qender shendetesore Archives - Albeu.com

Manastirliu apel prindërve: Nëse u drejtoheni në qendrave shëndetësore, ulet me 30% fluksi në Pediatrinë e QSUT
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga 4 qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike.

Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

“Ju jeni një prej qendrave shëndetësore që keni ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Në javët e fundit edhe pse ne presim të shtohen vizitat, qendra shëndetësore Laprakë pret dhe ka më shumë shërbime. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marrja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit Omicron, ku urgjenca pediatrike përballet me fluks të shtuar”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se, nëse prindërit drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ulet fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike QSUT.

“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar ekipin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 7, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e mjekut të familjes në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozave.

“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet përkatëse të trajtimit. Eshtë e rëndësishme për të theksuar faktin se protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të rëndësishme për tu ndjekur dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për të ditur se çfarë duhet të përdorin, edhe kur kanë simptoma, të trajtohen për simptoma të COVID-19 apo për virozat. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku familjes”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se duhet të vijojë vaksinimi antiCOVID me të treja dozat.

Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

The post Manastirliu apel prindërve: Nëse u drejtoheni në qendrave shëndetësore, ulet me 30% fluksi në Pediatrinë e QSUT appeared first on Albeu.com.