Publicisti Adriatik Riza Dosti Archives - Albeu.com

Adriatik Riza Dosti sulmon ashpër Ramën: Je e keqja më e madhe për shqiptarët, duhet të ndëshkohesh
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar me tone të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, duke e bërë përgjegjës për përçarjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, si edhe për shpërfillje ndaj protestuesve.

Në një postim në Facebook, të përcjellë nga “Bota sot”, Dosti përmend edhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, për të cilët shprehet se i janë bashkuar kërkesës për largimin e kreut të qeverisë.

Sipas tij, Edi Rama mban përgjegjësi për situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri, ndërsa e cilëson si njeriun kryesor që ka sjellë krizën dhe zemërimin qytetar.

Shkrimi i plotë

Dhe TI je…

Duhet të jesh i pashpirt që të lësh burra e gra, nëna e baballarë, gjyshe e gjyshër, të cilët kanë lënë shtëpi e katandi dhe, për javë të tëra, janë në protestë, teksa kërkojnë me ngulm largimin tënd… ta gdhijnë natën në shkallët e Kryeministrisë.

Dhe ti je!

Duhet të jesh natyrë kriminale të lësh djem të rinj e vajza të reja, deri edhe fëmijë… motrat e vëllezërit tanë, ta kalojnë natën të shtrirë në bulevard, vetëm e vetëm sepse ti nuk pranon ç’kanë thënë ata me të drejtë: ik, largohu, dorëhiqu.

Dhe ti je!

Duhet të jesh antishqiptar i tërbuar, teksa shan, fyen e ofendon shqiptarët e diasporës, si dhe ata të Kosovës e të Maqedonisë, vetëm e vetëm pse ata kanë ardhur në atdheun e tyre për t’u bashkuar me motrat e vëllezërit e të njëjtit gjak, teksa të gjithë së bashku kërkojnë largimin tënd… të së keqes më të madhe të kombit e popullit të tyre.

Dhe ti je!

Duhet të jesh pervers, me tru të tredhur dhe gojë hale, teksa përdor çdo ditë atë lloj fjalori rrugësh ndaj popullit që, me qindra mijëra, është në shesh… e ti, si burracak, merresh me kremra, shalë grash e algoritme (???).

Dhe ti je!

Duhet të jesh i çmendur pa shërim, teksa të gënjen mendja se ende ti ke të drejtë dhe të gjithë ne jemi gabim… se është bela e madhe kur budallait i mbushet mendja top që i mençuri është ai e budallai je ti.

Dhe ti je!

Duhet të jesh deficient dhe debil i lindur (dhe, në fakt, ti i tillë je… me kartelë mjekësore) që të sillesh me kaq papërgjegjshmëri mendore ndaj vendit e ndaj popullit tënd.

Dhe ti i tillë je!

Duhet të jesh i pashpirt dhe antinjeri t’u bësh gjithë këto lloj tradhtish, hajnish e poshtërsish Shqipërisë e shqiptarëve që ua ke bërë ndër vite.

Dhe ti i tillë je!

Ndaj edhe duhesh ndëshkuar… madje rëndë.

The post Adriatik Riza Dosti sulmon ashpër Ramën: Je e keqja më e madhe për shqiptarët, duhet të ndëshkohesh appeared first on Albeu.com.