ps rithemelim Archives - Albeu.com

Pakti mes PS-së dhe Rithemelimit, rikthen në kuvend deputetët e Berishës
Pas një kaosi 5-mujor në Parlament, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, ranë dakord për të kthyer normalitetin në Kuvend.

Kjo u pa më së miri dje në Kryesinë e Kuvendit. Dakordësia e arritur të premten mes mazhorancës dhe opozitës solli të parin produkt, duke rikthyer pas më shumë se 5 muaj kaosi e bllokimi, normalitetin në Kuvend.

Demokratët e Berishës dhe të Bardhit zunë vendet e lëna bosh, duke nisur nga Komisioni i Ligjeve, i cili dje u zhvillua me praninë fizike të deputetëve.

“Më vjen mirë që jemi të gjithë të kthyer në sallën e mbledhjeve të komisionit”, tha Bushka, e cila lajmëroi futjen në rendin e ditës të nismave të deputetëve. Komisioni i Ligjeve ishte i pari që u mblodh dhe të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ishte një ndër deputetët demokratë që foli gjatë punimeve dhe hodhi akuza duke e quajtur false marrëveshjen PD-PS.

“Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, deklaroi Sula.

Sipas tij, dakordësia është arritur me kërkesa që opozitës i takojnë me të drejtë sipas rregullores.

“Ky kthim në normalitet duhet të kishte ndodhur që në tetor 2023. Ngjarjet dihet se si kanë shkuar. Marrëveshja për mua është një ‘fake’ i pastër. Nuk mund të jem këtu hipokrit që është një normalitet. Është normalitet i rremë”, tha ai.

Kurse demokratja Dhurata Çupi tha: “E shikojmë si një zhvillim shumë pozitiv kthimin e punës së Komisionit të Ligjeve në normalitet”.

Por deputetët e Berishës hynë në Kuvend, Lulzim Basha me të vetët i bojkotoi mbledhjet e komisioneve, me argumentin se marrëveshja e arritur mes mazhorancës dhe opozitës, është pazar për interesa të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Sikundër në Komisionin e Ligjeve, edhe në atë të integrimit, që drejtohet nga demokratja Tabaku, mbledhja u mbajt me praninë fizike të deputetëve. Edhe këtu grupimi i Bashës refuzoi të bëhej pjesë e mbledhjes.

“Është një lajm i mirë që në ditën e parë të hapjes së komisioneve, komisioni i çështjeve europiane është ndër komisionet e para”, tha Tabaku.

Në të dy këto komisione palët nisën diskutimet për një sërë nismash, mes të cilave projektligji për sigurinë kibernetike dhe akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024.

Kurse te Komisioni i Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat, Ervin Salianji ngriti si shqetësim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, mungesën e transparencës, lidhur me investimet nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, që synohen të realizohen në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

“Ne mbështesim çdo investim me garë, transparent, që mund të vijë në Shqipëri dhe që mund të bëjë më tepër për vendin tonë. E para, a ka lidhje me këtë kompani një i njohur nga ne, ju e publiku Charles McGonigal? Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se lidhja është e dukshme. E dyta, a ka lidhje dhe a i dëmton interesat e Shqipërisë fakti që një prej drejtuesve kryesorë është oligarku rus Vladislav Doronin? A keni shqetësime edhe ju si Komision Sigurie? Dua që investime të tilla të diskutohen këtu në Komisionin e Sigurisë”, u shpreh Salianji në Komisionin e Sigurisë.

The post Pakti mes PS-së dhe Rithemelimit, rikthen në kuvend deputetët e Berishës appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja PS-Rithemelim, reagon Edi Rama: Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur për të thënë se po bashkëpunojmë me “non gratën”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën politike dhe negociatat me Rithemelimin për kthimin e normalitet në Kuvend.

Rama shkruan se është e drejtë e deputetëve të Kuvendit që të mbeldhin firma për krijimin e Komisioneve Hetimore brenda kornizave të Gjykatës Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk mund të refuzohet nga mazhoranca.

Ai thekson se sa herë Komisionet të ngrihen sipas rrregullave, vota e tyre do të jetë pro.

Ndërsa akuzat se po bën pazare me Sali Berishën, i quan të pabaza. Kreu i qeverisë thekson më tej, se në kushtet kur demokratët kanë reflektuar dhe duan të heqin dorë nga skenarët e kaosit në Kuvend, nuk do t’i pengojnë që ta bëjnë.

Edi Rama

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë.

E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro! Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi.

As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh

/albeu.com

The post Marrëveshja PS-Rithemelim, reagon Edi Rama: Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur për të thënë se po bashkëpunojmë me “non gratën” appeared first on Albeu.com.