punetoret e huaj Archives - Albeu.com

Punëtorët e huaj ndajnë Ballkanin, nga vendet më mbështetëse te ato më skeptike
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer vitet e fundit në një problem për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve. Si rrjedhojë, vendet vakante po plotësohen tashmë me emigrantë që vijnë nga shtete të tjera.

Megjithatë, qytetarët e 6 vendeve të rajonit nuk kanë të njëjtin qëndrim për lejimin e shtetasve të huaj që të punojnë në ekonomitë e tyre, kur ka vende pune të lira. Anketa “Security Meter 2025” e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregon se, në nivel rajonal, kjo politikë mbështetet mesatarisht nga 57% e të anketuarve. Kundër saj janë 33%, ndërsa 10% nuk shprehin një qëndrim.

Shqipëria kryeson për mbështetjen ndaj punëtorëve të huaj, me 77% të të anketuarve në favor. Në vijim renditen Bosnjë dhe Hercegovina, ku përqindja arrin në 62%, si dhe Kosova me 61%.

Në Maqedoninë e Veriut, lejimi i shtetasve të huaj për të punuar përkrahet nga 53% e qytetarëve, shifër që i afrohet mesatares së rajonit. Më të përmbajtura paraqiten Serbia dhe Mali i Zi, ku mbështetja është përkatësisht 44% dhe 43%.

Vetëm në Malin e Zi numri i kundërshtarëve e tejkalon atë të mbështetësve. Rreth 46% e qytetarëve malazezë janë kundër punësimit të të huajve, ndërsa 43% e përkrahin atë.

Në Serbi, kundërshtimin e shprehin 36% e të anketuarve, ndërsa 21% nuk janë përgjigjur. Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë rajonin e personave të pavendosur ose që kanë refuzuar të japin përgjigje.

Edhe Maqedonia e Veriut ka një nivel relativisht të lartë të qytetarëve pa qëndrim, me 14%, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë kjo shifër është 12%. Në Kosovë, pjesa e atyre që nuk janë përgjigjur është vetëm 3%, kurse në Shqipëri 2%.

Në përgjithësi, të dhënat dëshmojnë se shumica e qytetarëve në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor e mbështet emigracionin për arsye punësimi, ndonëse qëndrimet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova rezultojnë më të hapura, kurse Mali i Zi dhe Serbia shfaqin më shumë skepticizëm.

Këto dallime lidhen me gjendjen e tregut të punës, mungesën e punonjësve, shkallën e emigrimit dhe mënyrën se si qytetarët e perceptojnë konkurrencën për punësim.

Në ekonomitë ku bizneset nuk po gjejnë fuqi të mjaftueshme punëtore, angazhimi i shtetasve të huaj konsiderohet më shumë si një mënyrë për të mbushur vendet vakante.

The post Punëtorët e huaj ndajnë Ballkanin, nga vendet më mbështetëse te ato më skeptike appeared first on Albeu.com.

Gati 1 milion vende pune, Gjermania: Na duhen punëtorë të huaj
Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera. /REL

The post Gati 1 milion vende pune, Gjermania: Na duhen punëtorë të huaj appeared first on Albeu.com.