pushim nga puna Archives - Albeu.com

Dha intervistë te Zëri i Amerikës pa lejen e eprorëve, pushohet nga puna drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta
Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi u pushua nga puna pas një interviste për Zërin e Amerikës lidhur me turizmin natyror në Shqipëri.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura, përmend si shkak të pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek eprorët për intervistën.

Duke folur për Zërin e Amerikës, zoti Koçi thotë se shkaku është qesharak, pasi sipas tij, shkelja ishte etike dhe nuk përbën faj administrativ për pushimin nga puna.

Pas gati dhjetë vitesh në detyrë, Ardian Koçi, drejtor i Parkut Divjakë-Karavasta, Parku më i madh Kombëtar në Shqipëri, pushohet nga puna.

Më 12 shkurt të këtij viti, zoti Koçi u intervistua nga Zëri i Amerikës, së bashku me disa ekspertë të tjerë, lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. 10 ditë pas intervistës, më 22 shkurt, ai njoftohet nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, se ndaj tij kanë filluar procedurat disiplinore, pasi nuk kishte marrë leje për intervistën. Më 3 mars, vetëm 9 ditë pas fillimit të procedurave, atij i njoftohet zyrtarisht pushimi nga puna.

“Më erdhi shkresa që më lajmëronte ndërprerjen e detyrës sime më 8 Mars. Të them që erdhi si rrufe në qiell të pastër nuk e them dot. Mund të them që erdhi si një rrufe në qiell të vrenjtur, sepse më kishin dhënë shenja se kërkonin shkarkimin tim. Kohë më parë, në fund të janarit, unë jam thirrur nga drejtoresha ime e përgjithshme dhe më është kërkuar dorëheqja pa asnjë shkak, ose shkaku që ajo më tha ishte se unë përdorja shpesh Facebook-un dhe shpesh edhe në mënyrë kritike. Por u la një “por” dhe veç dorëheqjes u tha se “shiko se ne kemi edhe prova për abuzimet e tua” dhe unë preferova pas kësaj të ndiqja rrugën e dytë: I thashë unë nuk jap dorëheqjen, por ju vazhdoni dhe evidentoni povat e mija dhe më shkarkoni nëse ato janë të vërteta”, thotë zoti Koçi.

Në rregulloren e brendshme të Agjencisë, u kërkohet zyrtarëve të kërkojnë leje për intervista, por nuk është e qartë nëse mosrespektimi i saj është shkelje, që të çon deri në pushim nga puna. Po ashtu nuk është e paqartë, nëse një standard i tillë dhe masë ekstreme, zbatohet njësoj për të gjithë punonjësit e sektorit publik në Shqipëri. Në njoftimin dërguar zyrtarit në fjalë, agjencia nuk përmend ndonjë masë, apo vërejtje të marrë më parë ndaj tij, për shkelje të ngjashme.

“U gjet një shkak, për mua qesharak, një intervistë e imja që doli tek Zëri i Amerikës më datë 12 shkurt dhe që unë flisja për rreth 20-30 sekonda duke promovuar turizmin në park. Duke thënë shifra që ishin publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duke thënë një strategji, që në fund të fundit, është një strategji kombëtare e mbajtjes së turistëve në Shqipëri, se si ne turistin nga një ditë që konsumon sot në park ta mbajmë për disa ditë. Dhe kjo ishte gjithë intervista ime. Më thirrën në Komisionin e Disiplinës ku unë parashtrova argumenet e mija dhe akuzohesha se kam shkelur rregulloren e brendshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që më ndalon dhënien e intervistave pa marrë leje nga eprori. Prisja një vendim tjetër mbase ndonjë vërejtje por më erdhi vendimi për ndërprerjen e marëdhënieve të punës.”

Zëri i Amerikës i kërkoi Ministrisë së Turzmit dhe Mjedisit, institucionit qëndror nga varet Agjencia e Zonave të Mbrojtura një prononcim per rastin dhe nje përgjigje se a parashikonte Kodi i Punës ndërprerje të marëdhënieve të punës për shkak të shkeljes e rregullores së brendshme për dhënien e intervistës pa miratimin e eprorit.

Deri në përgatitjen e kësaj kronike Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës.

Për transparencë me shikuesit, Zëri i Amerikës sjell citimin e plotë të zotit Koçi në kronikën për sfidat e turizmit natyror në Shqipëri transmetuar më 12 shkurt të këtij viti.

“Ka qenë një vit i sukseshëm do të thoja me mbi gjysëm milionë turistë që kanë vizituar Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta nga të cilët rreth 65 mijë ishin turistë të huaj. “Kërkojmë që turisti që arrin këtu të mos harxhojë disa orë, por disa ditë, duke qëndruar në Park dhe kjo bëhet duke shtuar atraksionet turistike. Po punojmë për të shtuar itineraret. Nga ana tjetër përparësi është mbrojtja e mjedisit të parkut dhe resurseve të tij. Kaluam një vit të vështirë me një verë tejet të thatë dhe me rrezimshmëri për zjarret edhe në stinët që pasuan dhe kjo u përballua mjaft mirë nga stafi i parkut.”

Zoti Koçi thotë se gjatë këtyre viteve që ka drejtuar parkun ka dhënë intervista të shumta për mediat e njohura kombëtre dhe ndërkombëtare për të promovuar parkun, pa marrë leje dhe as nuk i është tërhequr vëretjtja për to.

Kemi përdorur për promvomimin e parkut rrjetin social Facebook, pasi nuk kishim një faqe të dedikuar në internet, si dhe reportazhet në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Në argumentet që unë përdora në mbrojten time në ecurinë disiplinore, që më thirrën, përmenda 12 kanale televizive nga më të njohurit në botë përfshi Zërin e Amerikës, BBC, ARTE ZDF që me anën e reportazheve kemi bërë promovimin e zonës sonë.”

I pyetur se cilat kishin qenë disa nga sfidat në drejtimin e Parkut Kombëtar të Dijakë – Karavstasë Zoti Koçi u përgjigj:

“Sfida më e madhe ka qenë të përballosh presionin e zhvillimit ekonomik që ka zona, sepse gjithmonë ky presion vjen nga qeverisja. Sfidat e tjera kane qenë pastaj gjuetia, prerja e drurëve në park por këto ishin sfida më të lehta për t`u përballuar sepse ishin sfida ku kishe të bëje me persona të veçantë. Ndërsa të përballosh sfidën e zhvillimit ekonomik në kurriz të mjedisit kjo ishte diçka shumë e rëndë, por e kemi përballuar”. Sfidë tjetër ka qenë turizmi. Po të krahasojmë turizmin psh në vitin 2014 shifrat e turistëve në vit ishin 230-240 mijë nga të cilët 1500 ishin të huaj ndërsa sot numri kalon gjysëm milioni, nga të cilët 65 mijë janë turistë të huaj.

Zoti Koçi thotë se pas pushimit nga puna bëri një padi në gjykatën civile të Lushnjës për Agjensinë e Zonave të Mbrojtura për zgjidhjen e padrejtë të marëdhënieve të punës dhe tha se do të largohet nga Shqipëria.

“Për fat të keq kam menduar të largohem nga Shqipëria. Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2010 dhe mendoja që ishte stacioni i fundit për mua, por do largohem përsëri për në Itali. Do më mungojë shumë natyra shqiptare, parku, por s’do rresht së luftuari për të mbrojtur natyrën. Sigurisht tani e bëj si qytetar i lirë, që nuk ka forcën që të jep ligji prapa për të mbrojtur natyrën por nuk do resht asnjëherë së mbrojturi atë. Cdo gjë të kësaj zone e kam dashur pasi jam rritur këtu. Kam kaluar fëmijërinë time dhe kur u caktova drejtor mu duk sikur u ktheva në vendin tim të lindjes, në familjen time. Ky ka qenë një park nga më problematikët në Shqipëri, një park ku rreth orës 13 – 14 pasdite gjuetarët fillonin të zinin vendet e gjuetisë dhe vijonin gjithë natën dhe tani është kthyer në një park të qetë dhe në një destinacion për turistët, jo vetëm vendas por dhe të huaj.”

Zoti Koçi, thotë se në punën e tij ka patur mbështetjen e njerëzve të thjeshte, atyre që ishin të lidhur me natyrën, po ka patur përplasje me politikanët lokale , që siç thotë ai, i kanë bërë presion.

“Fillimisht kisha edhe mbështetjen e politikës derisa fillova të konsiderohesha si një pengesë për politikanë lokalë edhe më gjerë në drejtim të lënies dorë të lirë për të vepruar në park si ata kërkonin,” thotë ai.

Zona Divjakë Karavasta për herë të parë u shpall park në vitin 1966 dhe në vitin 1994 zona është shpallur zonë natyrore ndërkombëtare Ramsar. Në vitin 2007 është shpallur Park Kombëtar me sipërfaqe të zgjeruar 22.230 ha./voa

The post Dha intervistë te Zëri i Amerikës pa lejen e eprorëve, pushohet nga puna drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta appeared first on Albeu.com.

Pushime të reja nga puna në Twitter, Elon Musk largon 10% të stafit
Twitter ka pushuar nga puna të paktën 200 punonjës, ose rreth 10% të fuqisë së tij aktuale të punës, raportoi New York Times.

Pushimet përfshinin menaxherët e projektit, analistët e të dhënave dhe inxhinierët përgjegjës për mësimin e makinerive dhe besueshmërinë e shërbimit, sipas gazetës, e cila citoi burime të informuara.

Twitter kishte rreth 2300 punonjës muajin e kaluar, sipas Musk.

Pushimet e reja pasojnë një valë fillestare të shkurtimeve masive të vendeve të punës në kompani, e cila kishte arritur në 3,700, pasi Musk, i cili bleu faqen e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, ndërmori hapa për të ulur kostot operative.

Elon Musk tha në nëntor se Twitter po përballej me një rënie të madhe të të ardhurave pasi reklamuesit shkurtuan shpenzimet për shkak të shqetësimeve për mungesën e kontrollit mbi përmbajtjen.

Twitter kohët e fundit filloi të ndajë të ardhurat nga reklamat me disa nga krijuesit e përmbajtjes në platformë. /albeu.com

The post Pushime të reja nga puna në Twitter, Elon Musk largon 10% të stafit appeared first on Albeu.com.

Përleshja e tifozëve në stadium, pushohen nga puna disa zyrtarë të qeverisë
Individët e parë të sanksionuar mbi trazirat e dhunshme në ndeshjen e futbollit meksikan midis Gallos Blancos dhe Atlas janë pesë zyrtarë të qeverisë shtetërore, të urdhëruar nga guvernatori i Queretaros, Mauricio Kuri.

Kuri pezulloi Drejtorin e Operacioneve të Policisë, Leonardo Flores Mara,njeriu në krye të fushës, Isaac Perez Infante, një oficer policie, Agustin Martinez Ortiz, kreu i Menaxhimit të Riskut për Koordinimin Shtetëror të Mbrojtjes Civile, Carlos Alberto Toscano Mendoza dhe Koordinatori i Eventit dhe komisioneri i ndeshjes që u zhvillua më 5 mars, Carlos Mendoza Martinez.

Pezullimet ishin një urdhër i drejtpërdrejtë nga zyra e guvernatorit të Queretato-s si pjesë e veprimeve të ndërmarra për të parandaluar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritej.

Sekretarja e Shtetit Guadalupe Murguia njoftoi anulimin e shërbimit të kompanisë G.E.S.K9, e cila jepte detaje sigurie për stadiumin La Corregidora dhe gjithashtu kishte disa kontrata qeveritare. Autoritetet nuk kanë bërë ende asnjë arrestim të personave të përfshirë në trazirat e dhunshme, por hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur autorët.

Zyrtarët e ekipit të Queretaro nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë për autoritetet, por ata pritet të ndihmojnë hetimin duke siguruar pamjet video nga incidenti. Liga meksikane, Liga MX, gjithashtu hapi një hetim dhe pezulloi stadiumin La Corregidora deri në aplikimin e një sanksioni përfundimtar./ h.ll/albeu.com

The post Përleshja e tifozëve në stadium, pushohen nga puna disa zyrtarë të qeverisë appeared first on Albeu.com.

Fillon në New York pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna.

Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”, tha ai.

De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen.

“Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t’i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë”, tha ai.

Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut.

“Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai.

Një terapiste nga Nju Jorku, e cila nuk dëshiron të vaksinohet ka marrë një justifikim të përkohshëm fetar. Ajo thotë se është e bindur se një gjykatës do të vendos në favor të saj gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në tetor.

“Kërkesa ime për t’u përjashtuar nga detyrimi për t’u vaksinuar bazohet kryesisht në justifikimin fetar, në faktin se, siç thashë, kam punuar me pacientë me Covid-19 për një vit e gjysmë dhe nuk u infektova. Unë besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës që punova në spital”, thotë terapistja Anna Petti.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se ajo është e gatshme të marrë veprime të tjera për të shtuar numrin e punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme.

“Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të më dhënë fuqitë emergjente të nevojshme për të trajtuar mungesat në sektorë të caktuar. Kjo do të më jepte mundësinë për të dislokuar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare, për të angazhuar personelin mjekësor, që ka dalë ne pension, dhe për të sjellë këtu njerëz nga zona të tjera”, tha guvernatorja e Nju Jorkut.

Fushata e re e vaksinimit pason vendimin e një gjykate federale këtë javë se qyteti i Nju Jorkut mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin e shkollave publike./VOA

The post Fillon në New York pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar appeared first on Albeu.com.