qeveri teknike Archives - Albeu.com

“Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?!
Kryetari i partisë Mundësia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi kategorikisht një bashkim të mundshëm të kësaj partie me PD-në e Sali Berishës. Ai tha se është larguar nga PD pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka kjo parti dhe asgjë nuk është përmirësuar.

Shehaj tha se nuk kërkon qeveri teknike, ndërkohë që Kodi Zgjedhor nuk varet nga opozita, pasi votat i ka Rama.

Biseda:

Agron Shehaj: Qëndrimin tim e kam mbajtur. Ne duhet të kuptojmë një gjë, nxorrëm një kandidat ndryshe dhe hodhëm propozimin e kandidatit që të përfaqësojë votuesit opozitarë dhe jo partitë politike, për të vajtur përtej partive politike dhe kandiduam Ermalin. Ne kemi ikur nga PD, për disa arsye që Ermali i di dhe ato qëndrojnë. Këto çështje që na kanë ndarë nga PD, vijojnë të jenë aty, nuk ka asnjë ndryshim.

Nxjerrja e një kandidati jashtë partive, ishte mënyra për të patur një alternativë të besueshme, për ti dhënë një shans Tiranës. Ky ishte qëllimi ynë. Nuk e kam kuptuar pse doli ky propozim nga Ermali? Ne na kanë votuar 50 mijë qytetarë në Shqipëri, pasi i thamë që Berisha ka patur shanse ta qeverisë Shqipërinë dhe nuk kemi pse i japim arsye tjetër. Dhe na kanë votuar. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me partitë e vjetra, por jemi kundërshtarë të flaktë, mbi çështjen kryesore, drejtësia, nga e cila varet e ardhmja e Shqipërisë. Për cfarë diskutojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po ishim edhe përpara ne për këtë të bashkuar. Qeveri teknike? Jo faleminderit, nuk e duam. Kodi Zgjedhor? Në 35 vjet dy partitë e mëdha janë bërë bashkë dhe kanë bërë kod zgjedhor kundër partive të vogla. Se të bashkohemi për zgjedhjet të lira kur nuk varen nga ne? Si mund të bëhet një qeveri, ku të votohet në Parlament, ku Rama ka 86 mandate? Si do të bëhet kodi zgjedhor, kur Edi Rama ka 86 mandate? Ky bashkim nuk ka kuptim.

Ermal Hasimja: Nuk është fjala për bashkim, por për ulje në tryezë. Zoti Shehaj thotë nuk ulemi në tryezë, për problemet që tha, nuk ulemi me Sali Berishën, dhe me PD-në, nga partia nga ka ardhur edhe vetë. Gjithsesi është qëndrimi i zotit Shehaj. Këto objektiva që thashë unë, a nuk janë edhe objektivat e Mundësia dhe Lëvizja Bashkë? Më duket se janë.

Edhe çështja e zgjedhjeve të lira, edhe mbështetja e një drejtësie kushtetuese. Kur flasim për tryezën, politika, që edhe kam studiuar, politika në thelb është diskutim, debat, kompromis. Politika është negocim. Edhe Shehaj edhe Qori thonë nuk diskutojmë me këta, por këta ulen çdo ditë nëpër komisione me Partinë Socialiste. Votuan për Bordin e Paqes.

The post “Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?! appeared first on Albeu.com.

Homazhe për Azem Hajdarin/ Flamur Noka: Revolta popullore po zien, s’ka rrugë tjetër, qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të lira
Këtë të enjte, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas homazheve në ndër të Azem Hajdarit dha mesazhin se “regjimi do kurajo dhe përballje”.

Në një komunikim me gazetarët, ai u pyet për fillimin e lëvizjes politike që PD ka paralajmëruar.

Sipas tij, revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Sipas tij, ka vetëm një rrugë dhe ajo eshte qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës.

Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”, tha Noka.

The post Homazhe për Azem Hajdarin/ Flamur Noka: Revolta popullore po zien, s’ka rrugë tjetër, qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të lira appeared first on Albeu.com.

“E votojmë amnistinë nëse përmbushen kushtet tona”, Basha: Mundësia që Rama të pranojë qeveri teknike, zero!
Lulzim Basha, gjatë konferencës së sotme me gazetarë tha se ai dhe deputetët e gripimit të tij do ta votojnë amnistinë penale  nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar.

Sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme dhe krijimit të një qeverie teknike, Basha tha se mundësia që kryeministri Rama të pranojë qeverinë teknike për momentin është zero.

Sipas tij opozita nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.

A do ta votoni amnistinë penale nesër?

Basha: E para, në rendin e ditës amnistia nuk është. Nëse vendoset në rend, asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i subjekteve të SPAK, siç ishte propozimi para se të futeshin duart, dhe propozimi i dytë për të gjithë protestuesit pa përjashtim, këto kanë qenë qëndrimet tona. I di edhe Ulsiu, edhe shefi i Ulsiut, edhe ai që i shkon nga mbrapa Ulsiut, nëse këto kushte plotësohen, sigurisht që ata persona mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë, nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime.

Në korridoret politike flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në tetor, a është PD e gatshme për këtë skenar?

Basha: Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe.

The post “E votojmë amnistinë nëse përmbushen kushtet tona”, Basha: Mundësia që Rama të pranojë qeveri teknike, zero! appeared first on Albeu.com.

Berisha: Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen
Në fjalën e tij ish kryeministri, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për një qeveri teknike, në mënyrë që sipas tij shqiptarët të votojnë të lirë dhe pa presionet e qeverisë së Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme.

Asgjë, asnjë pengesë nuk iu ndalon ju në këtë betejë, e cila do të ketë fundin fitimtar të saj.

Në këtë betejë, në të cilën ne përballemi me diktaturën që bazohet në pushtetin, në aleancë me krimin, me vjedhjen, me drogën, mashtrimin e shqiptarëve.

Kjo diktaturë me propagandën e saj faktohet sistemi i mashtrimit të madh.

Çdo ditë, tonelata gënjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë dhjetëra milionë euro pasuri të tyre, vidhen nga qeveritarët.

Çdo ditë lartësohen kullat e qeverisë si monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit.

Çdo ditë mbulohen krimet e shëmtuara që kryhen nga qeveritarët dhe bandat e tyre.

Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë.

Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen.

Ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore.

Por këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarët hajdutë.

Këto pasuri, në vend të një bekimi, shndërrohen në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët.

Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër.

The post Berisha: Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen appeared first on Albeu.com.

Berisha: U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për një qeveri teknike sepse sipas tij qeveria teknike është kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë.

Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme.

Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë.

Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët.

Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre.

Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama?

Më thoni ju mua, a nuk premtoi ky 300 mijë vende pune?

A nuk premtoi ky heqjen e TVSH-së nga ushqimet?

A nuk premtoi ky ujë të pijshëm në çdo shtëpi?

A nuk premtoi ky hapjen e negociatave me BE-në?

A nuk premtoi ky Korridorin Blu e ku ta di unë?

Ku janë? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Të gjitha këto do përkeqësohen, e keqja nuk ka fund në qoftë se ne nuk i japim fund asaj.

Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve.

Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.

Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit.

Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë.

A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate?

Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë.

Për betejë, rotacionin e pushtetit.

The post Berisha: U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike appeared first on Albeu.com.

Berisha kërkon qeveri teknike: Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar
Lideri i opozitës,Sali Berisha, ka kërkuar sërish qeveri teknike.

Berisha: A ka të vërteta më të hidhura se vjedhja e tmerrshme që Edi Rama u bën shqiptarëve. Sikur të ishte një qenie mitologjike, u gllabëron portin mijëravjeçarë, trashëgimni e qindra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, për ta shndërruar në Dubain City të tij. Çfarë mund ti bëjë Shqipërisë më shumë ky njeri. Çfarë mund ti bëjë shqiptarëve ky njeri. A duhet ta durojmë më tej ne këtë person.A duhet të përballemi ne me të, dhëmb për dhëmb dhe ti tregojmë vendin. Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve.

Berisha shtoi se nëse nuk shkohet drejt zgjedhjeve të lira, vendin e pret “shkatërrimi kombëtar”. Ai i bën thirrje shqiptarëve që të lënë bindjet politike dhe të bashkohen.

Berisha: Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës. Ndaj si shqiptarë le ti lëmë të gjitha bindjet politike, por geni ynë është geni atdhetar.Le ti thërrasim ne këtij geni, të bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi? Që secili prej nesh pavarësisht nga bindjet politike të votojë i lirë, me dinjitet, për atë që do, të mos pranojë ndërhyrjen e askujt, të zgjedhë vetë njerëzit që do, si njeri i qytetëruar. A do të pranojmë ne kryeministër njeriun që korrupton udhëheqësit të NATO-s, partnerit strategjik, kryezbuluesin dhe ai futet në burg, kurse ky dërdëllis se mbrohet nga mafia e Sorosit dhe mafiat e tjera. Jo more jo, do të përgjigjet para nesh ai.

The post Berisha kërkon qeveri teknike:  Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar appeared first on Albeu.com.

Noka: Bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se grupi i opozitës së bashkuar po punon çdo ditë, që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike.

Ai shtoi se gjëja e parë që duhet të ndodhë në vend është McGonigali shqiptar, duke iu referuar kryeministrit Rama, të largohet dhe t’i hapë rrugën një qeverie të qytetarëve dhe më pas t’i hapet rruga integrimit të Shqipërisë në BE.

Bashkimi i PD-së, krijimi i opozitës së bashkuar dhe protesta e datës 20 shkurt si kulmimi i zhvillimeve brenda opozitës, ishin kryefjala dhe treguan që PD-ja, opozita, por edhe vendi ka hyrë në një etapë të re zhvillimesh politike.

Protesta e qytetarëve, ai lum njerëzish që vërshoi në Tiranë, ajo energji njerëzore që u derdh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, tregoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh.

Ai lum njerëzish, ai uragan popullor i dha një mesazh edhe PD-së, dhe kryesia jonë sot vendosi që ta lexojë dhe deshifrojë mirë dhe qartë, atë mesazh të njerëzve të lirë, demokratëve, opozitarëve që morën pjesë, edhe të paangazhuarve që morën pjesë, edhe të socialistëve të zhgënjyer dhe të shkelur me këmbë nga sekti i rilindjes, që morën pjesë.

Përkthimi i atij mesazhi është që ne do të zbresim në bazë, të gjithë do të zbresim të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët, mjekët, nënpunësit, të papunët, rininë.

Do të jemi çdo ditë në kontakt me ta, për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzore dhe për ti dhënë një mundësi çlirimi gjithë kësaj energjie, që Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike, me një qeveri teknike dhe jo më, me një qeveri që është armike e votës së lirë.

U analizua edhe një pikë tjetër.

Pas datës 16 shkurt dhe sidomos pas datës 20 shkurt, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër McGonigalin.

McGonigali në SHBA u dënua për çështjen shqiptare.

Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit.

Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes.

Pyetje: Në mbledhje a kishte diskutime përsa i përket riorganizimit të strukturave të PD-së, ku të përshihen edhe depuetët e grupimit Bardhi, qoftë në kryesi, por edhe në strukturat e partisë.

Flamur Noka: “Sigurisht që pika e tretë e rendit të ditës së kësaj kryesie, ishte hapja e procesit për riorganizim dhe për zgjedhje në 20 degë, kryetarët kishin dhënë dorëheqjen pasi kishin kandiduar në zgjedhjet lokale.

Për përfshirjen e deputetëve të tjerë, pa asnjë më të voglin diskutim ne kemi marrë një vendim që para datës 20 shkurt, para protestës që të gjithë deputetët pa asnjë përjashtim janë në grupet e punës së PD-së në të gjithë qarqet. Ky është një proces i ezauruar”.

The post Noka: Bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike appeared first on Albeu.com.

Maqedoni e Veriut/ Kryetari i Kuvendit konfirmon sot datat e seancave për dorëheqjet dhe zgjedhjen e qeverisë teknike
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të mbajë takim koordinues, në të cilën, siç informuan nga Kuvendi, ku do të vërtetohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike.

Më pas Xhaferi, do të ketë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit.

Aktivitetet në Kuvend, siç është paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjedhja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit të ri kryetar i Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë zgjedhore 5.

Po ashtu, mësohet se deri të dielën (28 janar) vendi duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare, të cilën do ta kryesojë Talat Xhaferi.

Siç ka paralajmëruar, kryeministri Dimitar Kovaçevski, nesër do të japë dorëheqje, që do të thotë dorëheqje e gjithë qeverisë.

Në takimin me gazetarët, Xhaferi pritet të bëjë të ditur se kur ai do të japë dorëheqje.

VMRO-DPMNE konfirmoi se pas Komitetit ekzekutiv të partisë sonte do t’i shpallë emrat e ministrave teknikë të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrat plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

Zgjedhjet parlamentare, paraprakisht informuan se në seancën e re parlamentare të caktuar për të premten, do të konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe se më pas do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM-ja.

Ditën e djeshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se të enjten do të japë dorëheqje, pas së cilës do të hapen proceset e formimit të qeverisë teknike, e cila duhet ta mundësojë zbatimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në margjinat e konferencës “Viti i mundësive evropiane”, ai theksoi se me dorëheqjen e kryeministrit gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje.

Kovaçevski shtoi edhe se këto zgjedhje, nuk do të jenë zgjedhje mes të majtës dhe të djathtas, por do të jenë zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes.

Qeveria teknike zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj dhe dy javë më parë, më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Përgatitjet dhe ekipi i stafit të qeverisë teknike janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë të premten.

The post Maqedoni e Veriut/ Kryetari i Kuvendit konfirmon sot datat e seancave për dorëheqjet dhe zgjedhjen e qeverisë teknike appeared first on Albeu.com.

Hidhet poshtë propozimi i VMRO-së për shfuqizimin e qeverisë teknike
Kuvendi hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për abrogimin e Qeverisë teknike. Këtë veprim të shumicës parlamentare, lideri i opozitës Hristijan Mickoski e vlerësoi si qyqar, shkruan Alsat.

Si e komentoni atë që LSDM-ja në Kuvend sapo hodhi poshtë abrogimin e Qeverisë së Përzhinos?

“Qyqare”, u përgjigj shkurt Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi dhe kërkesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për formimin e grupeve të punës, Mickoski tha se ky veprim bëhet me qëllim zvarritjen e datës së zgjedhjeve. Sipas tij, vendi po shkon në drejtim të gabuar dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme.

“Le të formohen grupe pune, nuk e kemi problem. Por çfarë do të arrijmë nëse formojmë grupe pune? Do të blejmë kohë që të mos ketë zgjedhje këtë vit? Të formohen grupe për ta zvarritur procesin e negociatave deri në vitin 2024?”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket takimit të paralajmëruar nga kryeministri Kovaçevski, Mickoski tha se deri tani ka qenë vetëm paralajmërim dhe se nuk ka pasur ftesë konkrete. Lideri i opozitës është i gatshëm për takim kurdo që do të caktohet ai, duke mos paralajmëruar tema për të cilat do të kërkon të bisedohet në të. /Alsat.mk

The post Hidhet poshtë propozimi i VMRO-së për shfuqizimin e qeverisë teknike appeared first on Albeu.com.