puna Archives - Albeu.com

Halilaj kërkon zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për mungesat në punë dhe ndërprerjen e kontratave
<html><head></head><body>

Ndonëse nuk janë paraqitur në vendet e punës, 20 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë vijuar të paguhen.

Zyrtarët në fjalë i përkasin komunitetit serb dhe lidhen me ish-“Mbrojtjen Civile”. Së fundmi, ndaj tyre është marrë vendim për ndërprerjen e kontratave të punës.

Në një deklaratë për “Bota sot”, avokati Gazmend Halilaj ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në çdo rast kur provohet se një zyrtar nuk e ka kryer detyrën ose ka marrë pagë pa punuar, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike apo politike.

Sipas Halilajt, ndërprerja nga Ministria e kontratave të zyrtarëve që për vite nuk i kanë ushtruar detyrat përbën një vendim të ligjshëm dhe të drejtë, i cili respekton parimet e administrimit të mirë publik dhe të llogaridhënies. Ai ka nënvizuar se askush nuk mund ta ruajë një pozitë në administratën shtetërore nëse nuk e kryen punën për të cilën paguhet, pavarësisht lidhjeve politike ose përkatësisë etnike.

Avokati ka theksuar gjithashtu se institucionet janë ligjërisht të detyruara të zbatojnë masat e rekomanduara, nëse Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar shkelje.

Halilaj ka kërkuar që institucionet e Kosovës të shqyrtojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme të gjitha rastet ku ekzistojnë dyshime për mungesa të paarsyetuara, moskryerje të detyrës ose marrje pagash pa punuar. Sipas tij, çdo veprim duhet të mbështetet në ligj, prova dhe procedura të rregullta administrative, e jo në motive politike apo etnike.

Lidhur me ish-pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, ai ka thënë se procesi i integrimit duhet të ndahet nga mënyra se si është zbatuar në praktikë.

Ai ka shpjeguar se integrimi rridhte nga detyrimet e marrëveshjeve të dialogut dhe synonte shtrirjen e rendit kushtetues dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit. Në parim, sipas Halilajt, ky proces nuk ishte i gabuar, përderisa qëllimi ishte përfshirja e këtyre personave në institucionet e Kosovës dhe vendosja e tyre nën ligjet e saj.

Në përfundim, Halilaj ka deklaruar se institucionet kanë përgjegjësi të marrin masat e nevojshme ligjore nëse më vonë vërtetohet se individë të caktuar nuk kanë punuar, kanë bojkotuar institucionet ose janë paguar pa e ushtruar detyrën.

Sipas tij, sundimi i ligjit kërkon që çdo zyrtar publik të japë llogari për veprimet dhe mosveprimet e veta, ndërsa administrata publike duhet të udhëhiqet nga ligjshmëria, profesionalizmi dhe interesi publik.

</body></html>

The post Halilaj kërkon zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për mungesat në punë dhe ndërprerjen e kontratave appeared first on Albeu.com.

Hafir Hoxha: Strategji e re e policëve serbë për të minuar Kosovën nga brenda
<html><head></head><body>

Hafir Hoxha, ish-ushtarak, ka shprehur bindjen se policët serbë që synojnë rikthimin në radhët e institucioneve kosovare nuk po veprojnë me pendesë, por po zbatojnë një plan të ri për të sabotuar shtetin nga përbrenda.

Ai ka nënvizuar se në strukturat shtetërore të Kosovës nuk duhet të pranohen individë që, sipas mendimit të tij, kanë qëndrime, angazhime dhe veprime armiqësore ndaj shtetit.

“Policët serbë që duan të rimarrin postet e tyre nuk janë penduar aspak; përkundrazi, ata tani kanë një qasje të re kundër shtetit të Kosovës: ta rrënojnë atë nga brenda,” ka theksuar Hoxha.

“Për këtë arsye, nuk mund të ketë më hapësirë në institucionet e Kosovës për ata që kanë ide, veprimtari dhe sjellje kundër shtetit të Kosovës,” ka shtuar ai më tej.

</body></html>

The post Hafir Hoxha: Strategji e re e policëve serbë për të minuar Kosovën nga brenda appeared first on Albeu.com.

Profesionet bazë kryesojnë kërkesën për punë në 2025
Tregu shqiptar i punës ka sinjalizuar gjatë kësaj periudhe një nevojë në rritje për punonjës në pothuajse të gjitha sektorët kryesorë të ekonomisë.

Referuar shifrave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në intervalin janar-dhjetor 2025 janë regjistruar 68,860 vende të lira pune në Zyrat e Punës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 12%, duke treguar se bizneset kanë kërkuar më shumë staf.

Sa i takon ndarjes sipas profesioneve, statistikat tregojnë se më të kërkuarat kanë qenë profesionet elementare, me 29.9% të rasteve. Pas tyre vijnë zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me ta, që përbëjnë 23.7%, më tej punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, si dhe punonjësit në industri me 10.5%.

Kur bëhet fjalë për pozicionet që kërkojnë kualifikim më të lartë dhe aftësi të specializuara, të dhënat e AKPA për vitin 2025 tregojnë një peshë më të vogël krahasuar me profesionet elementare. Këto punë shpesh kërkojnë arsim universitar ose trajnim teknik të posaçëm, ndërsa në tregun e punës gjatë kësaj periudhe kanë zënë këto përqindje: kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të shpallura, duke kërkuar kandidatë me formim akademik për detyra që lidhen zakonisht me analiza, menaxhim projektesh ose role teknike të specializuara.

Teknikët dhe specialistët e mesëm, të cilët shpesh ndërmjetësojnë mes drejtimit dhe zbatimit në praktikë, përbëjnë 5.3% të totalit të vendeve të lira të punës.

Të dhënat e vitit 2025 e mbështesin qartë një model kërkese që anon nga rolet me aftësi bazë dhe zanate, duke ndikuar edhe në mënyrën se si do të orientohen politikat e punësimit në vitin që vjen.

Gjatë gjithë vitit 2025, 9,690 subjekte të ndryshme kanë paraqitur pranë Zyrave të Punësimit nevojat e tyre për punonjës. Peshën më të madhe e mbajnë së bashku rajonet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, të cilat kanë shpallur rreth 60% të vendeve të lira, ndërsa në kahun tjetër, Kukësi, Dibra dhe Berati rezultojnë me numrin më të vogël të shpalljeve.

Vështrimi mbi sektorët ekonomikë tregon se industria përpunuese është në krye të listës si sektori me kërkesën më të lartë, me 25.5% të totalit të vendeve të lira të shpallura. Më pas renditen akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 17.7%, tregtia me shumicë dhe pakicë së bashku me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave me 14.7%, aktivitetet e tjera të shërbimit me 12.1% dhe ndërtimi me 10.6%.

Në krahasim me një vit më parë, kërkesa ka pësuar ndryshime të dukshme: industria përpunuese ka shënuar rënie me rreth 3% të vendeve të shpallura, ndërsa ndërtimi është rritur me 2%, duke pasqyruar lëvizjet e reja në tregun e punës.

The post Profesionet bazë kryesojnë kërkesën për punë në 2025 appeared first on Albeu.com.

Emërohen 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Kosovës, vetëm 4 prej tyre janë burra
<html><head></head><body>

Pas mbylljes së afatit për ankesa dhe përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit, sot janë firmosur aktet e emërimit për 37 zyrtarë ligjorë në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, nga 37 zyrtarët ligjorë të emëruar, 33 janë gra dhe 4 janë burra.

Ky proces ka përfshirë edhe emërimin e përfaqësuesve nga komunitetet joshumicë, konkretisht dy nga komuniteti serb, dy nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Në njoftim theksohet se këshilli vazhdon të jetë i angazhuar për zbatimin e saktë të detyrimeve ligjore, me qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke siguruar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit.

</body></html>

The post Emërohen 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Kosovës, vetëm 4 prej tyre janë burra appeared first on Albeu.com.

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga puna tek dashuria, java nis plot aventura për këto shenja
Dashi

Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju. Lereni ate te shprehet lirisht dhe mos impononi asgje nese nuk doni ta humbni se shpejti. Nese jeni beqare, nuk do keni fat as gjeta kësaj dite. Beni ende durim. Ne planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do tregoheni te matur me shpenzimet dhe kjo do jete gjëja me e mirë.

Demi

Sot do merrni vendime te rëndësishme për jetën tuaj ne cift dhe kjo do iu bejë te ndiheni edhe më mirë. Personi qe keni ne krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Beqarët do kalojnë një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet qe do bëni. Klima ne planin financiar do jetë e favorshme. Mund te kryeni më ne fund transaksionet qe kishit menduar prej kohësh.

Binjaket

Marrëdhënia ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Debatet do jene te shumta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm te toleroje. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te qëndrojnë vetëm. Mundësitë për takime do jene shume te pakta. Ne planin financiar mund te përballeni me surpriza jo te mira nëse shpenzoni kuturi. Maturia duhet te mbizotërojë gjate gjithë ditës.

Gaforrja

Çiftet do kenë mbështetjen e Marsit gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime qe iu kishte bere para disa kohesh. Beqaret ka shume gjasa te gjejnë peronin e duhur dhe te fillojnë angazhime serioz. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Situata do jete me e mire sesa mendonit.

Luani

Dashuria do jet ë ne qendër te vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohë atij qe keni ne krah dhe emocionet do jenë te shumëfishuara. Nese jeni vetem, do keni takimin qe keni pritur prej kohësh. Tregohuni te duruar para se te hidhni një hap më tej. Me financat duhet me tepër maturi dhe kujdes. Shmangni investimet e mëdha dhe te rrezikshme.

Virgjeresha

Shuë planetë do ndikojnë sot në jetën tuaj ne cift dhe do e bëjnë atë më te bukur. Shfrytezojeni për t’i shprehur më tepër ndjenjat dhe emocionet. Edhe nëse keni pakenaqësi thojini sot. Gjetja e dashurisë do jetë një mision i pamundur per beqarët. Beëni durim. Ne planin financiar do jetë një ditë e paqëndrueshme. Nëse bëni shumë shpenzime do keni tronditje.

Peshorja

Një fllad romantik dhe emocionues do fryje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëjnë çmenduri vetëm për te krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizoje një situate te qëndrueshme dhe te qete. Nuk do keni frike te bëni shpenzimet e nevojshme.

Akrepi

Shtojini dozat e fantazise ne jeten tuaj ne cift gjate kësaj dite dhe do jetoni ne nje ambient me te ngrohte ne cift. Partneri nga ana e tij ka menduar t’iu beje nje propozim interesant. Mendohuni mire para se te përgjigjeni. Takimet per beqaret do jene te pafundme, por asnjeri nuk do jete ne lartesine e duhur. Ne planin financiar ndiqni intuiten dhe aspak te tjeret.

Shigjetari

Zemra juaj do flakërohet gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu përgatisë surpriza dhe dhurata te mrekullueshme. Beqaret do fillojnë histori te bukura dashurie te cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Shfrytëzojeni çdo moment. Ne planin financiar qëndroni te matur nëse nuk doni te keni surpriza te pakëndshme. Kujdes!

Bricjapi

Do flisni pa u menduar sot duke menduar se partneri ju do aq shume saqë mund te pranojnë edhe ndonjë gabim. Ne fakt kjo nuk do ndodhe sot sepse partneri nuk do jete aspak ne humor te mire. Priten debate. Beqaret do ndikohen nga financat e disa personave qe do takojnë dhe do bëjnë zgjedhje te gabuara. ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji shume strikte.

Ujori

Hëna do e ndërlikojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do keni debate te ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjera qe ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Beqaret do e kenë te vështire te gjejnë personin me te përshtatshëm për veten. Beni edhe pak durim. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi te cilat mezi do i kaloni.

Peshqit

Influenca e yjeve ne jetën sentimentale te cifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarë edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes cdo detaj dhe më pas vendosni për te ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime te financave, por mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.

The post HOROSKOPI I SË HËNËS/  Nga puna tek dashuria, java nis plot aventura për këto shenja appeared first on Albeu.com.

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024
Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.

Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro, janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm.

Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi.

Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim.

Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.

Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile.

Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore.

Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës.

Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore.

Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra.

Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja.

Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale./Monitor

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Ja mënyra e duhur si t’i thuash shefit që po lë punën
Të japësh dorëheqjen nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur ke një shef që mund të reagojë me habi, zhgënjim ose edhe nervozizëm.

Por nëse e menaxhon siç duhet, mund ta bësh këtë hap profesional në mënyrën më të qetë të mundshme dhe pa e bërë të sikletshme as për veten, as për të tjerët.

Ja disa hapa për t’ia komunikuar lajmin shefit në mënyrën më korrekte dhe profesionale.

1. Zgjidh momentin e duhur

Mos e lër lajmin për sekondën e fundit ose ta japësh në mes të një krize pune. Nëse është e mundur, kërko një takim kokë më kokë me shefin dhe bëje kur ai/ajo nuk është i/e zënë me afate të rëndësishme.

Kjo tregon respekt dhe i jep kohë ekipit të përgatitet për largimin tënd.

2. Përgatit një shpjegim të shkurtër dhe pozitiv

Nuk është nevoja të hysh në detaje përse po largohesh, sidomos nëse nuk është për arsye pozitive. Mjafton të thuash diçka si:

• “Kam vendosur të marr një mundësi të re që përputhet më shumë me objektivat e mia profesionale.”

• “Pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të marr një drejtim tjetër në karrierën time.”

Nëse ke pasur përvoja të këqija, është më mirë të mos i përmendësh, sepse nuk ka kuptim të lësh përshtypje negative në momentin e fundit.

3. Jep një lajmërim të arsyeshëm

Standardi është të lajmërosh të paktën dy javë më parë, por në varësi të pozicionit tënd dhe marrëveshjes me kompaninë, mund të nevojitet edhe më shumë kohë. Nëse është e mundur, ofro ndihmë gjatë kalimit të detyrave te kolegët e tjerë ose te pasuesi yt.

4. Shkruaj një letër dorëheqjeje

Edhe nëse e ke bërë bisedën me gojë, është mirë të përgatisësh një letër të shkurtër dhe profesionale. Ajo mund të përmbajë:

Datën e fundit të punës.

Falënderim për mundësitë e ofruara.

Një frazë të shkurtër për kalimin e detyrave.

Diçka si:

“I nderuar [Emri i shefit],

Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga pozicioni im si [pozicioni yt] në [kompania]. Dita ime e fundit e punës do të jetë më [data].

Dua t’ju falënderoj për mundësitë dhe përvojat e vlefshme që kam fituar këtu. Gjatë kësaj periudhe do të bëj çmos për të siguruar një shkëmbim të lehtë të detyrave.

Me respekt,

[Emri yt]”

5. Mbaj profesionalizmin deri në ditën e fundit

Mos e humb entuziazmin në ditët e fundit të punës. Vazhdimi i punës me përkushtim tregon profesionalizëm dhe lë një përshtypje të mirë. Madje, mund të të ndihmojë nëse një ditë do të të duhet një referencë nga ish-shefi yt.

6. Largohu pa drama

Edhe nëse shefi yt nuk e merr lajmin mirë ose përpiqet të të mbajë me premtime të reja, trego qetësi dhe përmbahu te vendi yt. Mos u fut në diskutime të panevojshme dhe largohu me dinjitet.

Të largohesh nga puna është një hap i madh dhe mund të jetë stresues, por nëse e menaxhon siç duhet, mund të dalësh me kokën lart dhe me një marrëdhënie të mirë me ish-kolegët. Fundja, bota është e vogël dhe s’ke nga e di kur mund të të duhet një derë e hapur në të ardhmen!

The post Ja mënyra e duhur si t’i thuash shefit që po lë punën appeared first on Albeu.com.

Njohje të reja interesante mund të vijnë në jetën tuaj dhe sekretet duan të zbulohen – Horoskopi, e Hënë 11 Nëntor 2024
Dashi

Dashuria: Njohje të reja interesante mund të vijnë në jetën tuaj, disa prej të cilave mund të bëhen të rëndësishme në të ardhmen. Nga kjo mund të përfitojnë edhe beqarët, me siguri do kenë një ditë të mbushur me takime interesante.

Puna: Lajme të mira pritet që të vijnë së shpejti, jeni duke pritur për një kontratë ose një bashkëpunim.

Demi

Dashuria: Sot, Venusi do t’ju bëjë të ndiheni veçanërisht interesantë dhe nëse jeni vetëm, është koha për të vënë disa pika bazë në dashuri dhe keni të gjitha kredencialet e duhura për ta bërë këtë. Nëse jeni çift ju duhet t’i rezistoni vështirësive të një marrëdhënieje në krizë!

Puna: Për ata që kërkojnë një punë sot ju mund të hapni horizonte të reja dhe mund të shikoni mundësitë e reja.

Binjakët

Dashuria: Një ditë reflektimesh të mëdha për shumë nga Binjakët, por për të shmangur marrjen e vendimeve të acaruara më mirë largohuni nga njerëzit që ju bëjnë të vuani në mënyrë të panevojshme. Për beqarët do të ketë takime të reja, disa do të jenë interesante.

Puna: Përfitimet do vijnë nga disa propozime që mund të jenë shumë joshëse. Jupiteri ju këshillon të vlerësoni atë më të mirën.

Gaforrja

Dashuria: Mos lejoni që të merreni nga ankthi dhe sigurohuni që gjithçka është mënyra që dëshironi në dashuri. Sot ju mund të kuptoni një dëshirë të vogël dhe madje edhe mbrëmja me partnerin/en premton të jetë e qetë! Kush është vetëm nuk do të duhet të bëjë gjë, por të ndjekë zemrën për të shmangur gabimet.

Puna: Kujdesuni që të përgatitni gjithçka për një takim biznesi, biznes apo ndoshta për një intervistë pune.

Luani

Dashuria: Vetëm nëse keni guximin të shkoni përpara, ju mund ta rizbuloni marrëveshjen me të dashurin/ën tuaj. Emocionet e reja nuk përjashtohen për ata që nuk dëshirojnë të lënë mënjanë takimet. Venusi do të japë një ndihmë të madhe tek beqarët për të inkurajuar takime intriguese dhe speciale.

Puna: Ju mund të rishikoni negociatat dhe të riformuloni një projekt, duke shpresuar që ta çoni atë në sukses.

Virgjëresha

Dashuria: Sqaroni një keqkuptim që u krijua me partnerin/en disa kohë më parë, do t’ju shërbejë për të gjetur përsëri harmoninë. Pritet mbrëmje romantike. Beqarët do të duhet të jenë më fleksibël dhe më pak intrigantë me të tjerët për të shmangur polemizim.

Puna: Jeni në një fazë profesionale ku duhet të merrni vendime dhe do ta bëni me bindje të madhe.

Peshorja

Dashuria: Disa nga kontradiktat e partnerit/es sot nuk do t’ju japin shumë kënaqësi. Nëse keni frikë të lëndoni personin më të afërt me ju, e dini se për të vazhduar një marrëdhënie keni nevojë për më shumë sinqeritet. Më mirë të mos ktheheni prapa në një miqësi nëse jeni vetëm, shmangni thashethemet.

Puna: Mos e humbisni energjinë në projekte jo-konkrete, përkundrazi përqendrohuni në ato që japin më shumë mundësi për rritje.

Akrepi

Dashuria: Disa mosmarrëveshje në dashuri mund t’ju bëjnë nervozë, ndoshta po krijoni shumë probleme. Sot është më mirë të shtyni çdo sqarim me të dashurin/ën tuaj. Beqarët do të tërhiqen nga një person i afërt, por ata janë duke transmetuar ankth dhe shqetësim.

Puna: Mos u mbështetni shumë te shokët e punës ose bashkëpunëtorët tuaj sot. Vepro vetëm.

Shigjetari

Dashuria: Një ditë vendimtare për Shigjetarin, disa zgjedhje në dukje të vështira do të jenë ato që do t’ju japin një pagesë të re. Mirëkuptim i shkëlqyeshëm me të dashurin/ën tuaj. Për beqarët do të ketë lajme, ndoshta kthimi i njerëzve nga larg, që shpresojnë përsëri.

Puna: Perspektivat e mira për fillimin e një pune të re, hapja e një biznesi, ose nisja e bashkëpunimeve të reja.

Bricjapi

Dashuria: Sot nuk dukeni të gatshëm të kërkoni sqarime, por përfitoni nga ky moment pushimi për të qenë i sinqertë me partnerin/en tuaj. Momente të mrekullueshme në familje. Beqarët do të bëjnë më mirë për të lehtësuar presionin me një person, duke mos ndërhyrë.

Puna: Kontaktet e reja me realitetet e tjera të punës do të favorizojnë një ndryshim të rolit ose detyrave të ndryshme.

Ujori

Dashuria: Sot sekretet duan të zbulohen. Nëse jeni në këtë situatë të kujdesshëm, gjithsesi mund të ketë disa goditje që do t’ju vënë në rrezik! Për ata që kërkojnë një shpirt binjak nuk ka lajme të mëdha, por ju këmbëngulni.

Puna: Sektori i mirë i punës, një goditje e vogël e fatit mund të rrisë të ardhurat.

Peshqit

Dashuria: Disa ngutje në jetën private mund të të dërgojnë në një panik, por asgjë nuk duket serioze në horizont, por nuk duhet të nënvlerësoni gjendjen momentale sentimentale. Marsi është këshilltar i keq dhe do të jetë në gjendje të nxitojë beqarët për të marrë vendime.

Puna: Punë e vështirë për të zgjidhur një problem të vogël që ju ndjek. Mos harroni afatet e ardhshme.

The post Njohje të reja interesante mund të vijnë në jetën tuaj dhe sekretet duan të zbulohen – Horoskopi, e Hënë 11 Nëntor 2024 appeared first on Albeu.com.

Përfundon puna në Gjadër dhe Shëngjin, brenda javës mbërrijnë emigrantët e parë
Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri në Gjadër dhe Shëngjin. Lajmi bëhet i ditur nga media italiane TGCOM.

Qendra e Gjadrit është dorëzuar dy ditë më parë, të mërkurën, për testim.

Brenda një jave, ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Kampi në Gjadër, parashikohet të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.

Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.

The post Përfundon puna në Gjadër dhe Shëngjin, brenda javës mbërrijnë emigrantët e parë appeared first on Albeu.com.

Tjetër aksident në ndërtim/ Punëtori 62- vjeçar bie nga lartësia, në koma! Me helikopter nga Saranda sillet në Tiranë
Një 62- vjecar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi, teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Servet Ziflaj, 62- vjeç është nisur paraditen e sotme me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme (1 qershor) në spitalin e Sarandës, pasi kishte rënë nga një lartësi  në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

The post Tjetër aksident në ndërtim/ Punëtori 62- vjeçar bie nga lartësia, në koma! Me helikopter nga Saranda sillet në Tiranë appeared first on Albeu.com.