qkb Archives - Albeu.com

Tensionohet situata, sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, njëri prej tyre gazetar
Një incident raportohet se ka ndodhur rreth një orë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ku dyshohet se janë lënduar dy persona.

Sipas portalit “Kossev”, personat e lënduar nga incidenti janë të dy shtetas shqiptar ndërkohë që njëri prej tyre është me profesion gazetar.

Ndërkohë policia Rajonale e Mitrovicës Veriore ka konfirmuar se ka pasur sulm fizik ndaj dy shtetasve shqiptarë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Informacionet paraprake tregojnë se njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.

The post Tensionohet situata, sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, njëri prej tyre gazetar appeared first on Albeu.com.

QKB “kërcënon” bizneset: Deklaroni pronarët përfitues, ose do ju pezullojmë aktivitetin
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar në faqen e saj të internetit një njoftim kujtese për bizneset, që të deklarojnë pronarët përfitues, përndryshe do të do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar”.

“Ju sjellim në vëmendje detyrimin tuaj ligjor për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues dhe perditësimin e tyre sa herë që ndodhin ndryshime në të dhënat e regjistruara. Mospërmbushja e këtij detyrimi në përputhje me nenin 5 të Ligjit Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, sjell aplikimin ndaj jush të penaliteteve si më poshtë vijon:

– Gjobë për mosregjistrim fillestar të të dhenave të pronarëve përfitues brënda afatit të përcaktuar në gërmat b) dhe c) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

– Gjobë për mosregjistrim të çdo ndryshimi në të dhenat e regjistruara që depozitohen në regjistër brënda afatit të përcaktuar në gërmën ç) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, nuk do të ofrojnë shërbimet ndaj jush, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”, thuhet në njoftim.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri më 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

Në fillim të shtatorit., QKB pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk kishte deklaruar pronarët përfitues.

Statusi i kompanisë u bë më pas aktiv, pasi Air Albania, 10% e të cilës është në pronësi shtetërore bëri deklarimin përkatës./Monitor

The post QKB “kërcënon” bizneset: Deklaroni pronarët përfitues, ose do ju pezullojmë aktivitetin appeared first on Albeu.com.

Air Albania rikthehet sërish aktive në QKB
Linja ajrore Air Albania rikthehet sërish aktive në QKB.

Kompania Air Albania ishte me statusin ‘aktivitet i pezulluar’ nga QKB që nga data 1 shtator, pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Situatën e kompanisë e komentoi dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila tha bilanci do të depozitohet sot dhe se situata do të zgjidhet brenda 24 orëve.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

The post Air Albania rikthehet sërish aktive në QKB appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? QKB pezullon kompaninë e fluturimeve “Air Albania”
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Sipas njoftimit të QKB-së në ekstraktin e kompanisë: “Bazuar në nenin 15/1 të ligjit Nr. 6/2022 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr.112/2020, Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, QKB për subjektet raportuese, të cilat kryejnë shkeljet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, do të ndryshojë statusin nga “AKTIV” në statusin “PEZULLUAR” deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”.

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri në 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë;

Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%.

Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, në fund të vitit 2021, “Air Albania” zinte rreth 12% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, duke u renditur e dyta, pas Wizz Air, me 42%.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Tirana International Airport, kompania kishte 10 fluturime në nisje, në Stamboll, Zyrih, Londër, Piza Bolonja, Antalia, Athinë, Milano, Romë.

Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator./Monitor/

The post Çfarë ndodhi? QKB pezullon kompaninë e fluturimeve “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Problemet e sistemit të QKB po pengojnë marrjen e shërbimeve bankare të bizneseve
Bllokimi i funksionimit të shërbimeve që ofrohen nga portalet e E-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka krijuar probleme të shumta për bizneset në marrjen e shërbimeve bankare.

Pjesë e dokumentacionit standard për marrjen e produkteve bankare është sidomos ekstrakti i regjistrimit të biznesit, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Ky shërbim nuk është ende funksional dhe pamundësia për t’u pajisur me të i pengon bizneset edhe për shërbime bazike, si hapja e një llogarie bankare apo plotësimi i aplikimit për marrjen e një kredie.

Burime nga njëra prej bankave tregtare në vend thonë për Monitor se bllokimi i shërbimeve të e-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka sjellë disa vështirësi në punën e bankave.

“Një nga problemet kryesore që kemi pasur është plotësimi i dokumentacionit të përditësuar në aplikimet për marrjen e financimeve. Problem tjetër ka qenë bllokimi i aplikimeve për regjistrimin e kontratave të hipotekimit. Vendosja e hipotekës mbi kolateralin është procedurë e domosdoshme për të vijuar me disbursimin e kredive. Gjatë ditëve që sistemi selfcare i tatimeve ka qenë i bllokuar, kemi pasur gjithashtu vështirësi në kryerjen e pagesave të faturave të fiskalizuara,” shprehen burimet për Monitor.

Megjithatë, në disa raste bankat janë përpjekur të shfaqin një lloj fleksibiliteti. Burime nga një bankë tjetër tregtare në vend shprehen se në disa raste është vijuar me procedurat, pavarësisht pamundësisë së bizneseve për të dorëzuar ekstraktet e regjistrimit.

“Dokumentacioni që merret nëpërmjet QKB dhe kryesisht ekstraktet historike janë dokumentacione të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për biznesin. Ekstrakti i regjistrimit është i domosdoshëm për të hapur një llogari biznesi të zakonshme apo llogari të lidhur me çeljen e një kredie. Ekstrakti është gjithashtu pjesë e domosdoshme e dokumentacionit të kërkuar në procesin e miratimit të kredisë, sepse përbën bazën për marrjen e informacionit thelbësor, si struktura aksionere apo e drejta e firmës ligjore në emër të shoqërisë. Pamundësia për të shkarkuar këto ekstrakte ka sjellë vonesa në marrjen e shërbimeve të mësipërme. Megjithatë, ne si bankë nuk e kemi pezulluar ofrimin e këtyre shërbimeve. Kemi zgjedhur të tregojmë një lloj fleksibilitetit. Për shkak të situatës jo të zakonshme që është krijuar. Në disa raste, kemi pranuar ekstrakte që bizneset mund t’i kenë pasur para bllokimit të këtij shërbimi në QKB. Në raste të tjera, kemi pranuar të vijojmë me procedurat duke e lënë pezull dorëzimin e ekstraktit, deri në riaktivizimin e shërbimit nga QKB,” shprehet për Monitor përfaqësuesi i një prej bankave tregtare në vend.

Ekspertë kontabël shprehen se në disa raste pamundësia për t’u pajisur me ekstrakt ka penguar në marrjen e shërbimit, sepse bankat nuk kanë toleruar në këtë pjesë. Nëse për bizneset që kanë një marrëdhënie ekzistuese dhe të konsoliduar me bankën mund të ketë pasur më shumë fleksibilitet, për bizneset me të cilat një marrëdhënie nuk ka ekzistuar më parë, sidomos për bizneset e vogla, problematika ka qenë e vështirë për t’u zgjidhur.

Gjatë ditëve që shërbimet e portalit E-Albania ishin plotësisht të bllokuara, problematika ishin edhe më të mëdha dhe përfshinin jo vetëm shërbimet e bizneseve, por edhe ato të individëve. Disa prej dokumenteve që janë pjesë e domosdoshme e dokumentacionit standard në aplikimin për kredi lëshohen vetëm nëpërmjet e-albania, me vulë elektronike. Këtu përfshihen vërtetimi i pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore apo certifikatat familjare. Fikja e sistemit dhe pamundësia e shkarkimit të tyre për disa ditë e bëri të pamundur kryerjen e aplikimeve për kredi për disa ditë. Megjithatë, tashmë këto shërbime janë aktive.

Dorëzimi i bilanceve, bizneset me shpresë tek nata

Një problem tjetër i lidhur me funksionimin e sistemeve online të shërbimeve për biznesin është dorëzimi i pasqyrave financiare të viti paraardhës. Në fakt, ky proces ka qenë historikisht problematik, edhe për shkak të përqendrimit të fluksit të dorëzimeve në ditët e fundit të afatit ligjor të lejuar, datës 31 korrik. Këtë vit problematika është edhe më e theksuar, për shkak të problemeve të lidhura me sulmin kibernetik të këtij muaji dhe mbylljen e përkohshme të platformave.

“Në seksionin ku ngarkohen dokumentet, ka problematika. Sistemi nuk t’i shfaq opsionet. Në momentin që po flasim, nuk po hapim dot as formularin e aplikimit online. Problematikët tillë na e kanë përcjellë edhe subjektet me administrator të huaj. E vetmja mënyrë është më shpresën të mos lehtësohet sistemi orët e natës dhe arrijmë t’i dorëzojmë pasqyrat financiare,” shprehen bizneset.

Deri tani, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka vendosur zyrtarisht një afat të saktë për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, ky institucion ka cituar vetëm parashikimet e Kodit të Procedurës Administrative, duke saktësuar se afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Ky njoftim në fakt nuk përcakton një afat plotësisht të qartë kohor. Megjithëse portali e-Albania është rikthyer online, disa shërbime ende nuk janë plotësisht funksionale, përfshi këtu edhe shërbimin e dorëzimit të bilancit nga bizneset. Ligji parashikon një gjobë prej 60 mijë lekësh për bizneset që nuk dorëzojnë bilancet brenda afatit ligjor të parashikuar.

Bizneset: Sistemi i tatimeve nuk funksionon

Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e fasonerisë, shprehet se problem më i madh aktualisht është mungesa e ofrimit të shërbimeve të lidhura me sistemin e tatimeve.

“Problemi kryesor në këtë periudhë është mosfunksionimi total i sistemit të tatimeve. Nëse unë si biznes dua të marr një informacion lidhur me statusin e një veprimi apo një vërtetim mbi gjendjen e detyrimeve të mia, nuk kam asnjë mundësi për ta marrë, sepse më përgjigjen që sistemi nuk funksionon. Për ne, shërbimet e lidhura me tatimet janë problem kryesor në këtë periudhë. Lidhur me çështjen e dorëzimit të pasqyrave financiare, kjo është një problematikë që ka ekzistuar gjithmonë në këtë periudhë të vitit, për shkak se shumë prej bizneseve e lenë dorëzimin për në moment të fundit dhe kjo krijon një mbingarkesë në sistem. Këtë vit problemet mund të jenë edhe më të mëdha, për shkak të bllokimit të përgjithshëm që u krijua. E njëjta gjë ndoshta vlen edhe për dorëzimin e deklaratave doganore, sepse më parë nuk kemi pasur probleme me to,” shprehet ai. /E.Shehu

The post Problemet e sistemit të QKB po pengojnë marrjen e shërbimeve bankare të bizneseve appeared first on Albeu.com.