publikimi i te dhenave Archives - Albeu.com

“Na jepni 30 mln $”, hakerat publikojnë numra të politikanëve shqiptarë dhe familjarëve! Dyshohet se pas qëndron Irani
Kaluan katër ditë dhe e-albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur. Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin. Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik.

Top Channel mëson se në kompjuterat e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një celës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë celsat privatë për të gjithë PS e prekur”

Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Keta numra jane te krereve te shtetit shqiptar dhe familjareve te tyre dhe jo te hakerave. ne kete menyre mesazhi kërkon te jap enje sinjal te qarte politik per qëndrimin e shtetit shqipytar

Mesazhi mbyllet edhe me nje koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.

Në këtë mënyrë hakerat kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohësh ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.

Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin.

Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për t’u zbërthyer. Ndërkohët mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentat në cdo institucion dhe numri i kompjutera të prekur është shumë i madh. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania.

Mesazhi i shfaqur në kompjuterat e AKSHI-t nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përvecse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë cdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato. Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë./TopChannel/

The post “Na jepni 30 mln $”, hakerat publikojnë numra të politikanëve shqiptarë dhe familjarëve! Dyshohet se pas qëndron Irani appeared first on Albeu.com.

Revolta e Artan Fugës: Gazetarët të përfshirë në trafik parash, të prangosen ose të tregojnë gjurmët
Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër për pagat e majme të disa gazetarëve dhe opinionistëve, që dolën sheshit me publikimin e të dhënave.

Fuga shprehet se ata duhet të faktojnë punën në privat ku kanë punuar ose t’ju shkojë fletëarresti.

“Ore këta opinionista, drejtuesa emisionesh, gazetarë, a ku e di unë se çfarë dreqin janë dhe dalin se marrin rroga nga privati, mos kujtojnë se kanë vetëm ngarkesa morale ndaj publikut të Shqipërisë.

Duhet të provojnë me prova të forta se atje ku kanë marrë paratë kanë bërë realisht punë, të tregojnë gjurmët e punës së tyre, me dokumenta, me produkte, ditë pas dite, etj.

Përndryshe prokurorisë i lind e drejta t’u presi fletën e arrestit duke i akuzuar me plotë të drejtë për trafik parash në mënyrë të paligjshme.

Po kështu edhe për një sërë anëtarë bordesh, menaxherë kompanish, le të jenë private.

Se mos kujtojnë ata se me ligjin janë në rregull, dhe kanë probleme vetëm morale”, është shprehur Fuga./albeu.com/

The post Revolta e Artan Fugës: Gazetarët të përfshirë në trafik parash, të prangosen ose të tregojnë gjurmët appeared first on Albeu.com.

Skandali me pagat, databaza rrodhi nga AKSHI? Prokuroria: Edhe “patronazhistët” dolën nga e njëjta linjë
Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo biznesneve private në vend. Burime të besuara pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan për News24 se kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë patur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuropria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të pautorizyar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Dosja e njohur si patronazhistës u hetua më herët nga SPAK, por ky institucion lau duart, duke iu kaluar topin organit të akuzës në kryeqytet. Për shkak se janë ngritur dyshime të bazuara në prova, që të dyja databazet janë shpërndarë nga e njëjta linjë dhe kanë rrjedhin nga i njëjti institucion, grupi i hetimit ka gjasë t’i bashkojë dhe hetojë në një të bashkojë dhe hetojë në një të dyja dosjet.

Për të siguruar prova, prokuroria krahas kqyrjes së sistemit dhe kompjuetareve të këtyre zyetarëve, ka kryer dhe përgjime e vëzhgie të disa prej të dyshuarve, të cilët në bisedat mes tyre, kanë nxjerrë detaje që io kanë shërbyer hetimit. Zyrtarë të Prokurorisë thanë se së shpejti pritet të ketë rezultate konkrete për hetimin, por se pjesa më e vështirë e zyrtarë të prokurorisë thanë se së shpejti pritet të ketë rezultate konkretë pet hetimin, porse pjesa më e vështirë e tij do të jetë përcaktimi i motiviti, se përse u publikuan listëpagesat e mijëra qytetarëve.

Rrjedhja e të dhënave të një numri kaq të lartë qytetarësh, konsiderohet një nga skandalet me të rënda të ndodhura vitet e fundit, pasi të dhënat personale të punonjësve të administratës, por edhe atyre të biznesit privat mund të keqpërdoren nga individë, por edhe grupe kriminale.

The post Skandali me pagat, databaza rrodhi nga AKSHI? Prokuroria: Edhe “patronazhistët” dolën nga e njëjta linjë appeared first on Albeu.com.

Skandali i pagave, Gent Zenelaj: Kolegët e mi kanë makina shumë të shtrenjta, unë jo
Pas daljes së skandalit të të dhënave, ku dolën zbuluar pagat, numrat e telefonit dhe targat e makinave të shqiptarëve, ka reaguar edhe aktori Gentian Zenelaj.

Zenelaj e ka konsideruar si një leksion dhe ka vënë re që kolegët nuk tatohen. Ai priste që qytetarët të protestonin për këtë çështje, por sipas tij kjo nuk ndodh.

“Mora një leksion shumë të mirë se ajo rroga ime që tatohet aty është 20 % dhe vura re që ka kolegë që nuk tatohen dhe kanë makina shumë të shtrenjta. Të betohem që nuk e kam marrë si link fare. Ishte një moment që njerëzit të protestonin, po njerëzit nuk protestuan”, tha Zenelaj.

Kujtojmë se këto skandale të njëpasnjëshme janë pasqyruar në medie, në disa raste edhe duke shkelur etikën me publikimin e emrave që ndodheshin në këto lista./albeu.com/

The post Skandali i pagave, Gent Zenelaj: Kolegët e mi kanë makina shumë të shtrenjta, unë jo appeared first on Albeu.com.

“Çpunë kam unë”, Rama sherr me komentuesit në Facebook: Të dhënat dalin kudo
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët mbi skandalin e pagave dhe atë të inceneratorëve, ku në burg përfundoi ish-ministri Lefter Koka.

Rama në përgjigjen e tij ndaj qytetarit ka theksuar edhe njëherë se sa i takon publikimit të të dhënave, edhe në shtete të mëdha ka pasur raste të ngjashme dhe nuk ka dhënë llogari kreu i qeverisë por i ka kaluar drejtësisë.

Lidhur me aferën e inceneratorëve, kryeministri e ka cilësuar gjithashtu si çështje të drejtësisë dhe nënvizon se çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Replikat:

Komentuesi: Kjo është një arritje që meriton lëvdata, por unë mendoj që ju duhet të jepni gjithashtu llogari për aferën e inceneratorëve dhe për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi, por ne diçka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata që janë përgjegjësit e kësaj pune.

Kjo nuk është pune partie, por është çështje respekti ndaj qytetareve dhe demokracisë të vendit tonë sepse diçka e tillë është e papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Urimet më të mira!

Edi Rama: Nuk e di çfarë ke parasysh me çdo vend tjetër, sepse në Amerike, Angli, Francë, që mos vazhdoj me shumë vende të tjera, ka pasur raste të ngjashme, madje me impikime për krejt botën në ndonjë rast dhe nuk di t’i këtë shkuar në mend njeriu të kërkojë të japin llogari krerët e qeverive, por çështja i ka kaluar direkt drejtësise, si një çështje e drejtësisë për të identifikuar e dënuar autorët, ndërkohe që vendet kanë vijuar punën për forcimin e sistemeve përkatëse! Sa për inceneratoret unë jam shprehur fare qartë, që impiantet e ndërtuara janë aty dhe janë shpëtim për zona e komunitete të tëra të vendit, ndërkohë që nëse drejtesia ka akuza për të ngritur për individë të caktuar ato janë çështje ekskluzive e drejtësise dhe çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë me drejtësine deri në daljen e të vertetës mbi cdo akuzë! Ky është respekti ndaj qytetarëve dhe demokracisë, jo futja e të gjitheve në një thes me akuza kolektive që s’kanë asnjë lidhje me kulturën demokratike e me shtetin e së drejtës. Gezuar festat dhe shendet familjarisht./albeu.com/

The post “Çpunë kam unë”, Rama sherr me komentuesit në Facebook: Të dhënat dalin kudo appeared first on Albeu.com.

“Lëri budallallëqet komandant”, Rama “sherr” me komentuesit për skandalin e pagave (FOTO LAJM)
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa ndjekës të tij në faqen e tij të Facebook.

Replikat kanë ardhur pas publikimit të lajmit që certifikata e kontrollit teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Një pjesë e qytetarëve i kanë kërkuar llogari dhe të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave.

Një tjetër qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeministrin se përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë.

Edi Rama i përgjigjet duke i thënë se rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit. Mes komenteve nuk mungon edhe ironia për Lulzim Bashën./albeu.com/

The post “Lëri budallallëqet komandant”, Rama “sherr” me komentuesit për skandalin e pagave (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Skandali me pagat, Spiropali kërkon ndjesë: Nuk është sulm kibernetik por akt kriminal
Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar ndjesë publike për skandalin e daljes së pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë.

Komentet ajo i bëri në ABC, ku mbajti të njëjtin qëndrim me kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu kërkoi ndjesë.

Spiropali e cilësoi si akt kriminal dhe kërkoi hetim të plotë nga prokuroria. Sipas saj është e qartë që nuk është sulm kibernetik, por është skemë e organizuar.

“Edhe ne jemi të shqetësuar, madje kërkojmë ndjesë për shqetësimin që është krijuar. Kërkojmë nga autoritete të hetohen. E konsiderojmë akt kriminal ata që e kanë nxjerrë. Kërkojmë hetimin e të gjithë zinxhirit. Nuk është sulm kibernetik. Nuk është se muret mbrojtëse kanë qenë të dobëta. Ne mendojmë se është e organizuar. Nuk  mund të gjykojmë, qëllimi është kriminal. Nxjerrja e të dhënave të tilla është akt kriminal dhe prokuroria duhet ta hetojë.

Një gjë është e qartë që ajo listë ka ekzistuar, ka qarkulluar, e kanë pasur dhe e kanë nxjerrë në këtë moment. Nuk dua ti hyj kësaj. Nga lajmet e dy ditëve po bëhet e qartë që  kjo listë ka qarkulluar. Prokuroria duhet ti shkojë deri në fund. Duhet të hetohen të gjithë punonjësit e tatimeve, punonjës të institucioneve të tjera. Duam në fund që të ketë drejtësi. Nuk mund të mbajmë një përgjegjësi e tillë ku qëllimi kryesor është që të krijojnë kaos”, u shpreh ministrja.

Më tej, Spiropali theksoi se nuk ka pasur interes të shohë listën e pagave, por pranoi se është çuditur me disa pagesa të personazheve të mediave.

“Më duket e tepërt tani që të diskutojmë pagën e tjetrit. Nuk kam pasur interes t’i shikoj. Por çudi më kanë bërë edhe mua rrogat në media”, u shprej ajo./albeu.com/

The post Skandali me pagat, Spiropali kërkon ndjesë: Nuk është sulm kibernetik por akt kriminal appeared first on Albeu.com.

VOA: Publikimi i pagave të punonjësve, asgjë s’i ndalon grupet kriminale të keqpërdorin të dhënat
Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

Studiues të pavarur e cilësuan publikimin e informacioneve financiare të gjithë punonjësve të Shqipërisë si një dëshmi e seriozitetit të pakët, me të cilën autoritetet trajtojnë këtë temë kaq të ndjeshme.

Hetimet e nisura sot nga prokuroria e kryeqytetit bazohen në akuzat për shpërdorim detyre, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe në sistemet kompjuterike nga persona ende të panjohur.

Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar nga publikimi i të dhënave personale, por theksoi se hetimet dhe investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme, ndaj atyre që me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.

“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem”, theksoi zoti Rama.

Ndërkohë që zoti Rama komentonte skandalin e të mërkurës, kur u publikuan pagat dhe të dhëna personale për 637 mijë qytetarëve për muajin janar 2021, paralel me konferencën e tij u publikuan sërish pagat dhe të dhenat personale për 690 mijë qytetarëve për muajin prill të këtij viti.

Duket se të njëjtat burime sfiduan autoritetet me këtë publikim të ri, edhe pse u njoftua nisja e hetimeve për gjetjen e autorëve të kësaj shkelje ligjore të rëndë, duke nxjerrë në public pagat e mijëra punonjësve publik dhe privat.

Opozita fajësoi Partinë Socialiste dhe qeverinë e saj si “shpërdorues të këtyre të dhënave për qëllime elektorale”, siç bëri edhe “në fillim të vitit me patronazhistët” gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

“Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale, në kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral i sistemit të Sigurimit të Shtetit, atë të patronazhistëve”, tha zoti Basha.

Në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim po studiojnë me detaje skandalin e publikimi të dhënave personale.

Hulumtuesi Gjergj Vurmo thotë se përsëritja e këtij skandali ishte e pritshme, duke parë qasjen jo fort serioze e autoriteteve shtetërore ndaj temës së ndjeshme të publikimit të dhënave personale. Kur kjo ndodhi herën e parë gjatë zgjedhjeve të prillit me listat me 900 mijë banorë të kryeqytetit, të përgatitur nga patronazhistët e Partisë Socialiste, kujtoi ai, hetimet dhe reagimet nuk ishin të mjaftueshme për ta frenuar.

Tani të dhënat financiare dhe personale të shtetasve kopjohen dhe përpunohen e kjo tregon se dëmi ka shkuar shumë larg, ndërsa qëllimet janë dukshëm politike dhe elektorale, thotë zoti Vurmo.

“Të spiunosh nuk është mënyra e duhur për të kuptuar hallet e njerëzve. Të kopjosh të dhënat personale dhe t’i përpunosh më tej ato, për të parë se kush çfarë llogarish bankare ka, çfarë njerëzish në punë ka, sa njerëz ka nën menaxhimin e tij, sa prona ka, etj. Etj., nuk është rruga e duhur. Ne, e gjithë jeta jonë, në një ekonomi të legalizuar, është në duart e shtetit, por është e palejueshme që të keqpërdoren, të ripërpunohen për qëllime elektorale, apo më keq Akoma për qëllime kriminale”, thotë zoti Vurmo.

Ekspertët pohojnë se me kaq shumë të dhëna të publikuara, asgjë nuk i ndalon më grupet kriminale dhe kriminelët t’i keqpërdorin ato dhe të dëmtojnë qytetarët.

Drejtuesi i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se publikimi dy herë rresht brenda dy ditëve i tabelave tregon urgjencën që ka çështja për t’u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me profesionalizmin më të madh. Dalja në publik e të dhënave private shënon një dështim të vet sistemit për t’i mbrojtur ato, thotë ai.

“Qëllimet dhe format e përdorimit apo keqpërdorimit të të dhënave janë të shumëfishta, ndaj kjo është një çështje shumë serioze. Ngjarja tregon dobësinë e integritetit të sistemit, i cili ende lejon të ndodhin këto rrjedhje që nuk duhet të ndodhin. Kur thuhet se ka standarte të caktuara; këto standarte kanë një seri elemntesh që rreshtojnë: Një sistem i certifikuar dhe i standartizuar nënkupton që nuk lejon, që i ka marrë të gjitha masat që të mos ketë rrjedhje të tilla informacioni” – thotë zoti Dyrmishi.

Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve qarkulluan lirisht dje përmes aplikacionit whatsapp dhe po ashtu sot doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, ndërsa qeveria deklaroi se nuk ka ndodhur eksport dixhital i bazës së të dhënave.

Materiali përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë dhe pozicionin e punës./VOA/

The post VOA: Publikimi i pagave të punonjësve, asgjë s’i ndalon grupet kriminale të keqpërdorin të dhënat appeared first on Albeu.com.