puc Archives - Albeu.com

Lideri i puçit në Gabon betohet si president
Gjenerali Brice Oligui Nguema, i cili e udhëhoqi puçin javën e kaluar përmes të cilën u rrëzua dinastia 55-vjeçare e Gabonit, u betua si president i përkohshëm të hënën, duke premtuar se do të mbajë zgjedhje “të lira…dhe transparente”, pas një periudhe të papërcaktuar.

Oliguri, shef i Gardës Republikane elitare, i udhëhoqi oficerët e lartë drejt një grusht shteti të mërkurën e kaluar kundër presidentit Ali Bongo Ondimba, pasardhësit të një familje e cila e kishte mbajtur pushtetin që nga viti 1967.

Bongo, 64 vjeç, u rrëzua nga pushteti vetëm pak orë pasi e kishte shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar – rezultati i të cilave nga opozita u cilësua si i manipuluar.

“Betohem para Zotit dhe para popullit të Gabonit se do ta ruaj me besim të plotë regjimin republikan”, tha Oligui.

I veshur me rroba të kuqe tradicionale të Gardës Republikane, Oligui, po ashtu, u betua se “do t’i ruajë arritjet e demokracisë”, në një ceremoni të mbajtur para gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalimit, ai u zotua menjëherë se do të mbajë “zgjedhje të lira dhe transparente”, pas një periudhe tranzicioni, të cilën nuk e specifikoi.

Premtohen zgjedhje

Liderët e puçit të mërkurën thanë se i shpërbënë të gjitha institucionet shtetërore, e shfuqizuan rezultatin e zgjedhjeve dhe i mbyllën kufijtë përkohësisht.

Vendet e huaja nuk e njohim Oliguin si lider të ligjshëm të Gabonit, prandaj ai përballet me trysni për shpalosjen e planeve për kthimin e rendit civil në vend.

Të premten, ai u zotua se do të krijojë institucione më demokratike të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut, por tha se do ta bëjë këtë “pa nxitim”.

Një grup opozitar i ka bërë thirrje Oliguit ta dorëzojë pushtetin, por shumë njerëz në Gabon duken të lumtur për rrëzimin e dinastisë Bongo, pasi kanë festuar nëpër rrugët e kryeqytetit Libreville dhe zonës ekonomike Port-Gentil.

Disa vende dhe organizata të Perëndimit e kanë dënuar puçin, edhe pse e kanë pranuar se ai dallon me puçet e tjera në këtë kontinent, për shkak të shqetësimeve për besueshmërinë e votimit dhe rezultatit të zgjedhjeve.

“Natyrisht, puçet ushtarake nuk janë zgjidhje, por ne nuk duhet ta harrojmë në Gabon kishte zgjedhje me plot parregullsi”, tha shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borell.

Ish-presidenti Bongo po e kërkonte mandatin e tretë në krye të vendit, pasi e kishte marrë pushtetin më 2009 pas vdekjes së babait të tij, Omar, i cili e udhëhoqi Gabonin me grusht të hekurt për mbi 40 vjet.

Liderët e puçit thanë se e kanë vendosur atë në arrest shtëpiak dhe në pensionim.

Pesë vende të tjera në Afrikë – Mali, Guineja, Sudani, Burkina Faso dhe Nigeri – janë prekur nga puçet në tri vjetët e fundit.

The post Lideri i puçit në Gabon betohet si president appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mbështetje të plotë presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum.

Bazoum është larguar nga pushteti përmes një puçi këtë javë, të udhëhequr nga gjenerali Abdourahmane Tchiani, i njohur edhe si Omar Tchiani – shef i gardës presidenciale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka paralajmëruar ata që e kanë ndaluar Bazoumin se janë duke rrezikuar “ndihmë në vlerë të qindra miliona dollarëve”.

Gjenerali Tchiani e ka shpallur veten udhëheqës të ri të shtetit.

Bazoumi ka qenë lideri i parë i zgjedhur i Nigerit që e ka pasuar një lider tjetër, prej pavarësisë së shtetit më 1960.

Ai është konsideruar aleat kyç nga kombet perëndimore në luftën kundër militantëve islamistë në rajon.

Aktualisht, ai besohet se gëzon shëndet të mirë, por edhe duke u mbajtur rob nga garda e tij.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Bazoumit, dhe i ka dënuar “përpjekjet për ndryshimin e Qeverisë së Nigerit përmes rrugëve jokushtetuese”.

Franca, e cila e ka pasur dikur Nigerin si koloni, ka thënë se nuk i njeh liderët pas puçit dhe do ta njohë vetëm Bazoumin si udhëheqës të shtetit.

Gjenerali Tchiani, 62-vjeçar, e ka udhëhequr gardën presidenciale prej vitit 2011, dhe është avancuar në pozitë si gjeneral më 2018 nga ish-presidenti i Nigerit, Mahamadou Issoufou.

Emri i tij është lidhur edhe më një puç të vitit 2015 kundër ish-presidentit, mirëpo në gjykatë i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ai ka thënë së fundi se junta e ka marrë vendimin për rrëzim të presidentit për shkak të shumë problemeve në Niger, përfshirë pasigurinë, kundërshtarët ekonomikë dhe korrupsionin.

Ai u është adresuar edhe aleatëve globalë të Nigerit, duke thënë se junta do t’i respektojë të gjitha zotimet ndërkombëtare të shtetit, ashtu sikurse të drejtat e njeriut./rel

The post SHBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit appeared first on Albeu.com.

Si perceptohet në Rusi përpjekja për puç?
“Paketoni gjërat dhe hajdeni sa më shpejt tek ne!” Apele të tilla kanë marrë shumë vetë në jugun rus nga miqtë e tyre dhe shoqëria në pjesë të ndryshme të Rusisë. Gjendja në rajon që nga fillimi i luftës, për shkak të afërsisë me Ukrainën ka qenë e tensionuar, por fundjavën e shkuar ajo u bë e rrezikshme. Këtë herë rreziku erdhi nga vetë trupat ruse, më saktë nga trupat e armatosur “Wagner” të Jevgeni Prigozhinit.

“Tradhtia në kohë lufte është krim”

“Fqinja ime poshtë në pallat u telefonua nga vajza: Mama, ti nuk duhet të qëndrosh më në Rostov, hajde tek ne”, rrëfen për Deutsche Wellen një grua e moshuar nga Rostov mbi Don, një qytet që u pushtua përkohësisht nga trupat ruse. Frikë dhe pasiguri nuk pati vetëm atje, pasi askush nuk e dinte, se sa larg do të shkonte Prigozhin me ushtrinë e tij. Njerëzit e tij ndodheshin rreth 200 km larg nga kryeqyteti rus, Moskë. Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin i bëri thirrje popullsisë të mos kryente ekskursione në rrethina.

Pasiguri, që Prigoshini i himnizuar në mediat shtetërore, vetëm pak orë më vonë nga të njëjtat media u anatemua. “Kryengritje e armatosur në Rusi, që nuk u mbështet nga shoqëria!” “Tradhtia në kohë lufte është krim!” Me këto deklarata filloi moderatori Dmitri Kiselev programin e mbrëmjes në televizionin rus Rossia, një ditë pas përpjekjes për puç. Pas kësaj u tregua pamje të tërheqjes së tankeve me komentin. “Lufta vëllavrasëse u pengua.”

Humbje tek ushtria ruse

Moderatori Kiselev përpiqej të paraqiste variantin e suksesit të propaganduar nga Kremlini. Sipas motos, punët mund të kishin ardhur më keq, gjakderdhja e madhe u pengua. Por që në përpjekjen për puç të paktën 10 ushtarë të ushtrisë ruse u qëlluan për vdekje nga ushtria private e Prigozhinit, kjo u harrua. Më shumë irritim shkaktoi çlirimi i Prigozhinit nga mëkatet. Ai që më parë kërkohej me shpallje si “kriminel i rëndë” pak orë më vonë konsiderohej njeri i lirë, kundër të cilit u tërhoq çdo lloje hetimi. Sipas agjencisë ruse, RIA të martën u bë e ditur, se ranë të gjitha akuzat kundër Prigozhin dhe trupës së tij. Në një kohë që Putin i kërcënoi me dënime të rënda Prigozhin e të gjithë ata që merrnin pjesë në puç. Pak më vonë ai falënderoi kundërshtarin e tij që e ndërpreu në kohën e duhur marshimin drejt Moskës.

Shpërbëhet pushteti i shtetit?

Mediat shtetërore ruse duhet t’ia shpjegonin publikut të tyre sërish gjendjen konfuze. Për drejtuesen e televizionit të jashtëm rus, RT, Margarita Simonjan ky shpjegim kishte këtë logjikë: “Normat juridike nuk janë urdhëresa të Krishtit dhe as dekalog i Moisiut. Ato shkruhen nga njerëzit, për të garantuar në vend rend dhe stabilitet. Nëse në një situatë të jashtëzakonshme kritike nuk e përmbushin më funksionin e tyre, por kanë efektin e kundërt, atëherë…në djall me to!”

Për filozofin rus Denis Grekov, shpjegimi i Simonjan nuk është gjë tjetër veçse deklaratë dështimi e shtetit rus. Në bisedë me Deutsche Wellen ai shprehet se “një shtet në të cilin nuk ekziston më monopoli i pushtetit dhe nuk ka më një pushtet të njësuar, dhe ku normat juridike nuk vlejnë më, në thelb ai nuk është më shtet.”

Studiuesja e propagandës, Maria Borsunova në bisedë me DW, arrin në përfundimin se “Margarita Simonjan përpiqet të shpjegojë, që në tërësi sistemi i ligjeve dhe ndjekjes penale në Rusi është i orientuar nga nevojat. Nevoja për të mund të hapë një ditë një rast krinimal, dhe ta mbyllë sërish. Sipas motos, se çfarë është në moment e nevojshme.”

“Opinion publik patriotik”

Denis Grekov pret që edhe më tej në të ashtuquajturin “oponioni publik patriotik” në Rusi Prigozhin të admirohet edhe më tej. Luftimet që zhvilloi ushtria private për disa muaj në Bahmut u ngrit lart në mediat ruse si “akt heronjsh”. Sipas Grekov edhe përfaqësues të strukturave të pushtetit, me në krye përfaqësues nga ushtria ruse kanë admirim për lordin e luftës. Shumë janë të zhgënjyer nga ministri i Mbrojtjes, Shoigu dhe presidenti Putin. Vitin e ardhshëm shumë ruse dhe rusë do të zgjedhin presidentin e ri. Nuk dihet, nëse Jevgeni Prigozhin, të cilit i janë mveshur edhe ambicie politike, do të vendosë kandidaturën e tij. Presidenti Putin nuk e përjashton deri tani kandidimin e tij për postin më të lartë. Të paktën deri tani./dw

The post Si perceptohet në Rusi përpjekja për puç? appeared first on Albeu.com.