qeveria rama Archives - Albeu.com

Lapaj: Përballja me Ramën do të jetë me shumë dimensione, kemi një tjetër plan më aktiv
Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar një fazë të re dhe më intensive të përballjes politike me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lapaj u shpreh se ekziston një plan konkret, por nuk mund të bëhet publik në detaje.

Ndër të tjera, Lapaj u shpreh se kjo është vetëm faza e parë e një qëndrese më të gjerë, duke shtuar se aksioni opozitar do të zgjerohet dhe intensifikohet në vijim. Duke folur për një skenar të mundshëm nëse do të ishte në pushtet, Lapaj deklaroi se prioritet do të ishte një hetim i thelluar financiar.

“Kemi një plan tjetër, por s’do të ishte plan po ta thoja. Do të jetë më aktive. Përballja me Ramën do të jetë me shumë dimensione dhe do të jetë periudhë intensive e jona të përbllaljes me të. Ky ishte një hap. Qëndresa do të jetë me dimension, e kemi një plan konkret. Nëse një ditë do të drejtojmë republikën e Shqipërisë do të pezullonim daljet na buxheti i shtetit marrëdhëniet me palë të treta koncensionare.

Vendin do ta kalonim me audit ndërkombëtar, me një nga kompanitë me të mira të auditit. Vendi ka nevojë për të ridimensionuar garën dhe konkurrencës. Rama është humbësi më i madh. Ai dhe kur i emëron dhe kur i shkarkon, ata ministra nuk dinë asgjë. Imagjino ca i bën administratës ai. Si rendisni dot një vepër madhore në vend. Një të më rendisni, s’ka. Sot Shqipëria është pa port. 70 mld euro, më thoni një vepër që nëse ikën sot, një të më tregoni! S’e kam fshehur që Curcill është një nga personazhet që unë e ndjek në atë që ka shkruar.

Ja një moment të rëndësishëm në jetën e tij politike, që më ka bërë që ta simpatizoj. Në zgjedhjet e menjëhershme pas mbarimit të luftës së dytë botërore, ai u largua dhe bëri një tranzicion të pushtetit. Burrat e shtetit nuk mendojnë për zgjedhjet e radhës, por për brezat e radhës. Një njeri politik vlerësohet kur ai ka pushtet, se si sillet me të. Ne na duhet të provohemi në pushtet. Ditën kur të provohemi, hajde flasim,” tha ai.

The post Lapaj: Përballja me Ramën do të jetë me shumë dimensione, kemi një tjetër plan më aktiv appeared first on Albeu.com.

Emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës
Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme. Më parë, Ruseti ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Ruseti është e treta zv.ministre që i bashkohet kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP/ Auditi i KLSH i “nxjerr zbuluar”, raporti vjetor nuk u publikua pavarësisht detyrimit ligjor
Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese, kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.

Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme.

Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.

Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.

Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.

Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.

Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit.

Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare.

Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.

Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.

Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.

Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.

Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar.

Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.

KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.

Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.

Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./ Monitor

The post Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP/ Auditi i KLSH i “nxjerr zbuluar”, raporti vjetor nuk u publikua pavarësisht detyrimit ligjor appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës
Në një postim në “Facebook”, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverisjen e Edi Ramës për 12 vite mashtrimesh,lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Balliu theksoi se, për të arritur integrimin në BE, duhet të punohet me seriozitet dhe angazhim, dhe jo të vazhdohet me premtime të rreme dhe manipulime politike.

Gjithashtu, Balliu u shpreh se procesi i integrimit është penguar për shumë vite nga qeverisja aktuale dhe se, për të arritur realisht në BE, duhet të merren masa konkrete dhe të ndershme.

Ai shtoi se e vetmja mundësi për të garantuar integrimin në BE është të votohet Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka qenë forca që ka liberalizuar vizat me Bashkimin Europian dhe ka treguar angazhim të vërtetë për rrugën drejt integrimit europian.

The post Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës, s’kanë bërë asnjë rrugë me paratë e buxhetit
Këtë të mërkurë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për keqadministrim të fondeve dhe për agresion ndaj opozitës, duke theksuar se varfëria në vend është rritur dhe se shumica e projekteve infrastrukturës, si Tuneli i Llogarasë dhe Byppassi i Vlorës, janë realizuar me kredi të marra nga bankat.

Sipas Berishës, sheshet janë ndërtuar me mjete të përkohshme dhe paratë e buxhetit janë zhdukur, ndërkohë që ai theksoi se ekipi i tij kishte realizuar një punë të madhe.

Sipas tij, qeveria vetëm po vjedh.

Sali Berisha: Varfëria në vend është shumë e madhe. Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës. Këta përpos Tunelit të Llogarasë nuk kanë bërë asnjë rrugë me buxhet të tyre.

Byppassi i Vlorës është bërë me kredi, edhe Byppasi i Fierit me kredi të bankave të marra nga PD.

Sheshet i kanë ndërtuar me rrasa guri. Kanë zhdukur paratë. Puna e bërë nga ekipi ynë është shumë e madhe. Këta po vjedhin përditë.

The post Sali Berisha: Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës, s’kanë bërë asnjë rrugë me paratë e buxhetit appeared first on Albeu.com.

Mashtrohen prej vitesh nga qeveria Rama/ Opozita propozon ligj të ri për pensionet e minatorëve
Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, ka bërë të ditur se është propozuar një ligj të ri që sipas tyre, synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët.

Në postimin e saj, Tabaku deklaron se ky propozim ligjor, vjen pasi qeveria Rama ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve.

“Për vite me radhë, minatorët janë mashtruar nga qeveria, që ka premtuar rritje reale të pensioneve, por në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar për ta. Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk e përmirëson realisht jetesën e tyre ”, tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu, Tabaku shprehet se janë mbi 1 mijë minatorë përfitues të pensioneve, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë përfitojnë nga statusi i minatorit.

Mes të tjerash, Tabaku dhe deputetët e opozitës, kanë theksuar se ky ligj synon një rritje të drejtë dhe të merituar për pensionet e minatorëve, duke vendosur një standard të ri që i përgjigjet realisht nevojave të kësaj kategorie punonjësish.

“Tashmë është koha që të çojmë përpara në Kuvend një premtim të që kurrë nuk patën guximin ta përmbushnin, ndërsa paratë e buxhetit i shpenzojnë në skemat korruptive të koncesioneve dhe PPP-ve. Minatorët meritojnë më shumë se 20 lekë shtesë në ditë ose premtime të rreme elektorale. Ky ligj është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të tyre dhe rivendosjes së dinjitetit të humbur”,- shtoi Tabaku.

The post Mashtrohen prej vitesh nga qeveria Rama/ Opozita propozon ligj të ri për pensionet e minatorëve appeared first on Albeu.com.

Abuzime në buxhet/ Partia Demokratike: Qeveria Rama 342 mln euro shpenzime vetëm për karburant
Këtë të shtunë, një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, foli për 342 mln euro të shpenzuara nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria lidhur vetëm për blerje karburanti.

Vangjeli tha se shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 ,kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro.

Gjithashtu, ajo shtoi se nga të dhënat vërehet përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore.

Sipas saj, ka mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite.

DEKLARATA:

Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mln euro të shpenzuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij lidhur vetëm për blerje karburanti. Referuar faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për blerje karburanti të ndara sipas viteve 2014 deri 27 Gusht 2024 janë:

Për vitin 2014 shpenzimet për karburant dhe vaj në total janë 2.891.676.076 lekë ose 28.9 milionë euro

Për vitin 2015 , 3.025.725.865 lekë ose 30.2 milionë euro

Për vitin 2016 , 2.852.868.035 lekë ose 28.5 milionë euro

Për vitin 2017 , 2.731.729.529 lekë ose 27.3 milionë euro

Për vitin 2018, 3.056.725.547 lekë ose 30.5 milionë euro

Për vitin 2019 , 3.559.678.588 lekë ose 35.5 milionë euro

Për vitin 2020, 3.265.584.608 lekë ose 32.6 milionë euro

Për vitin 2021, 3.314.042.649 lekë ose 33.1 milionë euro

Për vitin 2022, 3.459.887.191 lekë ose 34.5 milionë euro

Për vitin 2023 , 3.628.427.953 lekë ose 36.2 milionë euro

Për vitin 2024 shpenzimet për karburant dhe vaj në total deri 27 Gusht janë 2.558.367.116 lekë ose 25.5 milion euro dhe krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e shkuar janë 3.1 milionë euro më shumë.

Gjithësej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro

Vërehet:

Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore

Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).

Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:

Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;

Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.

Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant?

Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?

The post Abuzime në buxhet/ Partia Demokratike: Qeveria Rama 342 mln euro shpenzime vetëm për karburant appeared first on Albeu.com.

Lili Sula: Një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama
Këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, u shpreh se një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama.

Sipas saj, “Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka vepruar ndonjëherë kaq shpejt për trajtimin e nxënësve ose të mësuesve, as për infrastrukturën arsimore, as për një mijë e një probleme nga të cilat lëngon arsimi-nga mashtrimi për financimin e arsimit 5% të PBB tek drejtuesi i institucionit që krijon rrjetin e shpërndarjes së drogës me nxënësit e tij”.

Mest ë tjerash, Sula u shpreh se; skema e mashtrimit është kaq e trashë po dhe kaq groteske, aq sa edhe procedura e verbër e pa asnjë informacion ose verifikim të domosdoshëm, që ka ndjekur ministria, sa shteti njëjtësohet me kryeministrin dhe mbiemrit të tij i shërbehet symbyllur.

Deklarata:

Skema e mashtrimit me bursat e studimit falas në SHBA ka mbërthyer Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nga maja e piramidës; ajo nuk lidhet vetëm me një gjimnaz në Tiranë dhe drejtoreshën dhe mësuesen e anglishtes të gjimnazit Qemal Stafa, por të gjithë hallkat e sistemit arsimor parauniversitar.

Zyrat vendore arsimore dhe drejtorët e shkollave janë urdhëruar nga drejtoria e përgjithshme e arsimit që të bëhen pjesë e projektit të Klea Ramës-mbesës së kryeministrit dhe nga shtatori i 2023 e gjatë gjithë vitit shkollor janë përfshirë shkolla nga mbarë vendi.

Siç e kërkonte rasti, janë falenderuar edhe drejtues të arsimit Rezarta Alla dhe drejtuesja e projektit, Klea Rama, dhe në rrjete sociale janë publikuar foto nga fazat përzgjedhëse të studentëve fitues të bursës.

Ka mjaftuar vetëm një e-mail dërguar zv. ministres znj. Nina Gugu-asnjë takim fizik, asnjë komunikim tjetër pune-vetëm përmes një e-maili nën emrin e mbesës së kryeministrit Rama. Një 20-vjeçar me identitet të rremë tërhoqi prej hunde ministrinë dhe kupolën e saj, duke i vënë në lëvizje brenda tri ditësh, dhe pa ngurrim, u përfshinë hallkat e drejtimit të arsimit, mësuesit e nxënësit në procese votimi për maturantët më të mirë për të studiuar në Amerikë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ka vepruar ndonjëherë kaq shpejt për trajtimin e nxënësve ose të mësuesve, as për infrastrukturën arsimore, as për një mijë e një probleme nga të cilat lëngon arsimi-nga mashtrimi për financimin e arsimit 5% të PBB tek drejtuesi i institucionit që krijon rrjetin e shpërndarjes së drogës me nxënësit e tij.

Ama, kur një e-mail vjen nga “familjarët” e Ramës, rendin verbazi për ta kryer pa bërë verifikimin më të vogël – teksti i e-mailit merret i mirëqenë. Për faktin e thjeshtë se shteti dhe Rama janë një.

Kështu e ka trajtuar Ministria e Arsimit mashtrimin përmes vetëm një e-maili, e duke dashur të tregohet sa më shembullore në zbatimin ethshëm të kërkesës, kanë përfshirë maturantët gjatë gjithë vitit shkollor në qorrsokak.

Skema e mashtrimit është kaq e trashë po dhe kaq groteske, aq sa edhe procedura e verbër e pa asnjë informacion ose verifikim të domosdoshëm, që ka ndjekur ministria, sa shteti njëjtësohet me kryeministrin dhe mbiemrit të tij i shërbehet symbyllur.

Dhe kjo është zbardhja e fenomenit në rastin e molisjes pas pushtetit, që partia shtet e ka ngritur në sistem e në çdo zyrë e qelizë shtetërore.

Ministria e arsimit, ka urdhëruar institucionet arsimore të ndërpresin menjëherë projektin, por nuk thuhet asgjë për dëmin që u është bërë maturantëve që u zgjodhën për të studiuar në Amerikë. Nga ana tjetër, kush mban përgjegjësi për skandalin e radhës që përfshin gjithë sistemin parauniversitar?

Nuk është hera e parë që profile të rreme në internet apo nga numra telefoni, individë të ndryshëm paraqiten si ministra, kryetarë bashkosh apo vetë kryeministri. Duke kërkuar para, favore etj. Pre e kësaj skeme kanë rënë jo pak vetë, dhe kjo e ka një shpjegim: nuk dyshojnë se ai që kërkon para apo favore është njeri i pushtetit; Rilindja e Ramës të tilla i ka kreditet.

The post Lili Sula: Një email mashtrues e prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama appeared first on Albeu.com.

Berisha: Qeveria Rama piramidë vjedhjeje, Partia Demokratike do të rikthejë taksat e ulëta
Në takimin informues me Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes, mbi programin të cilën PD po harton, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shprehet se “Partia Demokratike është parti e taksave të ulëta”.

Gjithashtu, Berisha tha se garancia juridike dhe konkurrenca e ndershme, është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja.

Sipas tij, ekonomia do të frymojë vetëm në rast të derregullimit të infrastrukturës ligjore aktuale.

Berisha vuri theksin tek ulja e TVSH-së, duke marrë shembull suksesin që qeverisja e PD arriti në vitin 2005, taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e mbështetur fuqimisht edhe nga FMN.

Kreu demokrat, e quajti qeverisjen Rama, “Një piramidë gjigande vjedhjeje”.

“Partia Demokratike është parti e taksave të ulëta”. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në takimin informues me Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes, mbi programin të cilën PD po harton. Berisha tha se garancia juridike dhe konkurrenca e ndershme është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja.

Ai theksoi se ekonomia do të frymojë vetëm në rast të derregullimit të infrastrukturës ligjore aktuale. Berisha vuri theksin tek ulja e TVSH-së duke marrë shembull suksesin që qeverisja e PD arriti në vitin 2005, taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e mbështetur fuqimisht edhe nga FMN. Berisha e quajti qeverisjen Rama, “Një piramidë gjigante vjedhjeje”.

“Së pari dëshiroj t’ju përgëzoj shumë përzemërsisht për këtë projekt program. Do të thoja me plotë bindje të shkëlqyer që ju keni përgatitur. Unë e kam lexuar me vëmendje dhe e dëgjova me vëmendje ekspozenë. Është bërë një punë shumë çmuar. Keni trajtuar problemet madhore dhe në bindjen time ky program është programi i terapisë së vërtetë të ekonomisë shqiptare.

Është programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë për ekonominë e këtij vendi dhe për shoqërinë. Ju përgëzoj për guximin që keni treguar në përcaktimin e objektivave dhe ju garantoj se jeni plotësisht realistë në objektivat që ju keni përcaktuar. Fuqia e lirisë është magjike. Tejkalon imagjinatën tonë dhe ne këtu këtë do kemi boshtin kryesor të reformës sonë ekonomike.

Gjithçka ju keni paraqitur garanton lirinë ekonomike të shqiptarëve, konkurrencën e ndershme, duke derregulluar infrastrukturën ligjore aktuale dhe vendimeve të ekonomisë për t’i dhënë asaj frymëmarrjen që meriton. Ndaj dhe derregullimi është një proces i cili kërkon nga ekipi juaj të studiojë çdo rregull burokratik, korruptiv që kjo qeverisje ka marrë apo ka vendosur, dhe të përgatisim të gjitha aktet derregulluese për t’i dhënë lirisë ekonomike hapësirat maksimale që meritojnë.

Ne jemi parti e taksave të ulëta dhe ju e keni pasqyruar shumë mirë këtë.

Kam një sugjerim të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj.

Të dashur miq,

Po ju rikujtoj një moment kur në vitin 2005 vendosëm taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e dyta më e ulët ishte, në mos gaboj, tek 17%, e Sllovakisë, FMN një partner i çmuar, pothuaj ngriu marrëdhëniet me ne, në kuptimin që, siç e themi ne shqiptarët “po të doli djalë e kemi bashkë, po doli vajzë e ke për vete”. Të më falin zonjat se përdora një term. Por Fondi qëndroi soditës. Pas 6 muajsh ne e fituam betejën. FMN përgëzoi sepse rezultati nga ulja e taksave ishte spektakolare. Është e domosdoshme të keni ju si ekip një parim i cili në fakt është i vjetër. E mira më e madhe e numrit më të madh. Çfarë shpreh kjo? Kjo shpreh shpërndarjen.

Pse e them unë këtë. Përsëri ne jemi parti me histori. Ne kemi bërë histori në reformat tona. Grupi i Bostonit, një nga grupet më serioze në SHBA, në vitet 2010 në analizën që i bëri shpërndarjes së të ardhura nga qeveritë e ndryshme, në publikimin e tij, me një parathënie nga Tony Blair, Shqipërinë e rendit vendin e 4-t në botë për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Ju a them unë pse? Sepse ne së pari investuam miliarda në rrugë të cilat preknin të gjithë komunitetet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet të cilat i dhanë një goditje të fortë varfërisë. E ulën atë nga 18% në 12% kurse ekstremin e ulën me 3-4 herë, ishte 3.4 dhe e ulën në 1.07. investuam shumë në shkolla, qendra shëndetësore. Ne kapëm atë pozicion nderi për shkak të asaj shpërndarje që bëmë me investimet.

Por kjo nuk do të thotë që ne në këtë katër vjeçar që vjen do të ndërtojmë 11 mijë km rrugë. Jo. Ose nuk do të thotë që do të ndërtojmë dhe rindërtojmë 1 mijë e 300 objekte arsimore. Por, po, në do të dyfishojmë rrogat, kjo nuk ka diskutim. Përsëri kjo nuk të çon në zbatimin e gjerë të parimit “ E mira më e madhe e numrit më të madh”. Nuk është populizëm kjo. Jo. Ne jemi parti konservatore. Ne krijojmë të ardhurat duke u bazuar në lirinë ekonomike. Por ne nga ana tjetër kujdesemi për shpërndarjen e tyre. Bëjmë kujdes sa më të madh. Prandaj do të kërkoja nga ju që në këtë aspekt ta elaboroni më tej këtë program të shkëlqyer që keni përgatitur. Ju keni parashtruar këtu bazat e një tregu pune në një barrë fiskale të moderuar, por përsëri një elaborim i mëtejshëm, dhe kjo nuk është vetëm e juaja, natyrisht është program i Departamentit të Punës dhe Çështjeve Sociale, por nuk mund të mos jetë në fokusin tuaj edhe tregu i punës.

Të përdorim, të gjejmë gjetjet, praktikat më të mira për aftësimin e tij. Një treg fleksibël, një treg dinamik është në vetvete një promotor i sigurt i rritjes ekonomike. Ne vend me pasuri të mëdha dhe për definicion jemi vend me potencial të madh eksportues, por ne duhet të bëjmë gjithçka të mos eksportojmë lëndë të para, por të eksportojmë produkte, produkte, produkte. Ndaj dhe në këtë kuadër nuk mund të mos jemi, nuk them që ne do të shndërrohemi në një ekonomi e bazuar në eksporte, por një ekonomi që përkrah eksportin duhet të jemi.

Keni përcaktuar shumë mirë zonat e lira dhe duhet të bëjmë gjithçka, të përgatitemi për suksesin e tyre. Përse Maqedonia të ketë sukses dhe ne të mos kemi? Ndaj edhe duhet të studiojmë çdo kuadër, t’i bëjmë ato një sukses të vërtetë. Konkurrenca e ndershme është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja. Garancia juridike është e një rëndësie fondamentale për investimet e huaja. Sot kjo garanci mungon, është zero pothuaj. Por përse është zero? Sot për një çështje civile apo administrative, biznesmeni apo qytetari duhet të presin 14.6 vite sipas Kryetares së KLGJ-së.

Natyrisht nuk janë këto çështjet madhore të Departamentit të Ekonomisë, duhet Departament tjetër të elaborojë dhe të merret sepse pa garanci juridike nuk ka shtet ligjor. Pa shtet ligjor ka narkoshtet. Ka informalitet të tmerrshëm. Ju jeni dëshmitarë se çdo ditë flitet për turizmin dhe është e vërtetë që numri i turistëve nga 4.7 milionë që ishte në 2013-ën, duket ka arritur në 10 milionë. Por cilat janë të dhënat? A e dini ju që netët e fjetjes janë 4 herë më të ulëta se në Malin e Zi? Mali i Zi regjistron 2.3 milionë turistë në vit me 12.8 milionë net hoteliere, net, fjetje. Shqipëria regjistroi 7.5 milionë turistë këtë vit me 3.8 milionë net fjetje. Kënetë. Kjo është kënetë. A e dini ju se fatura e përgjithshme e shitjes nga ajo që mund ta quajmë turizëm përveç pompave të benzinës në vitin 2022 ishte gjithsej 140 milionë euro. TVSH-ja e inkasuar 5% është 8 milionë Euro.

Të dashur miq,

Ju rikujtoj vetëm një gjë se për turizmin taksapaguesit më të varfër të Europës, kanë paguar çdo vit 400 milionë Euro nga të cilat vetëm pllakat e gurit në ato që quhen qendra të qyteteve janë futur 2.5 miliardë Euro. Një vjedhje gjigante, një piramidë gjigante vjedhjeje. Mund t’ju numëroj disa zëra të tjerë të cilat ndëshkojnë në mënyrë barbare taksapaguesit shqiptarë dhe qytetarin shqiptar. Merr 8 milionë, por le ta zëmë se mori 80 milionë dhe shpenzon 400 milionë. Verbëri. E tëra e diktuar nga vjedhja. Investime të diktuara ku mund të vjedh më shumë. Se ndryshe nuk mund të bëhet. Se këto pllaka gurësh që janë shtruar në qendër të qyteteve janë absolutisht, kushtojnë jo më shumë se 20% e asaj që është vjedhur deri sot me to. Çdo investitori strategjik që investon 5 milionë dhe kjo nuk të ekzistojë më. Nuk ka gjë më qesharake se të shpallët investitor strategjik atë që investon 5 milionë. Investitori strategjik që e kuptoni listën e tyre kush janë u ndërtohet gjithçka nga paratë e taksapaguesve dhe ata për 10 vite nuk paguajnë asnjë qindarkë. Pra, nëse ka një fushë e cila po rëndon mbi supet e shqiptarëve më shumë, është pikërisht sajo që duhej të ishte, më lehtësuesja. Kështu që këto çështje do të jenë edhe të Departamentit të Turizmit, por janë të pandara edhe nga shqyrtimi i Departamentit të Ekonomisë. Mqse me meritë, keni meritë, keni trajtuar problemin e shpopullimit, atëherë duhet të shpallim publikisht se qeveria do të paguajë për fëmijën e tretë nga lindja deri në moshën 21 vjeçare. Çiftet të cilat do të lindin fëmijën e tretë, do të kenë trajtim me rrogë për personin për 21 vite. Ne kalojmë tani në politikën aktive të popullimit, në politikën demografike të ripopullimit të Shqipërisë.

Ishte një punë jashtëzakonisht serioze që keni bërë.

Faleminderit.”, shkruan Berisha.

The post Berisha: Qeveria Rama piramidë vjedhjeje, Partia Demokratike do të rikthejë taksat e ulëta appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në qeverinë Rama, kush janë pesë zëvendësministrat e rinj në kabinet
Pesë zëvendësministra të rinj janë emëruar në kabinetin e qeverisë Rama.

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali u lirua nga detyra dhe u emërua zëvendësministre e Financave.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani u lirua nga kjo detyrë dhe u emërua zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Njoftimi i plotë:

1.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

2.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

3.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

4.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

5.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com

The post Ndryshime në qeverinë Rama, kush janë pesë zëvendësministrat e rinj në kabinet appeared first on Albeu.com.