`qetsori luizi Archives - Albeu.com

Në prag të votimit për reformën e debatuar gjyqësore, izraelitët bëjnë thirrje për unitet
Një projekt-ligj për ndryshimet në gjyqësor që prej muajsh ka ngjallur protesta masive në Izrael, do të votohet të hënën në parlamentin e vendit në një seancë maratonë. Kryeministri Benjamin Netanyahu, pasi iu shtrua një procedure në zemër, the se do të jetë i pranishëm në seancë për të mbështetur reformën e ndërmarrë nga qeveria e tij. Dhjetëra mijëra izraelitë kanë paralajmëruar se do të mblidhen para Knesset-it për të demonstruar kundër reformës që do të kufizonte pushtetin e Gjykatës së Lartë. Janë të shumtë ata që thonë se qëndrimet e kundërta për këtë projektligj po shkatërrojnë unitetin e vendit.

Protestuesit izraelitë u zgjuan të dielën në një kamp tendash që kanë ngritur pranë parlamentit në Jerusalem, përpara votimit përfundimtar që pritet të mbahet nesër për një projektligj përmes së cilit dobësohen kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit.

“Miratimi i projektligjit është pjesë e grushti shteti gjyqësor dhe ne do të jemi këtu për ta luftuar atë hap pas hapi. Ne nuk do të shkojmë në shtëpi, do të qëndrojmë në rrugë, kemi qenë këtu për një gjysmë viti dhe do të jemi këtu për aq kohë sa të duhet”, tha studentja 24 vjeçare, Tzivia Guggenheim.

Ndërsa dhjetëra-mijëra protestues u mblodhën në Jerusalem, kryeministri Netanyahu ishte në spital ku iu vendos një pajisje që i kontrollon aritminë e zemrës. Pas procedurës, ai tha se ishte “në gjendje të shkëlqyer shëndetësore” dhe planifikon të jetë në parlament për votimin e ndryshimeve në gjyqësor.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet për të përfunduar legjislacionin, si dhe përpjekjet për ta bërë këtë përmes konsensusit, por në çdo rast dua që ju të dini se nesër në mëngjes do t’i bashkohem kolegëve të mi në Knesset”, tha ai përmes një videodeklarate të bërë publike pas procedurës në spital.

Lajmi se ai është mirë, u konfirmua edhe nga mjekët që i vendosën pajisjen për t’i kontrolluar aritminë në zemër.

“Vendosja e pajisjes shkoi pa probleme, ai nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën, ndihet mirë dhe po i kthehet rutinës së përditshme”, tha Profesor Roy Beinart, Drejtor në Qendrën e Aritmisë Davidai në Institutin e Zemrës në Qendrën Mjekësore Sheba.

Qeveria e zotit Netanjahu argumenton se ndryshimet në pushtetin e Gjykatës së Lartë janë të nevojshme pasi ajo bën ndërhyrje të shumta në politikën e vendit.

Kritikët thonë se projektligji krijon mundësinë për abuzim me pushtetin.

Protestuesit antiqeveritarë planifikojnë po mbajnë një demonstratë të madhe para Knessetit sot dhe do të vazhdojnë protestën edhe nesër përpara votimit. Një protestë pro-qeveritare në mbështetje të ndryshimeve gjyqësore po mbahet të dielën në Tel Aviv.

Protestat disa mujore kanë ngritur një shqetësim tjetër edhe tek ata që e kundërshtojnë propozimin e qeverisë së zotit Netanjahu.

Krahas protestave kundër qeverisë, në Jeruzalem sot janë mbledhur edhe mijëra njerëz për të bërë thirrje për unitet.

Turma që përfshin kundërshtarë dhe mbështetës të ndryshimeve gjyqësore mbajti një lutje masive në Murin Perëndimor, vendin më të shenjtë të xhudaizmit, dhe më pas formoi një rresht të gjatë në të gjithë Jeruzalemin.

Moran Zer Katzenstein, një aktiviste e njohur izraelite për të drejtat e grave dhe udhëheqëse e protestave kundër ndryshimeve në gjyqësor ka themeluar grupin “Ndërtimi i Një Proteste Alternative”.

“Ne po ndiejmë se vendi ynë dhe populli ynë po përçahen dhe mendoj se kjo është përpjekja jonë e fundit për t’u thënë atyre: ‘Ne nuk jemi kundër jush, por ju lutemi, thuajuni udhëheqësve tuaj të ndalojnë ndryshimet në drejtësi. Le të fillojmë të flasim”, thotë zonja Katzenstein, drejtuese e grupit “Ndërtimi i Një Proteste Alternative”.

Ish-ligjvënësi dhe aktivisti i dajthtës së skajshme izraelite, Yehuda Glick, iu bashkua turmës që këndonte dhe lutej bashkë.

“Unë personalisht i mbështes reformat e kësaj qeverie. Ka njerëz që janë kundër tyre, por sot, vendosëm të qëndrojmë dorë për dore, për t’i thënë botës: ‘Ne jemi një. Ne jemi një demokraci e fortë’. Ne mund të demonstrojmë, mund të flasim gjëra shumë të dhimbshme, por në fund të fundit jemi vëllezër, jemi një komb”, thotë zoti Glick.

Një nga shqetësimet e izraelitëve për unitetin e vendit nxitet edhe nga debati i tensionuar maratonë në Knesset për ndryshimet në gjyqësorin e vendit.

Në një fjalim të zjarrtë që nisi seancën, Simcha Rothman, udhëheqësi i Komisionit Parlamentar që solli projektligjin në Knesset, denoncoi gjykatat, duke thënë se ato dëmtuan bazat demokratike të Izraelit duke rrëzuar në mënyrë arbitrare vendimet e qeverisë.

“I bëj thirrje anëtarëve të Knessetit që të miratojnë ligjin, të refuzojnë rezervat që të rivendosin demokracinë në shtetin e Izraelit”, tha gjatë fjalimit zoti Rothman.

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid kundërshtoi ashpër projektligjin, por mbajti fjalim më të përmbajtur.

“Ndaloni këtë legjislacion, duhet të shkojmë tek presidenti dhe të mos ndalim kurrë përpjekjet për një zgjidhje pasi fati i popullit të Izraelit varet nga kjo”, tha zoti Lapid në parlamentin e vendit.

Ndryshimet e propozuara gjyqësore nga qeveria e zotit Netanjahu përpos kufizimeve për Gjykatën e Lartë kërkojn gjithashtu ndryshime gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e kompetencave të gjyqësorit e deri te ndryshimi i mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve.

The post Në prag të votimit për reformën e debatuar gjyqësore,  izraelitët bëjnë thirrje për unitet appeared first on Albeu.com.

Marramendje dhe përizerje në dush: Çfarë do të thotë për shëndetin
Një dush duhet të jetë relaksues dhe freskues. Megjithatë, nuk është një përvojë e këndshme nëse goditeni me një valë të papritur marramendjeje dhe të përzierash.

Ky fenomen nuk është aq i çuditshëm apo alarmues sa mund të mendoni. Në përgjithësi, ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të nxehtë dhe të lagësht ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të dobët.

Por për shkak se marramendja e papritur mund të ketë shumë shkaqe të mundshme, nuk duhet ta injoroni nëse simptomat tuaja janë të rënda. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse marramendja ju shkakton të fikët, nëse keni gjithashtu dobësi në njërën anë të trupit, probleme me të folurin, dhimbje gjoksi ose gulçim.

Ja pse mund të ndodhë kjo dhe çfarë mund të bëni për ta trajtuar atë:

Mbinxehja

Qëndrimi në një dush të nxehtë shkakton rritjen e temperaturës. Si përgjigje, trupi juaj punon për të mbajtur temperaturën tuaj të rregulluar duke shkaktuar zgjerimin e enëve të gjakut dhe ngadalësimin e rrahjeve të zemrës.

Kjo mund të shkaktojë uljen e presionit të gjakut, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të trullosur. Bëni një dush pak më të freskët ose më të shkurtër. Lëreni një dritare ose derë të hapur për të lënë pak ajër të freskët.

Dhe nëse filloni të ndiheni të trullosur nga vapa ekstreme, kjo është një shenjë se ndoshta është koha për të dalë nga dushi. Pasi të dilni, uluni për një minutë derisa marramendja të qetësohet dhe provoni frymëmarrje të thella për të përzierat.

Qëndrimi gjatë në këmbë

Qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, veçanërisht në temperatura të nxehta, mund të shkaktojë hipotension ortostatik, ose sinkopë vazokonstriktore, një reagim i padëmshëm i karakterizuar nga një rënie e papritur e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut që mund të ndodhë kur trupi është i stresuar.

Periudhat e gjata të qëndrimit në këmbë bëjnë që gjaku të grumbullohet në këmbët tuaja, gjë që redukton përkohësisht rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë, të trullosur ose të keni shikim të paqartë.

Ndonjëherë lëvizja e këmbëve mund të ndihmojë në lehtësimin e marramendjes së lehtë. Nëse kjo nuk ju ndihmon, uluni sa më shpejt që të mundeni dhe vendosni kokën midis gjunjëve. Kjo do të sjellë më shumë gjak në trurin tuaj në mënyrë që të filloni të ndiheni më mirë.

Sheqer i ulët në gjak

Kur niveli i sheqerit në gjak ose niveli i glukozës bie nën kufirin e shëndetshëm,  mund të ndodhë kudo, jo vetëm në dush. Përveç ndjenjës së dobësisë ose marramendjes, mund të vëreni se ndiheni të djersitur, të dridhura ose të keni një ritëm të shpejtë të zemrës.

Njerëzit me diabet – si të tipit 1 ashtu edhe të tipit 2 – kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të sheqerit të ulët në gjak kur niveli i tyre i glukozës në gjak bie nën 70 mg/dL.

Por problemi mund të prekë këdo, veçanërisht nëse keni kaluar disa orë pa ngrënë. Në disa raste, sheqeri i ulët në gjak mund të ndodhë edhe disa orë pas ngrënies së një vakti që përbëhet kryesisht nga karbohidrate të rafinuara.

Hani 15 gram karbohidrate me veprim të shpejtë për të rikthyer shpejt sheqerin në gjak, rekomandon Shoqata Amerikane e Diabetit. Opsionet e mira përfshijnë gjysmë banane, lëng ose 1 lugë gjelle mjaltë.

The post Marramendje dhe përizerje në dush: Çfarë do të thotë për shëndetin appeared first on Albeu.com.

“Ta sulmojmë të gjithë Luizin tani që është i plagosur”, si iu përgjigjën banorët planit të Qetsorit
Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë. Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit tëKiarës.

Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

Olta: I thashë unë jo

Qetsori: Edhe ti the joi

Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?

Qetsori: Jo, po them…

Dea: Ta lëmë të plagosur?

Qetsori: Po normal!

Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?

Olta: Shumë i qartë ishte

Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen

Dea: S’më duket aq e drejtë pra

Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!

The post “Ta sulmojmë të gjithë Luizin tani që është i plagosur”, si iu përgjigjën banorët planit të Qetsorit appeared first on Albeu.com.