PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë Archives - Albeu.com

“Puç në parlament”: PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë
Duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Komisionit, pa vullnetin e kryetares Flutura Açka.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan, projektligji u miratua për 4 minuta.

Kryetarja Açka në një reagim publik e quajti një akt antiligjor dhe një “puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit”.

Açka e cilësoi mbledhjen “ilegale” dhe në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, pasi sipas saj,  të gjithë komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar 48 orë para të gjitha vendimet për seancën e fundit plenare të së enjtes.

Ajo akuzoi nismëtarët e projektligjit se kishin ndërmarrë këtë hap të ngutshëm pikërisht në ditën që i mbaronte mandati i kryetarit Gjinushit, vetëm me synim zgjatjen e mandatit të tij.

Açka u bëri thirrje kolegëve deputetë të PS-së, që siç tha ajo, -“janë nën presionin e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që komisioni po kalon prej muajsh, të mos bien pre e akteve joinstitucionale dhe të ngrihen në përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar”.

Koçi tha se mbledhja ishte konform rregullores dhe me kërkesë të ¼ së deputetëve.Mbledhja e njëanshme erdhi pasi dështoi miratimi i këtij projektligji gjatë diskutimit në komision.  Kryetarja Açka, deputetët e opozitës por dhe disa deputetë të PS-së konstatuan se projektligji nuk mund të kalonte pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, por nismëtarët së bashku me Gjinushi kundërshtuan për të mos humbur kohë në procedurë.

Gjinushi u investua në mbrojtjen e ligjit para komisionit duke dalë hapur si nismëtar i tij dhe tha se do të hiqeshin nenet ku flitej për fonde për të mos pritur përgjigjen e qeverisë.

Duket se qëllimi i socialistëve është që të fusin këtë projektligj për votim në seancën e fundit të sesionit parlamentar që mbahet të enjten, edhe pse nuk është në rendin e ditës së miratuar më herët.

Deputetja Ina Zhupa nga opozita i tha BIRN-it se nëse kjo ndodh “është një shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit, që parashikon dorëzimin e projektligjeve të reja për votim të paktën 48 orë para seancës”.

Mandati 4-vjeçar i Gjinushit ka përfunduar dhe ligji i ri i jep të drejtën që të rikandidojë për një mandat të dytë 4-vjeçar radhazi, gjë që ndalohej me ligjin në fuqi.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme, por ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë./BIRN/

The post “Puç në parlament”: PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë appeared first on Albeu.com.