qytetarëve Archives - Albeu.com

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme
Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që ndodhen në Venezuelë të largohen nga vendi menjëherë, duke paralajmëruar për përkeqësim të situatës së sigurisë.

“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, deklaroi Departamenti i Shtetit, një javë pas kapjes së liderit venezuelian Nicolas Maduro.

Sipas njoftimit zyrtar, me rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare, qytetarët amerikanë duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u larguar sa më shpejt nga vendi.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun që paraqesin milicitë e armatosura të njohura si “colectivos”, të cilat sipas njoftimit kryejnë kontrolle të automjeteve në rrugë, duke kërkuar shtetas amerikanë ose prova të mbështetjes ndaj Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit, u ka rekomanduar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të sigurisë.

The post SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve, kujdes linqet në “WhatsApp”
Policia e Shtetit, i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në rastet kur në aplikacionin e tyre “WhatsApp” vijnë linqe të çuditshme.

Sipas policisë, këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit/ Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

The post Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve, kujdes linqet në “WhatsApp” appeared first on Albeu.com.

Mashtrimet online/ Skema piramidale “XUEX”, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos bini pre
Policia e Shtetit vjen me një apel për qytetarët, që të mos bien pre e mashtrimeve online.

Duke marrë shkas nga denoncimet sa i takon rastit të skemës piramidale ‘XUEX’, policia fton qytetarët që të denoncojnë nëse kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.

Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online.

The post Mashtrimet online/ Skema piramidale “XUEX”, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos bini pre appeared first on Albeu.com.

Berisha u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, emigrantët që s’u regjistruan janë dyndur sot në Shqipëri
Sot më 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ku mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Berisha: Falenderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.

Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.

Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.

Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.

Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.

Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.

Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari.

The post Berisha u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, emigrantët që s’u regjistruan janë dyndur sot në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Do të kemi një ditë të dytë vere/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet
Pak më parë kreu, i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”.

Në një prononcim për mediat ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.

Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë!

Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.

Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, tha ai.

The post Do të kemi një ditë të dytë vere/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet appeared first on Albeu.com.

Berisha kërkon votën e qytetarëve të Elbasanit: Shqipëria shpëton në 11 maj
Kryetari i Pasrtisë Demokratike, Sali Berisha, u prit në Elbasan nga simpatizantët e PD-së me entuziazmin e shpresës për fitore, në kuadër të takimit të radhës prezantues me kandidatët për deputet në garën e 11 majit.

Lideri i opozitës, e nisi fjalën me një krahasim mes ish-diktatorit Enver Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Enver Hoxha ishte mizor, por ama shtëpinë nuk e kaloi në emrin e tij, Edi Rama bëri kullat më të larta se të ish-diktatorit”, tha Sali Berisha, Kryetar i PD-së.

Gjithashtu. Berisha u ndal te Inceneratori i Elbasanit, duke e quajtur vjedhjen më të madhe të ndodhur ndonjëherë.

“Janë vjedhur miliona euro, 130 milion euro janë marrë nga taksat tuaja…”, vijoi kreu i PD.

PD është forca që premton Shqipërinë madhështore, sipas Sali Berishës.

“Për Edi Ramën nuk është problem pensioni i ulët i pensionistëve, nuk është problem largimi i të rinjve, nuk është problem sundimi i krimit, sepse ai sundon bashkë me të…”

Nga Elbasani, Berisha kishte një përgjigje për Bufin që kryeministri Edi Rama e sjell në shenjë krahasimi.

“Ai vërtetë ka saraje, ka rrëmbyer tokë në bregdet, por ka një gjë që i mungon atij, është i shkretë dhe i varfër në kulturë. Ai gaboi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë së të gjithë kohërave…”

Në mbyllje, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit të votojnë kandidatët e koalicionit Shqipëria Madhështore, pasi sipas tij, socialistët kanë përfshirë në garë vetëm eksponentë të krimit.

The post Berisha kërkon votën e qytetarëve të Elbasanit: Shqipëria shpëton në 11 maj appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka: Në emër të opozitës, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vërshojnë nesër në ora 17:00 drejt Tiranës
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës në Tiranë.

Sipas tij, “dhuna e djeshme, por edhe dhuna e kohëve të fundit janë tregues të një qeverie që po jep shpirt, pasi po përpiqet vetëm me dhumë dhe terror të mbajë pushtetin”.

Fjala e Nokës:

Të nderuar aleatë, të nderuar zonja dhe zotërinj, zhvillojmë këtë takim me aleatët në kuadër të federatës opozitare 24 orë pasi emigrantët tanë në Londër e pritën siç meritonte Noc Rrokun që kemi ne për kryeministër.

24 orë pasi i treguan vendin se ai nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë, që ka varfëruar Shqipërinë, që e ka zhytur Shqipërinë në krim dhe korrupsion e drogë, nuk mund të përfaqësojë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, as shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Dje, Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të qeverisë së tij kriminale.

Tregoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dhuna e djeshme, por edhe dhuna e kohëve të fundit janë tregues të një qeverie që po jep shpirt, pasi po përpiqet vetëm me dhumë dhe terror të mbajë pushtetin.

Ndaj ne të gjithë jemi sot në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit, për PD-në, për demokracinë, për opozitën, ky monumentum është një shenjë shumë pozitive për ne, që duhet shfrytëzuar.

Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, i organizuar nga Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor.

Pas datës 5 nëntor, falangat që ishin drejtuar për të likuiduar opozitën, përfundimisht u prenë me votën e qytetarëve amerikanë.

Ky momentum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pasi përpos 5 nëntorit, në një kohë rekord, PD-së dhe opozitës i vijnë në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE.

Në të dy këto rezoluta theksohet se në Shqipëri kemi një narkoshtet.

Në këto dy rezoluta theksohet se Shqipëria nuk është demokraci funksionale.

Në Shqipëri opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Këto dy rezoluta dënojnë burgosjen e lidershipit të PD-së dhe opozitës në përgjithësi, duke vënë theksin tek keqpërdorimi i drejtësisë së re politike si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi.

Ndaj miq jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë.

Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar që do jetë nesër në ora 17:00 në Tiranë.

Ne do diskutojmë edhe hapin e nesërm, por do diskutojmë edhe një strategji se si do ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.

Ndërkombëtarët me dy rezoluta folën qartësisht.

Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin.

Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre.

Ne do të bisedojmë hapat e mëtejshëm të kësaj strategjie.

Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës.

Pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve. Është koha që kusarëve t’u japim leksionin e duhur.

Është koha që shqiptarët të ngrihen. Tashmë është koha jonë!

The post Flamur Noka: Në emër të opozitës, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vërshojnë nesër në ora 17:00 drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

Durrës/ U merrnin para qytetarëve që parkonin makinat në hapësirë publike të përcaktuar nga Bashkia, arrestohen dy persona
Uniformat blu në Durrës, kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona, pasi dyshohet se u merrnin para qytetarëve që parkonin makinat në hapësirë publike, të përcaktuar nga Bashkia.

Sakaq, policia ka munudr të të bëjë të mundur arrestimin e shtetasve A. M., 32-vjeç dhe M. G., 34-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

“Janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32-vjeç dhe M. G., 34-vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, njofton policia.

“Durrës/Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

The post Durrës/ U merrnin para qytetarëve që parkonin makinat në hapësirë publike të përcaktuar nga Bashkia, arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi fton qytetarët në protestë të premten: SPAK i ka të gjitha provat kundër Bashkisë së Tiranës, të hetojë
Në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e së premtes para bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milionë euro.

DEKLARATA E KËLLIÇIT:

“Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme depozituam zyrtarisht në SPAK studimin e famshëm të IFC, të muajit shkurt të vitit 2014, i cili fakton se projekti i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, parashikonte që qytetarët të paguanin shifrën e 38 euro/ton për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, transportin, depozitimin, zgjerimin e landfillit, e në fund trajtimin e tyre.

Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo.

E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht konçensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë Integrated Energy BV SPV, ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të Ndranghettës Italiane, përmes kompanisë Eco Tirana.

Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe 5D Konstruksion, skemë e cila u replikua dhe nga disa titullarë të tjerë, si famozi Arben Maloku me kompaninë e tij ARB-Trans 2010 dhe Kujtim Qefalia me kompaninë Dajti Park 2007. Të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milionë euro.

I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante. Edhe pse sot, me miratim të Veliajt gjenden prapa hekurave Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla, Erioni vazhdon i qetë pagesat për 5D dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar që fatin e 3 drejtorëve në qeli, ta ketë vetë pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe 5D Konstruksion Erion Veliaj, sëbashku me pjesën tjetër të mbetur ende jashtë dhe në shërbim të këtij banditi.

Çdo ditë që kalon, qëndrimi i Erion Veliajt në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Kolegët e Erionit në SPAK, duhet të ndajnë mëndjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË! Për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët e Tiranës, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00.

Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare.

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit.

The post Belind Këlliçi fton qytetarët në protestë të premten: SPAK i ka të gjitha provat kundër Bashkisë së Tiranës, të hetojë appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile/ Përmirësohen shërbimet publike, më interaktive në marrëdhënie me qytetarët
Funksionet e gjendjes civile do t’i kenë edhe nëpunësit në konsullorë, me kompetenca të mirëfillta si nëpunësit e gjendjes civile brenda vendit. Me ndryshimet e fundit në ligjin “Për Gjendjen Civile”, synohet të përmirësohen shërbimet publike, për t’i bërë më interaktive në marrëdhënie me qytetarët e biznesin.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u shpreh në seancën plenare se me këto ndryshime, plotësohet paketa e ndryshimeve, që lidhet me revolucionin dixhital të shërbimeve.

“Ofrimi i këtij shërbimi më fleksibël konsiderohet dhe për pjesën e madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e të cilët i përshëndesim sepse në fund të fundit, ky është një ligj që u vjen drejtpërsëdrejti në ndihmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit, e të cilat, të cilët lëshohen sipas formatit për përdorim jashtë vendit, si një aspekt tjetër lehtësues në plotësimin e nevojave të tyre administrative në shtetin e huaj ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre”, nënvizoi Balla, duke kërkuar dhe votat e opozitës.

Fjala e plotë e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Faleminderit Kryetare, do të kërkoja vëmendjen e kolegëve deputetë lidhur me faktin se sot është një ditë e shënuar për mbarë Europën, bëhet fjalë për 80 vjetorin e zbarkimit në Normandi të trupave aleate nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera. Ishte ky moment historik i 6 qershorit 1944, që shënoi edhe fillimin e fitores mbi tiraninë naziste. I takon Kuvendit të Shqipërisë që këtë moment historik, i cili gjatë këtij momenti që flasim, qoftë Presidenti amerikan Biden, edhe udhëheqësit e tjerë të botës së lirë, janë bashkë në Normandi për ta kujtuar këtë moment, edhe Kuvendi i Shqipërisë ta përkujtojë solemnisht përpara votimit me një minutë heshtje, në nderim të gjithë atyre dëshmorëve të botës së lirë, që ranë në atë moment të rëndësishëm zbarkimi, sikurse e thashë, shënoi edhe fillimin e fitores kundër nazizmit.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Ligji për Gjendjen Civile është një përmbyllje e disa ndryshimeve që kemi sjellë sa i përket edhe asaj që sollëm javën e kaluar që lidhet me regjistrin unik të adresave dhe sot plotësojmë gjithë këtë paketë ndryshimesh, e cila lidhet drejtpërdrejt me revolucionin digjital të shërbimeve, e cila ka sjellë edhe një ndryshim rrënjësor në perceptimin që qytetarët kanë sa u përket shërbimeve publike.

Një prej objektivave kryesore të qasjes së qeverisë sonë ka të bëjë me synimin tonë për të përmirësuar shërbimet publike, për t’i bërë ato më interaktive në marrëdhënie me qytetarët dhe në marrëdhënie me biznesin. Këto zhvillime kanë përshtatur në aspekte që kanë të bëjnë me vlerën juridike të të dhënave, ku përcaktohet se të dhënat e gjendjes civile janë të vlefshme kur lëshohen nga nëpunës të shërbimit të gjendjes civile ose edhe me mjete elektronike.

Për ta thënë më qartë, gjithë ky revolucion digjital në shërbimet tona digjitale, shoqërohet sot edhe me përmirësimin e kuadrit ligjor. Krahas parashikimeve në legjislacionin e fushës për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, përmendim këtu vendimin e Këshillit të Ministrave “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim-ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”, janë përcaktuar dhe reflektuar ndërhyrjet e duhura ligjore në këtë drejtim. Në zbatim të kësaj reforme, me një diapazon të gjerë në ofrimin e shërbimit publik të gjendjes civile, dokumentet kryesorë të gjendjes civile në plotësim të nevojave administrative të shtetasve, vijojnë të ofrohen tashmë vetëm elektronikisht, jo me dorë.

Mënyra e lëshimit elektronikisht të dokumenteve të gjendjes civile, do të jetë me nënshkrim elektronik, si në rastin e Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe madje edhe me vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”. Miratimi i rregullave të regjistrimit, të dhënave parësore, dytësore, dhënësit e informacionit, ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave dhe niveli i aksesimit për bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar, është përcaktuar me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Ofrimi i shërbimit të gjendjes civile tashmë ka evoluar në ofrimin elektronik nëpërmjet platformës qeveritare “e-Albania”, ku shtetasit përfitojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të gjendjes civile, pa u paraqitur në sportele dhe duke shmangur prezencën fizike në këto sportele. Ofrimi i këtij shërbimi më fleksibël konsiderohet dhe për pjesën e madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e të cilët i përshëndesim sepse në fund të fundit, ky është një ligj që u vjen drejtpërsëdrejti në ndihmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit, e të cilat, të cilët lëshohen sipas formatit për përdorim jashtë vendit, si një aspekt tjetër lehtësues në plotësimin e nevojave të tyre administrative në shtetin e huaj ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Për më tepër ky aspekt do të përcaktohet me shtimin e funksioneve të gjendjes civile, që synohen t’u jepen nëpunësve në postet tona konsullore, nëpërmjet një akti të përbashkët që do të miratohet në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Miratimi i këtij projekt akti, do të institucionalizojë veprimtarinë e nëpunësve konsullorë, duke u dhënë kompetenca të mirëfillta si nëpunësit e gjendjes civile sot në zyrat e gjendjes civile, qoftë në bashki apo njësi administrative, proces i cili njëkohësisht kërkon monitorim të vazhdueshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me cilësinë e organit epror të këtij shërbimi. Në frymën e projektligjit të propozuar, zyrat tona konsullore jashtë vendit, do të konsiderohen mirëfilli sportele të gjendjes civile.

Zonja e zotërinj deputetë,

Duke ju falënderuar edhe për bashkëpunimin dhe komunikimin që kemi pasur në kuvend, dua t’ju informoj që kemi marrë në konsideratë edhe propozime që kanë ardhur nga opozita, sikurse e bëjmë gjithmonë, nëse ato vijnë në rrugë zyrtare, nëse ato nuk vijnë duke pushtuar foltoristët foltoren. Meqenëse jemi në një ditë historike sikurse është D-day, ju ftoj të distancoheni nga ata që pushtojnë me dhunë foltoren, djegin goma apo nga ata që janë të shpallur ‘Non-grata’ nga SHBA, falë të cilëve festojmë sot edhe D-Day. Gëzuar D-Day mbarë shqiptarëve!

The post Ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile/ Përmirësohen shërbimet publike, më interaktive në marrëdhënie me qytetarët appeared first on Albeu.com.