pushteti i talebaneve Archives - Albeu.com

Si ka ndryshuar jeta në Afganistan nën talebanët?
Më 15 gusht mbushet 1 vit nga ardhja në pushtet e talibanëve. Afganistani ndodhet para sfidave të mëdha, bota nuk duhet ta lerë vetëm këtë vend.

Kur talibanët më 15 gusht 2021 pushtuan Kabulin dhe nuk hasën në ndonjë rezistencë të madhe të forcave të sigurisë të presidentit, Ashraf Ghani, bota u habit. Fundamentalistët islamistë ia dolën të vinin sërish në pushtet, 20 vjet pasi SHBA hyri në Afganistan dhe e rrëzoi regjimin e talibanëve.

Sipas ekspertëve rrëzimi i qeverisë së Ghanit ishte i pashmangshëm, kur trupat e NATO-s në maj 2021 filluan të tërhiqeshin nga vendi i shkatërruar nga lufta. Kjo erdhi pas Uashingtoni negocioi një marrëveshje me talibanët në shkurt 2021, por shumë pak vetë e kishin pritur që vendi të dorëzohej kaq shpejt në duart e talibanëve. Ka pasur shumë kritika ndaj qeverive afgane, që qeverisnin që nga largimi i talibanëve në vitin 2001 me mbështetjen e SHBA. Megjithatë në 20 vitet e fundit ky vend i bëri disa hapa përpara. Mediat e pavarura u shtuan nën presidentët Hamid Karsai dhe Ashraf Ghani, gjendja e të drejtave të njeriut u përmirësua ndjeshëm, gjithnjë e më shumë vajza shkuan në shkollë dhe universitet, dhe shtresa e mesme afgane arriti një nivel mirëqenieje pak a shumë të mirë. Të gjitha këto arritje u shkatërruan në 12 muajt e fundit.

Kthim pas

Shumica e premtimeve që talibanët bënë në Doha në vitin 2021 në marrëveshjen me amerikanët nuk u përmbushën. Një qeveri gjithëpërfshirëse nuk është bërë realitet. Vajzat më të mëdha se 12 vjeç nuk mund të shkojnë në shkollë, gratë nuk lejohet të punojnë në shumicën e degëve të ekonomisë, parqet publike ato lejohet t’i vizitojnë vetëm në ditë të caktuara. Ekonomia e Afganistanit është në rënie të lirë dhe Kombet e Bashkuara paralajmërojnë nga një katastrofë humanitare.

Që nga ardhja në pushtet talibanët kërkojnë njohjen si qeveri legjitime e Afganistanit, një hap me rëndësi për ta, për të penguar kolapsin e plotë ekonomik të vendit. Miliona afganë janë të papunë dhe xhirollogaritë e tyre bankare janë të ngrira. Në janar OKB bëri thirrjen më të madhe në historinë e saj për të dërguar ndihma humanitare në Afganistan. Duhen 3,9 miliardë euro kërkoi OKB, që të pengohet një nga “krizat humanitare që po krijohet me shpejtësi të madhe”. Bashkësia ndërkombëtare heziton të dërgojë direkt fonde tek talibanët, sepse i trembet përdorimit të tyre për blerjen e armëve. Për këtë arsye Uashingtoni nuk jep as dritën jeshile për depozitat bankare të bankave të Afganistanit.

Të drejtat e grave janë shkelur

Sipas OKB Afganistani është i vetmi vend, në të cilin vajzat nuk lejohet të vizitojnë shkollën pas asaj fillore. Shumë gra që punonin dikur në zyrat shtetërore apo si ndihmëse u dërguan në shtëpi pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Shumë gra protestuan kundër vendimeve kufizuese të talibanëve, por protestat u shtypën dhunshëm. “Në më pak se 1 vit pas ardhjes në pushtet të talibanëve miliona grave dhe vajzave i është marrë e drejta për një jetë të sigurtë, të lirë dhe të realizuar për shkak të politikës ekstremisht të ashpër të tyre”, është shprehur Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.

Megjithatë disa grupime të të drejtave për vajzat e gratë janë ende aktive. Disa prej tyre e ngrenë zërin kundër politikës së talibanëve në mediat sociale, kundër arrestimeve arbitrare, zhdukjes me dhunë të grave dhe torturave fizike dhe psikike. Aktivisja Zholia Parsi është shprehur, se ka vendosur të vazhdojë protestat për të ardhmen e fëmijëve të saj. “Një nga vajzat e mia do duhej të studiojë në universitet, tjetra duhej të ishte klasën e 11-të. Kur e shoh gjendjen e tyre psikike, nuk kam rrugë tjetër veç të protestoj.”

Mediat në rrezik

Mediat e pavarura shikohen si armiq nga talibanët. Ky sektor bëri përparime në vitet 2001-2020, por tani shumë gazetarë afganë janë në ekzil ose kanë humbur punën. Sipas “Reporterëve pa kufij” 43% e mediave afgane janë mbyllur në tre muajt e fundit. Edhe aksionet e ashpra kundër mediave pas ardhjes në pushtet të talibanëve bënë që të shuhej peizazhi i gjerë mediatik në vend. “Talibanët i vendosën mediat nën një censurë të fortë, pavarësisht nëse bëhej fjalë për lajmin apo për shou”, thotë Mohamad Zia Bumia nga Asociacioni i Mediave të Azisë Jugore, përgjegjës për Afganistanin për DW. Më shumë kanë vuajtur gazetaret femra, thotë ai.

Gjendja është serioze, por bashkësia ndërkombëtare i kushton shumë pak vëmendje Afganistanit. Konflikti në Ukrainë dhe tensionet me Tajvanin dominojnë axhendën politike aktuale. Shumë vëzhgues bëjnë krahasime me situatën në fund të viteve 90-të. Në vitin 1996 talibanët erdhën në pushtet, por bashkësia ndërkombëtare kishte vështirësi të kuptonte pasojat. Larg vëmendjes ndërkombëtare si edhe për shkak të mungesës së interesit ky vend u kthye në një vatër për grupet militante lokale dhe ndërkombëtare. “Talibanët kanë lidhje me terroristë ndërkombëtarë. Rikthimi i tyre në pushtet u ka dhënë hov organizatave xhihadiste. Në një kohë që ato konsolidohen më tej, lidhjet e tyre strategjike dhe taktike me sponsorizuesit e terrorizmit do të forcohen dhe kështu rrezikohet siguria dhe paqja në rajon e më tej”, thotë ish-zyrtari i qeverisë afgane, Farid Amiri./DW/

The post Si ka ndryshuar jeta në Afganistan nën talebanët? appeared first on Albeu.com.

Dolën për të protestuar, talebanët godasin drejt turmës së grave
Duket se me ardhjen në pushtet të talebanëve, gratë dhe vajzat në Afganistan po I humbasin pak nga pak të gjitha të drejtat.

Së fundmi, luftëtarët talebanë goditën gratë dhe vajzat që kishin dalë për të protestuar.

Ky ishte një tubim i rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.

Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë zhdukur përfitimet  të arritura nga gratë gjatë dy dekadave.

Rreth 40 gra – duke brohoritur “Bukë, punë dhe liri” – marshuan para ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul, përpara se luftëtarët t’i shpërndanin duke qëlluar me armë në ajër.

Disa gazetarë që mbulonin protestën – u goditën  po ashtu nga luftëtarët talebanë.

Pas marrjes së pushtetit, talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër islamik. Realiteti tregon të kundërtën. Dhjetëra mijëra vajza nuk lejohet të shkojnë në shkollat e mesme, grave u është ndaluar të udhëtojnë vetëm në udhëtime të gjata.

Kujtojmë se në muajin maj, udhëheqësi suprem i vendit i urdhëroi gratë që të mbuloheshin plotësisht në publik, duke përfshirë edhe fytyrën.

The post Dolën për të protestuar, talebanët godasin drejt turmës së grave appeared first on Albeu.com.

“I rrahën në mes të tregut vetëm se qeshën”, si është jeta e vajzave në Afganistanin e talebanëve
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan, situata për të drejtat e vajzave dhe gravë është vështirësuar jashtëzakonisht shumë.

Pavarësisht premtimeve me të cilat erdhën talebanët, duket se ekonomia dhe të drejtat e grave janë në ditët më të këqija.

The Guardian sjell një pasqyrim të situatës në këtë shtet nën regjimin e talebanëve.

Maryam, ky nuk është emri i saj i vërtetë, ndjek klasën e gjashtë në Kabul, ndërkohë që sipas rregullave të qeverisë së re, shkollimi i saj do të përfundojë shumë shpejt, pas vetëm disa muajsh.

Por 10-vjeçarja, ka një “strategji” për të qëndruar edhe një vit në shkollë.

“Do të sigurohem që të mos u përgjigjem saktë shumë pyetjeve. Kam vendosur të ngel në klasë, kështu që mund të studioj përsëri klasën e gjashtë”, ka zbuluar vogëlushja planin e saj.

Ky është Afganistani gati një vit pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Të rinjtë, në vend që të shfrytëzojnë potencialin e tyre intetektual në të mirë të vendit, detyrohen të “shpikin” plane të tilla, në tentativa për t’ia hedhur sistemit.

Në fushatën e tyre për Afganistanin dhe në bisedimet ndërkombëtare me SHBA-në, talebanët premtuan një version paksa të zbutur të ekstremizmit të tyre puritanist, duke deklaruar se do të sillnin paqe dhe stabilitet në një vend të pushtuar nga dekada lufte.

Talebanët kishin deklaruar se gratë do të kishin të drejtën të punonin, ndërsa pas përfundimit të luftës ekonomia vendase do të kishte më shumë hapësira për tu rritur,

Pothuajse një vit më vonë, ai vizion duket gjithnjë e më i shumë me i largët.

Tashmë jeta e qytetarëve afganë është ne ndarë në dy epoka, para dhe pas “Dari”, një term që në gjuhën afgane nënkupton rënie apo kolaps.

Qeveria talebane është një qeveri e izoluar, një ekzekutiv që nuk njihet nga asnjë shtet tjetër, madje as nga aleatët e dikurshëm.

Ndërkohë që vëmendja e tërë botës është përqendruar në luftën në Ukrainë, gratë në Afganistan përballen me kufizime më të ashpra, përfshirë ndalimin e arsimit të mesëm, faktin që janë të detyruara që të jenë të shoqëruar nga një mashkull në çdo udhëtim të tyrin si dhe detyrimi për të mbuluar fytyrën në publik.

“Tri herë kam parë gra të rrahura në treg nga talebanët. Disa kishin veshur pantallona të cilat sipas tyre ishin të ngushta, duhet ta kishit parë se në çfarë gjendje emocionale ishin ato më pas.

Një herë tjetër ata rrahën vajza vetëm sepse po buzëqeshnin dhe flisnin me zë që sipas tyre ishte shumë i lartë. Është një gjë e natyrshme të bisedosh për gjërat që po blen në treg”, tha një 16 vjeçare, e cila duhej të linte shkollën në shtator dhe po luftonte me depresionin.

Ajo ka treguar se nuk kishte një veshje abaja të gjatë, të zezë dhe familja e saj nuk kishte mundësi ekonomike që ta blinte.

“Që atëherë unë madje kam ndaluar së shkuari në medrese [shkollë fetare], është më mirë të jem në shtëpi sesa të përplasem me këto kafshë,” tha ajo.

Kolapsi ekonomik

Ekonomia është rrënuar me të paktën një të tretën, pasi sanksionet ndërkombëtare mbi talebanët ndërprenë tregtinë dhe ndihmat.

“Ne nuk ishim të lidhur politikisht me qeverinë e fundit, por talebanët thjesht po hakmerren që ne ishim këtu duke bërë biznes”, tha një sipërmarrës i madh që ka pushuar nga puna pothuajse 500 pjesëtarë të stafit pasi pajisjet iu konfiskuan dhe licencat u pezulluan në disa sektorë.

Ai është i frustruar, por edhe i hutuar nga qasja afatshkurtër e autoriteteve. Dyqanet e tij qëndrojnë bosh, megjithëse regjimi i ri e di nga përvoja se sa fitimprurës mund të jenë.

“I kisha paguar mbi 3 milionë dollarë ‘taksa’ të detyruara. Ka kaq shumë biznese të cilat tashmë kanë falimentuar ndërsa nëse kjo situatë vijon edhe për më shumë është e sigurt se ky numër do të rritet edhe më tej”, tha ai.

Për personat të cilit ishin të pasur deri në momentin e marrjes së pushtetit nga talebanët, ardhja në pushtet e tyre i ka dhënë fund luksit, por shumë nga ish-klasat e mesme janë zhytur pothuajse brenda natës në varfëri dhe uri.

Të paktën gjysma e popullsisë tani mbështetet në ndihmën ushqimore, të cilën jo shpesh mund ta marrin.

Një çift, të dy të punësuar në shtetin e mëparshëm afgan, janë pushuar nga puna pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Tashmë gruaja detyrohet të rrijë në shtëpi, ndërsa bashkëshorti i saj detyrohet të kërkojë punë të rëndomta buzë rrugës dhe është me fat nëse gjen diçka për të cilën mund të paguhet 2 dollarë në ditë.

“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë në jetën time dhe është e vështirë për mua, por kam një familje për të mbajtur. Betohem se aktualisht nuk kam asnjë para në shtëpi, nëna ime ka diabet dhe nuk kemi para për mjekimin e saj,” thotë ai.

Ikja e trurit të vendit pas largimit të amerikanëve e ka bërë edhe më të vështirë drejtimin e vendit.

“Banka qendrore, duke luftuar me rezervat e ngrira dhe sanksionet, ka mbajtur vetëm staf të nivelit të mesëm dhe të ulët, me menaxherët e lartë më me përvojë që ikin jashtë vendit”, tha për Observer një bankier i cili ka qenë i përfshirë në muaj të tërë bisedimesh për krizën .

Një fushë ku talebanët shënuan njëfarë suksesi ishte lufta kundër niveleve të turpshme të korrupsionit që kanë dëmtuar administratat e 20 viteve të fundit, por përparimi i tyre atje po ngadalësohet.

The post “I rrahën në mes të tregut vetëm se qeshën”, si është jeta e vajzave në Afganistanin e talebanëve appeared first on Albeu.com.