punonjësve të burgjeve Archives - Albeu.com

Qeveria vendim të ri për pagën e punonjësve të burgjeve, si bëhet përllogaritja e kompensimit të ushqimit
Këshilli i Ministrave, miratoi një vendim të ri për miratimin e pagës bruto mujore dhe të kompensimit financiar që përfitojnë punonjësit e policisë së burgjeve, të emëruar në intitucione të vuajtjes së dënimit larg qendrave të tyre të banimit.

Gjithashtu, në këtë vendim është dhe procedura e përfitimit të këtyre kompensimeve, ku përfshihet dhe marrja me qira e një banese apo kompensimi ushqimor dhe i rrugës.

Sipas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, përmes këtyre ndryshimeve punonjësit e sektorit të burgjeve do të përfitojnë rritje page nga data 1 korrik 2024.

“Nga kjo rritje page do të përfitojnë punonjësit e sektorit të burgjeve, ku përfshihen policia e burgjeve, stafet mjekësore dhe ato civile pra 3430 punonjës. Sipas gradave, nga grada më e ulët inspektor tek grada më e lartë e drejtuesit të lartë. Rritja e pagave varion nga 13 – 27 %. Mesatarisht janë rritur 15.2 %”, tha Manja.

Po kështu, me këtë vendim përcaktohet dhe sa do të marrin aspirantët

“Aspirantët, që ushtrojnë detyrën në Policinë e Burgjeve gjatë periudhës 1-vjeçare, pas përfundimit të trajnimit trajtohen në pagë, në masën 80% të pagës së gradës “inspektor”, që llogaritet si shumë e dy elementeve të pagës, pagës për gradë dhe shtesës për natyrë të veçantë pune, sipas pozicionit ku ushtrojnë detyrën” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Paga për gradë

Ky vendim ka për qëllim miratimin e vlerave, për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Policisë së Burgjeve

Kështu tek paga bruto do të llogaritet

-“Paga për gradë”, që përfaqëson nivelin e pagës së punonjësit, në përputhje me gradën që ka fituar brenda rolit përkatës

-Shtesa për natyrë të veçantë pune

-“Shtesa për vjetërsi në shërbim” 1% pas cdo viti pune

-Llogaritja e shtesës për vjetërsi shërbimi bëhet mbi pagën e gradës “inspektor”, të rolit bazë.

Kompensimi nga qiraja e banesës tek udhëtimi

Punonjësit të policisë së Burgjeve, i kompensohet shpenzimi i udhëtimit nëse nuk i garantohet transporti nga institucioni.

Kompensimi do të jetë në varësi të distancës

Për të marrë këtë kompensim, më parë punonjësi duhet të dorëzojë një sërë dokumentesh mes tyre dhe vërtetim se nuk banon në atë bashki ku ndodhet burgu.

Gjithashtu, punonjësve u është shtuar dhe një dokument i ri. Ata duhet të paraqesin Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse punonjësi nuk ka aplikuar për legalizim banese në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve, e përfiton kompensimin për shpenzimet e udhëtimit deri në momentin e sistemimit me banesë në territorin e kësaj bashkie.

Puna mbi 36 km larg shtepise, i kompensohet dhe qiraja

Nëse transferohet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në largësi mbi 36 km nga vendbanimi i tij i përhershëm atij i kompensohet dhe qiraja e banesës, në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Masa e kompensimit për qiranë e banesës përcaktohet në varësi të personave në ngarkim që ka punonjësi, si më poshtë vijon:

Si perfitohet qiraja

Për të përfituar këtë qira, punonjësi i burgjeve duhet të paraqesë çertifikatën e gjëndjes së tij familjare si dhe paraqesë kontratën e qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave, për qëllime tatimore.

Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese, të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Një komision i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, do të përcaktojë masën e qirasë duke përzgjedhur ofertën më të leverdisshme, mbi bazën e shqyrtimit të 3 ofertave të marra nga ky punonjës, nga 3 shoqëri imobiliare. Kontrata e qirasë së apartamentit nënshkruhet për një periudhë 6 mujore dhe bëhet në një zyrë noteriale, thuhet në vendim.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që përfiton kompensim për qiranë e banesës, nuk përfiton kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Përfitimi i kompensimit për qiranë e banesës vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar.

Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse punonjësi nuk ka aplikuar për legalizim banese në territorin e bashkisë ku ndodhet burgu, punonjësi do e paraqesë dhe në rastin kur do të kërkojë qira për banesën apo

Trajtimi me ushqim pa pagesë ose kompensim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i siguron punonjësit të Policisë së Burgjeve, në rastet kur transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit, trajtimin me ushqim pa pagesë:

– Me një vakt, kur kohëzgjatja e punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve është 8 (tetë) orë;

– Me tri vakte, kur punonjësit e Policisë së Burgjeve janë të angazhuar në shërbime apo gatishmëri dhe kohëzgjatja e shërbimit ose e gatishmërisë zgjat 24 (njëzet e katër) orë.

Normat e ushqimit ditor të kalorive për të gjithë punonjësit përfitues, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për Policinë e Burgjeve dhe të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Në rastet kur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk siguron trajtimin me ushqim pa pagesë, punonjësit i jepet një kompensim në vlerë monetare për shpenzimet e ushqimit, për ditët efektive të punës.

Vlera e kompensimit (në lekë) të shpenzimeve të ushqimit bëhet bazuar në normën e përcaktuar ushqimore dhe miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Burgjeve dhe nga fondi i kontingjencës për rritjen e pagave, sipas përcaktimeve në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.

Vendimi i datës 26 qershor 2024, “Për Miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore, të kompensimeve të tjera financiare, që përfitojnë punonjësit e policisë së burgjeve gjatë qëndrimit në punë, dhe procedurave të përfitimit të këtyre kompensimeve”

Shfuqizon vendimin nr.920, datë 25.11.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të Policisë së Burgjeve”, të ndryshuar

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngarkohen për zbatimin e tij. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024.

The post Qeveria vendim të ri për pagën e punonjësve të burgjeve, si bëhet përllogaritja e kompensimit të ushqimit appeared first on Albeu.com.