publikimi i pagave Archives - Albeu.com

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social
Publikimi i listës së pagave 1 herë në vit, e cila pritet të formësohet me hartimin e një nisme ligjore, ka nxitur shumë debate në grupet e interesit.

Kontabilistë, auditues dhe shoqatat e biznesit të kontaktuara nga “Monitor” pohuan se propozimi i qeverisë është antiligjor, nuk ndihmon zhvillimin e ekonomisë, por përkundrazi do të shtojë konfliktet sociale.

“Ne lidhje me idenë qe te behën publike pagat një herë në vit, nëse vërtet mendohet që të deklarohen të gjitha pagat e punonjësve në vend, gjykoj se është një ide absurde, më e pakta dhe e kundërligjshme nga ana tjetër. Nuk e di përse do të zbatohej kjo ide dhe kujt i shërben. Pagat janë një marrëdhënie personale midis shoqërisë dhe punonjësit dhe përbën një informacion konfidencial. Ato vendosen bazuar në një sërë kriteresh që vendosen në kontratën e punës midis shoqërisë dhe punonjësit, dhe që ndryshojnë nga një punonjës në tjetrin. Nëse punonjësit do të dinë pagat e njëri-tjetrit kjo krijon një rrezik të madh social, konflikte dhe pakënaqësi. Kjo ide bie në kundërshtim të plotë me eksperiencën e njerëzve që punojnë dhe bëjnë biznes dhe drejtojnë jo vetëm shoqëritë, por edhe institucionet. Duket sikur kjo ide vjen nga persona që nuk kanë drejtuar ndonjëherë dhe nuk dinë çfarë janë dhe si ndërtohen marrëdhëniet e punës në biznese”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe presidenti i Qendrës Shqiptare së Eksporteve, Alban Zusi shton se ekspozimi i pagave nën 10,000 euro do të rrisë konfliktin në biznese dhe shoqërinë sociale . “Ekspozimi në publik i pagave nën 10,000 apo 20,000 euro nuk i shërben ekonomisë, por vetëm sa do të rrisë konfliktin social në një ndërmarrje apo në tërësi për shoqërinë. Mund të ekspozohen vetëm të ardhurat mbi 20,000 euro që përfshihen në kategorinë e bizneseve”, thotë z. Zusi.

Ndërsa sipas kontabilistit Sotiraq Dhamo mund të ishte e drejtë ideja, që të publikohen, por pa emra, vetëm pagat që janë në nivelin minimal, për të gjitha shoqëritë për të evidentuar kështu ato shoqëri që mund të vlerësohen se nuk deklarojnë realisht pagat. “Por edhe kjo nuk ka shumë sens, sepse ky informacion duhet t’u vlejë vetëm tatimeve, që të bëjnë kontrollet përkatëse për të luftuar informalitetin në pagat dhe nivelin e tyre”, thotë ai.

Sakaq lista e pagave zyrtare për punonjësit në të gjithë vendin u dekonspirua në muajin dhjetor duke qarkulluar online te shumë media dhe individë. Lista ishte me 630 mijë emra punonjësish në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat u publikuan për rreth 550 mijë persona, të punësuar në biznese dhe në shtet.

“Nuk di nëse është shkelje e së drejtës për informim, pasi e tillë është konsideruar. Për këtë fakt, janë dënuar disa punonjës së administratës shtetërore, tashmë po na rezulton, si pozitive dhe promocion për t’u aplikuar. Mendoj se nuk duhet aplikuar”, veçon audituesi ligjor Bujar Bendo. /Monitor

The post Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social appeared first on Albeu.com.

“Të publikohen pagat një herë në vit”, Rama: Do i drejtohemi shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ishte mirë që pagat të bëheshin publikë një herë në vit.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat.

Rama rikujtoi këtu situatën kur doli skandali i pagave, e cila sipas tij nxorri në pah pabarazitë e mëdha që ekzistonin dhe luksin e shfrenuar të disa personave.

“Të gjithë e keni parasysh se cfarë efekti pati dalja e pagave në publik, që përvec anës negative ishte edhe një anë pozitive. I gjithë opinion u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm.

Ne ngritëm njësinë Antiinformalitet për të zhvilluar një kontroll të detajuar për të na dhënë një analizë të situatës. Por ajo që është më e rëndësishme dhe që dua ta ndaj me ju si një reflektim konkret për ne është që, punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i agjencisë përkatëse me kompanitë, bizneset dhe faktikisht kërkesa e përsëritur që të gjithë bizneset të rishikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultat.

Vetëm nga ky korrektim i bërë nën presion mbi të gjitha bizneset, por dhe si rezultat i një shtyse, kemi një rritje të pagës mesatare. Kemi mbi 25% të të punësuarëve që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në nivel më të lartë. Që do të thotë se ata nuk merrnin pagën e deklaruar por merrnin më shumë, dhe perceptimi negative mbi ekonominë ishte prezent shumë më tepër sec duhej.

Ne duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave, mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm t’i pyesim shqiptarët që një herë në vit pagat të bëhen publike? Vendet që e bëjnë e thonë se ka efektin më të madh rregullues, ne mendojmë që kjo është shumë e vërtetë. E shohim që impakti i kësaj ngjarje dhe i pranueshmërisë së lartë që gjeti komunikimi ynë me biznesin rezultoi shumë i suksesshëm. Ideja që pagat bëhen publike cdo vit, është një ide që nuk mendoj se ne mund ta aplikojmë por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, është shprehur Rama.

The post “Të publikohen pagat një herë në vit”, Rama: Do i drejtohemi shqiptarëve appeared first on Albeu.com.