dhe tani një tjetër. Nuk e di se ku po shkoj”, tha një burrë për CNN.

Pasi ushtria izraelite sulmoi kalimin në Rafah, flamujt palestinezë u zëvendësuan me flamuj izraelitë, të cilët sipas fotove në rrjetet sociale, mund të shiheshin të montuar jashtë ndërtesës kryesore.

Zëdhënësi i IDF-së, Shoshani, tha se inteligjenca tregoi se pala palestineze e vendkalimit Rafah “po përdorej për qëllime terroriste”.

Kalimi kufitar ka qenë një portal kyç i ndihmës humanitare, me rreth 300 kamionë që hyjnë çdo ditë, sipas një njoftimi nga Egjipti muajin e kaluar.

Wael Abu Omar, një zëdhënës i Autoritetit të Përgjithshëm të Kufirit dhe Kalimit, i tha CNN se të gjitha lëvizjet dhe dërgesat e ndihmave përmes Rafah ishin ndalur “pasi tanket izraelite kapën objektet e kalimit nga pala palestineze”.

Ministria e Brendshme dhe Siguria Kombëtare e Gazës paralajmëroi se mbyllja e Rafah “përkeqëson krizën humanitare” dhe “përfaqëson një politikë të ndëshkimit kolektiv kundër më shumë se 2 milionë njerëzve”.

Ministria e përshkroi kalimin si “një litar kryesor shpëtimi për qytetarët në Rripin e Gazës”, i cili “nuk përfaqëson asnjë kërcënim për pushtimin izraelit”.

Grupet e ndihmës shprehën shpejt shqetësimin se operacioni izraelit atje mund të ndalonte përpjekjet e ndihmës humanitare në të gjithë Rripin e Gazës.

“Ndërprerja e vazhdueshme e hyrjes së ndihmave dhe furnizimeve me karburant në vendkalimin Rafah do të ndalojë përgjigjen kritike humanitare në të gjithë Rripin e Gazës”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në X.

Ai shtoi se “uria katastrofike me të cilën përballen njerëzit veçanërisht në Gazën veriore do të përkeqësohet shumë nëse këto rrugë furnizimi ndërpriten”.

CNN ka kontaktuar me IDF-në dhe COGAT-in për këtë dhe ka pyetur për ndonjë plan për të vazhduar ndihmat në Gaza.

Në muajt e fundit, sulmet izraelite kanë përkeqësuar më tej kushtet për ata që jetojnë dhe strehohen në qytet, duke përfshirë rreth 600,000 fëmijë. Kequshqyerja po përhapet me shpejtësi dhe objektet mjekësore “bëhen të paefektshme nga rrethimi i autoriteteve izraelite”, tha Medicines San Frontieres.

“Ne po ikim nga izraelitët. Ata na paralajmëruan dhe na urdhëruan të evakuonim zonën lindore. Unë kam rrobat dhe ushqimin në çantë. Ne po shkojmë në shtëpinë e gjyshërve tanë”, tha një person tjetër i cili ishte duke u larguar.

Nuk ka ‘zona të sigurta’ në Gaza, thotë kryediplomati i BE-së

Ka pasur një kor dënimi mbi situatën me të cilën përballen shumë njerëz në Rafah dhe vende të tjera në rrip, pasi Izraeli shpërfilli thirrjet ndërkombëtare kundër vazhdimit të operacionit.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të martën se nuk kishte “zona të sigurta” në Gaza, pasi kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai shtoi se kishte “frikë” se ofensiva do të çonte në shumë viktima civile.

Ndërkohë, mungesa e karburantit në Rafah i ka penguar njerëzit të largohen dhe të arrijnë në “zonën e zgjeruar humanitare” të caktuar nga Izraeli në Al-Mawasi, Suze van Meegen, tha kreu i operacioneve të NRC në Palestinë për CNN.

Disa njerëz në Rafah i thanë CNN se nuk dinin ku të shkonin. Një burrë, Odeh Asaliyeh, tha se “vdekja është më dinjitoze se kjo” dhe se ai “lutet që të goditet dhe të gjejë prehje nga e gjithë kjo”.

“Nuk e di ku të shkoj… nuk ka vend të sigurt në të gjithë Gazën”, shtoi Asaliyeh.

Alaa Abu Ramadan tha se familja e saj kishte pritur ditën që të largohej. “Nuk dimë çfarë të bëjmë. Ne po shkojmë në të panjohurën”, tha Ramadan.

The post Palestinezët që ikin nga Rafah përshkruajnë frikën dhe dëshpërimin e tyre: Po largohem drejt të panjohurës appeared first on Albeu.com.