qytetet me pak lendshmeri Archives - Albeu.com

Këto dy qytete shqiptare po përjetojnë rënien më të madhe të lindshmërisë në vitet e fundit
Në 10 vitet e fundit Berati dhe Gjirokastra kanë pësuar uljen më të madhe të lindshmërisë. Më pas vjen Korça dhe qytetet e tjera përveç Tiranës dhe Durrësit.

Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë.

Sipas të dhënave krahasuese të INSTAT në tremujorin e parë 2022 numri i lindjeve shënoi rënie vjetore me 4.2%, por në disa qarqe rënia ka qenë më e mprehtë. Në krahasim me një vit më parë, Dibra shënoi rënie të lindshmërisë me 22%, Korça me 19% dhe Berati me 17.4%.

Përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë. Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 derri më 2022 ra me 18 %, por në disa qarqe ishte dy herë më shumë.

Gjatë dekadës së fundit numri i bebeve të lindura në Berat ra me mbi 40 %, ndërsa në Gjirokastër u tkurr me 39.4% dhe gjithashtu edhe në Korçë me mbi 39%. Rënia e lindjeve përgjatë 10 viteve të fundit ishte në mbi 30% ne shumicën e qarqeve të vendit, përveçse në Tiranë dhe Durrës.

Kryeqyteti është i vetmi qark në vend që ka pësuar rritje të shkallës së lindshmërisë me mbi 6 %, përgjatë dekadës. Rritja e lindjeve në Tiranë është stimuluar nga imigrimi i brendshëm, i cili çoi në rritjen popullsisë se kryeqytetit nga viti në vit.

Durrësi, qyteti i dytë në vend popullsia e të cilit është rritur nga migrimi i brendshëm, nuk ka pësuar rritje të lindjeve gjatë dekadës së fundit. Numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera.

Rënia e lindjeve po tregon se kapitali njerëzor i vendit po përkeqësohet, i nxitur edhe nga normat e larta të emigracionit. Studime nga metodologji të ndryshme të INSTAT tregojnë se gjatë dekadës së fundit të larguarit nga vendi janë nga 240 -600 mijë, por shifra e saktë pritet të zbardhet nga censi i popullsisë që do të kryhet këtë vit.

Pakësimi i popullsisë, ku shumë shpejt pritet që shumicë të jenë moshat e vjetra do të ndikojë negativisht zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk mund të nxisë modelin ekonomik drejt novacionit dhe nga ana tjetër nuk është e aftë të luftojë për të drejtat e njeriut dhe kushte më të mira të qeverisjes.

Në vitin 1990, kur ekonomia shqiptare preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 32 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 77%.

Duke parë trendin historik të lindjeve që nga vitet 1991 shihet një lidhje e qartë me migracionin. Bebet ranë sistematikisht në vitet 1990 – 1994, të ndikuara nga vala e parë e emigracionit. Deri në vitin 1996, ishin larguar nga vendi mbi 600 mijë shqiptarë.

Viti i mbrapshtë 1997 shënoi eksodin e dytë më të madh të shqiptarëve me mbi 100 mijë të larguar nga vendi në një vit, hemorragji që do të vijonte edhe në vitet e mëvonshme, duke i ndikuar negativisht lindjet deri në vitin 2009.

Më pas, thuajse për pesë vite rresht, pati një stabilizim të emigracionit dhe gjithashtu lindjet ndaluan rënien dhe nisën të rriten deri në vitin 2015. Por fenomeni i pakësimit të bebeve është rikthyer frikshëm vitet e fundit./MONITOR

The post Këto dy qytete shqiptare po përjetojnë rënien më të madhe të lindshmërisë në vitet e fundit appeared first on Albeu.com.