Qelia 6 Archives - Albeu.com

Ervin Salianji letër nga qelia 6: Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje
Përmes një letre nga qelia e burgut, Ervin Salianji,  ka komentuar kthimin mbrapsht të mandarinave me pesticide, të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Postimi i Salinajit:

Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje…

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit.

Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve.

Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore.

Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.

Kur në vitin 2015 bëra disa denoncime të cilat qeveria i mohonte u detyrova të hyja në parcela me hashash, në një atmosferë të rrezikshme pasi ruheshin me njerëz të armatosur, qeveria e mohonte përsëri!!

Kryeministri thoshte se kanë shkulur çdo rrënjë.

E vërtëta është se patëm një kanabizim masiv. Ngastrat ishin fidanishtja e narkoshtetit. Ata që u pasuruan me hashash, u futën në tregun e drogave të forta dhe në çdo anë të ekonomisë, duke prishur konkurencën dhe rritur artificialisht çmimet.

Sa herë qeveria mburret me rritjen e vlerës së pronës, ai nuk përmend faktorin kryesor, që është futja e parave të narko-trafikut në ndërtim.

Ato para të pista kanë sjellë vetëm dëm, dhe nga ana tjetër ngjarje, perplasje e hasmëri të përgjakshme me dhjetra të vrarë. Krime që vijojnë sot e kësaj dite.

Pra shajnia që pati lideri global se kanabizimi do sillte mrekulli ekonomike (sipas dëshmisë së ish zv.kryeministrit) ishte një marrëzi tragjike dhe kriminale.

Por Edi Rama nuk heq dorë. Ai humbi 2 ministra të brendshëm pikërisht për lidhjet me drogën e trafikun, dhe tani ka vendosur ta kultivojë me leje qeveritare, me liçensën që ai do ja japë fituesit të paracaktuar. Ky pra ngelet vizioni i tij dhe para këtyre zgjedhjeve.

Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian.

Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike. Qeveria kalorsiake po çan rrugët e po shkel pengesat, e po na afron me familjen e madhe të kontinentit.

Po tamam atë ditë, doli një lajm që mandarinat tona ishin kthyer mbrapsht në kufinjtë e BE, pasi kishin pesticide dhe ishin të rrezikshme per shendetin.

Një dramë kjo për prodhimin vendas.

Të gjithë e dinë se ne do bëhemi pjesë e Unionit, kur të arrijmë disa standarte, e jo me llafe e kronika të gatshme nga arritjet e mëdha të Kryeministrit në Bruksel

Do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet.

Nëse nuk jemi në gjendje të eksportojmë këtë produkt që vjen nga asetet tona më të çmuara (e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prodhime të tjera) atëherë çfarë do të çojmë ne në BE? Apo sërish kanabisin, kësaj radhe nën maskimin, mjekësor e industrial.

Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi. Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit.

Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë, me mohimin e mbi 100 milionë euro ndihmë nga programet e Komisionit Europian, për shkak se qeveria vendosi të fusë duart e të shpërdorojë 33 mln euro të programit të mëparshëm. 33 mln euro të taksapaguesve gjermanë, francezë, italianë, belgë, etj.

Tek mbështetja që mund të vinte nga BE, me siguri mund të ishte dhe zgjidhja për pesticidet, që do t’i bënte mandarinat tona të sigurta. Por kjo nuk ndodhi, sepse rilindasit jo vetëm i morën për vete ato para, por ende nuk kanë reaguar si duhet pas skandalit për ta bindur Komisionin që të rihapë rrugën e Ipard-III.

Jam shumë kurioz të di se si do reagonte ky që hap kapitujt tanë me Brukselin, nëse aty do të pyetej, si ndodhi që qeveria juaj vodhi taksat tona që i kishim destinuar për fermerët tuaj të varfër?

Kështu pra, po shkurtojmë distancën, po afrohemi me propagandë të çmendur me Bashkimin Europian. Duke duartrokitur drogën, e duke heshtur për kthimin e mandarinave.

The post Ervin Salianji letër nga qelia 6: Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji letër nga Qelia 6: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka Rini!
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nga burgu ku po vuan dënimin, në një letër publike nga qelia nr.6 ka reaguar lidhur me 8 Dhjetorim Ditën e Rinisë.

LETRA E SALIANJIT

Letër nga qelia 6.

Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por ska Rini!

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë.

Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?!

Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, , në Vjenë, në Spanjë.

Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens.

Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.

Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.

Eshtë fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Korrupsioni, është modeli tjetër që u ofrua në këto 3 mandate qeverisje. Edi Rama u tha të rinjve që për të ecur përpara, duhen shumë para. Dhe këtë e tregoi me ngjitjen e disa rioshëve rilindas lart në kupolën e pushtetit, me meritën e vetme sepse futën duart thellë në tendera e koncesione.

Nga ana tjetër ai manifestoi me forcë, se i riu që lufton krimin, që lufton lidhjet e bandave me politikën e qeverisjen, që lufton kanabizimin, e ka vendin në burg.

Një shembull i përmbysjes së modelit që bëri kryeministri jam dhe vetë, unë që e denoncova jam agresori e jam në burg e trafikanti ndërkombëtar është viktima!  Teksa ai po bëhet gati me të njëjtat struktura kriminale të tentojë mbajtjen e pushtetit, në orën 7 të mbremjes, në qelitë e ftohta të burgut të Fierit, kërcasin çelësat e mbylljes së dyerve. Tani as fasada gri e godinës përballë, nuk dallohet nga dritarja e vogël.

Televizioni ndërkohë tregon se përgatitje të mëdha po bëhen në kryeqytet për Ditën e Rinisë, si festat e përfitshme qeveritare!

Po cilën ditë të festosh në fund të fundit në atdheun tonë. A e feston dot ditën e pensionistit, kur ai është më i keqpaguari në Ballkan?

Të familjarit, e feston dot? Pasiguria në shkolla, pasiguri kudo, e paqartë e ardhmja për të dhe fëmijët.

Ditën e burrit, të gruas, që mezi mbyllin muajin.

Ditën e profesionistit të lirë, e feston dot kur ende qeveria nuk ka kthyer paratë që u mori me arbitraritet?

Por, ka një ditë që qeveria duhet ta bëjë festë, e të tregohet më në fund një herë e vërtetë dhe e ndershme.

Të shpallë zyrtarisht, e të kremtojë, Ditën e Patronazhistit.

Sepse ky është njeriu i ri që ata kanë prodhuar. Këtij i shkojnë punët mbarë. Patronazhistin e ka kapluar mbrothësia. Patronazhisti ka punën e sigurtë, ka mbrojtje, ka imunitet. Ai ecën përpara.

Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar  së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama.

Dhe e caktojnë ata kalendarin jo vetëm të këtyre ahengjeve, por sidomos caktojnë kalenderin për Shqipërinë.

The post Ervin Salianji letër nga Qelia 6: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka Rini! appeared first on Albeu.com.