qese plastike Archives - Albeu.com

Kosova, i vetmi shtet në rajon që s’ka vendim për qeset plastike
Kosova mbetet i vetmi vend në rajon në të cilin qeset plastike shërbehen falas për konsumatorët. Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi janë disa nga vendet që për një qese plastike, duhet të paguash. Shqipëria, nga viti i kaluar, ka ndalur përdorimin e qeseve plastike

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkan ku qeset plastike jepen falas. Në vendet e tjera të rajonit duhet paguar për qese plastike e madje në Shqipëri, nga viti i kaluar, është ndalur përdorimi i tyre.

Deri tani, në Kosovë për këtë çështje ka pasur vetëm paralajmërime.

Madje është thënë se nga fillimi i këtij viti, qeset do të bëhen me pagesë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, disa kohë më parë pati deklaruar se nga data 1 janar 2023, qeset plastike në Kosovë do të bëhen me pagesë.

Edhe pse kjo datë tashmë ka kaluar, qeset plastike vazhdojnë të mos kenë çmim fare.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Linda Çavdarbasha, ka deklaruar se në këtë udhëzim administrativ kanë hasur disa mangësi për rregullimin e këtij sistemi, duke mos dhënë një afat se kur do të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ.

“Ky udhëzim administrativ për ambalazh dhe mbeturinat e ambalazhit nuk rregullon vetëm çështjen e qeseve të plastikës, por edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet [xham, kanoçe dhe plastikë] dhe te kjo pjesë kemi hasur disa mangësi për rregullimin e këtij sistemi.

Andaj, jemi detyruar që ta shtyjmë miratimin e këtij udhëzimi derisa të rregullojmë dhe pjesën tjetër.

Vendosja e një çmimi për qeset plastike do të jetë fazë tranzitore, pasi synimi është që në të ardhmen të largohen nga përdorimi qeset e plastikës”.

Prodhuesit e qeseve kritikojnë Qeverinë

Pronari i njërës prej kompanive në Kosovë, që prodhon qese plastike, ka kritikuar udhëzimet administrative që dalin nga Qeveria e Kosovës.

Kujtim Gjevori ka thënë se këto udhëzime po vijnë nga shtetet europiane dhe si të tilla nuk mundet t’i përballojë ekonomia e Kosovës.

Z. Gjevori ka thënë se ky udhëzim administrativ do t’i dëmtojë bizneset prodhuese të vendit.

“Kosova ka bërë një udhëzim administrativ, i cili është sponsorizuar nga GIZ-i gjerman dhe kanë sjellë ekspertë me praktika të mira europiane, por fatkeqësisht ne nuk mundemi t’i bëjmë ligjet në interes të vendit tonë dhe vetëm ‘ad-hoc’ i implementojmë.

Dhe kjo shpeshherë sjell më shumë pasoja të dëmshme se sa dobi, sepse Kosova nuk është sikurse vendet europiane dhe çdo ligj nuk pranohet njëjtë.

Së pari, Kosova ende ka një ekonomi të dobët dhe kjo e bën të vështirë zbatimin e çfarëdo ligji. Udhëzimi Administrativ i Qeseve të Plastikës ndalon qeset njëpërdorimshe dhe lejon vetëm prodhimin e qeseve të trasha. Dhe mandatori e bën të detyrueshme pagesën minimale prej 15 centësh në mënyrë që qytetarët të përdorin më pak qese dhe ta përdorin atë më shumë”.

Ndër të tjera, ai shtoi se ky ligj do t’i dëmtojë prodhuesit vendas.

“Ky ligj sigurisht që do t’i dëmtojë prodhuesit vendas. Zakonisht në Europë, kur ndryshon ligji, jepen edhe alternativa dhe shteti të vjen në ndihmë. Në rastin tonë, këto praktika që i ka sjellë eksperti gjerman nga GIZ në tavolinë dhe Ministria i ka marrë parasysh, kanë qenë vetëm sa u përket ndalesave.

Por sa i përket ndihmesës së prodhuesve vendas, që të japin alternativa, nuk ka asgjë, dhe kjo do ta dëmtojë prodhimin vendas dhe do të ndalë një hap të cilin ne e kemi marrë”.

Ai shtoi më tej se institucionet nuk i kanë aspak parasysh barrierat nëpër të cilat po kalojnë bizneset, të cilat po e rrisin më shumë shifrën e eksportit jashtë vendit.

“Në industrinë tonë ne kemi arritur që gjitçka ta prodhojmë vetë. Jo vetëm atë, por ne eksportojmë edhe në Bashkimin Europian. Dhe sektori privat është shumë më shumë i përgatitur se sa ai publik në aspektin e legjislaturës së qeseve plastike, riciklimit e të tjera.

Ne jemi të detyruar që të marrim mbeturinat e qytetarëve që të përpunohen, riciklohen dhe të prodhohen qeset. Fatkeqësisht kjo nuk është marrë parasysh dhe tani ne jemi duke u ballafaquar me investime të reja, të cilat duhet t’i bëjmë vet. Nëse e shikojmë, industria plastike është më e forta në Kosovë dhe ka qenë”.

Z. Gjevori është shprehur kategorik që letra nuk mundet ta zëvendësojë në asnjë mënyrë qesen e plastikës.

Duke filluar nga mundi i prodhimit e deri te pesha që ato mbajnë, duke shtuar se letra nuk është në asnjë formë alternativë zëvendësuese.

“Ne si shoqëri jemi pak të informuar në pjesën e ndotjes së ambientit dhe të produkteve që e ndotin. Letra në asnjë formë nuk është më e mirë se qesja. Në të vërtetë, nëse e hedh është shumë e dëmshme.

Pesha që bart qesja me trashësi 10 mm në krahasim me letrën në trashësi 10 mm, letra është shumë më e dobët, që i bie se 100 mm letër duhet të prodhohet më shumë për të arritur të njëjtën forcë të qeses dhe në fund, letra vjen shumë më e dobët dhe më e dëmshme se sa qesja”.

Madje edhe ndërrimi i prodhimit nga qeset plastike në ato të letrës sipas tij është i pamundur, pasi nuk kanë përkrahje nga shteti.

Edhe pse qytetarët do ta paguajnë qesen e plastikës, z. Gjevori thotë se në këtë rast do të përfitojnë vetëm marketet. Sipas tij, qesja sërish do të kryejë të njëjtin funksion, vetëm se është më e vështirë për qytetarët.

“Qytetarët, edhe nëse e marrin qesen është e vërtetë që nuk e kanë hedhur, por vetëm e kanë përdorur si mbeturinë. Në këtë rast do të përfitojnë vetëm zinxhirët e marketeve, të cilët do ta shesin atë qese, dhe thesin e mbeturinave, dhe qytetari një send që e ka marrë falas tani vetëm do ta paguajë dhe do të hedhë mbeturinën në të njëjtën mënyrë si më herët.

Por më mirë do të ishte që qytetarët qeset t’i marrin falas, t’i riciklojnë dhe t’i shesin me pagesë, pasi plastika mund të ripërpunohet dhe të mos i humbë vetitë deri në 11 herë”.

Prodhuesit e letrës e kërkojnë “zhdukjen” e qeseve

Mirëpo, me këtë qasje nuk pajtohen të gjithë. Prodhuesit e letrës mendojnë se është e domosdoshme që qeset plastike të zëvendësohen.

Nga kompania e letrës “Papper Lapapp” e cila është hapur së fundmi, kanë thënë se tashmë ka arritur vetëdijesimi i njerëzve që të mos përdorin qese plastike, por t’i zëvendësojnë ato me të letrës.

“Në Kosovë ka filluar që të vetëdijesohet qytetari për blerjen e qeseve të letrës. Në vendet fqinje kanë filluar që të largohen qeset e plastikës. Presim edhe në Kosovë që të hyjë në fuqi ligji për mospërdorimin e qeseve plastike dhe të përdorën sa më shumë qese prej letre, pasi mbrojnë mjedisin dhe për këtë shkak duhet patjetër një ligj që të përdorën vetëm qese të letrës”.

Arbër Bardhi, nga kjo kompani, mendon se bizneset kanë leverdi që të përdorin qesen e letrës pasi çmimi i saj nuk është i shtrenjtë.

Teksa shton se edhe pse Kosova është treg i vogël, kërkesat janë të mjaftueshme.

“Qeset e letrës tani më në treg nuk janë të shtrenjta dhe janë të përballueshme për bizneset, të cilat janë konsumues të këtyre qeseve të letrës. Kostoja është e përballueshme për çdo biznes që t’ua ofrojnë klientëve të tyre qesen e letrës”.

Bardhi thotë se furnizimi me lëndën e parë bëhet nga Europa, por asnjëherë, asnjë lëndë nga Serbia.

“Lëndën e parë e marrim nga Europa ashtu si na leverdis. Nuk marrim produkte të Serbisë. Zero produkte të Serbisë për prodhimin e letrës.”

Ambientalistët, qëndrime të ndryshme për qesen dhe letrën

Drejtori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasani, organizatë e cila bën pastrimin e mjedisit, ka thënë se është vendim i ngutshëm i ministrisë që qeset e plastikës të bëhen me pagesë.

Sipas z. Hasani, edhe po të hynte në fuqi ky udhëzim administrativ, mënyra se si është tentuar të bëhet nuk do të zbatohej.

“Mendimi im është që ministria është ngutur në këtë rast, pavarësisht qëllimit të mirë për të marrë vendime që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Konsideroj që paraprakisht nevojiten planifikime të menduara mirë dhe konsultime me njohësit e fushës.

Si dhe me grupet e interesit. Mendoj se edhe po të hynte në fuqi, me mënyrën se si është tentuar të bëhet, nuk do implemtentohej.

Ky është një proces që merr kohë dhe po ashtu kërkohet fushatë informuese. Ne kemi kërkuar që një pjesë e mjeteve nga shitja e qeseve të jepen për aktivitete mjedisore. Të mos harrojmë, edhe pse jemi ndër organizatat më aktive në vend, Ministria e Mjedisit nuk ka kërkuar asnjëherë sugjerime prej nesh.”

Por ka edhe ambientalistë që mendojnë se zgjidhja më e mirë për mbrojtjen e mjedisit është largimi i qeseve plastike dhe zëvendësimi i tyre me ato të letrës.

Egzona Shala Kadiu, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, ka thënë se qesja përdoret vetëm një ditë, por qëndrueshmëria e saj në mjedis është deri në 1000 vite.

“Qesja është një ndër produktet të cilat konsiderohen njëpërdorimshe mirëpo efektin e tyre në mjedis e kanë me mijëra vite, në varësi të vendit se ku gjendet, materiali ku përpunohen. Zbërthimi i tyre zgjat deri në 1000 vite, dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse qesja konsiderohet si produkt i dëmshëm.

Qesja e ka të vështirë të riciklohet në momentin kur ajo është e ndotur. Ndotja e saj arrihet shumë shpejt dhe është e vështirë të grumbullohet.

Brengën më të madhe e kemi që të mos jetë me përmbajtje që nuk mund të zbërthehet. Ka qese të cilat janë nga përmbajtja të zbërthyeshme, që prodhohen prej amidonit të patates dhe pasi ajo e kryen misionin e vet, bartjen e produkteve, hidhet. Nëse hidhet në sipërfaqen e tokës, ajo dekompozohet. Ky zbërthim zgjat në disa vite por që qesja shndërrohet në molekula të vogla”.

Ajo thotë se qeset njëpërdorimshe do të duhej të largohen nga përdorimi dhe të zëvendësohen me ato shumëpërdorimshe.

“Mënyra e zëvendësimit të qeseve është esenca që të zëvendësohen kryesisht me qese shumëpërdorimshe dhe të hiqet nga përdorimi qesja njëpërdorimshe dhe të shndërrohen në qese që janë me materiale të ndryshme të riciklueshme”.

Ndër të tjera, znj. Shala-Kadiu tha se qeset e plastikës që hidhen nëpër lumenj mund të jenë një nga shkaktarët për vërshime.

E po ashtu në shumë raste, tregon se kanë shkaktuar edhe zjarre.

“Qesja, me përmbajtjet e veta të ndryshme, fatkeqësisht mund edhe të jetë e rrezikshme, ku në kontaktin me mbeturinat kudo që ekspozohen mund të shkaktojnë edhe probleme si vërshimet dhe zjarret në pyje.

Nga mbeturinat brenda që janë nga bashkëdyzimi i tyre ka pasur raste të djegies së pyjeve. Te vërshimet, njëri ndër shkaktarët është edhe zënia e grykave të lumenjve nga qeset me mbeturina të ndryshme”.

Me largimin e qeseve plastike, sipas saj, qytetarët do t’i marrin më vete ato shumëpërdorimshe. Në këtë formë, ata edhe do të kursejnë, por edhe do ta ruajnë mjedisin. Qytetarët janë të mendimit që menjëherë të largohen qeset plastike nga tregu.

Edhe pse atyre do t’u kushtojë më shtrenjtë janë të gatshëm për ta mbrojtur mjedisin. Madje, sipas tyre, qeset e plastikës do të duhej që brenda këtij viti të zëvendësoheshin me ato të letrës. Ajo tha më tej se ka ardhur koha që Kosova të ndjekë shembujt e shteteve europiane.

Sipas të dhënave të autoriteteve në Kosovë, gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për frymë është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 janë grumbulluar 485 mijë tonë mbeturina komunale – ku përfshihen edhe qeset e plastikës.

Kosova mbetet i vetmi vend në rajon në të cilin qeset e plastikës njëpërdorimshme shërbehen falas për konsumatorët. Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi janë disa nga vendet që për një qese plastike duhet të paguash. Shqipëria, nga viti i kaluar, ka ndalur përdorimin e qeseve plastike./Monitor/

The post Kosova, i vetmi shtet në rajon që s’ka vendim për qeset plastike appeared first on Albeu.com.

Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, sot nis aplikimi i gjobave deri në 1.5 milionë lekë për qytetarët dhe bizneset
Që prej 1 qershorit është ndaluar përdorimi i të gjitha qeseve plastike në vend. Ndërsa sot nis aplikimi i gjobave për prodhuesit apo importuesit e tyre.

Në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset. Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstaotohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme u rivokohet leja apo licenca.

Kujtojmë se ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes./albeu.com

The post Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, sot nis aplikimi i gjobave deri në 1.5 milionë lekë për qytetarët dhe bizneset appeared first on Albeu.com.

Rama kujton ndalimin e përdorimit të qeseve plastike: Më 1 korrik nisim me gjoba
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto ku tregon se dyqanet kanë zëvendësuar qeset plastike me ato prej letre dhe sjell në rikujtesë se nga data 1 korrik, nis aktivizimi i gjobave për çdo biznes që mban qese plastike jo sipas standardi të përcaktuar.

Postimi i Ramës:

Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!/albeu.com

The post Rama kujton ndalimin e përdorimit të qeseve plastike: Më 1 korrik nisim me gjoba appeared first on Albeu.com.

Nga sot s’ka më qese plastike, gjobë deri në 1.5 milionë lekë dhe heqje licencash për bizneset që konstatohen me shkelje
Nga sot nis zbatimi i nismës ligjor për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit dhe importit të qeseve njëpërdorimshme plastike.

Ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.

Praktikisht sipas Ministrisë së Mjedisit janë qeset qe jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Ndërsa çdo qese tjetër mbi 70 mikron, me kapacitet mbajtës mbi 10 kg dhe me përmasat fizike mbi kufirin e përmendur, konsiderohet qese shumëpërdorishme dhe përdorimi i tyre nuk është i ndaluar.

Për qeset plastike të sekuestruara do të ndiqet procedura e riciklimit.

Për zbatimin e legjislacionit Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka hartuar projektvendimin “Mbi masat e hollësishme dhe institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”. “Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi, qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme me trashësi për çdo anë, 70 dhe më të madhe se 70 mikron, me kapacitet mbajtës 10 dhe mbi 10 kilogramë, me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes”, përcakton projektvendimi.

Drafti parashikon se do të jetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (këtu e në vijim ISHMT) është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të hollësishme, për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe për vendosjen e penaliteteve ndaj subjekteve që shkelin ligjin. Në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset. Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. Për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstatohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme iu rivokohet leja apo licenca.

The post Nga sot s’ka më qese plastike, gjobë deri në 1.5 milionë lekë dhe heqje licencash për bizneset që konstatohen me shkelje appeared first on Albeu.com.

Rama: Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më qese pastike (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës ka thënë se duke filluar nga data 1 qershor i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më qese plastike për përdorim vetaj.

Rama tha se është zgjedhur kjo datë për fëmijët.

Duke folur për plehrat, kryeministri iu drejtua me një mesazh Bashkive, duke i paralajmëruar se nëse nuk mbajnë pastër qytetin nuk do të përfitojnë grante pa kushtëzim.

“Fëmijëve do iu përkushtohemi me një ofertë të re, ndërsektoriale, një pjesë e vogël të së cilës është nisja e anglishtes që nga klasa e parë. Programet për artet dhe sportin do të hyjnë në programin e shkollave, me libra cilëson të shtëpive prestigjioze dhe falas. Do t’i mbështesim kujdestarët publikë të fëmijëve tanë, qoftë në aspektin profesional dhe financiar. Do të investohemi fuqimisht. Në fillim pastërtia, pastaj gjitha të tjerat. Rritja e konsumit, e veprimtarisë ndërtimore, s’mund të rritet me nivelin e papastërtisë. Bashkisë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat, s’do të përfitojnë asnjë grant nga buxheti i shtetit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie vendore dhe çdo kryebashkiaku. S’do të tolerojmë më mbylljen e syve nga pushteti vendor, të ndërtimeve pa leje. Që do të jetë një nga shënjestrat tona. Ligjin e kemi riparë dhe riforcuar në këtë funksion. Duam që ta bëjmë Shqipërinë e 2030-ës kampion të turizmit.

Duhet të shmangim papërgjshmërinë e zaptimit të territorit. Sektori i turizmit ishte i mirë por dhe aq kambanë alarmi për mbetjet. Një plan i ri agresiv i ndërhyrjes së qeverisë ndaj këtyre armiqve të shpërfilljes së këtij vendi do të vihet në veprim që nga janari i vitit ë ardhshëm. Vija e bregdetit të Shqipërisë, mund të përfitojë çdo vit e më tepër. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të duash vendin tënd. Është të sillesh me të si me shtëpinë tënde. Të paguash detyrimet që të takojnë dhe të ruash mjedisin që nuk të takon ty, për gjeneratës tjetër. Në qershor të viti tjetër do të ndalet konsumi i qeseve plastike. Ato janë vrasëse të mjedisit. Prodhimi, shitja, dot ë sanksionohen me zëri tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë. Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike.”, tha Rama./albeu.com

The post Rama: Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më qese pastike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.