qeveria greke Archives - Albeu.com

Dorëhiqen tre anëtarë të qeverisë greke / Qeveria nën presion nga skandali me abuzimet me subvencionet në bujqësi
Tre anëtarë të kabinetit grek dhanë dorëheqjen, ndërsa vendi eshte trazuar nga skandali per subvencionet bujqësore të BE-së. Hetimet për abzuime e kanë shtuar presionin mbi qeverinë konservatore të vendit

Televizioni shtetëror ERT njoftoi se ministrat e bujqësisë dhe të mbrojtjes civile kanë dhënë dorëheqjen, së bashku me një zëvendësministër të shëndetësisë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë pritet të bëjë njoftime për një riformatim të kabinetit.

Prokurorët evropianë po hetojnë një numër në rritje te politikanëve të partisë në pushtet në Greqi, pasi dyshojne për përvetësim të mundshëm të subvencioneve bujqësore të BE-së. Skandali po zgjat prej nje viti dhe e ka shtuar presionin ndaj qeverisë.

Prokurorët kërkuan të mërkurën që 11 deputetëve t’u hiqet imuniteti parlamentar, dhe përmendën edhe shtatë politikanë të tjerë të dyshuar për përfshirje, përfshirë edhe një ish-ministër të bujqësisë. Dyshohe se ne skemën abusive jane edhe dy deputete te tjere.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzon përfituesit e subvencioneve se kane bërë kekrese per subvencione për toka që nuk i zotëronin dhe kishin rritur numrin e bagetive në ferma. Disa prej personave që merrnin pagesa nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë.

Ne tetorine kalaur apsi arrestime, ndersa fermerët bene protesta pasi u ishin vonuar subvencionet. Po hetohen 20 politikane te partisë në pushtet, Demokracia e Re dhe mendohet se abuzimi mund te shkoje ne dhjetëra milionë euro subvencione.

The post Dorëhiqen tre anëtarë të qeverisë greke / Qeveria nën presion nga skandali me abuzimet me subvencionet në bujqësi appeared first on Albeu.com.

Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit
Shteti fqinj po përshpejton vendimet për rritjen e re të pagës minimale në 751 euro dhe për heqjen ose të paktën përgjysmimin e tarifës së shërbimit që rëndon profesionistët.

Synimi është, nga njëra anë, që paga e re minimale të hyjë në fuqi ndoshta nga fillimi i vitit 2023 dhe nga ana tjetër, tarifa të bëhet më e lehtë, nëse jo zero, edhe nga viti pasardhës, shkruajnë mediat greke.

Rritja e pagës minimale do të ndikojë në pagat e 600 mijë punonjësve të sektorit privat. Vihet re se 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk i kalonte 500 euro.

Në vendimet e qeverisë parashikohet edhe heqja ose përgjysmimi i taksave që rëndon profesionistët biznesmenë në Greqi./albeu.com

The post Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit appeared first on Albeu.com.

A do të bjerë qeveria e Mitsotakis? Skandali i përgjimeve në shtetin helen, “The Guardian” flet për një “Watergate” grek
Duket se skandalet e përgjimeve në Greqi mund të rrezikojnë edhe vetë qeverinë greke.

Ka qenë prestigjiozja britanike “The Guardian”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë kësaj historie.

“The Guardian” i referohet rastit të monitorimit të bisedave telefonike të presidentit të PASOK-ut, Nikos Androulakis, në një përgjigje të firmosur nga Helena Smith, një kolege e vjetër dhe me përvojë e gazetës.

Nga ana tjetër, kryeministrit Mitsotakis i është dashur të japë shpjegime dhe t’i hapë rrugën ngritjes së një komisioni hetimor.

Media britanike e ka konsideruar skandalin e ri si “Watergate” grek.

Artikulli i “The Guardian”:

“Një skandal përgjimi, që çoi në dorëheqjen e komandantit të EYP-së dhe kryesekretarit të Kryeministrit brenda pak minutash, pritet të çojë në dorëheqje të mëtejshme mes zbulimeve të “praktikave të errëta” dhe një krize spiunazhi që të kujton atë të “ëatergate”.

Kyriakos Mitsotakis po kalon periudhën e tij më të vështirë si kryeministër, pasi u zbulua se celulari i kundërshtarit të tij politik, kreut të partisë së tretë më të madhe në Greqi, ishte nën vëzhgim me urdhër të EYP, shërbimi inteligjent që raporton në zyrën e tij.

“Nuk e prisja kurrë që qeveria greke do të më spiunonte duke përdorur praktikat më të errëta”, tha kreu i PASOK-ut, Nikos Androulakis – i cili është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, në një fjalim televiziv të premten vonë, kur u bë e njohur përmasa e skandalit.

“Është detyra jonë demokratike të mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut të qytetarëve grekë. Sot është një moment i së vërtetës për ata që arroganca dhe ndjenja e mosndëshkimit i bëjnë të aftë për çdo gjë”, shtoi ai.

Kryeministria, pak orë më parë, kishte zbuluar dorëheqjen e kreut të deriatëhershëm të Policisë Kombëtare Greke, Panagiotis Kontoleon, për “veprime të gabuara”.

Lajmi pasoi njoftimin tronditës se nipi dhe ndihmësi më i besuar i Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjithashtu kishte dhënë dorëheqjen, duke sakrifikuar pozicionin e tij me shpresën për t’i dhënë fund skandalit. Demetriades, një person që zotëronte fuqi të gjera në prapaskenë, ishte kreu i Condoleon në Maximus.

Por deri të dielën, me Mitsotakis që tha se përgjimi ishte një “gabim i madh dhe i pafalshëm”, këto dorëheqje u interpretuan si një pranim faji.

Duke e krahasuar skandalin e spiunazhit me një “Watergate” grek “që fyen brutalisht demokracinë tonë”, ish-kryeministri i krahut të majtë Alexis Tsipras u zotua se asgjë nuk do të lihet në errësirë.

Sipas tij, ishte detyra e qeverisë së qendrës së djathtë jo vetëm të jepte një shpjegim për Androulakis, telefoni i të cilit u monitorua për tre muaj para zgjedhjes së tij si lider i PASOK shtatorin e kaluar, por edhe për të gjithë të tjerët që dyshohet se ishin në shënjestër.

“Në vend të faljeve hipokrite dhe gënjeshtrave, zoti Mitsotakis duhet të thotë se cilët politikanë dhe gazetarë të tjerë po monitoroheshin. Ky nuk është një gabim i madh dhe i pafalshëm. Është një skandal i madh që përfaqëson arrogancën e pafalshme të një regjimi, një kryeministri që mendonte se askush nuk mund ta kontrollonte”, tha kreu i partisë kryesore opozitare, SYRIZA.

Skandali, i cili kujton momentet më të errëta të juntës ushtarake, kur kundërshtarët e regjimit të kolonelëve të viteve 1967-74 monitoroheshin rregullisht, shpërtheu për herë të parë kur Androulakis zbuloi se ishte informuar nga Parlamenti Evropian për një përpjekje për të hakuar telefonin e tij celular nëpërmjet softuerit “Predator”.

Eurodeputeti e bëri zbulimin pasi u bë i vetëdijshëm për këtë falë një shërbimi të sigurisë kibernetike të krijuar nga parlamenti me bazë në Strasburg për ligjvënësit, për të siguruar që telefonat e tyre të mos monitorohen në mënyrë të paligjshme. Ndër spyëare-ët më të sofistikuar të disponueshëm, “Predator” është në gjendje të aksesojë mesazhet e koduara dhe të aktivizojë kamerat dhe mikrofonat në pajisjet celulare.

Javën e kaluar, Androulakis ngriti një padi në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, duke detajuar tentativën për përgjim. Dy gazetarë grekë, njëri që mbulon emigracionin dhe tjetri financat, kanë ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore pas akuzave për përgjime të ngjashme të paligjshme nga një qeveri që është kritikuar gjerësisht ndërkombëtarisht për censurë.

Më 29 korrik, Kontoleoni, kryespiuni, pranoi në një seancë dëgjimore të komisionit parlamentar me dyer të mbyllura se inteligjenca greke kishte survejuar Thanasis Koukakis, raportuesin financiar, me urdhër të një agjencie të huaj të inteligjencës, sipas ligjvënësve që ishin të pranishëm.

Fillimisht, burime qeveritare mohuan që zbulimet e “Predator-it” të kenë luajtur një rol në valën e dorëheqjeve. Por më pas, megjithatë, burimet raportuan se telefoni celular i Androulakis vërtet po monitorohej me kërkesë të shërbimeve të huaja inteligjente dhe me lejen e prokurorit, por ndërsa ishte i ligjshëm dhe i realizuar me softuer konvencional, kryeministri nuk e dinte, përndryshe “nuk do ta kishte lejuar”.

Mediat greke gjatë fundjavës identifikuan agjencitë e huaja të raportuara të spiunazhit si ukrainase dhe armene, me disa media që ia atribuojnë kërkesën për të monitoruar kreun e PASOK marrëdhënieve të tij me “persona të dyshimtë që veprojnë në emër të interesave kineze”.

Kjo linjë mbrojtjeje u hodh poshtë menjëherë si një rrjetë e përpunuar gënjeshtrash nga një qeveri e përfshirë në krizën e saj më të madhe që nga marrja e pushtetit në korrik 2019.

Të premten, Androulakis i kërkoi parlamentit grek të ngrejë një komitet hetimor për të parë përgjegjësitë e mundshme të politikanëve. Mitsotakis, i cili në një lëvizje të diskutueshme vendosi EYP nën kontrollin e Maximos në një nga veprimet e tij të para në detyrë, ka thënë se do t’i drejtohet kombit publikisht të hënën.

“I detyrohem një falje Nikos Androulakis”, mësohet t’i ketë thënë Mitsotakis njerëzve të tij më të afërt.

Mitsotakis, një i diplomuar në Harvard, i cili nga disa shihet se i jep frymë Greqisë pas viteve të trazirave të dobëta ekonomike, ka fituar lëvdata për axhendën e tij të reformave dhe një stil menaxhimi më shumë të lidhur me SHBA-në sesa me Mesdheun. Që nga marrja e detyrës, ai duket se e shijon sfidën e krizave të shumta.

Por Mitsotakis, i cili përballet me zgjedhjet vitin e ardhshëm sipas një ligji të ri zgjedhor që do ta bëjë pothuajse të pamundur për partinë e tij Demokracia e Re formimin e një qeverie edhe nëse, siç parashikohet ai do të fitojë zgjedhjet,  ka pranuar gjithashtu kritika gjithnjë e më të ashpra për stilin e tij qeverisës, gjë që lë pak hapësirë për kritika.

“Pushteti absolut korrupton”, tha eurodeputeti Giorgos Kyrtsos, i cili u përjashtua nga Demokracia e Re për kritikat e hapura ndaj qeverisë dhe sjelljen kundër medias në fillim të këtij viti.

“Mitsotakis sundon përmes Maximos, jo kabinetit, në një sistem në të cilin ka pak kontrolle dhe balanca. Dëshira e tij për të kontrolluar është jashtë kontrollit. Ky skandal spiunazhi është një krizë shumë e madhe dhe do të ngrejë pyetje të mëtejshme rreth shtrirjes së vërtetë të kredencialeve të tij liberale evropiane”, shtoi ai.

The post A do të bjerë qeveria e Mitsotakis? Skandali i përgjimeve në shtetin helen, “The Guardian” flet për një “Watergate” grek appeared first on Albeu.com.

Policia greke përgjon gazetarët? Aplikacioni i zbuluar dhe gjurmët që të çojnë në qarqet më të larta greke
Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.

“Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?” Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që “u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds.”

Telefoni i gazetarit Thanasis Koukakis u infiltrua me aplikacionin e përgjimit, Predator

Kurse Citizen Lab, projekt i Universitetit të Torontos që trajton çështje të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në kontekstin e teknologjisë së informacionit, e kishte identifikuar në vitin 2021 Predator në celularin e gazetarit Koukakis dhe konstatoi, se ai ishte aktiv prej dy muajsh. Por jo vetëm kaq. Në një raport të rrjetit investigues “Reporters United” që në prill 2022 kishte provuar, se gazetari përgjohej nga shërbimi sekret grek, për shkaqe të sigurisë kombëtare. Këtë kohë Koukakis punonte për tema që lidheshin botën financiare. Për të mbetet e paqartë, se pse hulumtimet që po bënte mund ta vinin në konflikt me sigurinë kombëtare. “Por kur zbulova, se përgjohesha, e denoncova këtë tek autoriteti përkatës, dhe përgjimi u mbyll menjëherë”, thotë Koukakis për DW. Por kur kërkoi tek instancat qeveritare qasje tek informacionet e mbledhura për ta, qeveria ndryshoi një ligj, e kështu autoriteti përkatës nuk mund t’i jepte më asnjë informacion.

Ofensivë e gjerë përgjimi?

Vetëm pak pas dhënies fund të përgjimit zyrtar, telefoni i Koukakis u infiltrua me aplikacionin përgjues Predator. Portali i lajmeve, Inside Story ka zbuluar ndërkohë se nga ky përgjim nuk është i prekur vetëm gazetari Thanasis Koukakis. Ata kanë gjetur gjithsej rreth 50 “phishing sites”, mes tyre portale mediatike, organizatën për transparencën, Voulwatch, një klub futbolli etj. Një klikim pa dijeni i një përdoruesi tek këto faqe që kopjohen shumë saktë mjafton dhe në celularin e tij instalohet aplikacioni përgjues. Thanasis Koukakis dyshon, se pas sulmit kibernetik ndaj tij fshihet qeveria, por ajo e hedh poshtë kategorikisht këtë. Eliza Triantafyllidou tek Inside Story pyet, se kush mund të ketë interes tjetër për të dhëna të tilla. “Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetare e gazetarë, por eventualisht edhe për ushtrinë, diplomatët, politikanët, apo persona të shoqërisë civile”, thekson Triantafyllidou.

Në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” Greqia në indeksin e lirisë së shtypit zë vendin e 70-të nga 108 vende. Verën e vitit të kaluar u bë e ditur, se shërbimi sekret përgjonte gazetarin Stavors Maichudis. Kurse gazetarët Kostas Vaksevanis dhe Gianna Papadokou aktualisht duhet të përgjigjen para gjyqit. Ndaj Papadakout është ngritur akuzë mbi bazën e një ligji të ri, të kritikuar ashpër nga aktivistët e medias. Vaksevanis duhet të përgjigjet për konspiracion dhe përkatësi në një shoqatë kriminale. Të dy gazetarët kishin hulumtuar në skandalin Novartis, që bëri bujë në botë, ku koncerni i madh zviceran i farmaceutikës, kishte korruptuar politikanë të lartë në Greqi.

Eleni Toloupaki e njeh këtë rast si prokurore dhe si ish-e ngarkuar për transparencën ajo ishte përgjegjëse për hetimin. Ajo mblodhi të dhëna, sipas të cilave politikanë të lartë të Nea Dimokratia dhe partisë socialiste PASOK kishin marrë ryshfete në vlerë milionëshe. Por tani para gjyqit ka dalë ajo. “Bëhet fjalë për një fajësim të paqartë, unë jam anëtare e një shoqate kriminale, anëtarët e së cilës janë ata, që me hulumtimet e tyre juridike apo gazetareske kanë guxuar të prekin politikanët”. thotë Toloupaki për DW.

Rasti kundër saj bazohet në supozime dhe jo në prova, thotë ajo. Në SHBA Novartis pranoi që në vitin 2018, se kishte paguar ryshfete dhe ra në ujdi jashtë gjyqësore për të paguar zhdëmtime. Por në Greqi kjo çështje është injoruar deri tani, kur ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevis kërkoi në një letër me shkrim para nga Novartis. Për Toulopakin “kjo deklaratë është publikuar nën presion, e ka ardhur për shkak të presionit nga jashtë, ku ndiqet, se çfarë po bëhet këtu me ne.”

Kthim pas në demokraci

Megjithatë Agjencia e Transparencës e shikon vendin në rrugë të drejtë. Luftimi i korrupsionit ka prioritetin më të lartë për qeverinë, bën të ditur për DW ky autoritet. Vetëm së fundmi autoriteti i pavarur u vu në shënjestër të kritikave, sepse në një raport të agjncisë ishin quajtur të pavlefshme akuzat e ngritura në media për dëbimet ilegale të refugjatëve, e më vonë u bë e ditur, se autoriteti kishte biseduar vetëm me nëpunësit e rojes bregdetare. Në tërësi ishin pyetur vetëm një organizatë joqeveritare dhe një migrant.

Stefanos Loukopoulos nga iniciativa e transparencës, Voulwatch e shikon me shumë potencial këtë autoritet, por kritikon faktin se aty mungojnë veprat. “Në tre vitet e themelimit të saj kjo agjenci ka bërë shumë pak për të cekur vërtet problemet e vendit”, konkludon eksperti. “Parimet bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor po vendosen gjithnjë e më shumë para sprove në Greqi. Sipas tij këto hapa mbrapa janë dokumentuar. “Përpjekjet e qeverisë për të konstruktuar narrativë të caktuar dhe shtrembëruar realitetin janë shumë problematike.” Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe disa kufizime të lirisë së shtypit. “Një numër i vogël i pronarëve të pasur të anijeve kanë në dorë një pjesë të madhe të medias. Ata kanë lidhje të afërta me qeverinë”, përfundon Stefanos Loukopoulos./DW

The post Policia greke përgjon gazetarët? Aplikacioni i zbuluar dhe gjurmët që të çojnë në qarqet më të larta greke appeared first on Albeu.com.