qeveria kosove Archives - Albeu.com

Kurti ndërmerr shkarkime në qeveri, zëvendësministri: Ishte për çështje personale
Kryeministri Albin Kurti e ka shkarkuar zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.

Ky i fundit, pas shkarkimit tha se vendimi i shefit të Qeverisë erdhi pasi këtë kërkesë e kishte bërë partia të cilës i takon.

“U lirova nga posti i zëvendësministrit! Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit”, shkroi Veshall.

Ish-zëvendësministri theksoi se u shkarkua nga Kurti për “çështje personale”.

“Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra”, shkroi ai në Facebook.

Veshall tha se kryeministri e ka konsideruar këtë si padrejtësi.

“Tu bë një padrejtë”, shkroi Veshall.

“Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën. Ju don zëvendësiHajrës! Me përkulje, Përherë i juaji, Sejnuri”, shkroi ai, duke publikuar edhe vendimin./.albeu.com

The post Kurti ndërmerr shkarkime në qeveri, zëvendësministri: Ishte për çështje personale appeared first on Albeu.com.

Kuvendi zgjodhi 8 anëtarët e Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës i ka zgjedhur 8 anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, shkruan Syri.net Kosova.

Anëtarët e zgjedhur për televizionin publik janë këta persona:

Fatime Lumi-Qehaja, (mandat, 3 vjeçar)

Arta Berisha, (mandat 2 vjeçar)

Shukrie Rama (mandat, 2 vjeçar.

Driton Hetemi (mandat, 4 vjeçar)

Besnik Boletini (mandat, 2 vjeçar

Safet Kabashaj (mandat -4 vjeçar)

Bekim Sele (mandat, 4 vjeçar

Albulena Mehmeti (mandat 3-vjeçar)

Kurse nga komunitetet nuk ka arritur të zgjidhet dhe sipas rregullores do të përseritet konkursi.

The post Kuvendi zgjodhi 8 anëtarët e Bordit të RTK-së appeared first on Albeu.com.

​Refuzimi i asociacionit, Qeverisë i kërkohet të ketë qasje më strategjike dhe diplomatike
Refuzimi kategorik i Qeverisë së Kosovës kundër themelimit të çfarëdo asociacioni një etnik, shihet si metodë për të ardhur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e krijimit të një etniteti të bashkësisë së komunave serbe.

Megjithëse, presioni ndërkombëtar është rritur për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, Qeverisë i kërkohet të ketë një qasje më strategjike dhe diplomatike lidhur me refuzimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress, se Asociacioni duhet të themelohet, por nuk duhet t’i lejohen kompetenca dhe autorizime ekzekutive.

Ai thotë se çfarëdo dokumenti i serishëm që del për asociacionin duhet parë kushtetutshmërinë e tij në Gjykatën Kushtetuese. Për një gjë të tillë, Raci, i cili ka qenë i përfshirë në procesin e dialogut, thotë se janë pajtuar edhe bashkësia ndërkombëtare, madje edhe vet Serbia.

“Asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të lejohen kompetenca apo autorizime që i lejon Kushtetuta e vendit….Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe ShBA-të në marrëveshjen e vitit 2015, janë pajtuar që çfarëdo vendimi i ri apo dokument i ri që do të vijë për asociacionin duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë u pajtua edhe Serbia, kështu që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia e kanë parasysh se çfarëdo dokumenti që vije si rezultat për asociacionin duhet të kalojë nga Gjykata Kushtetuese”, thotë ai.

Refuzimin kategorik të Qeverisë Kurti për Asociacionin, Raci e sheh më shumë si metodë për të ngritur nivelin e kërkesave në mënyrë që të vije tek vendimi i Kushtetueses.

“Këto janë metoda që qeveria jonë e re po i përdorë në tryezën e bisedimeve, duke e ngrit nivelin e kërkesave më të larta në mënyrë që të vije tek pozicioni i mendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përtej atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese është rrezik të dilet”, shton Raci.

Kujdes më të shtuar për çështjen e asociacionit po kërkon profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, i cili thotë se presioni politik i faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës është rritur dukshëm.

Ai thotë për KosovaPress, se qëndrimi i ekzekutivi duhet të jetë më strategjik dhe diplomatik në raport me asociacionin.

“Presioni politik është rritur karshi Kosovës në lidhje me gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe specifikisht në këtë rast me çështjen e Asociacionit të komunave serbe. Por qëndrimi i Kosovës duhet të jetë më strategjik dhe diplomatik. Mund të thuhet që ka hapësirë për diskutim për asociacionin, por ai duhet të riformulohet pak më ndryshe politikisht, pasi është marrëveshje ndërkombëtare dhe kemi marrë obligim me zbatuar. Por ne duhet të jemi më të zhdërvjelltë në këtë çështje dhe të themi se implementimi i asociacionit mund të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur na njeh Serbia. Ne atë mënyrë e pranojmë atë, por në forma tjera. Duhet të jemi më diplomat në këtë çështje ta shkarkojmë presionin dhe ta hedhim tek pala tjetër”, thotë ai.

Në kuadër të dialogut, pala serbe vazhdimisht është duke insistuar për ta hapur temën e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Mirëpo me një gjë të tillë nuk janë pajtuar nga pala kosovare.

Respektim të marrëveshjeve të Brukselit po kërkojnë vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, derisa së fundmi një gjë të tillë e kërkoi edhe presidenti slloven, Borut Pahor gjatë vizitës në Kosovë.

The post ​Refuzimi i asociacionit, Qeverisë i kërkohet të ketë qasje më strategjike dhe diplomatike appeared first on Albeu.com.