radojicic Archives - Albeu.com

Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Millan Radoiçiqit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.

“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, tha Vuçiç më 11 tetor, gjatë një vizite në një institut mjekësor në Beograd të Serbisë.

Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve, sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiç, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Në dhjetë ditë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përfaqësuesit e qeverive në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe kryeministrja e Italisë, por edhe Gabriel Escobar, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Flanceso Talo do të qëndrojnë në Beograd.

Pritet që tema të takimit në Beograd të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

The post Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiçit appeared first on Albeu.com.

Kurti për arrestimin dhe lirimin Radoiçiçit: Të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Kurti sulmin terrorist e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë, derisa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiqit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë.

“Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.

Me këtë sulm Kurti ka thënë se Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.

Sipas kryeministrit, sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe. “Ka pretendime mbi një pjesë të territorit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës”, tha Kurti, sipas të cilit përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist të grupeve kriminale nga Serbia, jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, është e padiskutueshme.

“Është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, tha Kurti për gazetën Pobjedën në Podgoricë.

I pyetur nëse Milan Radoiçiq vërtet pret që të ekstradohet në Kosovë, ai tha se “të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës”.

“Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate”, u shpreh Kurti.

Ai ka shtuar se marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale dhe Radoiçiqit e ka krahasuar me Arkanin.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti për Pobjedën.

Ai shtoi se shtetet që kanë kompleks superioriteti, kur tkurren apo dobësohen, bëhen të rrezikshme. “Serbia në këtë kuptim është si Rusia”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin./express

The post Kurti për arrestimin dhe lirimin Radoiçiçit: Të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë appeared first on Albeu.com.