PS Archives - Albeu.com

Bardhi kundërshton propozimin e PS për hartën territoriale: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim për interesa elektorale
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të kundërshtuar zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Ai akuzoi shumicën qeverisëse se, përmes ndërhyrjeve të reja në ndarjen administrative, kërkon ta përqendrojë edhe më shumë pushtetin.

Bardhi u shpreh publikisht se synimi i PS-së, që prej nisjes së procesit, nuk ka qenë rritja e cilësisë së qeverisjes vendore apo përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, mazhoranca është udhëhequr nga interesi për avantazhe elektorale dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit.

Ai vlerësoi se mospranimi i vazhdimit të punës përmes konsensusit dëshmon mungesë gatishmërie për të marrë në konsideratë qëndrimet e komuniteteve të prekura, drejtuesve dhe përfaqësuesve vendorë, shoqërisë civile, si dhe ekspertëve vendas e ndërkombëtarë.

Në reagimin e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së hodhi poshtë edhe nismën për shkrirjen e 15 bashkive. Sipas Bardhit, një masë e tillë nuk mund të quhet reformë administrative, pasi dobëson qeverisjen vendore, i largon shërbimet nga qytetarët dhe përshpejton shpopullimin e vendit.

Partia Demokratike, siç deklaroi ai, kundërshton me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-SË, GAZMENT BARDHI

Sipas Bardhit, vota e Partisë Socialiste kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale vërtetoi sërish se mazhoranca nuk ka synuar asnjëherë një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të orientuar nga interesat e qytetarëve. Ai tha se, që në fillim, qëllimi ka qenë sigurimi i përfitimeve zgjedhore dhe shtimi i centralizimit, në vend të forcimit të qeverisjes vendore dhe shërbimeve.

Refuzimi për ta vijuar procesin mbi bazën e konsensusit, sipas tij, tregoi se nuk ekziston vullneti për të dëgjuar komunitetet që preken, pushtetin vendor, shoqërinë civile dhe ekspertizën vendase e ndërkombëtare. Bardhi theksoi se një reformë me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve nuk mund të realizohet përmes vendimmarrjes së njëanshme dhe pa konsultim të gjerë me publikun.

Ai nënvizoi se çdo komunitet duhet të shprehë mendimin e tij përpara se Kuvendi të marrë një vendim që e prek. Sipas Bardhit, konsultimi nuk përbën vetëm një normë demokratike, por është edhe kërkesë kushtetuese.

Kushtetuta, siç kujtoi ai, përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u kërkuar paraprakisht mendimi banorëve të tyre. Ndryshime të tilla duhet gjithashtu të mbështeten te interesat e përbashkëta ekonomike, sociale dhe kulturore, si edhe te tradita historike e secilës zonë.

Bardhi deklaroi se vendit i nevojitet një reformë që fuqizon pushtetin vendor, i sjell shërbimet më pranë qytetarëve dhe hap mundësi konkrete zhvillimi për të gjitha komunitetet. Sipas tij, Shqipërisë nuk i duhet një model që e zhvendos pushtetin drejt qendrës, cenon autonominë vendore dhe i përdor bashkitë si mjete të interesave politike të momentit.

Ai kërkoi që çdo reformë administrativo-territoriale të mbështetet në dialog, konsensus dhe interes publik. Procesi, sipas Bardhit, duhet të prodhojë një zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane, dhe jo një projekt politik të diktuar nga llogaritë e çastit elektoral.

Në përfundim, Bardhi bëri të ditur se PD-ja do të vijojë të mbrojë të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar dhe për të pasur një pushtet vendor që punon në shërbim të tyre, e jo të interesave politike të shumicës qeverisëse.

The post Bardhi kundërshton propozimin e PS për hartën territoriale: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim për interesa elektorale appeared first on Albeu.com.

Reforma territoriale dhe shpopullimi i Shqipërisë/ Berisha: Banorët e Poliçanit të shërbejnë si shembull, nuk mund të lejohet tirania mbi interesat e qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e vuri reformën territoriale në qendër të një konference me ekspertë, ku prezantoi edhe qëndrimin e grupit të punës së PD-së për ndarjen territoriale.

Ai iu referua veçanërisht protestës së banorëve të Poliçanit, të cilët kundërshtuan propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e bashkisë dhe dogjën tesera të PS-së.

Sipas Berishës, reforma territoriale ka rëndësi vendimtare për komunitetet lokale dhe për shoqërinë shqiptare, ndërsa zbatimi i saj aktual është shndërruar në një mekanizëm që ka ndikuar në shpopullimin e vendit. Ai tha se Edi Rama e ka kuptuar se kjo është një betejë e humbur dhe se reforma ka krijuar pakënaqësi të madhe.

Berisha deklaroi se qëndresa e banorëve të Poliçanit duhet të nxisë edhe komunitetet e tjera që, sipas tij, qeveria i përdor për interesa elektorale dhe për centralizimin e pushtetit. Ai u bëri thirrje banorëve të bashkive të tjera të ndjekin të njëjtin shembull, duke theksuar se një tiran nuk mund të marrë vendime në dëm të interesave të qytetarëve.

Berisha tha se reforma territoriale e vitit 2014, të cilën e cilësoi si antireformë, u kthye në një faktor kryesor të zbrazjes së Shqipërisë. Sipas tij, ajo u shndërrua në një shtyllë të platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Duke iu referuar shkrimeve të akademikut racist dhe kriminel, ai tha se në qendër të kësaj platforme ishin përkeqësimi i shërbimeve, mungesa e infrastrukturës dhe vështirësimi maksimal i jetës së shqiptarëve në vendbanimet e tyre, përfshirë edhe trojet në Kosovë.

Ai rikujtoi se ndarja territoriale e vitit 2014 reduktoi 410 njësitë vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në vetëm 61 bashki ose njësi të qeverisjes vendore. Berisha e përshkroi këtë si goditjen më të rëndë ndaj Shqipërisë rurale dhe, në tërësi, ndaj vendit, pasi sipas tij nuk mund të ketë një Shqipëri të zhvilluar pa një zonë rurale të zhvilluar.

Berisha pretendoi se mbi 45 përqind e popullsisë humbi shërbimet dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me një qeverisje të përfaqësuar nga njerëz të zgjedhur prej saj. Ai shtoi se banorët humbën edhe perspektivën për të jetuar në komunat ku kishin vendbanimin, ndërsa zhvillimi i Shqipërisë rurale mbeti i ndalur.

Si shembull, ai përmendi ish-komunën Shëngjergj, që sot është fshati Shëngjergj, duke thënë se nga viti 2013 e deri më sot në atë zonë nuk është investuar asnjë qindarkë. Berisha theksoi se Shëngjergji dhe zonat përreth kanë disa prej potencialeve malore turistike më të jashtëzakonshme në vend, por rruga përtej Shëngjergjit është vështirësisht e kalueshme.

Ai u bëri thirrje mediave të vizitojnë çdo ish-komunë, duke pretenduar se atje nuk është kryer asnjë investim. Për Baldushkun, Berisha përmendi si të vetmin investim atë që e cilësoi si mashtrim të Erion Veliajt: ndërtimin e një muzeu që, sipas tij, u gjet i mbushur me thasë dafine, me qëllim vjedhjen e 400 milionë lekëve.

Berisha përmendi gjithashtu Prezën dhe Ndroqin, ku sipas tij jeta dhe zhvillimi kanë mbetur në vend, duke u lënë banorëve vetëm alternativën e largimit. Ai tha se këto komunitete nuk kanë shërbime, ndërsa tregu i tyre nuk është lehtësuar.

Sipas tij, 3.2 miliardë euro u vodhën përmes pllakave të qendrave të qyteteve. Berisha deklaroi se me 3.2 miliardë euro mund të ishin ndërtuar në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë kilometra rrugë, si dhe mbi 1 mijë objekte arsimore dhe qendra shëndetësore, të gjitha të regjistruara.

Ai përmbylli duke thënë se gjatë 14 viteve investimet e kryera mund të numërohen as me gishtërinjtë e duarve.

The post Reforma territoriale dhe shpopullimi i Shqipërisë/ Berisha: Banorët e Poliçanit të shërbejnë si shembull, nuk mund të lejohet tirania mbi interesat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

“Rama po fshin atë që nuk arriti ta zhvillonte”, kryebashkiaku i Memaliajt: Na quajtën barrë buxhetore, paratë u duhen për AKSHI-n
Kundërshtimet ndaj planit për shkrirjen e bashkive kanë përfshirë edhe Memaliajn. Pas apelit drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar, kryebashkiaku Albert Malaj njoftoi se do ta mbështesë kauzën e tyre.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj, i vetmi kryebashkiak demokrat në jug të vendit, argumentoi se Memaliaj renditet si bashkia e dytë në qarkun e Gjirokastrës si për nga popullsia, ashtu edhe për nga sipërfaqja, ndaj, sipas tij, nuk duhet të zhbëhet.

Ai kritikoi mënyrën se si po zhvillohet reforma e re territoriale, duke deklaruar se procesi nuk ka qenë transparent dhe se nuk janë organizuar dëgjesa publike me banorët e 53 fshatrave që përbëjnë bashkinë.

“Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Malaj.

Sipas tij, vendimi për ta bashkuar Memaliajn me Bashkinë Tepelenë ka kapërcyer çdo kufi në raport me banorët. Kryebashkiaku iu drejtua gjithashtu me disa pyetje Komisionit për Reformën Territoriale, i cili e konsideron Bashkinë Memaliaj një barrë për buxhetin.

“Komisionit që e sheh Bashkinë e Memaliajt si barrë buxhetore dua t’i bëj një pyetje: për çfarë janë taksat e shqiptarëve? A janë për AKSHI-n, për tunelet që kushtojnë dhjetëra miliona euro më shumë se parashikimet, për koncerte luksi apo për pagesa charter?”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku i Memaliajt vlerësoi se vendime të tilla nuk i shërbejnë ndërtimit të së ardhmes së një komuniteti, por vetëm heqin nga harta atë që, sipas tij, nuk kanë ditur ta zhvillojnë.

The post “Rama po fshin atë që nuk arriti ta zhvillonte”, kryebashkiaku i Memaliajt: Na quajtën barrë buxhetore, paratë u duhen për AKSHI-n appeared first on Albeu.com.

Jola Hysaj flet pasi u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit: Jam demokrate, por jo me PD. Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën
Jola Hysaj ka reaguar publikisht pas emërimit të saj në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar se ka pranuar detyrën dhe duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të shumta që, sipas saj, ka marrë në rrjetet sociale. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Hysaj shprehet mirënjohëse për besimin e dhënë dhe thotë se synon ta justifikojë me punë. “Po, jam emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falënderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht”, shkruan ajo.

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike konfirmon gjithashtu se është takuar me kryeministrin Edi Rama, duke zbuluar edhe mesazhin që, sipas saj, mori prej tij. “Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: ‘Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela’”, shkruan Hysaj.

Ajo sqaron se bindjet e saj politike nuk kanë ndryshuar, por thekson se nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. “Po, jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike”, shprehet ajo. Në fund të reagimit, Hysaj u bën thirrje ndjekësve të respektojnë zgjedhjen e saj për të marrë drejtimin e një institucioni në një fushë ku, sipas saj, ka përvojë prej vitesh.

REAGIMI

Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në whatsap nga miq ja përgjigja ime.

Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.

Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.

Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.

The post Jola Hysaj flet pasi u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit: Jam demokrate, por jo me PD. Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën appeared first on Albeu.com.

“Nuk zhduket asnjë Bashki apo qytet”/ Reforma Territoriale, PS: Bashkitë e përfshira në proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane
Nëpërmjet një reagimi zyrtar ditën e sotme, Partia Socialiste, ka sqaruar zhurmën e krijuar nga lajmet e fundit për shkrirjen e 15 bashkive dhe zbritjen e tyre në 46 në të gjithë vendin.

Selia e socialistëve dhe grupi i reformës Territoriale, bën me dije se procesi nuk prek qendrat urbane, bashkitë apo emrin e tyre.

Por pranon se nuk do të kenë kryetar bashkie, pra do kenë nënkryetar dhe këshill bashkiak, por do i bashkohen bashkive më të mëdha fqinje të tyre.

“Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore. Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit”, nënvizohet në njoftimin e PS-së.

Në fund theksohet se ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë.

Njoftimi i Partisë Socialiste:

“Përshëndetje. Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale.

Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.

Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë”.

Çfarë parashikon Reforma Territoriale

Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale kanë depozituar në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale.

Sipas projektligjit, Shqipëria do të ketë 46 bashki, 71 qytete dhe 387 Njësia Administrative. Numri i qarqeve do te jetë 12. Aktualisht vendi është i organizuar në 61 bashki dhe 12 qarqe.

Bashkitë që do të shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.

Projektligji përcakton se bashkia mbetet njësia bazë e qeverisjes vendore dhe do të përbëhet nga qytetet, të cilat do të kenë status të veçantë ligjor të rregulluar me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.

Ndarja

Qytetet do të përbëhen nga njësi administrative dhe/ose fshatra, ndërsa organizimi dhe përfaqësimi i bashkisë do të mbështeten në parimin e përfaqësimit proporcional të qyteteve përbërëse, në raport me popullsinë e tyre.

Në nenin 2 të projektligjit përcaktohet se emërtimi, shtrirja territoriale, kufijtë, qendra dhe njësitë administrative të çdo bashkie do të jenë të përcaktuara në hartat dhe tabelat bashkëlidhur ligjit, të cilat janë pjesë përbërëse e tij.

Projektligji parashikon gjithashtu që këshillat bashkiakë të kenë të drejtën të ndryshojnë emërtimin, shtrirjen territoriale dhe kufijtë e njësive administrative përbërëse dhe nënndarjeve të tyre, sipas nevojave të komunitetit dhe efektshmërisë administrative.

The post “Nuk zhduket asnjë Bashki apo qytet”/ Reforma Territoriale, PS: Bashkitë e përfshira në proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane appeared first on Albeu.com.

Rrëmbeu dokumentin “sekret” dhe u largua me vrap, PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 60 ditë, rastin e çon edhe në SPAK
Pas Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, si edhe referimin e rastit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kërkesa vjen pasi deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ditën e sotme rrëmbeu kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA për pajisjet ushtarake dhe më pas u largua me vrap.

Sipas PS-së, deputetët ishin informuar se dokumenti mund të lexohej vetëm në sallën “Gerti Bogdani”, pas nënshkrimit të një deklarate konfidencialiteti dhe pa të drejtë për të marrë kopje të tij jashtë ambienteve të përcaktuara.

Në kërkesë thuhet se Agron Shehaj ka refuzuar sqarimet e stafit të Kuvendit, ka marrë me forcë kopjen fizike të dokumentit dhe është larguar me të.

Po sipas socialistëve, një këshilltare e Kuvendit, e cila tentoi ta ndalonte dhe të rimerrte dokumentin, është rrëzuar në shkallë dhe ka pësuar lëndime.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjellje të dhunshme dhe të papranueshme. Këto sjellje cënojnë rëndë dhe në mënyrë të patolerueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerr jashtë sallës dokumentin e klasifikuar përbën shkelje të rëndë të legjislacionit për informacionin e klasifikuar”, thuhet në kërkesë.

Gjithashtu, Partia Socialiste kërkon që rasti t’i referohet SPAK-ut për vlerësimin e mundshëm të disa veprave penale, mes të cilave përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, forma të përvetësimit të paligjshëm të dokumentit, pengimi i detyrës së funksionarit publik dhe vepra të tjera që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe sigurinë kombëtare.

“Gjithashtu, referuar parashikimeve të Kodit Penal, nenet 139-142, 294-296, 235, t’i referohet mënjëherë Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me dyshimet se shtetasi Agron Shehaj ka kryer veprat penale:

përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

(ii) vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

(iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;

(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët”, thuhet në kërkesë.

The post Rrëmbeu dokumentin “sekret” dhe u largua me vrap, PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt për 60 ditë, rastin e çon edhe në SPAK appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend
I ftuar në emisionin “New24”, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë detaje nga procesi i brendshëm zgjedhor në forcën e tij politike, ndërsa ka komentuar edhe lëvizjen qytetare që prej 52 ditësh ka mbushur sheshet e Tiranës.

Ai rrëfeu se propozimi për t’u bërë pjesë e garës erdhi krejt papritur nga kryetari Sali Berisha, duke shtuar se asnjë prej kandidatëve nuk ishte në dijeni paraprakisht. “Të gjithë e morëm vesh në ato çaste se kush do të ishte në listë. Unë personalisht e prita si një shenjë besimi nga ana e kreut të PD-së dhe pata një mbështetje që as vetë nuk e kisha parashikuar. Mendoj se Berisha zgjodhi të vendoste njerëz me peshë dhe identitet të qartë, jo emra pa profil”, u shpreh Korreshi.

Duke e zhvendosur fokusin te çështjet elektorale, ligjvënësi theksoi se për Partinë Demokratike është thelbësore të garohet me lista të hapura. Ai akuzoi mazhorancën se po manipulon rregullat për përfitime numerike, që nga momenti i heqjes së koalicioneve. “Vendimi për të braktisur parlamentin ishte një autogol për ne. Po ashtu, reforma territoriale ka dështuar në thelb dhe nuk mund të lejojmë të mbyllet në këtë mënyrë të shëmtuar. Nesër në Kuvend, PD do ta ngrejë me forcë këtë debat, sepse duket qartë se mazhoranca e sheh ndarjen e re vetëm si një llogari për fitore elektorale”, paralajmëroi ai.

Lidhur me tubimet masive, Korreshi sqaroi se Partia Demokratike nuk e ka udhëhequr protestën, por qëndron plotësisht pas saj. “Nuk mund t’i marrim flamurin një lëvizjeje që e ka nisur populli vetë. Ne jemi aty, në mbështetje absolute të çdo kërkese. Të gjithë simpatizantët tanë duhet të jenë solidarë. Megjithatë, në shesh ka individë që tentojnë të rrëmbejnë mikrofonin dhe të imponojnë slogane që nuk përfaqësojnë shumicën. Ata zëra të inskenuar nuk mund të flasin për gjithë protestuesit”, përfundoi deputeti.

The post Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Rama thërret të premten mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS-së dhe kabinetit
Të premten, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste së bashku me kabinetin qeveritar, ndërsa tashmë është bërë publike edhe agjenda e takimit.

Sipas programit që u është dërguar deputetëve, mbledhjen do ta hapë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ai do të prezantojë një përmbledhje të punës për drejtimin e Kuvendit, përdorimin e teknologjisë në veprimtarinë e institucionit dhe perspektivën për godinën e re parlamentare.

Në vijim do të flasë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili do të raportojë mbi veprimtarinë e grupit gjatë këtij sesioni parlamentar. Në fokus do të jetë përfshirja e deputetëve si në komisionet parlamentare, ashtu edhe në seancat plenare.

Takimi do të mbyllet me fjalën përfundimtare të kryeministrit Edi Rama.

The post Rama thërret të premten mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS-së dhe kabinetit appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
Ditën e sotme, në një prononcim për mediat, deputetja e PS Elisa Spiropali, tha se po punon për draftin për Shqipërinë e re.

E pyetur nëse do të largohej nga partia si Marjana Koçeku, pas pakënaqësive që ka shprehur për drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Spiropali tha se vendi i saj është në PS dhe ato që i kanë bërë dëm partisë, të shkojnë aty ku e kanë vendin.

“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do të jem gjithmonë në PS. Në PS duhet të jetë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e knë bërë historikisht, e kanë bërë sot. Ato që i kanë sjellë dëme PS le të shkojnë aty ku e kanë vendin”, tha Spiropali.

The post Elisa Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin appeared first on Albeu.com.

Zbulohet çfarë po ndodh në bledhjen e grupit të PS deri më tani
Këtë të shtunë, prej orës 10 kryesocialisti Edi Rama, është duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku po marrin pjesë edhe të gjithë ministrat. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë pritet që fjala e Ramës të transmetohet më vonë.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që po e ndjek këtë mbledhje, bën me dije se fokusi është vendosur tek situata e protestave me të cilat po përballet shumica e qeverisëse socialiste.

Deri më tani, citojnë burime nga kjo mbledhje se po ndodh një diskutim i thelluar dhe Rama bashkë me ministrat dhe deputetët po ballafaqojnë mendimet dhe leximet e situatës aktuale në një kohë kur protesta po mbyll sot javën e tretë të saj./Top Channel

The post Zbulohet çfarë po ndodh në bledhjen e grupit të PS deri më tani appeared first on Albeu.com.