Qeveria Archives - Albeu.com

Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozita dhe qeveria janë në një marrëveshje të heshtur mbijetese. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se “Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha partinë”, ndërsa thekson se “humbësi i vetëm mbeten qytetarët”.

Sipas Salianjit, kur opozita bashkon votat me qeverinë në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

“Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim”, shkruan Salianji.

Postimi i Ervin Salianjit:

Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.

Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.

Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.

Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:

çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?

The post Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë, miratohet kompensimi i shoqatave të transportit publik me 50 lekë për litër karburanti për 3 muaj
Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, për shkak të situatës në tregun e karburanteve.

Sipas vendimit, kompanitë e transportit do të përfitojnë 50 lekë kompensim për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.

Kompensimi do të llogaritet mbi sasinë e karburantit të përdorur në këtë periudhë, por jo më shumë se konsumi i të njëjtëve muaj të vitit 2025 për secilën kompani.

Fondi total i parashikuar për këtë mbështetje është 250 milionë lekë. Një pjesë do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit, ndërsa për linjat urbane të Tiranës financimi do të bëhet nga Bashkia e Tiranës.

Për të përfituar kompensimin, subjektet duhet të aplikojnë çdo muaj pranë tatimeve dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, përfshirë faturat e karburantit dhe licencat e transportit.

Kërkesat do të pranohen deri më 1 gusht 2026.

Qeveria thekson se do të kryhen edhe kontrolle në terren për të shmangur abuzimet me skemën e kompensimit.

VENDIMI:

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT   DHE TË MASËS SË KOMPENSIMIT PËR SHOQËRITË E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS, RRETHQYTETËS DHE NDËRQYTETËS NË KUSHTET E SITUATËS SË VEÇANTË NË TREGUN HIDROKARBUR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I.  TË PËRGJITHSHME

1. Kompesimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse, në masën 50 (pesëdhjetë) lekë për litër karburanti, për një periudhë trimujore, mars, prill, maj 2026. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës.

II. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E KOMPENSIMIT

1. Kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, të përcaktuar në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore, nën juridisksionin e së cilës ai është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.

2. Subjektet kërkuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Kopjen e licencës përkatëse të vlefshme për transportin qyetetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

c) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

ç) Emrin e bankës, ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare;

d) IBAN-in e llogarisë bankare, jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë;

dh) Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 dhe 2026;

e) Për shoqëritë, që përveç aktivitetit të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, duhet të paraqesin edhe:

i. vetëdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për  transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

ii. kopje të fletëdaljeve të karburantit gjatë muajve mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, sipas targave të mjeteve.

3. Kërkesat nga subjektet paraqiten pas datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji prill 2026.

4. Në rastin kur konstatohet se dokumentet e dorëzuara nga subjekti janë të paplota apo kanë mangësi, administriata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve punë, e kthen kërkesën me qëllim plotësimin e dokumentacionit.

5. Administrata tatimore pas verifikimit të dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë, urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

6. Kur shpenzimet përballohen nga Bashkia Tiranë, administrata tatimore, pas verifikimit të dokumentacionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, i dërgon, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë Bashkisë Tiranë, në tërësi, dokumentacionin e administruar dhe listën përmbledhëse të subjekteve përfituese dhe vlerave.

7. Bashkia Tiranë, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

8. Për shoqëritë e regjistruara pas muajit maj 2025, si vlerë reference për  kompesim do të merret  vlera më e lartë e konsumit të karburantit, për periudhën janar – shkurt 2026.

9. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore mund të kryejnë edhe verifikime në vend, në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur në kërkesë.

10. Struktura e thesarit në degë, mbas marrjes së urdhërshpenzimit me listën e përfituesve, sipas pikës 5, të këtij kreu, kryen pagesën brenda 5 (pesë) ditëve punë.

III. ÇËSHTJE TË FUNDIT

1. Kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datën 1 gusht 2026.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në masën 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekë;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, në masën 130 000 000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë.

3. Ngarkohen Ministria e Financave, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Vendimi i qeverisë, miratohet kompensimi i shoqatave të transportit publik me 50 lekë për litër karburanti për 3 muaj appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës për llogaritjen e pensioneve të reja
Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.

Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.

Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar, raporton Monitor.al.

Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.

The post Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës për llogaritjen e pensioneve të reja appeared first on Albeu.com.

Qeveria thotë fjalën e fundit, ndryshohet vendimi për stadiumin “Selman Stërmasi”
Këshilli i Ministrave gjatë ditës së sotme ka miratuar disa ndryshime në projektin “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’”. Drita jeshile është dhënë nga Qeveria, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të fillojnë punimet.

Prej kohësh pritet që zona në stadiumin “Selman Stërmasi” të ndryshojë. Jo vetëm do të jetë një impiant i ri ku do të luhen neshje, por do të vijnë edhe investime të tjera.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Miratimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.769 datë 13.12.2024 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit ‘Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’”, Tiranë.

The post Qeveria thotë fjalën e fundit, ndryshohet vendimi për stadiumin “Selman Stërmasi” appeared first on Albeu.com.

Shqipëria më afër Bashkimit Evropian/ Qeveria “zhduk” kartat e identitetit, nis projekti për portofolin digjital
Qeveria shqiptare po përgatitet të kalojë drejt një epoke të re të identitetit elektronik, ku qytetarët nuk do të kenë më nevojë për karta fizike.

Projektligji i ri parashikon krijimin e një portofoli digjital të identitetit, i cili do të shërbejë për verifikim, aplikime dhe nënshkrime elektronike me të njëjtin funksion ligjor si dokumentet tradicionale.

Ky projekt ka për qëllim ta afrojë Shqipërinë me rregullat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që identiteti elektronik i qytetarëve shqiptarë të njihet edhe jashtë vendit dhe të funksionojë pa probleme me sistemet digjitale të shteteve të tjera.

Megjithatë, përveç avantazheve, projekti sjell edhe sfida të mëdha pasi kërkohen kapacitete teknike të avancuara dhe investime të mëdha për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas llogaritjeve zyrtare, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemit për një dekadë pritet të kushtojë rreth 703 milionë lekë me TVSH, ose afërsisht 70 milionë lekë çdo vit. Kjo përfshin teknologjinë, sigurinë kibernetike dhe certifikimet ndërkombëtare të nevojshme për funksionimin e tij.

Projekti synon të thjeshtojë jetën e qytetarëve dhe të rrisë besueshmërinë e shërbimeve publike, por është e domosdoshme që procesi të shoqërohet me masa për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

The post Shqipëria më afër Bashkimit Evropian/ Qeveria “zhduk” kartat e identitetit, nis projekti për portofolin digjital appeared first on Albeu.com.

“Qeveria dhe Bashkia i braktisën”, Teliti: Transporti urban në Tiranë në prag të paralizës
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka paralajmëruar një krizë të thellë në transportin urban, duke deklaruar se shërbimi është në prag të paralizës dhe rrezikon të ndërpritet.

Sipas tij, shoqatat e transportit publik kanë njoftuar zyrtarisht pezullimin e shërbimit, ndërsa institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë reaguar në kohë për të adresuar situatën.

Në një postim në rrjetet sociale Teliti akuzon mazhorancën në Këshillin Bashkiak se ka refuzuar përfshirjen në rend dite të diskutimit mbi menaxhimin e krizës së transportit urban, duke e cilësuar këtë si mungesë vullneti për të trajtuar problemin.

Postimi:

TRANSPORTI URBAN NË TIRANË NË PRAG TË PARALIZËS – KJO NDODH KUR QEVERIA DHE BASHKIA NUK REAGOJNË DHE BRAKTISIN SEKTORIN!

Ndërkohë që sot shoqatat e transportit publik paralajmëruan zyrtarisht ndërprerjen e shërbimit nga java e ardhshme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të pak ditëve më parë mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën time për të futur në rend dite diskutimin mbi: “menaxhimin e munguar të krizës në transportin urban të kryeqytetit”.

Realiteti është i qartë: shërbimi po shkon drejt kolapsit ekonomik dhe qytetarët po paguajnë koston e keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit.

Ndaj sot dy thirrje janë tejet të rëndësishme:

1. Qeveria të ulë urgjentisht taksimit mbi karburantin. Nuk mund të ketë transport publik të qëndrueshëm kur Shqipëria mban barrën fiskale më të lartë në rajon mbi naftën. Duhet një politikë fiskale lehtësuese që ul direkt koston e shërbimit, në mënyrë që kjo barrë të mos shkojë as te bileta e qytetarit dhe as te falimenti i linjave.

2. I bëj thirrje këshilltarëve socialistë të Kryeqytetit që të lënë mënjanë arrogancën e kartonave dhe të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme. Të bëhet transparencë e plotë mbi veprimtarinë, sfidat, nevojat e sektorit dhe të merren vendime kurajoze për mbështetje konkrete ndaj operatorëve të tregut. Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë dhe nevojë jetike.

Nëse nuk reagojmë, transporti urban në Tiranë do shkojë shumë shpejt drejt kopalsit të plotë. Nuk mund të qeveriset kryeqyteti me “veshë të shurdhër” ndaj alarmeve që bien çdo ditë!

The post “Qeveria dhe Bashkia i braktisën”, Teliti: Transporti urban në Tiranë në prag të paralizës appeared first on Albeu.com.

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri
Këshilli i Ministrave, ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.

Vendimi vlen si për ata që do të hyjnë në vend, ashtu edhe për ukrainasit që ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES E TË QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.

2. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë,  lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.

3. Vendimi nr.169, datë 18.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kabineti qeveritar i Melonit sërish në qendër të vëmendjes/ Gazetarja e njohur në marrëdhënie me ministrin e Brendshëm
Kabineti qeveritar i Melonit po përballet me nje histori rozë. Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, i cili përflitet se është në një mardhënje romantike me gazetaren dhe prezantuesen, Claudia Conte.

Kjo histori është konfiruar nga Conte, e cila gjatë një interviste tha se ka një marrëdhënie sentimentale me ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi.

“Është diçka që nuk mund ta mohoj, por jam shumë private në jetën time private”, tha ajo.

Mediat italiane shkruajnë se thashethemet për një lidhje mes të dyve qarkullonin prej disa kohësh, të nxitura edhe nga prania e shpeshtë e gazetarit në ngjarje institucionale dhe publike, shpesh së bashku me përfaqësuesit e qeverisë.

Konfirmimi zyrtar ka kthyer në mënyrë të pashmangshme vëmendjen në jetën private të mbajtësit të Viminale, një figurë qendrore në qeverinë e udhëhequr nga Giorgia Meloni. Piantedosi, 63 vjeç, është i martuar dhe baba i dy vajzave, është një element që kontribuon për ta bërë historinë edhe më delikate në nivel publik dhe politik.

Për momentin nuk ka mbërritur asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria e Brendshme për këtë çështje. Heshtja institucionale po kontribuon në nxitjen e vëmendjes së medias, ndërsa çështja mbetet formalisht e kufizuar në sferën private.

Claudia Conte, nga ana e saj, zgjodhi të mos thellohej më tej në temë gjatë intervistës, duke e zhvendosur shpejt vëmendjen në tema të tjera që lidhen me aktivitetin e saj profesional dhe shoqëror.

Historia vjen në një kohë kur politika italiane tashmë është tronditur nga raste të ngjashme që lidhen me jetën private të zyrtarëve qeveritarë. Referenca më e menjëhershme është për rastin që përfshin ish-ministrin e Kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili pati pasoja të rëndësishme politike.

Edhe pse është një situatë tjetër, episodi rihap debatin mbi marrëdhënien midis sferës private dhe përgjegjësisë publike, veçanërisht kur përfshin figura kryesore institucionale.

Tani për tani, marrëdhënia midis Claudia Conte dhe Matteo Piantedosi mbetet e mbuluar nga diskrecioni i deklaruar nga vetë gazetarja. Megjithatë, konfirmimi zyrtar tashmë e ka kthyer një thashethem në një çështje mediatike dhe politike të destinuara për t’u diskutuar në ditët në vijim.

The post Kabineti qeveritar i Melonit sërish në qendër të vëmendjes/ Gazetarja e njohur në marrëdhënie me ministrin e Brendshëm appeared first on Albeu.com.

Nga korrupsioni tek privatizimi i shtetit/ Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve si instrument i kapjes së pronave publike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve, ka ndërtuar një mekanizëm të drejtpërdrejtë për privatizimin e shtetit dhe përvetësimin e pasurive publike, duke anashkaluar ligjet dhe kontrollin demokratik.

Në nisje të interpelancës së thirrur ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të paraqitej dhe delegoi përgjigjen tek ministrja Delina Ibrahimaj, që u bë edhe “mollë sherri” në seancë pas debateve e tensioneve për këtë mungesë, Tabaku e përkufizoi evolucionin e qeverisjes si një kalim “nga korrupsioni i vogël tek korrupsioni i madh, tek kapja e shtetit dhe më pas tek privatizimi i tij”.

Sipas saj, Korporata e Investimeve nuk është krijuar për të tërhequr investime, por si një strukturë paralele që operon jashtë rregullave të tregut dhe ligjit.

“Justifikimi për investitorët e huaj ka qenë vetëm fasadë për ngritjen e një shteti privat brenda shtetit publik”, u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se ligji që krijoi Korporatën e përjashton atë nga procedurat e prokurimit publik dhe nga standardet e transparencës, duke krijuar një hapësirë ku “nuk ka garë, nuk ka tenderë dhe nuk ka llogaridhënie”.

Sipas saj, vendimet për pasuritë publike merren përmes marrëveshjeve të mbyllura, ndërsa institucionet shtetërore sillen sikur këto prona janë private.

Deputetja ngriti një sërë pyetjesh mbi funksionimin e Korporatës, duke kërkuar transparencë për inventarin e pronave të transferuara, vlerën e tyre të tregut, kriteret e përzgjedhjes së partnerëve privatë dhe mekanizmat e kontrollit financiar.

Ajo kërkoi gjithashtu informacion mbi buxhetin, shpenzimet, të ardhurat dhe mungesën e publikimit të bilanceve vjetore.

Në mënyrë të veçantë, Tabaku ngriti shqetësime për projekte konkrete, si transferimi i Pallatit të Kongreseve dhe shembja e objekteve publike për ndërtimin e kullave, duke vënë në pikëpyetje interesin publik të këtyre vendimeve.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte mungesa e konkurrencës reale në përzgjedhjen e projekteve dhe investitorëve.

Sipas Tabakut, konkurset për projektet janë “procedura formale”, ndërsa vendimmarrja përqendrohet tek kryeministri dhe një rreth i ngushtë aktorësh të lidhur me qeverinë.

Ajo e lidhi drejtpërdrejt këtë model me procesin e integrimit europian, duke theksuar se konkurrenca e lirë, transparenca në prokurime dhe akses i barabartë për bizneset janë detyrime thelbësore ndaj Bashkimit Europian.

“Sot askush nuk mund të thotë nëse investitorë seriozë europianë apo amerikanë kanë përfituar projekte nga kjo Korporatë”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Tabaku paralajmëroi se përmes një sërë ligjesh dhe mekanizmash — nga investitorët strategjikë tek projektet infrastrukturore dhe Korporata e Investimeve — po krijohet një sistem paralel që prodhon “ishuj paligjshmërie dhe korrupsioni”, duke e vendosur këtë strukturë në krye të një piramide që, sipas saj, përvetëson pasuritë publike në dëm të interesit qytetar.

The post Nga korrupsioni tek privatizimi i shtetit/ Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve si instrument i kapjes së pronave publike appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare. Autoritetet e sigurisë në vend theksojnë se nuk kanë marrë informacione të tilla dhe e cilësuan njoftimin si hamendësim.

Ditën e sotme, ambasada amerikane në Tiranë publikoi një “alarm sigurie”, ku paralajmëroi se objektiva të mundshme të sulmeve nuk janë vetëm elementë të opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, restorante dhe vende turistike. Në njoftim u bë thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët amerikanë që jetojnë në vend.

Nga ana e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se Shqipëria mbetet e sigurt dhe turistët amerikanë nuk duhet të humbasin mundësinë për të përjetuar mrekullitë e vendit. Qeveria nënvizoi se agjencitë e sigurisë monitorojnë situatën dhe nuk ka asnjë të dhënë konkrete për kërcënime të tilla.

“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane. Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim pӕr Report TV.

The post Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim appeared first on Albeu.com.