putin-vucic Archives - Albeu.com

Bild: A po e planifikon Putini luftën e ardhshme në Kosovë?
A do të ndezë Putin së shpejti luftën e ardhshme në Europë? Me këtë pyetje e nis gazeta e njohur gjermane, Bild, një artikull mbi një luftë të mundshme në Ballkan. Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi nën presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në tokën europiane përpara zgjedhjeve europiane në Ballkan” – me ndihmën e presidentit serb, citon Bild aktivisten europiane Kati Schneeberger. Me “fushë beteje të mundshme” ajo nënkupton konfliktin e Kosovës.

Bild bën kontrollin e krizës me ekspertin serb Jakov Devçiq, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU.

► Shtator 2022. Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

► Maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.

Devçiq tha: “Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiq përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si ta irritojë Perëndimin politikisht”.

Derisa Vulin dhe Daçiq janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën.

► Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. Vritet një polic kosovar. Vuçiq ka trupa të dislokuara në kufi – më kërcënues se sa ka qenë prej vitesh!

Milan Radojçiq (Srpska Lista) merr përgjegjësinë për sulmin, ikën në Serbi, arrestohet, por lirohet pak kohë më vonë.

“Hetimi është ende në vazhdim. Radojçiqit iu ndalua të largohej nga vendi. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të vazhdojnë të kërkojnë një hetim gjithëpërfshirës për atë që ka ndodhur nga pala serbe”, tha Devçiq.

► Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiq udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin atje – dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit!

► Janar 2024: Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një mobilizim?

Një luftë e nxehtë është “më tepër e pamundur”, tha Devçiq, sepse “shumica e serbëve nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të gatshëm të hyjnë në luftë për të”.

Konkluzioni

“Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa më shumë prani perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiq. /express/

The post Bild: A po e planifikon Putini luftën e ardhshme në Kosovë? appeared first on Albeu.com.