pushime verore Archives - Albeu.com

Media franceze “Public”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin ideal për pushime verore unike dhe ekzotike
Shqipëria, me peizazhet e saj të larmishme dhe koston e përballueshme të jetesës, është një destinacion ideal për pushime verore unike dhe ekzotike, shkruan Jeanne Zisou në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Public.fr” .

Vera ka ardhur dhe ju po kërkoni një destinacion unik dhe të lirë? Mos kërkoni më tej, Shqipëria është vendi i duhur për ju.

E vendosur në Ballkan, Shqipëria është vend i kontrasteve.

Ajo ofron pasuri kulturore dhe natyrore të ruajtura ende nga turizmi masiv.

Me plazhet e saj të kristalta, malet madhështore dhe trashëgiminë historike magjepsëse, Shqipëria është një destinacion që ia vlen të zbulohet.

Por, të udhëtosh drejt Shqipërisë do të thotë edhe të gëzosh një kosto jetese shumë të përballueshme.

Qoftë për akomodimin, ushqimin apo aktivitetet, buxheti juaj i pushimeve nuk do të shtrëngohet.

Nga Tirana, kryeqyteti dinamik, në fshatrat piktoreske të Rivierës Shqiptare… çdo cep i vendit është plot me thesare të fshehura.

Ne ju rekomandojmë të vizitoni vendin mesdhetar dhe të shijoni një përvojë ekzotike këtë verë.

Zbuloni Tiranën dhe rrethinat e saj

Filloni aventurën tuaj në Shqipëri me kryeqytetin e saj, Tiranën.

Ky qytet i gjallë dhe plot ngjyra është zemra kulturore dhe politike e vendit. Mos e humbisni një shëtitje në Sheshin Skënderbej.

E vendosur në qendër të qytetit, ajo është e rrethuar nga muzetë, xhamitë dhe ndërtesat historike.

Shëtisni nëpër zonën e Bllokut, dikur i lejuar vetëm për elitën komuniste, sot një vend për jetën e natës dhe kafenetë më në tendencë.

Vizitoni Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 në lartësitë e qytetit. Këta dy bunkerë janë dëshmitarë të vërtetë të historisë.

Sot të shndërruar në muze historikë dhe bashkëkohorë.

Rrethinat e Tiranës ofrojnë gjithashtu një arratisje të mrekullueshme. Mes tyre, ai i malit të Dajtit, i aksesueshëm me teleferik.

Me të mbërritur atje, shijoni panoramën befasuese të qytetit dhe maleve përreth.

Për një zhytje në historinë mesjetare, vizitoni Kalanë e Krujës, rreth një orë larg me makinë.

Eksploroni Shqipërinë, mes plazheve dhe mbetjeve antike

Riviera Shqiptare shpesh krahasohet me bregdetin francez. Megjithatë, ajo është një perlë e vërtetë e ruajtur ende.

Me plazhet idilike dhe ujërat bruz, Shqipëria është destinacioni ideal për pushime relaksuese.

Vendpushimet bregdetare të Dhërmiut dhe Himarës janë veçanërisht të njohura për atmosferën e tyre qetë.

Por, mbi të gjitha, peizazhet e tyre që të lëne pa frymë.

Për adhuruesit e natyrës dhe emocioneve, ofrohen aktivitete të ndryshme ujore ose thjesht të shijoni diellin në rërën e imët.

Mbi të gjitha, mos e humbisni një vizitë në qytetin e Sarandës.

Saranda është porta hyrëse për në mbetjet antike të Butrintit, i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ky qytet i lashtë greko-romak është një domosdoshmëri për adhuruesit e historisë dhe arkeologjisë.

Shqipëria është një destinacion që ndërthur sharmin, diversitetin dhe aksesueshmërinë.

Pavarësisht nëse jeni një adhurues i kulturës, natyrës apo relaksit, ky vend ka diçka për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja.

Peizazhet e tij të larmishme, trashëgimia e pasur dhe mirëpritja e ngrohtë e bëjnë atë një vend ideal për pushime.

Përveç kësaj, udhëtimi në Shqipëri është sinonim i ofertave të favorshme.

Çmimet mbeten shumë konkurruese në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.

Ndaj, për këtë verë, guxoni të jeni aventurier dhe nisuni për të zbuluar Shqipërinë. Nuk do të zhgënjeheni!

The post Media franceze “Public”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin ideal për pushime verore unike dhe ekzotike appeared first on Albeu.com.

“Lekët shkojnë e vijnë, por koha jo”, Enca u jep këshilla ndjekësve: Shkoni me pushime, krijoni kujtime të bukura
Këngëtarja Enca Haxhia, e cila njihet si një nga personazhet që bën më shumë pushime ka ndarë këshilla me ndjekësit e saj në Instagram.

Me anë të një instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj:

Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror.

Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para.

Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave.

Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashurin, familjen ose shko tekpull.

Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar.

Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar ajo./albeu.com

The post “Lekët shkojnë e vijnë, por koha jo”, Enca u jep këshilla ndjekësve: Shkoni me pushime, krijoni kujtime të bukura appeared first on Albeu.com.

Vendet ku mund të kaloni pushimet verore me pak shpenzime
Nuk i keni rezervuar akoma pushimet tuaj të verës? Mos u shqetësoni, nuk është vonë për të prenotuar një pushim të përballueshëm dhe ka shumë destinacione emocionuese ndërkombëtare ku mund të udhëtoni dhe me një buxhet të përballueshëm.

Eksperti i udhëtimit dhe agjentit Kevin Dern, ka ndarë disa këshilla për planifikimin e një pushimi veror që është i përballueshëm për buxhetin tuaj.

Së pari. Mos planifikoni të udhëtoni në qytetet e mëdha turistike. “Qytetet e mëdha turistike të Evropës Perëndimore, si Parisi, Roma dhe Londra shpesh janë të mbiçmuara në verë, prandaj është më mirë t’i zgjedhim këto qytete në një periudhë tjetër të vitit’, thotë Dern, i cili ka mbi 15 vjet eksperiencë në industrinë e udhëtimit.

Sapo të udhëtoni, Dern rekomandon të hani aty ku hanë edhe banorët e qytetit. Mos zgjidhni restorantet e hotelit për të ngrënë drekat dhe darkat.

“Një tjetër opsion është blerja e paketave nga kompanitë e njohura të udhëtimit që mund t’ju shpëtojnë shumë para të hedhura dëm si për biletën e fluturimit ashtu dhe për akomodimin’’ thotë Dern.

Kërkimi i një agjenti lokal i cili është i specializuar në llojin e udhëtimit që dëshironi të bëni dhe mund t’ju ndihmojë të krijoni një itinerar më të personalizuar dhe t’ju informojë për marrëveshjet që mund të mos jenë të disponueshme nëpër vendet më të mëdha të udhëtimit.

Kur është fjala për logjistikën e udhëtimit, Kevin rekomandon që TSA Pre-Check, i cili për vetëm 85 dollarë ju lejon të fluturoni drejtpërsëdrejti me sigurinë e aeroportit për 10 vitet e ardhshme. Ai gjithashtu sugjeron blerjen e një ditë kalimi në një sallë pritjeje ajrore në qoftë se ju keni një udhëtim jashtëzakonisht të gjatë aeroport. Për vetëm 50-60 dollarë për person, ju merrni qasje në një sallë pritjeje të madhe dhe të qetë , wi fi falas me shpejtësi të lartë, priza elektrike kudo dhe vende të qeta nëse dëshironi të lexoni apo punoni diçka në kompjuterin tuaj. Ata gjithashtu kanë snacks falas, kafe, pije dhe nganjëherë birrë dhe verë!

Përsa i përket destinacioneve, ai zgjedh të veçojë, Bolonia në Itali, pasi për të ky qytet i bukur në veri të Italisë është i mbushur me gurë të fshehur, histori dhe shumë atraksione të tjera, shumica e të cilave janë të hapura për publikun dhe nuk kërkojnë një turne. Përsa i përket kulinarisë, ajo është e një rangu botëror duke ju ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Në Piazza di Porta Ravegnana, gjendet qendra më e njohur e qytetit, Dy Kullat. Të ndërtuara për të qenë binjake, tani nuk duken më tilla, pasi njëra prej tyre është e përkulur dhe është zhytur në tokë, por ju akoma mund të ngjiteni në kullën tjetër nëse doni, pasi ja vlen të shihni pamjen spektakolare që ju ofron.

Gjithashtu Dern si destinacionin e radhës veçon Portugalinë, pasi fluturimet drejt këtij vendi janë relativisht të arsyeshme gjatë muajve të verës. Nëse shkoni direkt për në Lisbonë ai këshillon që të merrni trenin drejt Porto, një qytet bregdetar në Portugalinë Veriperëndimore.

Eksperti gjithashtu sugjeron Montrealin e Kanadasë, i cili është qytet i mbushur me arkitekturën franceze, rrugët me kalldrëm dhe një shumëllojshmëri ushqimesh./Gazeta SI

The post Vendet ku mund të kaloni pushimet verore me pak shpenzime appeared first on Albeu.com.

Ja pse pushimet verore mund t’ju shpëtojnë jetën
Pushimet verore janë më shumë se sa zhytjet në pishinë, det,apo dremitje të gjata në shezllon (edhe pse këto janë të këndshme). Studime të shumta tregojnë se koha e kaluar larg punës së përditshme me të dashurit tuaj,i bën shumë mirë shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Sigurisht, studiuesit nuk mund të shpjegojnë se si çdo detaj i pushimeve, mund ta ndryshojë mënyrën se si ndihen njerëzit kur rikthehen në punë, thotë Bruks Gamp, studiues i shëndetit publik në Universitetin e Sirakuzës, SHBA.

“Cilësia e pushimeve, kohëzgjatja e tyre, vendi ku shkojnë dhe me kë shkojnë njerëzit, marrëdhënia që kanë me ta, që të gjitha ato janë të ndryshueshme”- thotë ai. Gjithsesi përfitimet nga pushimet janë të qarta, ashtu siç janë disa cilësi në vendin e punës që ka të ngjarë ta zbehin atë që njerëzit përfitojnë nga koha e tyre larg tij.

Kur studiuesit gjejnë dëshmi se pushimet e përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve, ata shqyrtojnë shpesh “mirëqenien”, ose emocionet dhe nivelet e energjisë së njerëzve. Për shembull, në një studim që vlerësoi sesi një pushim dimëror 1-javor e ndryshonte jetën e njerëzve, studiuesit i pyetën pjesëmarrësit se sa mirë kishin fjetur një natë më parë, sa energjikë apo të lodhur ndiheshin, sa të emocionuar apo tëtë tensionuar, dhe se sa të kënaqur ishin se si kaloi dita.

Në përgjithësi, pushimet i bënin njerëzit të ndiheshin më pak të lodhur dhe më energjikë, e përmirësonin disponimin e tyre dhe i linin ata më të kënaqur me ditët e tyre. Mungesa e kërkesave të punës e largon stresin, por psikologët mendojnë se mund të ketë disa mënyra të tjera ku pushimet e përmirësojnë “mirëqenien” e njeriut.

Angazhimi në gjëra që na pëlqejnë, si sporti ose leximi i librave, nënkupton se vëmendja jonë është diku tjetër. Koha e kaluar larg tryezës së punës ndryshon gjithashtu edhe rutinat tona, dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga zakonet e këqija, apo të kenë kthjelltësi mendore për aspektet e tjera të jetës së tyre.

“Prandaj një pushim mund të ndihmojë në ndërtimin e burimeve personale të qëndrueshme, të cilat mund të funksionojnë si mbrojtëse ndaj kërcënimeve të ardhshme”- shkruan Xhesika De Blum, një psikologe në Universitetin e Groningen dhe Universitetin e Tamperes, dhe kolegët e saj në studimin e tyre mbi pushimet dimërore.

Po ashtu hulumtimet sugjerojnë se përfitimet e kohës së kaluar larg zyrës së punës,shtrihen edhe tek shëndeti fizik. Në një sondazh ku u pyetën rreth 2.500 burra me rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës mbi ngjarjet e fundit të jetës së tyre, një nga pyetjet e bëra ishte nëse ata kishin marrë pushime vitin e fundit.

Pjesëmarrësit iu nënshtruar këtij pyetësori për 5 vite rresht, dhe më pas studiuesit kontrolluan gjendjen e tyre 9 vjet më vonë. Ata që bënin pushime më të shpeshta vjetore kishin më pak gjasa të kishin vdekur (ose të kishin vdekur nga sëmundjet e zemrës) sesa ata që nuk kishin marrë pushime të tilla.

Çështja sesi pushimet mund ta zgjasin jetën tuaj, është ende një gjetje mjaft e hershme që kërkon më shumë hulumtime, thotë Gamp, që e kreu studimin me bashkautoren Karen Metjus. Dhe që një pushim të ndryshojë shëndetin e zemrës së dikujt, përfitimet e kohës së lirë duhet të zgjasin më shumë sesa vetëm ditët zyrtare jashtë zyrës së punës.

“Çfarëdo që të ndodhë gjatë pushimeve duhet që në thelb t’i kushtoni periodikisht vëmendje fizikut tuaj. Pra vetëm vrapimi për 2 javë nëpër qytet nuk do të ndryshojë në mënyrë domethënëse presionin e gjakut të dikujt”- thekson ai.

Në studimet e mëvonshme, ai dhe kolegët e tij gjetën dëshmi të mundshme se si pushimet mund të kenë një efekt të qëndrueshëm në mirëqenien e njeriut. Ndërsa gjurmonte shëndetin e punonjësve para dhe pas pushimit, ekipi zbuloi se sa më i stresuar të ishte dikush, aq më shumë rriteshin rrahjet e zemrës së tij kur koha e pushimit ishte shumë e largët në të ardhmen.

Fuqia që një vend pune kishte mbi pulsin e dikujt zbehej kur pushimet afroheshin. Nëse njerëzit mund të përgatiten mendërisht për ndodhjen e një gjëje të keqe dhe të ndiejnë një stres parashikues, atëherë ndoshta ne gjithashtu mund të përjetojmë relaksim parashikues, thotë Gamp.

Dhe megjithëse mund të pushojmë, mënyra se si ndërveprojmë dhe si ndihemi për vendet tona të punës na ndjek gjatë gjithë udhëtimit. Në studimin mbi mësuesit para, gjatë dhe pas një jave pushimi, studiuesit zbuluan se koha e lirë i bënte edukatorët më pak të dëshpëruar, më pak të shqetësuar dhe më pak të rënduar emocionalisht.

Se sa të shpërblyer ndihen njerëzit për punën që bëjnë, ndryshon edhe përvojën e tyre të kohës së lirë. Në javët para dhe pas pushimeve, Gamp dhe kolegët e tij pyetën pjesëmarrësit e studimit se sa të lumtur, të qetë ose energjikë ndiheshin, si dhe sa të dëshpëruar, të shqetësuar apo të zemëruar ishin.

Njerëzit që ndiheshin sikur ishin kompensuar në mënyrë të përshtatshme – jo financiarisht, por sa siguri ndjenin në punë, apo sasinë e shqetësimit apo kohës që kërkonin detyrat – përfitonin më pak nga pushimet që merrnin.

Ndërsa ata që ndienin më pak stres në punë përjetuan reduktim të ndjenjave të tyre negative si ankthi dhe zemërimi, ata që përballeshin me më shumë shqetësime pune ndjenin emocione kryesisht të njëjta para dhe pas pushimit. /Bota.al/

The post Ja pse pushimet verore mund t’ju shpëtojnë jetën appeared first on Albeu.com.