Pushtimi rus i Ukraines Archives - Albeu.com

Gjermania i ofron Polonisë raketa për mbrojtje të hapësirës ajrore
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot dhe Eurofighters, për mbrojtje të hapësirës ajrore.

Kështu u tha mediave gjermane, ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Brenda aleancës, ne duhet të pozicionohemi edhe më mirë sa i përket mbrojtjes ajrore, dhe kjo vlen veçanërisht për Poloninë, Sllovakinë dhe vendet baltike”, tha ajo.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak ,tha se ai e pranoi ofertën e Gjermanisë për raketa shtesë Patriot, dhe tha se do t’i vendosin ato pranë kufirit me Ukrainën.

Më 14 nëntor, dy polakë u vranë kur një raketë goditi një depo gruri në fshatin Pzhevoduv, vetëm 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi një ditë më pas se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

Incidenti ndodhi gjatë asaj që Kievi e quajti valën më intensive të sulmeve ruse me raketa në qytete ukrainase që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ukraina tha se i rrëzoi shumicën e raketave ruse përmes raketa të veta të mbrojtjes ajrore. Rajoni Volyn i Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, ishte njëri nga të shumtit që ishte cak i sulmeve ruse, sipas Ukrainës./REL

The post Gjermania i ofron Polonisë raketa për mbrojtje të hapësirës ajrore appeared first on Albeu.com.

Zv.ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Lufta do të përfundojë në fund të pranverës!
Forcat ukrainase do të rimarrin Krimenë deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë në pranverë, ka parashikuar një zëvendësministër ukrainas i mbrojtjes.

Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalojë kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus.

Ministri, në një intervistë për Sky News, tha se besonte se probabiliteti i një sulmi atomik nga Rusia ishte i ulët, por shtoi se “do të ishte një dramë”.

“Zoti e di se çfarë skenari – por një sulm taktik bërthamor nuk është një kërcënim që do të na ndalojë nga… vazhdimi i luftës”.

Për sa i përket perspektivës për bisedime paqeje me Kremlinin, z. Havrylov tha se ato do të ndodhin vetëm pasi trupat ruse të jenë gati të largohen nga çdo pëllëmbë e Ukrainës.

Trupat e Ukrainës, të mbështetura nga armët perëndimore, arritën një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në fillim të këtij muaji me rimarrjen e qytetit jugor të Khersonit, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen përsëri në anën lindore të lumit Dnipro.

The post Zv.ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Lufta do të përfundojë në fund të pranverës! appeared first on Albeu.com.

Flenë me turne gjatë ditës, jeta në llogoret e ushtarëve ukrainas ku të gjithë janë një “familje”
Nga Andrea Nicastro “Corriere della Sera”

Përktheu: Alket Goce-albeu.com

Rajoni Mykolaiv – Në llogore burrat flenë me turne, pasi natën lufta është edhe më e frikshme. Ose je në turn duke bërë roje, ose nisesh për sulmin ndaj atyre që ndoshta

këtë herë nuk do të shohin. Është e vështirë t’i imagjinosh rusët duke pirë Nescafé.

Armiqtë kanë diçka ndryshe nga ne, një lloj marrëzie që i afron ata me kafshët, një të keqe

që i bën të padurueshëm. Ndaj tyre kultivon një urrejtje aq të madhe sa të mund t’i vrasësh. Pra t’i eleminosh para se të eliminojnë ty. Kjo është një pjesë thelbësore e luftës: i urrej ata që përpiqen të më vrasin nga larg, si burracakët, duke përdorur një makineri të fuqishme dhe të zhurmshme.

Të njëjtën që përdor edhe ti dhe shokët e tu. Një ushtar 26-vjeçar më thotë se rekrutët rusë “kanë mbërritur tashmë në front”, dhe duke më shikuar ngultas në sy shton se “ata vazhdojnë t’i dërgojnë tek ne në grupe prej 20 vetash, dhe çdo ditë ne vrasim 18 prej tyre. Ndërkohë të nesërmen mbërrijnë 20 të tjerë e kështu çdo ditë”.

Quhet Ivan. Është një djalë me syze, me flokët e gjatë ashtu siç i pëlqejnë të dashurës së tij. Nga pamja duket si një ndihmës në një kishë. Në llogoret e luftës ndjenjat njerëzore bëhen ekstreme. Shokët e porsa-takuar bëhen vëllezër, të gjithë grumbullohen rreth njëri-tjetrit si gjethet përreth pemës.

Ivan është gati të vdesë për t’i mbrojtur ata, dhe kjo jo vetëm në mënyrë figurative. Sa herë që hipën mbi tank, ai e ekspozon trupin ndaj bombave që janë të afta ta djegin në çast edhe brenda armaturës së çelikut të tankut. Dhe në atë rast, nga syzet e studentit universitar, do të mbeteshin ndoshta disa topa plastike.

Nga brenda tankut Ivan ngarkon predhat, shënjestron dhe qëllon: armiqtë meritojnë fundin më të keq të mundshëm. Ai duhet të jetë i sigurt se po bën gjënë e duhur. Përndryshe ata 20 rusë do ta vrisnin atë. “Tani e dimë. Edhe nëse ata kanë një dron në fluturim, duhen 5 të shtëna që rusët të kuptojnë se nga ku po gjuajmë. Pra 5 të shtëna dhe asnjë më shumë”- thotë ai.

Në llogore duhet të jesh në gjendje të flesh atje edhe gjatë ditës, dhe çanta e shpinës aty nën tokë është vendi më i sigurt për të qëndruar. Gërmohet të paktën 2 metra e gjysmë thellë, dhe pastaj mbulohesh që të mos dalë asgjë nga toka. Është më mirë nëse tavani ndërtohet me trarë betoni të armuar, përndryshe duhet që trungjet të jenë të mjaftueshëm.

Ndonjëherë priten pemë, herë të tjera mblidhen shtyllat e linjave elektrike ose trarët e nxjerrë nga shtëpitë e bombarduara. Në një llogore nëntokësore nuk ka një derë, por batanije për të mbajtur nxehtësinë e një sobe të vogël me dru që e nxjerr tymin aty pranë midis shkurreve.

Për të ndërtuar këtë dhomë nëntokësore riciklohen mbetjet e mëdha të luftës. Kutitë që mbajnë municionet janë shumë të mira për izolimin e mureve nga lagështia. Duke u vendosur njëra mbi tjetrën ato shërbejnë si pllaka me shumë dekorime, kalibër, markë, numër serie.

Ndërkohë predhat e ngarkesave shpërthyese, ato që e shtyjnë bombën në tytat e tankeve janë shumë të mira në përforcimin e shkallëve. Dhe në fund rezultati duket të jetë një përzierje midis një shtëpie të ndërtuara mbi pemë nga disa fëmijë harrakatë, një miniere, dhe një kampingu për festat e muzikës rave.

Nuk ka kohë për të rregulluar gjërat. Ukrainasit shpresojnë që kjo llogore të jetë e përkohshme. “Ne do të fitojmë së shpejti”- thonë ata. Përndryshe do të jetë e nevojshme të tërhiqen, dhe atëherë kjo strehë do të mbetet po këtu për t`u kundruar nga fëmijët.

Këtu fati shërben edhe për t’u siguruar që të jetë gjithmonë dikush që është më i gatshëm se të tjerët për të gatuar. Kështu një tenxhere është gjithmonë e ngrohtë në sobë. Domate, kanoçe me mish të konservuar, panxhar, patate, qepë: racioni për çdo ushtar është më shumë se një mënyrë për të mbushur stomakun, është një ritual që na kujton shtëpinë, që i jep një ndjenjë vazhdimësie jetës ashtu siç duhet dhe jo ashtu siç është tani.

Ndonjëherë mjafton pak piper për të nxitur kujtimet e shtëpisë që mbeten gjallë në memorien e të gjithëve. Jeta në llogore është si të jesh në një familje, pa pasur asnjë droje, midis brezave të ndryshëm. Shpeshherë komandanti është më i ri se disa nga vartësit, dhe gjërat shkojnë mirë nëse të gjithë e kuptojnë se nuk mund të lexojnë, kuptojnë dhe vendosin aq mirë sa ai.

Por të moshuarit zgjidhin gjithnjë shumë probleme. Ata dinë që ta bëjnë këtë me lopata, gozhdë dhe çekiçë. Janë ata që ndërtojnë llogoret. Më të rinjtë, ashtu si në një familje normale, dalin më shpesh për misione, ndaj rrezikojnë edhe më shumë.

Që të gjitha grupet luftarake që strehohen në llogore kanë nga një qen. Sigurisht janë të pajisur edhe me sensorë dhe pajisje satelitore. Por është qeni ai që u jep ngushëllim ukrainasve kundër “ujqërve” që duan t’i gllabërojnë. Ata mund të jenë qen të mëdhenj ose të vegjël.

Gjatë ditës, rrinë rreth e rrotull, pa zinxhirë, dhe përkëdhelen dhe ushqehen nga ushtarët. Natën ata struken pranë rojeve dhe e forcojnë vigjilencën. Është mirë që kazermat të shmangen. Në kushtet e avionëve armiqve tanë fluturojnë mbi kokat tona, është e pamundur të ndërtohen kampe me tenda.

Ndaj çdo llogore, si një ekip skautësh, duhet të mendojë vetë se si të flejë, të hajë dhe të mbrohet. Jo gjithçka mund të jetë në llogore. Për shembull aty nuk ka mundësi të lahesh.

Në timonin e makinave civile, më të vjetrat dhe më të shëmtuarat e mundshme (ato që janë gjetur të braktisura) mund të dilni nga dhoma e nëndheshme dhe shkoni për pak orë në pjesën e pasme të frontit.

Nëse jeni me fat do të gjeni një shtëpi me një pus, një sobë dhe një banjë ku mund të laheni.

Fshatrat prapa llogoreve shndërrohen në kazerma të shpërhapura, ku janë radiot apo mediat sociale në celular (Whatsapp, Viber ose Telegram) ato që garantojnë ndërlidhjen midis njësive. Pastaj çdo muaj, çdo 2 ose 3 muaj, vjen pushimi i vërtetë.

Krahasuar me Rusinë shumë më madhe në sipërfaqe, Ukraina ka avantazhin e dërgimit të ushtarëve të saj në shtëpi pas një kohe relativisht të shkurtër qëndrimi në llogore. Dhe mund ta bëjë këtë sepse i gjithë vendi nuk është aq larg luftës. Nga supat e llogoreve tek picat në familje duhen maksimumi 8 ose 10 orë. Jeta normale është aq afër saqë nuk mund të mos luftojmë për ta mbrojtur atë. Aq afër sa është çmenduri./albeu.com

The post Flenë me turne gjatë ditës, jeta në llogoret e ushtarëve ukrainas ku të gjithë janë një “familje” appeared first on Albeu.com.

Hapet “drita jeshile”, Portugalia ratifikon protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Parlamenti i Portugalisë ratifikoi të premten protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ky parlament, i cili ka 230 ulëse, votoi pro hyrjes së dy vendeve nordike në NATO me 219 vota për dhe 11 kundër. Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë, dhe Suedia që kufizohet me Finlandën – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO, pas pushtimi rus të Ukrainës.

Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve.

Pas votimit të së premtes në Portugali dhe një ratifikimi të ngjashëm nga Spanja fqinje të enjten, vetëm Hungaria, Sllovakia dhe Turqia mbeten në listë për të bërë të njëjtën gjë.

Turqia fillimisht kishte vendosur veto për anëtarësimin e dy shteteve, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i akuzoi këto dy shtete se po u ofrojnë strehë militantëve kurdë që operojnë në Turqi dhe akuzoi Helsinkin dhe Stokholmin për promovimin e “terrorizmit”.

Pas negociatave, Erdogan tha se ai do të heqë dorë nga kundërshtimi i tij, por la të kuptohet se megjithatë ai ende mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës së Suedisë, nëse këto dy shtete nuk përmbushin premtimet e tyre, premtime që nuk janë bërë publike.

Në fillim të korrikut, Kanadaja u bë shteti i parë që ratifikoi në parlamentin e saj anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO./REL

The post Hapet “drita jeshile”, Portugalia ratifikon protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Inspektimi i impiantit bërthamor mund të rivendosë sigurinë
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia. Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë do të bëjë të mundur rivendosjen e sigurisë në vend, por ai shtoi se detajet specifike të misionit janë ende duke u diskutuar.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes më 19 gusht, Zelensky tha: “Me këtë mision, mund të fillojë rivendosja e sigurisë së plotë në impiantin bërthamor të Zaporizhias dhe në Enerhodar [qyteti ku ndodhet centrali bërthamor]”.

Por ai paralajmëroi se nëse “shantazhi rus mbi radioaktivitetin” vazhdon, “kjo verë mund të hyjë në historinë e vendeve të ndryshme evropiane si një nga më tragjikët e të gjitha kohërave”.

Rusia duket se ka hequr dorë nga kërkesa e saj që inspektorët duhet të udhëtojnë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia. Nëse konfirmohet, misioni mund të sjellë një ulje të mundshme të krizës rreth objektit bërthamor.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se ishte i gatshëm të drejtonte vetë një vizitë në impiant. Gjatë një vizite në portin e Odesës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për demilitarizimin e centralit bërthamor, që ndodhet nën kontrollin e rusëve, nga frika se mund të ndodhë një katastrofë.

The post Zelensky: Inspektimi i impiantit bërthamor mund të rivendosë sigurinë appeared first on Albeu.com.

Kremlini: Nuk ka “asnjë bazë” për bisedimet e paqes
Nuk ka “asnjë bazë” për një takim midis liderëve rusë dhe ukrainas për momentin, tha Kremlini sot ndërsa lufta po vazhdon.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me propozimet e Turqisë për ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy mund të takohen vetëm pasi negociatorët nga të dyja palët të kenë “kryer detyrat e shtëpisë”.

Negociatat midis Moskës dhe Kievit kanë ngecur për muaj të tërë, ku secila palë fajëson tjetrën për mungesë progresi.

Kremlini u bëri thirrje gjithashtu vendeve perëndimore me ndikim mbi Ukrainën që të shtyjnë Kievin të ndalojë bombardimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia.

Si Moska ashtu edhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili kontrollohet nga forcat ruse.

The post Kremlini: Nuk ka “asnjë bazë” për bisedimet e paqes appeared first on Albeu.com.

Lufta Ukrainë – Rusi, Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë
Parlamenti i Moldavisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë tjera, pasi Qeveria ka thënë se ende i duhet më shumë pushtet për t’u përballur me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare.

Ajo ka përmendur edhe nevojën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga Ukraina.

“Rreziku për Moldavinë, për shkak të luftës në Ukrainë, është i lartë. Qeverisë i duhet pushtet shtesë”, ka thënë ajo.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zbatohet nga 8 gushti deri më 8 tetor.

Rreth 500.000 banorë të Ukrainës kanë ikur nga shteti i tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në muajin shkurt.

Rreth 100.000 prej tyre vazhdojnë të jenë në Moldavi.

Parlamenti i Moldavisë ka shpallur fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Kjo masë është zgjatur më pas përmes votimeve në prill dhe qershor.

Moldavia nuk është as anëtare e Bashkimit Evropian dhe as NATO-s.

Ajo bashkë me Ukrainën, kanë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në bllokun evropian, në qershor të këtij viti.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

The post Lufta Ukrainë – Rusi, Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë appeared first on Albeu.com.

Gjendet një tjetër varr masiv në Kiev
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një tjetër varr masiv me 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit.

Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky, sipas BBC.

Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, të cilat kanë qenë të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Zelensky nuk ka dhënë shumë detaje nga këto akuza, të cilat më pas janë hedhur poshtë nga Moska.

The post Gjendet një tjetër varr masiv në Kiev appeared first on Albeu.com.

Shefi i Pentagonit flet i përlotur: Pushtimi rus i Ukrainës është brutaliteti i llojit më të ftohtë (VIDEO)
Pushtimi i Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është “brutaliteti i llojit më të ftohtë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Duke folur me gazetarët, Kirby dënoi veprimet e liderit të Kremlinit në Ukrainë dhe tha se ishte “e vështirë të shikohej” se çfarë po i bën Putin vendit.

“Është brutalitet i llojit më të ftohtë dhe më të shthurur. Unë nuk mendoj se e vlerësuam plotësisht shkallën në të cilën ai do ta vizitonte atë lloj dhune dhe mizorie dhe siç thashë shthurjen, mbi njerëzit e pafajshëm, mbi joluftëtarët, mbi civilët, me një shpërfillje kaq të plotë për jetët që po merrte”.

Zyrtari i Pentagonit filloi të prekej teksa fliste për skenat që dolën nga Ukraina.

“Është e vështirë të shikosh se çfarë po bën ai në Ukrainë, çfarë po bëjnë forcat e tij në Ukrainë dhe të mendosh se çdo individ etik dhe moral mund ta justifikojë këtë. Është e vështirë të shikosh disa nga imazhet dhe të imagjinosh se çdo lider i pjekur serioz dhe i menduar mirë do ta bënte këtë. Nuk mund të flas me psikologjinë e tij, por mendoj se të gjithë mund të flasim për shthurjen e tij”.

Kirby tha gjithashtu se “nuk ishte plotësisht e qartë se sa i vërtetë ishte informacioni” që po merrte lideri rus, por kishte “indikacione se ai nuk po merrte domosdoshmërisht një pamje të saktë”./albeu.com

.@PentagonPresSec John Kirby gets emotional talking about Putin: “It’s difficult to look at some of the images and imagine that any well-thinking, serious mature leader would do that. I can’t talk to his psychology, but I think we can all speak to his depravity.” pic.twitter.com/awH6dKyoPW

— CSPAN (@cspan) April 29, 2022

The post Shefi i Pentagonit flet i përlotur: Pushtimi rus i Ukrainës është brutaliteti i llojit më të ftohtë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ Çfarë ka ndodhur në Ukrainë, së fundmi
Albeu.com ju sjell më poshtë zhvillimet e fundit nga lufta Rusi -Ukrainë.

Kompania shtetërore ruse energjetike Gazprom ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë si një veprim hakmarrës pasi të dy vendet refuzuan të paguanin në rubla.

Masa u dënua gjerësisht nga liderët politikë, përfshirë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, si shantazh, të cilin Kremlini e mohoi. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se tregoi se Rusia ishte “jo e besueshme” si një partner energjetik dhe Shtëpia e Bardhë tha se Rusia pothuajse po armatizonte furnizimet me energji

Vladimir Putin lëshoi një kërcënim të ri për Perëndimin, duke thënë se çdo vend që do të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje ushtarake ‘rrufe të shpejtë’. Kjo vjen pasi vendet perëndimore kanë rritur mbështetjen për Ukrainën në ditët e fundit.

Në treguesin më të qartë të synimeve të Mbretërisë së Bashkuar për konfliktin, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se forcat ruse duhet të shtyhen nga e gjithë Ukraina. Duke folur në Londër, ajo tha se një fitore për Ukrainën do të ishte një imperativ strategjik për Perëndimin.

Zelensky pretendoi se shërbimet speciale ruse ishin pas një serie shpërthimesh në Transnistria, një territor i shkëputur në Moldavi, në kufi me Ukrainën dhe i kontrolluar nga Rusia. Rajoni ka parë një numër sulmesh të dukshme në ditët e fundit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ndodhet në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky për bisedime.  Ai ka qenë në Moskë tashmë këtë javë për një takim me Presidentin Putin./albeu.com

The post LUFTA/ Çfarë ka ndodhur në Ukrainë, së fundmi appeared first on Albeu.com.