punonjesja Archives - Albeu.com

Punonjësja e pastrimit tenton t’i japë fund jetës/ Firma ‘Viola Green’ e pushoi nga puna se kërkoi pagat e prapambetura, denoncon Maliqi: SPAK të hetojë kryebashkiakun
Momente dramatike në zonën e puseve të naftës në Kuçovë. Një punonjëse e pastrimit të qytetit, Elona Bregu, 40 vjeçe, e pushuar edhe nga puna, ka hipur në mënyrë demonstrative në majë të kullës së oksigjenit tek ish-Uzina e Kuçovës, duke tentuar të hidhet e t’i japë fund jetës.

Shkak është bërë vonesa e pagave me 2 muaj nga kompania ku është punësuar, por edhe vala e shkarkimeve.

“Nuk ja ka dhënë rrogën, e ka pushuar nga puna. Tre veta, të tre ne. Ka hequr edhe të tjerë, para katër muajsh janë hequr edhe 4 të tjerë. Na kanë hequr nga puna pse kemi vajtur në Bashki. Ne as kemi sharë dhe as ofenduar atje”, tregojnë dy nga punonjëset, gjithashtu të pushuara nga puna.

Ka qenë ish-deputeti opozitar, Lefter Maliqi, ai që ndau në rrjetin social Facebook pamjet kur në shtyllë dallohet një grua dhe prezentë është policia vendore. Ai denoncon edhe pushimin nga puna të punonjëseve sepse kërkojnë pagat e vonuara.

“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 miliardë e 700 milionë “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre”, shprehet ai mes të tjerash.

Ai bën përgjegjës për situatën kryebashkiakun socialist Kreshnik Hajdari dhe kompaninë që ka fituar tenderin e pastrimit me vlerë 1,7 mld lekë, “Viola Green”. Ai i akuzon edhe për korrupsion, teksa shprehet se i ka denoncuar edhe në SPAK të dy subjektet.

Reagimi i Lefter Maliqit:

“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si gërmadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar!”.

The post Punonjësja e pastrimit tenton t’i japë fund jetës/ Firma ‘Viola Green’ e pushoi nga puna se kërkoi pagat e prapambetura, denoncon Maliqi: SPAK të hetojë kryebashkiakun appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Zbuloi të dhënat sekrete për ekstradimin e Ibrahim Licit, pezullohet punonjësja e Prokurorisë së Shkodrës
Prokuroria e Shkodrës ka pezulluar nga puna sekretaren që zbuloi të dhënat sekrete për një rast ekstradimi nga Turqia për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar ku për pasojë prokuroria ka nisur njëkohësisht hetimet ndaj punonjëses Kristina Guri.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 1506, datë 26.10.2022, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, pas publikimit dhe shpërndarjes në disa media elektronike të një shkrese zyrtare të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar.

Duke qenë se mbi shkresën e publikuar në media është konstatuar i shënuar numri hyrës i protokollit të regjistrit të Seksionit të Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë krijuar dyshime se ajo ishte fotografuar dhe më pas shpërndarë pas hyrjes në këtë institucion.

Në këto rrethana, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka kryer me përparësi një sërë veprimesh hetimore, si këqyrje e pamjeve të nevojshme filmike, pyetje dhe ballafaqim i personave me dijeni për veprën penale, këqyrje e aparatëve celularë etj.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media.

Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.

The post EMRI/ Zbuloi të dhënat sekrete për ekstradimin e Ibrahim Licit, pezullohet punonjësja e Prokurorisë së Shkodrës appeared first on Albeu.com.

U zu me pronarin e hotelit, punonjësja shkon dhe i djeg makinën në garazh
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil. Punonjësja e një hoteli, pas sherrit me pronarin, ka shkuar dhe i ka vënë flakën makinës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post U zu me pronarin e hotelit, punonjësja shkon dhe i djeg makinën në garazh appeared first on Albeu.com.

Punonjësja e postës iu vodhi pensionet, më pas vrau veten, pensionistët në pritje të lekëve
Në Fiks fare u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Kavajës, se s’kanë marrë pensionet për disa muaj, pasi një ish-punonjëse ia ka përvetësuar. Punonjësja ka ndërruar jetë dhe qindra pensionistë kanë ngelur në mes të katër rrugëve, pa asnjë informacion nëse do i marrin apo jo lekët e tyre.

Selman Didja njëri prej pensionistëve u shpreh për Fiksin se ai kishte rreth 70 mijë lekë pension të tijën dhe të bashkëshortes të cilat në sistem figurojnë se i ka marrë , ndërkohë që në realitet çifti Didja nuk kanë marrë asnjë kokërr leku.

“Bëhet fjalë për pensionin e muajit dhjetor 2021 dhe janar 2022 si dhe të shpërblimeve që s’i kemi marrë. Kam shkuar te Posta Shqiptare, në Luz të Kavajës për të tërhequr pensionin në dhjetor. Një punonjëse, e quajtur Lejla Lusha, më ka thënë se pa merak do t’i marrësh. Kam ikur në Itali dhe jam kthyer në muajin shkurt 2022. Kam shkuar te posta dhe ajo punonjëse nuk ishte. Pyes punonjësit e tjerë dhe më thonë se në sistem del që i ke marrë. U them që s’i kam marrë dhe kush i ka bërë shënimet. Pensionin tim dhe të bashkëshortes sime, për këto muaj, që shkojnë diku te 700 mijë lekëshi, i ka marrë kjo punonjëse. Në atë kohë kam mësuar se punonjësja Lejla Lusha ka ndërruar jetë. Më kanë thënë se ka vrarë veten. Po s’di gjë më shumë. Unë kërkoj lekët e mia, ashtu si unë janë edhe qindra të tjerë në Luz dhe në fshatin Vorrozen. Kemi bërë denoncime në polici po deri tani asnjë gjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë, asgjë më tepër”, shprehet Selmani.

Fiksi, së bashku me pensionistin interesohen tek filiali i postës në Luz të Kavajës, ku ky i fundit tërheq pensionin. Punonjësi i postës shprehet se në sistem si Selmani por edhe shumë të tjerë figurojnë që e kanë marrë pensionin, madje edhe mandati që del nga kompjuteri është i firmosur. Ai thotë se ky problem ka shkuar te Posta në Kavajë dhe se do e zgjidhin ata, po deri më tani s’ka marrë asnjë përgjigje. Kur gazetari i Fiksit i kërkon se sa pensionista janë si Selmani , punonjësi shprehet se nuk ka një listë sesa persona mund të jenë apo një shumë të caktuar se sa u është përvetësuar në mënyrë të padrejtë këtyre pensionistëve. Pyetjes se kush mund t’i ketë përvetësuar këto para, punonjësi u shpreh për paraardhësen e tij e cila në sistem i ka hedhur si të marra nga pensionistët këto para.

“Madje, thotë se secili pensionist ka firmën në atë regjistër. “Ajo punonjësja, Lejla Lusha, ka vrarë veten për këto probleme. Tani po merret drejtoria në Kavajë dhe në Tiranë. Besoj se mund të dalë ndonjë listë me fondin e emergjencave, po ne s’kemi listë dhe s’dimë ku t’i drejtojmë”, thotë punonjësi.

Fiks Fare u interesua në Drejtorinë e Postës në Kavajë. Drejtoresha Sonila Peza nuk ishte në punë, pasi kishte mbledhje në drejtorinë qendrore në Tiranë. Por në një telefonatë të zhvilluar me të ajo i kërkon Fiksit një kërkesë zyrtare, pasi çështja është referuar në polici e në prokurori dhe po merren me këtë gjë. Pas kërkesës që Fiksi bëri ende nuk është kthyer përgjigje nga Pasta Kavajë./Tch

The post Punonjësja e postës iu vodhi pensionet, më pas vrau veten, pensionistët në pritje të lekëve appeared first on Albeu.com.