pushimi Archives - Albeu.com

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Irena Gjokën, GJKKO shqyrton kërkesën e Prokurorisë, të pranishëm avokati i Berishës dhe Malltezi
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), shqyrton kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka, e kallëzuar nga PD për falsifikim të vulave dhe formularëve.

Në seancë, në cilësinë e kallëzuesit kanë shkuar edhe avokati e Sali Berishës, Genc Gjokutaj si edhe vetë Jamarbër Malltezi.

Gjyqtarja Gjoka, u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë.

Por, sipas SPAK-ut, procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

Bëhet fjalë për një proces gjyqësor në Greqi në vitin 2005, ku është konstatuar në dy episode në kufi, se Irena Gjoka ka përdorur “dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese”.

SPAK konfirmon se gjyqtarja Irena Gjoka “është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit)”.

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar pushimin e procedimit penal për gjyqtaren Gjoka me argumentin se; “nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që magjistratja të ketë kryer vepër penale”.

SPAK shpjegon se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga mediat greke, nuk figurojnë të dhëna për një dënim penal për Gjokën, teksa në formularin e vetëdeklarimit ka shkruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Një tjetër fakt që SPAK rreshton, është se përveç se procesi ndaj saj në Greqi është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, është dhe se sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

The post SPAK kërkon pushimin e çështjes për Irena Gjokën, GJKKO shqyrton kërkesën e Prokurorisë, të pranishëm avokati i Berishës dhe Malltezi appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ Nis armëpushimi katër ditor mes Izraelit dhe Hamasit, do të lirohen 50 pengje
Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael, raporton Associated Press. Ndërprerja e luftimeve ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Gjatë armëpushimit, Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 terorit në Izrael. Në anën tjetër, Izraeli pritet t’i lirojë tre të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar nga grupi ekstremist palestinez.

Lirimet pritet të ndodhin në faza, gjatë katër ditëve të ardhshme. Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish ishte arritur pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, SHBA-ja dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës. Nëse qëndron, armëpushimi do të shënojë ndërprerjen e parë serioze të luftimeve, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit, shtatë javë më parë.

Rreth 1.200 njerëz janë vrarë nga sulmuesit e Hamasit në Izrael, më 7 tetor, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore, duke shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe duke vrarë të paktën 13.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e qeverisur nga Hamasi.

The post LUFTA/ Nis armëpushimi katër ditor mes Izraelit dhe Hamasit, do të lirohen 50 pengje appeared first on Albeu.com.

Merret vendimi zyrtar! A do jetë e diela ditë pushimi? (VIDEO)
Sot, në seancë qeveritare në rend dite kanë qenë ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës ku parashihet që dita e diel, të jetë ditë jo pune.

Krahas kësaj, në seancën e sotme në rend dite ka qenë edhe Rebalanci i buxhetit për vitin 2021.

Kryeministri Zoran Zaev pas seancës njoftoi, se Qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore që dita e diel të shpallet ditë jopune.

“E diela shpallet si ditë për pushim javor dhe këto ndryshime ligjore do të dërgohen për miratim në Kuvend”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Kjo siç tha ai, do të ndihmojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe punëtorët “Do të jenë më efikas dhe më të motivuar.

“Nga ana tjetër, do të kenë jetë private, familjare dhe sociale, që do t’ua plotësojë nevojat e tyre dhe nevojat e të afërmve të tyre”, tha Zaevi.

The post Merret vendimi zyrtar! A do jetë e diela ditë pushimi? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.