qeveria teknike Archives - Albeu.com

Historike! Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mblidhet sot Kuvendi për votimin e qeverisë së re
Për herë të parë, në Maqedoninë e Veriut, qeverinë do ta drejtojë një shqiptar. Talat Xhaferi deri para pak ditësh kryetar i Parlamentit, do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike. Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Seanca e sotme, 28 janar, për votimin e kryeministrit të parë shqiptar dhe qeverisë së tij pritet të nisë rreth orës 11:00. Parlamenti do të debatojë lidhur me programin dhe kabinetin e Talat Xhaferit, ndërsa deri në mesnatën e së dielës pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Ditën e djeshme, 26 janar, Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë teknike. Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe opozita maqedonase, bazuar në Ligjin për zgjedhje, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, e quajti një ditë historike për shqiptarët.

“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë”, tha Ahmeti.

Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike pas marrëveshjes së vitit 2015 që synonte të pengojë manipulet në zgjedhje, duke emëruar përfaqësues të opozitës në kabinetin qeveritar.

Opozita maqedonase që kryesohet nga VMRO DPMNE-ja, ka thënë se nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit, pasi e akuzon për “shkelje të shumta ligjore” gjatë punës si kryetar i Kuvendit. Lideri i kësaj partie, Hritijan Mickoski përsëriti qëndrimin se partia e tij është e prerë për këtë vendim.

Por, mosvotimi i deputetëve të opozitës nuk e pengon formimin e qeverisë së re, meqë shumica parlamentare ka numrin e nevojshëm prej 61 votash për miratimin e qeverisë së re

The post Historike! Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mblidhet sot Kuvendi për votimin e qeverisë së re appeared first on Albeu.com.

Nga procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike te kryeministri i ri shqiptar, çfarë pritet të ndodhë sot në Maqedoninë e Veriut
Kuvendi i RMV-së sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje me çka nisi procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve kuvendare më 8 maj.

Në ndërkohë partitë politike do ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski se në Kuvend kanë shumicë, pas çka ai në orët e pasdites do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë teknike Talat Xhaferit.

Mandatari teknik të shtunën do të dorëzojë program dhe përbërje të Qeverisë në Kuvend.

Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozim për kryeministër teknik, dje në intervistë për Kanalin e Kuvendit, theksoi se jo vetëm që pret të kemi proces të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm zgjedhor, por, siç tha, kemi obligim të sigurojmë zgjedhje të tilla.

“Unë jo që pres të kemi zgjedhje të tilla, por e kemi obligim. Dhe kjo vetvetiu është sfidë, dhe fillimisht, personalisht për mua si bartës i atij funksioni, ndërkaq duke i pasur parasysh komunikimin me përfaqësuesit të cilët do të jenë pjeës e asaj qeverie, konsideroj se të gjithë e kanë të qartë se jemi të obliguar ta sigurojmë për qytetarët. Dhe unë jam i bindur se atë do ta sigurojmë dhe do të kemi konsensus mes të gjithë pjesëmarrësve në atë proces”, tha Xhaferi në intervistë për kanalin kuvendor.

Ai thekson se kanë obligim moral, politik dhe etnik ndaj qytetarëve, t’u sigurojnë pasqyrë adekuate para institucioneve ndërkombëtare të cilët në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve.

Ndryshe, Qeveria teknike sipas paralajmërimeve të Talat Xhaferit pritet të votohet ditën e diel.

The post Nga procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike te kryeministri i ri shqiptar, çfarë pritet të ndodhë sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Kriza në Maqedoninë e Veriut, Taravari kërkon formimin e qeverisë teknike
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët njëherësh edhe kryetar i komunës së Gostivarit ka kërkuar formimin e një qeveria teknike.

Pçrmes një shkrimi të tij në Facebook, ai shprehet se qeveria e Kovaçevskit është në hall dhe ka probleme të mëdha.

Sipas tij nuk është çudi që Kovaçevski të japë dorëheqjen.

Shkrimi i plotë i Taravarit:

Qeveri Teknike

Histeria politike që ka pushtuar planetin, duket se rezidencën e saj e ka në Maqedoni. Kaq të vegjël sa jemi gjeografikisht, është gati e paimagjinueshme që të kemi kaq shumë korupsion. Por ne që jetojmë e pësojmë përditë këtu, jemi dëshmitarë të gjallë të llomit burokratik e koruptiv ku pluskon çdo gjë dhe gjithçka.

Nga çmenduria e luftës më të afërt kontinentale është afektuar gjithë bota. Kanë nxjerrë shpatat sehirxhinj të rinj, e kanë mprehur më shumë thikat sehirxhinjtë e vjetër. Në mes të këtij kaosi sa të dhimbshëm aq të turpshëm, Maqedonia gjendet në një pozitë që vetëm mëshira e Zotit e mban ende me shpresë.

Sikur mos të mjaftonte mënyra kriminale e ardhjes në pushtet (manipulimi i vullnetit zgjedhor është krim që duhet dënuar), qeveria që është në sherr të vazhdueshëm me disa shtete, tani i ngjan më shumë një organizate siciliane të viteve “70” se sa insitucionit më të lartë drejtues të jetës së popullit.

Ju mungojnë unazat në gishtin e vogël, parashtesa Don se purrot dhe kostumet i kanë, dhe duken si kartelet e famshme kolumbiane ose meksikane.

Problemet e qeverisë Kovaçeski janë aq shumë sa mjerë ai që mund të gjendet në vend të tij. Është aq në hall sa nuk është çudi që të japë dorëheqjen ose t’i kalojë me pahir grupit të vuan dënimin në burgje me 5 yje All In Inclusive…

Gjithsesi nuk duhet fokusuar vetëm tek problemi por duhet besuar tek Zgjidhja.

Duke e konsideruar gjendjen më emergjente se kurrë, zgjidhje optimale dhe e vetme del formimi i një qeverie Teknike!

Pa bërë gara partiake, sepse deri tani kemi kuptuar që garat partiake manipulohen dhe nuk ka një Fitues por ka një Të Fituar…gjuha shqipe na lejon tepër qartë e shkurt ta bëjmë dallimin midis këtyre dy koncepteve krejt të ndryshme!

Është e domosdoshme që inatet partiake të dalin jashtë zyrave vendimarrëse, jashtë mureve të selive pushtetare, dhe të fillojë të funksionojë një kabinet qeveritar që do të mbushë xhepat e qytetarëve dhe jo xhepat e tyre personalë.

Ndërhyrje imediate profesioniste kërkohet në këto vatra që rrezikojnë gjithë vendin:

Korupsioni

Papunësia

Arsimimi

Shëndetësia

Administrata

Kur them administrata nuk duhet të nënkuptojmë më taktikën e deritanishme “parti e re në pushtet-fis i ri në punë”, por të investohet tek secili që është i punësuar për kualifikim gjithnjë e më të mirë.

Një pjesë e asaj që quhet ngritje profesionale e që do duhet ta kishin administratorët sot, është transformuar në tulla dhe tjegulla të eprorëve të tyre partiakë.

Investimi në përmirësimin profesional të atyre që punojnë në administratë është jo vetëm e drejtë e tyre por mbi të gjitha është favor për shtetin dhe qytetarët e tij.

Me shërimin e këtyre 5 pikave nevralgjike do të marrë frymë dhe ekonomia pasi Maqedonisë nuk i mungojnë paratë, i mungon transparenca. Paratë e popullit shkojnë në llogaritë bankare të një grupi të vogël e kështu qytetet kanë nga 4-5 bosa dhe pjesa tjetër ose shërbëtorë ose armiq të oborrit (por si njëra palë si tjetra mund të përkufizohen në hallexhinj)

Një problem tjetër që po na kushton dhe ç’është më e keqja mund të na kushtojë më shumë nga ç’pandehim është raporti ynë me fshqinjët e afërt dhe të largët.

Diplomacia pra është një sektor shumë i ndjeshëm ku duhet ndërhyrje ndërpartiake, pa pasione politike, me kthjelltësi dhe vizion pasi është moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Kemi dekada që presim një ditë, e jo sepse nuk jemi të aftë të dallojmë kohët, të nesërmen nga viti, të “së shpejti” me “së voni”…por sepse kemi qenë të gjithë viktima të tre kalendareve që nuk kanë të njëjtin ritëm kohor. Sipas kalendarit pushtetar të gjithë lajmëroheshim se maksimumi 1 muaj dhe BE-ja do fillonte negociatat, dhe pas hapjes së negociatave ishte çështje ditësh pranimi në BE (gjithnjë sipas kalendarit qeveritar).

Kalendari tjetër ishte ai evropiano-brukselian, ku dita zgjat sipas strategjisë politike, raporti është i thjeshtë- korupsion i lartë shton orët ditore. Sipas nivelit tonë të korupsionit bëmë që BE-ja të na masi një ditë sa një vit.

Kalendari tjetër dhe i fundit është ai gregorian. Ai që masim lindjet, dasmat, përvjetoret, ikjet pa kthim. Ky është dhe kalendari më i dhimbshëm dhe i vetmi që nuk është as në duart e qeverisë dhe as në duart e BE-së. Ky ndryshe është kalendari i popullit, ndaj të cilit çdokush është i pafuqishëm për të shtuar apo hequr ndonjë datë.

Qeveria Teknike do duhet ta ketë prioritet daljen nga kriza e dilemave historike dhe pajtimin e kalendarit qeveritar dhe atij të BE-sê me kalendarin e popullit ku dita është 24h!

Po kjo qeveri e cila le të jetë e përkohshme do duhet të vendosë shembullin për të gjitha qeveritë e tjera që do të vinë, duke punuar e duke mos pritur elozhe e lëvdata por duke mbaruar me sukses deryrat e saj e duke shpëtuar vendin.

A është kjo zgjidhja më e drejtë?!

Jo, natyrisht që jo! Dinastitë qeveritare kanë bërë shumë shkelje, vjedhje, abuzime, me pak fjalë Krime dhe çdo i tillë duhet dënuar por…a është e rëndësishme që tani të nisim hetuesinë e fajtorëve ndërkohë që fati i shtetit po rrokulliset drejt një vdekje klinike?!

Me logjikë të ftohtë dhe me përgjegjësi ndaj vendit, mbetet vetëm krijimi i Qeverisë Teknike që të nis operacinet tepër delikate për të cilat vendi ka nevojë.

Maqedonia nuk ka më nevojë për Stojanin që e ka futur n’punë djali i axhës dhe as për Shabanin që merita me të cilën ka marrë postin është lidhja e familjare me ndonjë shef partie. Tani është koha e të gjithë atyre zonjave dhe zotërinjve që kanë shkëlqyer në aulat e universiteteve vendorë e Ndërkombëtare, që e duan vendin e mbi të gjitha njerëzit e këtij vendi, është koha e qeverimit nga Ekspertë. Ky propozim del mbi çdo koncept partiak, madje edhe mbi vet partinë pasi gjendemi jo në një udhëkryq por fatkeqsisht buzë greminës. Nuk ka as një minutë kohë për lojra politike apo për pseudo-strategji! Kovaçeski duhet të mbledhë menjëherë partitë politike dhe bashkë me to të mbledhë dhe mendjen, kurse partitë të vihen në front të kësaj pune që duhet zgjidhur ose tani ose ndryshe nuk do të ketë më vend për asnjë zgjidhje, nuk do të ketë ç’ujë të hidhet mbi një zjarr të shuar por që ka djegur gjithë vendin./albeu.com/

The post Kriza në Maqedoninë e Veriut, Taravari kërkon formimin e qeverisë teknike appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta bën deklaratën e fortë: Në shtator shkojmë drejt krijimit të një qeverie teknike
Ish-presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha Meta.

Komentet Meta i bëri në konferencën për mediat, ku tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.

“Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.

Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Meta./albeu.com/

The post Ilir Meta bën deklaratën e fortë: Në shtator shkojmë drejt krijimit të një qeverie teknike appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Besa: Mbështesim heqjen e qeverisë teknike para zgjedhjeve
Gjatë ditës së sotme edhe Lëvizja Besa në Maqedoninë e Veriut është shprehur pro heqjes së qeverisë teknike para zgjedhjeve atje.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate. Siç dihet, edhe në komunikatë është vënë theksi edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes BESA. Ne riafirmojmë qëndrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa./albeu.com/

The post Lëvizja Besa: Mbështesim heqjen e qeverisë teknike para zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

BDI mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike, Ademi: Duhet konsensus i gjerë!
Duket se edhe Bashkimi Demokratik për Integrim e mbështet nismën për shfuqizimin e qeverisë teknikë të para-zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në një konferencë për shtyp.

Ai njoftoi se kanë pranuar pr/ligjin e VMRO-DPMNE-së për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Qeverinë, që do të sjellë shfuqizimin e qeverisë teknike.

Ademi tha se BDI e mbështet një nismë të tillë, por që fillimisht vlerësojnë se duhet konsensus i gjerë.

“Të njëjtin propozim po e shqyrtojmë. Mendojmë se është e rrugës që me konsensus të propozohen zgjidhjet e tilla ligjore, aq më tepër kur kemi parasysh se me një konsensus të gjerë ndërmjet të gjitha partive politike serioze në vend, në vitin 2015-2016 u bën ndryshimet në këtë drejtim. Mendojmë se një praktikë e tillë duhet të ndiqet, një konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak”, tha Ademi.

“BDI ka arritur dakordancë më herët si me LSDM, ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në për shfuqizimin e qeverisë teknike, për arsye se është e palogjikshme që një vend anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për anëtarë në BE, që pritet të hap negociata me BE, të ketë qeveri teknike për arsye të mosbesimit ndaj institucioneve për realizim të një procesi zgjedhorë”, tha Ademi./albeu.com/

The post BDI mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike, Ademi: Duhet konsensus i gjerë! appeared first on Albeu.com.