punesimi Archives - Albeu.com

Lejuan punësimin e Muçi Shaljanit/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dërguar në gjyq për shpërdorim detyre ish-drejtorët e AMP-së, të cilët mundësuan punësimin në institucion të shtetasit M.Sh. pa verifikim real

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.S., ish-Drejtor i Përgjithshëm i AMP dhe dhe G.S., Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr.8566 të vitit 2025, rezultoi se shtetasi M. S. i cili humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, pranë Aeroportit Nënë Tereza së bashku me shtetasin G.D,, ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme si punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi se shtetasi M. Sh. u punësua në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në shkelje të Ligjit Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe të Rregullores “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”. Veprimet përgatitore dokumentare u kryen nga shtetasi G.S., në cilësinë e Drejtorit të Personelit dhe ato vendimmarrëse nga Drejtori i Përgjithshëm (i Komanduar) i kohës A.S.

Të dy këta shtetas me veprimet e mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi faktohet që në momentet e para të paraqitjes së kërkesës së shtetasit M. Sh. për punësim në AMP, kanë biseduar me njëri-tjetrin rastin e këtij shtetasi, duke kërkuar mënyra të anashkalimit të Ligjit organik Nr.128/2021 “Per Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe te Rregullores “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, ku janë përcaktuar qartë fazat duke filluar nga shpallja e vendeve vakante, krijimii i komisionit per vlerësimin e kandidaturës, testimet, verifikimet përfundimtare, vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti (asnjë prej këtyre fazave nuk është aplikuar) deri në nënshkrimin e Urdhërit të punësimit i cili në përmbajtje të tij ka motivimin “për nevoja emergjente”.

Nga deklarimet e marra ndaj drejtuesve të strukturave në asnjë rast nuk dokumentohet as me shkrim dhe as verbalisht “nevoja emergjente” e ndonjë strukture që tregon se asnjë prej strukturave nuk ka patur apo kërkuar rekrutim punonjësish për nevoja emergjente të punës.

Shtetasi M.Sh., u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër (nga data 09.09.2025 kur u paraqit zyrtarisht kërkesa deri më datë 16.09.2025 që i janë lidhur marrëdhëniet financiare, në total 4 ditë pune, që tregon se nuk është aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore të shprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP. Është paguar me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri në datë 11.11.2025 (data e ngjarjes në rrethrotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit ishin të vetëdijshëm për procedurën ligjore dhe mungesën e kushteve dhe pavarësisht kësaj vijuan procedurën dhe futën në strukturë një person pa verifikim real dhe me dokumentacion të dyshimtë.

The post Lejuan punësimin e Muçi Shaljanit/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së appeared first on Albeu.com.

Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë, talentet nuk shpërblehen në administratën publike
Banka Botërore, e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në sektorin publik.

Në Raportin e zhvillimit global 2025 të publikuar së fundmi, evidentohet se Shqipëria përballet me një shpërndarje të pabarabartë të praktikave të punësimit, ku fati i një kandidati për t’u bërë pjesë e shërbimit publik varet më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një rregullator kombëtar i unifikuar.

Në nivel kombëtar, mesatarja e nëpunësve shqiptarë të rekrutuar përmes meritokracisë së dokumentuar me shkrim qëndron diku rreth 50%.

Ndërkohë që në disa institucione shqiptare procesi i rekrutimit me shkrim është pothuajse i papërfillshëm (rreth 20%), në organizata të tjera brenda të njëjtit shtet kjo praktikë arrin deri në mbi 70%.

Kjo diferencë, sipas Bankës Botërore tregon se procesi i punësimit në administratën publike shqiptare varet më shumë nga politikat e brendshme të institucioneve sesa nga një standard i konsoliduar kombëtar.

Nga pikëpamja e qeverisjes, ky fragmentim mbart rreziqe të konsiderueshme analizon Banka. Sipas saj, Qeveritë duhet t’i japin prioritet zbatimit të standardeve që funksionojnë në shërbim të rekrutimit të talenteve në administratë dhe jo vetëm ndjekjen e procedurave në mënyrë sipërfaqësore.

Në rastin e Shqipërisë, argumenti anon drejt nevojës për një harmonizim të procedurave. Nëse një institucion arrin të identifikojë talentin përmes metodave dhe procedurave të sakta konkurruese, ky standard nuk aplikohet në të gjithë entet publike.

Studimet e cituara në raport tregojnë se performanca e një institucioni rritet me shtimin e rregullave deri në një pikë të caktuar, por pas saj, çdo rregull i ri bëhet mbytës.

Në Shqipëri, ku grafiku i rekrutimit tregon një luhatje nga 20% në mbi 70% të përdorimit të provimeve me shkrim, duket se institucionet vuajnë nga dy ekstreme, ose mungesa totale e kritereve standarde, ose procedurat aq komplekse sa paralizojnë marrjen e talenteve të rinj.

Përtej qasjeve se kontrolli i rreptë parandalon abuzimin, raporti sjell prova se dhënia e autonomisë nëpunësve mund të rrisë efikasitetin.

Në raste si ato të Pakistanit apo Ganës, rritja e diskrecionit (lirisë për të gjykuar) për detyrat komplekse uli vonesat dhe madje uli kostot e prokurimeve me 9%.

Për Shqipërinë, ky është një argument i forte, në vend që të investohet vetëm në kontrolle burokratike që shpesh shmangen, fokusi duhet të kalojë te fuqizimi i gjykimit profesional të nëpunësit.

Kur një punonjës publik në Shqipëri detyrohet të ndjekë verbërisht rregulla të hartuara nga dikush që nuk e njeh punën në terren, motivimi i tij bie dhe agjencia e tij për të zgjidhur probleme humbet.

Raporti vë në dukje se standardet nuk janë “të mira në vetvete” nëse nuk sjellin ndikim. Shqipëria mund të ndjekë modelin e Vietnamit, i cili nuk tentoi të zbatonte menjëherë mijëra faqe të standarde ndërkombëtare të kontabilitetit (IPSAS), por i ndau ato në module graduale gjatë disa viteve./Monitor

The post Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë, talentet nuk shpërblehen në administratën publike appeared first on Albeu.com.

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy efektivët janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muci Shaljanin, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.

Gjykata pritet të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dy efektivët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili humbi jetën ditën e sotme.

The post Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme appeared first on Albeu.com.

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15-vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64-vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15-vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29-vjeç, me një tkurrje prej 5,6%.

Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64-vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15-vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, ç`ka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29-vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64-vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025, popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë, më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

The post Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor appeared first on Albeu.com.

Kurti merr vendimin: Personat me aftësi të kufizuara do të punësohen
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se e ka marrë një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se me vendimin e tij, organet e administratës shtetërore obligohen ta zbatojnë këtë.

“Lidhur me punësimin, sot kam marrë vendim që i obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 t’i plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuar”, tha ai.

Kurti njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi që sot./albeu.com/

The post Kurti merr vendimin: Personat me aftësi të kufizuara do të punësohen appeared first on Albeu.com.