pushtimit Archives - Albeu.com

Bllokada shqiptare ndaj trupave ruse në Rahovec, gusht 1999: historia e një përplasjeje pas luftës
<html><head></head><body>

Pak më shumë se dy muaj pas përfundimit të luftës, qindra shqiptarë të Kosovës organizuan bllokada në tri rrugët kryesore që të çonin në Rahovec, në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së paqeruajtësve rusë në këtë zonë.

Banorët përdorën vetura, kamionë e traktorë për të penguar qarkullimin, ndërsa mes tyre u panë edhe pankarta me mbishkrimin “No Russians” – “Jo rusëve”.

Protesta u nxit nga pretendimet e shqiptarëve se gjatë luftës në Kosovë rusët kishin bashkëpunuar me formacionet paramilitare serbe. Rahoveci ishte ndër komunat që u goditën rëndë gjatë asaj periudhe.

Moska zyrtare e mohonte përfshirjen e ushtrisë ruse, duke argumentuar se individët që mund të kishin vepruar në krah të serbëve ishin mercenarë dhe jo pjesëtarë të forcave të saj.

Zhvillimet në Rahovec po monitoroheshin nga paqeruajtësit holandezë të KFOR-it. Nga 12 qershori deri në gusht të atij viti, ata kishin përgjegjësinë për sigurinë në qytet.

“Nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh në këtë moment. Ajo që dimë është se ata kanë bllokuar disa rrugë në zonë. Na kanë thënë se duan t’i mbajnë rusët jashtë. Kanë krijuar një lloj komiteti për organizimin e bllokadave. Erdhën të flisnin me ne mbrëmë”, pati deklaruar për agjencinë AP Ton Van Loon, komandant i trupave të NATO-s në Rahovec, transmeton KosovaPress.

Por ndërsa shqiptarët mbanin të bllokuara rrugët drejt qytetit, rusët vendosën një pengesë të tyre jashtë Rahovecit. Në rrugë u pozicionuan tanke dhe ushtarë rusë, duke ua pamundësuar kalimin edhe punonjësve të organizatave humanitare.

Mes personave të ndaluar ishte edhe një ekip i ADRA-s, organizatë e angazhuar në rindërtimin e shtëpive të shkatërruara gjatë luftës. Ekipi kishte mbetur jashtë qytetit teksa përpiqej të hynte në Rahovec.

“Po, ka një bllokadë dhe ekipi ynë përbëhet nga punonjës humanitarë. Ata janë ndaluar në këtë pikë dhe situata duket pak e rrezikshme dhe e panevojshme”, kishte thënë Poul Duahunty, drejtor operacional i ADRA-s.

Përpjekjet e punonjësve humanitarë për t’i bindur ushtarët rusë që t’i lejonin të vazhdonin rrugën nuk dhanë rezultat.

Pamjet e gushtit 1999 mbetën dëshmi e një prej kundërshtimeve më të forta ndaj pranisë ruse në zonat me shumicë shqiptare. Ngjarjet në Rahovec treguan se, edhe pas përfundimit të luftës dhe ardhjes së forcave ndërkombëtare, prania e trupave të Moskës në misionin paqeruajtës vazhdonte të ngjallte reagime të ashpra.

Trupat ruse kishin mbërritur në Aeroportin e Prishtinës qysh më 11 qershor. Vendosja e tyre aty, pa një marrëveshje paraprake me NATO-n, kishte rritur tensionet ndërmjet dy palëve.

Gjenerali britanik Majkëll Xhekson, komandanti i parë i KFOR-it, kishte deklaruar se në atë pikë pothuajse kishte nisur Lufta III Botërore. Sipas tij, kjo ishte shmangur pasi ai nuk u përfshi në një përplasje me rusët, të cilët e kishin uzurpuar aeroportin para hyrjes së NATO-s në të.

</body></html>

The post Bllokada shqiptare ndaj trupave ruse në Rahovec, gusht 1999: historia e një përplasjeje pas luftës appeared first on Albeu.com.