putin nenshkruan dekretin Archives - Albeu.com

Putin nënshkruan dekretin: NATO dhe SHBA kërcënimet kryesore
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

Dekreti, që u nënshkrua më 31 korrik në Ditën e Marinës, hyn në fuqi menjëherë.

Në doktrinë përmenden aktivitetet dhe rritja e mundshme e aleancës ushtarake të NATO-s, dëshira e pretenduar e SHBA-së për të dominuar detet dhe supozimet se dëshiron të ketë pretendime mbi territorin e Rusisë. Në doktrinë po ashtu përmenden si kërcënim për sigurinë e Rusisë një sërë shtetesh të huaja.

Po ashtu thuhet se Moska synon të rrisë potencialin e flotës detare. Në doktrinë po ashtu theksohet rëndësia strategjike e përpjekjeve të fundit ruse për të zhvilluar Rrugën Veriore Detare, të gjatë 5.600 kilometra, që do të lejonte anijet me dërgesa dhe anijet e tjera të mëdha të udhëtojnë përgjatë bregut të Artikut të Rusisë në Ngushticën e Beringut.

Duke folur në shënimin e Ditës së Marinës, Putin tha se kjo doktrinë thotë se Arktiku, Deti i Zi, ai i Okhotskit dhe Beringut, si dhe ngushticat e Baltikut dhe Kurilit, janë zona me interes kombëtar.

Ai tha se aftësia e marinës ruse për t’iu përgjigjur kërcënimeve menjëherë është kyçe në mbrojtjen e sovranitetit dhe lirive në Rusi. Putin shtoi se forcat detare, tokësore, ajrore dhe nëndetëset janë në gatishmëri të lartë dhe “vazhdimisht po përmirësohen”.

Presidenti rus premtoi se do të ketë ndërtim në shkallë të gjerë të anijeve dhe do të investohet në programet për kërkime shkencore detare.

Doktrina detare ruse fillimisht ishte miratuar më 2001. Ky dokument u përditësua në verën e vitit 2015, pas aneksimit të paligjshëm rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë./REL/

The post Putin nënshkruan dekretin: NATO dhe SHBA kërcënimet kryesore appeared first on Albeu.com.